| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Apokalipsi i qyteterimit shqiptarAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Feb 26 22:57:49 EST 2000
KOHA JONE Apokalipsi i qyteterimit shqiptar Pse duhen ruajtur vlerat substanciale te qyteterimit shqiptar. Ne qytetet muzeore kane rendesi te madhe shtepite muzeore. Ato jane pjese e te teres. Ato shprehin jo vetem te pjesshmen, lokalen por shume me teper se te teren Moikom Zeqo Me duket e tmerrshme t'i deformosh karakterin etnik te qytetit te kampioneve qe kane arritur rekordet me te larta te qyteterimit shqiptar, te dijetarit te shkelqyer Eqrem Cabej dhe te shkrimtarit te paperseritshem Ismail Kadare. Do te ishte teper paradoksale qe ne Gjirokastren e ketyre dy kryemjeshtrave te gjuhes shqipe pas disa dhjetevjecaresh te kishim thjesht nje vendbanim te shume gjuheve dhe shume etnive dhe madje gjuha shqipe ta humbiste forcen dhe fuqine e saj dhe prinjojte e Gjirokastres te mesonin dhe te shprehnin ne nje gjuhe tjeter shume me mire se sa ne gjuhen shqipe. Vdekja e qyteteve eshte vdekja e qyteterimit shqiptar. Vdekja e qyteteve eshte zvetenimi me i rende dhe i shperberjes morale te banoreve te trye. Eshte thelbesisht morale qe ne shqiptaret t'i shpetojme nga vdekja kryeqendrat e qyteterimit shqiptar. Me ndihmen e skulptorit te shquar gjirokastrit Stefan Papamihali kerkova te shoh ne Gjirokaster shtepine ku ka jetuar dikur familja e Eqrem Cabejt. Per fatin e mire kjo shtepi egziston akoma dhe eshte ne nje gjendje relativisht te mire. Shtepia i eshte shitur ne vitin 1960 qytetarit Asllan Sejdo. Pashe me syte e mi dokumentin e shitjes nenshkruar nga noteri Stathi Naso me 9 nentor 1960 ku eshte shenuar midis pjesetareve te famijes edhe emri i Eqrem Cabejt. Ky dokument verteton katerciperisht se kjo eshte shtepia ne disa breza e familjes se Eqrem Cabejt. Shtepia ka vlera monumentale, ka relieve te gdhendura ne gur, harqe te shkelqyer si dhe mbishkirme te lashta te bera ne afresk. Me gjalleroi mendimi se fare mire disa nga dhomat e shtepise mund te ktheheshin ne nje muze per Eqrem Cabejn. Nje muze e Cabejt do te thote nje tempull per nderimin e gjuhes shqipe. Miqte e mi dhe intelektualet e Gjirokastres e priten me nje entuziazem te spikatur kete ide. Askush nuk mund ta mohoje dot qyteterimin shqiptar. Ky qyteterim eshte i lashte dhe i ri, percaktohet qarte nga struktura e nje shpirti kombetar dhe e nje tradite mijeravjecare te jetes si veprimtari e gjalle, si e kaluar, si e tanishme dhe si e ardhme potenciale. Ky qyteterim eshte nje dimension i qyteterimit ballkanik dhe evropian, i qyteterimit boteror ne pergjithesi, ose "i bashkesise se qyteterimeve te gjalla dhe te vdekura", sic do te shprehej antropologu i famshem amerikan Arnold Tojbni. Nuk kam ndermend te bej nje skice sinoptike apo nje sinteze lakonike te qyteterimit shqiptar. Eshte fakti qe librat pergjithesues ne rrafshin albanologjik dhe te veteparaqitjes objektive te qyteterimit shqiptar jane shume te pakta sa qe mund te quhen me teper fragmente qe nuk bejne dot nje teresi te organizuar dhe unike. Dijetaret, akademiket, filologet, etnologet, historianet e artit dhe te vete qyteterimit shqiptar kane bere ne te vertete dicka per ate qe quhet dija albanologjike ne pergjithesi, por ende nuk mund te flasim per nje shkolle autoritative te shkences se shqiptareve per veten e tyre deri ne ate mase dhe deri ne ate lartesi qe kerkon perparimi i dijeve njerezore me fillimin e mijevjecarit te trete. Gjate nje vizite disa ditore ne Gjirokaster me rastin e nje veprimtarie per dhenien e nje vleresimi nga ana e Bashkise se Gjirokastres "Nderi i Gjirokastres" personaliteteve te tilla te paperseritshme si Eqerem Cabej, Musine Kokalari dhe Ismail Kadare pata rastin te shoh me syte e mi disa realitete, te ballafaqoj disa shqetesime te medha te njerezve, ndaj me duket detyre qytetare qe te shpreh ndonje mendim qofte dhe ne formen e nje apeli mbarekombetar per ruajtjen e vlerave substanciale te qyteterimit shqiptar. Vdekja e qyteteve Ky togfjalesh - "Vdekja e qyteteve" tingellon si nje motiv funeber, si jashte kohe, gati - gati dicka e pabesueshme. Nuk besoj se po sterzmadhoj, kjo do te thote qe nuk po shpik as po shpif. Vizitoni qytetet qe perbejne krenarine e qyteterimit shqiptar! Shikoni se ka nje vdekje te dukshme fizike te ketyre qyteteve ne kete dhjetevjeceshin e fundit. Shtepite monumentale dhe muzeore te Shkodres si p.sh. ajo e Luigj Gurakuqit, e Migjenit, etj. jane shkaterruar, jane prishur shume banesa karakteristike popullore. Eshte gati nje gjeme e pariparueshme. Durresi, qyteti im i lindjes shtepi te reja duke demtuar dhe prekur e dhunuar ligjin shteteror per ruajtjen e monumenteve, duke krijuar nje katrahure dhe nje kaos. Berati akoma me keq: duke qene nje qytet i shpallur muze, nje qytet i pazakonte dhe i vecante, qyteti i kodikeve te vjeter dhe i pikturave te Onufrit dhe te birit te tij Nikolles ai duhej te kishte nje patronazh jo vetem ligjor dhe financiar por dhe restaurues dhe shkencor per te mos vdekur pasaporta muzeore e qytetit. Askush nuk e di se si do te jete e ardhmja e shtepive muzeore te qytetit qe quhej dikur "qyteti i njemije e nje dritareve". Por qyteti ku njeriu qe e sheh ve duart ne koke, me i renuari ndoshta dhe me i shperfytyruari me shume kuptime eshte Gjirokastra. Shkoj shpesh ne Gjirokaster dhe sa here qe e shoh trishtohem. Rrenimi i Gjirokastres behet gati me nje shpejtesi marramendese. Zonat muzeore te qytetit madje dhe shtepite me rasa guri te Qafes se Pazarit qe perben celesin konceptual te formulimit urbanistik te Gjirokastres jane demtuar, ka prej ketyre shtepive muzeore qe kane vene ne vend te cative siperfaqe te shemtuara llamarinash me nje papergjegjesi banale dhe nje pakujdesi kriminale jane bere ndertime te reja te shemtuara, adaptime te neveritshme, jane bere shtesa prej betoni qe jane ne kundershtim te plote me strukturen origjinale dhe karakteristike te Gjirokastres si nje nga qytetet me te bukur dhe me te vecante jo vetem ne rrafsh ballkanik, por dhe evropian. Demtime te medha ka edhe keshtjella vigane e Gjirokastres ndoshta me e madhja ne Ballkan. Muzeu i armeve brenda keshtjelles sehte shkaterruar ne menyre te llahtarshme. Tmerrohesh nga kjo gje. Nuk ke fuqi as te pyesesh veten: pse ka ndodhur kjo gjeme? S'ke fuqi as te thuash: Kush e ka fajin? Shkaterrime dhe renime ka dhe ne nje tjeter qytet te rendesishem shqiptar sic eshte nje nga qytetet arketipale te Shqiperise, qyteti i Korces. Te cmend ideja e levizjes pa asnje kuptim te skulptures kryeveper te Odise Paskalit, te "Luftetarit te Panjohur". Te habit fakti qe asnje intelektual shqiptar nuk e ngre zerin dhe nuk flet per marrezite qe po ndodhin ne qytete. Deri tani rezultojne afro 800 ikona te vjedhura, disa qindra skulptura dhe objekte arkeologjike ne Durres, ne Apolloni, ne Butrint etj. Para disa ditesh u vodh ne drite te Diellit ikonostasi i famshem i Kishes se Leuses ne Permet. E tmerrshme. Ikonostasi nuk eshte nje kokerr molle qe mund ta fshehesh ne xhep. Kishat e pazevendesueshme te Voskopojes qe perbejne nje koleksion te jashtezakonshem po renohen mes nje indiference te paimagjinueshme. Jane vjedhur pikturat e shtepise muze te piktorit Vangjush Mio, ikonat e David Selenicasit dhe Konstandin Shpatarakut. Dhjetera mijera objekte etnografike, doreshkrime, libra te vjeter, figura te mrekullueshme te artizanatit popullor, doreshkrime, piktura te ndryshme, relike madje eshte bere nje gjueti e shtrigave dhe per koralet e rralla te detit Jon dhe te amforave te nenujshme, duke e renuar dhe arkeologjine nenujore shqiptare etj., etj. tablloja pra, eshte vetem uleritese dhe ngjethese. Ne Gjirokaster pata rastin te them publikisht se rrenimi i Gjirokastres do te thote te shkaterrohet bastioni me i madh i qyteterimit shqiptar ne Jug. E theksoj: e qyteterimit shqiptar, se me duket e tmerrshme t'i deformosh karakterin etnik te qytetit te kampioneve qe kane arritur rekordet me te larta te qyteterimit shqiptar, te dijetarit te shkelqyer Eqrem Cabej dhe te shkrimtarit te paperseritshem Ismail Kadare. Do te ishte teper paradoksale qe ne Gjirokastren e ketyre dy kryemjeshtrave te gjuhes shqipe pas disa dhjetevjecaresh te kishim thjesht nje vendbanim te shume gjuheve dhe shume etnive dhe madje gjuha shqipe ta humbiste forcen dhe fuqine e saj dhe prinjojte e Gjirokastres te mesonin dhe te shprehnin ne nje gjuhe tjeter shume me mire se sa ne gjuhen shqipe. Vdekja e qyteteve eshte vdekja e qyteterimit shqiptar. Vdekja e qyteteve eshte zvetenimi me i rende dhe i shperberjes morale te banoreve te trye. Eshte thelbesisht morale qe ne shqiptaret t'i shpetojme nga vdekja kryeqendrat e qyteterimit shqiptar. Por qe te kesh moral duhet te kesh patjeter dinjitet. Pa dinjitet nuk mund te jesh njeri i gjalle. Pa dinjitet nuk mund te jesh qytetar. Bej nje pyetje: Kush eshte ai njeri ne Shqiperi qe ne sheshet qendrore te qyteteve tona, te shesheve historike qe perbejne pasaporten urbanistike te qyteteve thelbesisht shqiptare lejoka vend e pa vend te ngrihen vetem katedrale vigane te stilit ortodoks grek teper te kushtueshme, keshtjella maramendese betoni qe zoterojne dhe percaktojne nje pamje krejt tjeter. Te njejten gje kam dhe per ngritjen e tempujve te tjere te feve te tjera. Ideja ime ka te beje me respektimin deri ne fund te feve, te te gjitha feve pa perjashtim, por askush nuk ka te drejte te prishe formulimet historike urbanistike te qyteteve muzeore etj. Shume qytete qe u shkaterruan teresisht nga bombardimet ne Luften e Dyte Boterore si Drezdeni ne Gjermani apo Gdansku ne Poloni i ribene teresisht ndertimet e tyre sipas formulimeve historike dhe urbanistike te tyre sic kishin qene ne origjinal perpara shkaterrimit total. Ky mesim dhe kjo pervoje vlen dhe per ne shqiptaret. Shtepite muze te Cabejt dhe te Kadarese Ne qytetet muzeore kane rendesi te madhe shtepite muzeore. Ato jane pjese te se teres. Ato shprehin jo vetem te pjesshmen, lokalen por shume me teper se te teren. Ato nuk jane dhe nuk mund te jene vetem te Gjirokastres por e tejkalojne edhe peizazhin e mjedisit. Ato shtepi jane te shenjta edhe per Shkodren edhe per Shkupin edhe per tetoven edhe per Prishtinen edhe per Prizrenin dhe Gjakoven. Shtepia monumentale e Kadarese u dogj dhe u be shkrumb nga nje pakujdesi aspak e justifikuar. Shkova dhe i pashe rrenojat dhe muret qe qendronin te djegur. Une qe kam qene dhe e kam njohur kete shtepi, ku kam ardhur shpesh se bashku me Kadarene, madje kam fjetur tek kjo shtepi qe mbaj mend dhe kam shenime sidomos per pjesen e drunjte te mjedisit te shtepise, qe dicka e rende te shikoja shkaterrimin. Pavaresisht se eshte caktuar nje fond prej 250 milion leke te vjetra per ta restauruar kete shtepi une jam skeptik sepse cfaredolloj restaurimi nuk mund te beje me karakterin autentik te mjedisit te brendshem dhe te morfologjise se nderteses. Megjithate le te shpresojme. Me ndihmen e skulptorit te shquar gjirokastrit Stefan Papamihali kerkova te shoh ne Gjirokaster shtepine ku ka jetuar dikur familja e Eqrem Cabejt. Per fatin e mire kjo shtepi egziston akoma dhe eshte ne nje gjendje relativisht te mire. Shtepia i eshte shitur ne vitin 1960 qytetarit Asllan Sejdo. Pashe me syte e mi dokumentin e shitjes nenshkruar nga noteri Stathi Naso me 9 nentor 1960 ku eshte shenuar midis pjesetareve te famijes edhe emri i Eqrem Cabejt. Ky dokument verteton katerciperisht se kjo eshte shtepia ne disa breza e familjes se Eqrem Cabejt. Shtepia ka vlera monumentale, ka relieve te gdhendura ne gur, harqe te shkelqyer si dhe mbishkirme te lashta te bera ne afresk. Me gjalleroi mendimi se fare mire disa nga dhomat e shtepise mund te ktheheshin ne nje muze per Eqrem Cabejn. Nje muze e Cabejt do te thote nje tempull per nderimin e gjuhes shqipe. Miqte e mi dhe intelektualet e Gjirokastres e priten me nje entuziazem te spikatur kete ide. Ndersa po shkruaj keto rradhe vetvetiu them: pse nuk ka shtepi muze ne fshatin e lindjes ne Troshan poeti i madh kombetar Gjergj Fishta? Si humbi dhe pse nuk ka varr gjeniu i lirikes shqiptare Ndre Mjeda? Si ka mundesi qe shtepia muzeore e Lasgush Poradecit ne qytetin e tij te lindjes te mos ribehet nga Instituti i Monumenteve dhe ta beje me beton ne menyre te shemtuar nje privat? Pse eshte mbyllur shtepia muze e Kristoforidhit ne Elbasan? Pse jane shkaterruar shume muzeume lokale, kryesisht muzeume te qyteteve te medha te Shqiperise? Nderim per Institutin e Monumenteve te Shqiperise Instituti i Monumenteve te Shqiperise duhet nderuar si nje institucion qe ka luajtur nje rol kolosal ne mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve te qyteterimit shqiptar. Per gjysme shekulli ky institut ka bere nje pune te lavderueshme kudo ne Shqiperi. Meritat dhe ndihmesat e ketij instituti jane te pallogaritshme. Shkolla shqiptare e mbrojtjes dhe e ruajtjes dhe restaurimit te monumenteve te Shqiperise ka arritur nivele boterore. Punimet nderhyrese dhe restauruese te ketij Instituti kane qene te nje niveli shkencor te larte sepse kane respektuar karakterin autentik te monumenteve dhe nuk i kane bere keto monumente ne menyre butaforike. Me ka rene rasti te shoh resaturimet e keshtjelles se Ulqinit, te Tivarit dhe te Kotorrit ne Malin e Zi dhe jam tmerruar kur kam pare rindertime butaforike apo restaurime te bera per hir te turizmit duke shperfytyruar dhe strukturat origjinale te monumenteve. Kurse Instituti shqiptar ka respektuar nje koncept tejet te perparuar dhe modern. Kam respektin me te madh per punonjesit shkencore te ketij Instituti, jo vetem per dijetaret por dhe punetoret e thjeshte qe kane bere restaurimet qe kane pervoja te cuditshme dhe te pazevendesueshme. Eshte fatkeqesi kombetare qe punonjesit e ketij Instituti per shkak te pagave shume te ulta dhe ofenduese jane larugar jo vetem nga Instituti por dhe nga ateliete neper rrethe. Fondi qe ka ne dispozicion Instituti eshte qesharak ne raport me ate qe duhet te kete per te shpetuar monumentet dhe qendrat e qyteterimit shqiptar. Kam mendimin se Instituti i Monumenteve duhet vleresuar maksimalisht nga shteti dhe duhet te jete i patjetersueshem dhe i pazevendesueshem ne rolin e tij paresor ne ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve te Shqiperise sone. Si ka mundesi qe ne kohen e monizmit ky Institut te kete patur nje fond te tille dhe ka bere ne te vertete mrekullira ne qytetet muzeore te Shqiperise, kurse sot ne kohen e qarkullimit te miliona dollareve brenda per brenda Shqiperise nuk u gjendkan fonde dyfish por mbase dhe dhjetefish me te medha se perpara vitit 1991 per te bere te mundur ringjalljen dhe fuqizimin e pakontestueshem te ketij Instituti? Post Scriptum Nuk dua te terheq ne menyre artificiale vemendjen e opinionit publik. Nese ka nje apokalips te qyteterimit shqiptar kjo do te thote se vetem vetedija jone mund te na siguroje mbijetesen e qyteterimit shqiptar. Nuk besoj qe raca e politikaneve di sekretin e duarve magjike te Midiasit, mbretit mitik frigas, qe kur prekte sendet i kthente ato ne ar. Nuk besoj qe vetem intelektualet mund te bejne cudira duke kundershtuar opinionet e mbrapshta dhe duke ndertuar opinione te drejta. Besoj se vete i gjithe populli shqiptar qe eshte gjeneza dhe mbartesi i mbijeteses se qyteterimit shqiptar ka dhe di sekretet e medha dhe te thjeshta te kesaj mbijetese. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |