Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Lajme nga Gjirokastra

aalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.edu
Mon Feb 14 23:03:23 EST 2000


 Koha Jone
15 shkurt 2000 
 
  Qyteti i gurte i njerezve te shquar 
Eqerem Cabej, Musine Kokalari, dhe Ismail Kadare "Nderi i Qytetit" te 
vendlindjes. Kadare: "Qyteti i imi dhe i juaji njekohesisht, me dha mua vizionin
e pare te botes, me dha perfytyrimin artistik te saj, me mesoi ta shikoj, ta 
degjoj dhe ta shkruaj rremujen e kesaj bote, pamje te saj, dramen e saj"

Gjuhetari i shquar Eqerem Cabej, shkrimtarja e persektuar Musine Kokalari, dhe 
shkrimtari i madh Ismail Kadare moren vleresimin "Nderi i Qytetit" nga Bashkia e
Gjirokastres. Ne nje ceremoni te organizuar me kete rast pasditen e se henes, 
kryetari i Bashkise se Gjirokastres, lexoi para disa dhjetra te pranishmeve, 
fjalen pershendetese qe Ismail Kadare i dergonte qytetit te tij.

Fjala pershendetese e Kadarese: 
"Jam shume i prekur dhe shume i nderuar per titullin e larte qe me jep qyteti im
i lindjes. Keto jane fjale qe zakonisht thuhen ne raste te tilla, por duhet te 
me besoni, se ne kete rast une kam ndjesine dhe shijen se po i them per here te 
pare. Kjo vjen, sepse te gjitha nderimet qe mund te kete nje shkrimtar, nderimi 
ne vendin e vet, ose ne vende te tjera kane dicka te manget nese mungon ai, 
nderimi fillestar, mungon vleresimi i qytetit, i vendit ku ai ka pare per here 
te pare boten me sy. Qyteti i imi dhe i juaji njekohesisht, me dha mua vizionin 
e pare te botes, me dha perfytyrimin artistik te saj, me mesoi ta shikoj, ta 
degjoj dhe ta shkruaj rremujen e kesaj bote, pamje te saj, dramen e saj. Per 
Gjirokastren qytetin tone jane thene shume vleresime, jane thene shume fjale, 
jane bere shume metafora dhe figura, une do te shtoja dhe nje gje qe me duket 
se, ose e kam pershtypjen, nuk eshte vene ne dukje: Gjirokastra, si rralle kush 
qytet ne Ballkan, jo vetem ne Shqiperi por ne tere gadishullin e Ballkanit, ka 
nxjerre, ka lindur ka prodhuar qytetare, sepse qytetaret jane per fat te keq 
shume te rralle. Kane qene dhe mbeten ende sot. Historia e Ballkanit, historia 
qe vazhdon ende sot po e tregon kete gje. Pra, ky qytet i vogel me keto shtepi 
te medha e te ftohta, vertet i ka dhene botes shqiptare dhe te gjithe botes 
ballkanase nje sasi te madh qytetaresh, qe rralle qytet ne bote mund ta kete 
prodhuar, per ato permasa qe ka ai dhe kjo eshte nje gje e mrekullueshme, per 
nje qytet te prodhoje ate qe e dikton dhe emri i vet, pra, te prodhoje qytetare.
Dy nga qytetaret qe marrin bashke me mua sot vleresimin tuaj te larte, gjuhetari
i madh Eqerem Cabej dhe shkrimtarja e shquar dhe e persekutuar mizorisht gjate 
ketij gjysme shekulli Musine Kokalari, dy bashkeqytetaret e mi qe une i njoh dhe
i cmoj shume, dua t'u falenderoj edhe njehere te gjithe ata qe moren kete nisme,
Bashkine e qytetit, dashamiresit e artit e te kultures te gjithe qytetaret e 
Gjirokastres qe e mbajne gjalle qytetarine e saj".
Ne ceremonine e organizuar ne forme spektakli u recituan poezi te Kadarese, u 
pershendet nga intelektuale te njohur te qytetit qe kishin mberritur enkas nga 
kryeqyteti i vendit.
Ndricim Nero
 






More information about the ALBSA-Info mailing list