Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] KOHA JONE 5 janar 1999

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Jan 5 17:50:22 EST 2000


KOHA JONE
 5 janar 1999

  
 
  Grisen pasaportat e shqiptareve
Kapshtice, pasaportat e rregullat hidhen ne kosh te
plehrave. Policia greke kthen mbrapsht dhjetra
emigrante

DEVOLL - Ne kete fillim viti, fluksi i madh i
emigranteve qe kalojne neper piken kufitare te
Kapshtices, ka evidentuar edhe rrembimin e
kompetencave te policise shqiptare nga homologet e
tyre greke, ne anen tjeter te kufirit. Vetem ne daten
2 janar, mbi pesedhjeteepese emigrante nuk kane mundur
te rikthehen ne token greke, pasi policet greke ne
dogane, kerkojne ate c'ka duhet kerkuar nga policet
shqiptare. Si shkak per rikthimin e tyre, policet
greke perdorin pasaporten shqiptare, megjithese ne to
eshte shenuar edhe vula e daljes nga toka shqiptare.
Nje nga te rikthyerit, me emrin Ardit Shkembi nga
Maliqi, konfirmon se pretendimi i grekeve eshte i
kote. "Nuk eshte faji im qe pasaporten e kam marre
para vitit 1997. Vertet mbi fotografi mungojne
shqiponjat, sipas modelit te ri, por une kam marre
vulen e daljes dhe per te percaktuar saktesine e
pasaportes u takon policeve shqiptare dhe jo atyre
greke. Per me teper policet dhe autoritetet shqiptare
jane te paafte te mbrojne interesat e shtetasve".
Mitro Ferra, banor i lagjes nr.4 ne Korce, konfirmon
se e kane kthyer megjithese pasaporta e tij me numer
1512544 eshte leshuar para gjashte muajsh. "Policet
greke me kerkuan pasaporten e vjeter dhe kur une u
thashe se nuk e kam, me thane, ktheu prapa. Neser
duhet te ndodhem ne pune dhe do te humbas vendin e
punes per nje teke te policeve greke. Megjithese
pengohemi padrejtesisht askush nuk proteston per te
drejtat tona. Iu drejtova nje polici shqiptar qe te
konfirmonte saktesine e pasaportes sime, por ai me
ngushelloi, duke me thene se nuk jam shqitari i pare
qe me ndodh keshtu". Nje emigrant tjeter qe konfirmon
vetem emrin, Gaqo nga Elbasani, shprehet se emigrantet
e rikthyer jane viktime te heshtjes se shtetit. "Nuk
ka si t'i mbroje interesat tona nje shtet qe hesht
edhe kur nje minister pikerisht ketu ne Kapshtice e
zbresin nga makina. Greket e ndjejne veten te fuqishem
perballe heshtjes se shqiptareve". V.Dervishi ne degen
e pasaportave te komisariatit Korce, shprehet se shume
qytetare bashke me pasaportat e reja kerkojne edhe te
vjetrat, pasi u nevojiten ne piken e kalimit te
Kapshtices. Kerkesat e tyre jane aq te shumta sa na
kane detyruar te punojme ne 31 dhjetor deri ne oret e
vona te mbasdites. Te gjithe ankohen per policet greke
ne doganen e Kapshtices. A.Miraka nga Mashanji i
Gramshit, shprehet se vec shtat mije dhrahmive te
biletes se autobusit, ka humbur edhe besimin e
pronarit grek per trillet e policeve ne doganen greke.
Polici grek me hodhi pasaporten duke shqiptuar "Piso,
plastiko" qe do te thote prapa, pasaporte fallco. Kur
une i thashe se ishte e rregullt dhe kete e konfirmoja
duke thirrur oficerin e policise shqiptare, ai bertiti
duke kercenuar se do te me fuste emrin ne kompani qe
te mos shkelja ne token greke per pese vjet. Nje
tjeter emigrant, Agimi nga Korca thote: "Polici grek
ka luajtur me nervat e mia per 15 minuta, duke
vertitur ne duar pasaporten time. Me pas ma hodhi
pasaporten si send pa vlere duke me thene kthehu nga
ke ardhur. I nxehur, i them se nuk kishte te drejte qe
hidhte pasaporten ne ate menyre, pavaresisht se per
teke te tij po kthehesha prape. Me kerkoi perseri
pasaporten por nuk ia dhashe. Jam i sigurte qe do ta
griste. Ika duke menduar ta provoj neser, pasneser kur
te jete turni tjeter. Ku te ankohesh? Policet tane
shkojne ne kuadrin e marredhenieve nderkufitare ne
Follorine, Kostur e Kozan, por nuk besoj ta kene
shtruar ceshtjen e doganave ndonjehere". 
R.Corbaxhi 

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
http://messenger.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list