| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Prononcim i KMDLNJ-se per ngjarjet ne MitroviceAsti Pilika pilika at yahoo.comMon Feb 7 12:29:02 EST 2000
> KËSHILLI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE E TË LIRIVE TË > NJERIUT > COUNCIL FOR THE DEFENCE OF HUMAN RIGHTS AND > FREEDOMS > Rr. Zdrini, 38000 Prishtinë-Kosovë; tel. 381 (0) > 549006 fax: 381 (0) 38 > 549007 > E-mail:kmdlnj at albanian.com cdhrf at albanian.com > http://www.albanian.com/kmdlnj > > Prononcim i KMDLNJ-së për ngjarjet në Mitrovicë > > NË MITROVICË SI NË SREBRENICË > > Vrasja e së paku 9 qytetarëve shqiptarë dhe plagosja > e dhjetëra të tjerëve > në pjesën veriore të Mitrovicës, të kontrolluar nga > serbët dhe bandat e tyre > kriminale, paraqet vazhdimësinë e dhunës sistematike > serbe në këtë pjesë të > Kosovës. Sipas informacioneve që i kanë arritur > KMDLNJ-së, të enjten, duke > filluar nga ora 19, grupe të mëdha serbësh, të > pajisur me armë zjarri e me > shufra hekuri kanë filluar të hyjnë dhunshëm nëpër > banesa e shtëpi > shqiptarësh në pjesën veriore të Mitrovicës dhe të > sulmojnë e terrorizojnë > banorët shqiptarë, pa dallim moshe a gjinie. Gjendja > e tillë ka zgjatur për > disa orë rresht dhe për çudi pjesëtarët e forcave të > KFOR-it, vetëm pas disa > orësh, kanë reaguar dhe kanë ndërprerë këto akte > terroriste. > KMDLNJ në Prishtinë me kohë ka tërhequr vërejtjen se > krijimi dhe legjitimimi > i enklavave serbe në Kosovë do të jenë burim i > përhershëm i konflikteve dhe > qerdhe të bandave kriminale serbe, të cilët në vend > se të arrestohen e ti > dorëzohen Gjykatës së Hagës ata lirshëm dhe nën > mbrojtje të forcave të > KFOR-it shëtisin dhe sulmojnë shqiptarët. Incidentet > dhe dhuna mbi qytetarët > shqiptarë të këtyre bandave si në Kamenicë, Gjilan, > Viti, Graçanicë të > Prishtinës e në enklava të tjera serbe, kanë për > qëllim mbajtjen e gjendjes > nën presion të përhershëm dhe pengimin e > stabilizimit të gjendjes në Kosovë. > Pika kulminante e kësaj dhune ndodhi në Mitrovicë, > ku edhe më parë kishte > aksione të dhunshme të bandave kriminale serbe të > prira nga Sigurimi > Shtetëror serb. Kësaj radhe, pretekst ishte vrasja, > ende e pasqaruar e 2 dhe > plagosja e 3 qytetarëve të nacionalitetit serb para > disa ditësh në Qubrel. > Që nga ardhja e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ka > mbetur asnjë ditë pa u > rrahur e keqtrajtuar banorët e paktë shqiptarë që > kanë pasur guxim të > qëndrojnë në këtë pjesë të qytetit. Pjesëtarët e > forcave paqëruajtëse jo > vetëm se nuk e kanë penguar një dhunë të tillë por > në shumë raste edhe ata > kanë marrë pjesë në rrahje e keqtrajtime të > popullatës shqiptare, pra janë > vënë në krah të paramilitarëve, të cilët armët i > bartin haptazi nëpër rrugë. > Një gjë e tillë ka ndodhur edhe natën e përmendur me > çrast bandat > terroriste serbe janë lejuar të terrorizojnë banorët > shqiptarë për orë të > tëra dhe, si pasojë janë vrarë së paku 9 shqiptarë e > dhjetëra të tjerë kanë > pësuar plagë të rënda. KMDLNJ ka informacione të > sakta se në këtë pjesë të > Kosovës veprojnë lirshëm grupet terroriste serbe, të > cilat edhe në të > kaluarën kanë marrë pjesë në terrorizimin e > popullatës shqiptare të Kosovës. > Për KMLDNJ-në janë të papranueshme edhe sjelljet e > forcave të KFOR-it ndaj > protestuesëve shqiptarë, të cilët ishin tubuar afër > urës së Ibrit, që ndanë > qytetin. Këto forca ndaj shqiptarëve paqësorë kanë > përdorur dhunën, ndërkaq > që në anën tjetër bandat kriminale serbe në prani të > tyre kanë terrorizuar > shqiptarët e pafajshëm e të pambrojtur. KMDLNJ > konsideron se një pjesë e > fajit dhe e përgjegjësisë bie pikërisht mbi > pjesëtarët e KFOR-it, sidomos të > kontingjentit francez, ngase nuk është tentuar që të > pengohet dhuna dhe > terrori, është vepruar si në Srebrenicë.Për më tepër > forcat e kontingjentit > në fjalë, jo vetëm kësaj radhe por edhe më parë, e > kanë stimuluar dhunën mbi > popullatën shqiptare dhe janë vënë në krah të > kriminelëve.Për më tepër, > dyshimi sforcohet kur kihen parasysh sjelljet e tyre > ndaj qytetarëve > shqiptarë në të dy pjesët e Mitrovicës. KMDLNJ disa > herë ka bërë vërejtje në > sjelljet e forcave franceze të KFOR-it, të cilët nuk > kalon asnjë ditë e të > mos keqtrajtojnë, sidomos të rinjt shqiptarë. > > Bashkëfajtore në këtë masakër është edhe UNMIKU, > ngase me lejimin e krijimit > të enklavave serbe kanë përligjur ndarjen e Kosovës, > madje këto enklave janë > bërë mburojë për kriminelët e të gjitha ngjyrave të > cilët shetisin më lire > se në Kragujevc. > Pa dyshim se rasti i fundit në Mitrovicë përbën > pikën më të lartë të krimit > gjatë këtyre muajve dhe ky akt ka shpaluar fytyrën e > vërtetë dhe qëllimet e > serbëve jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës. > KMDLNJ kërkon që krahas arrestimit dhe dënimit të > kryesve të këtij krimi dhe > krimeve të tjera në përgjegjësi të thirren edhe > përgjegjësit e forcave > franceze të KFOR-it, të cilat kanë lejuar që për orë > të tëra të terrorizohen > banorët shqiptarë të kësaj pjese të Mitrovicës. > Nga bashkësia ndërkombëtare kërkojmë demonstrim > konkret të vendosmërisë për > zgjidhjen e problemeve dhe vendosjen e rendit , > qetësisë si edhe krijimin e > kushteve për kthim të gjithë atyreve që me dhunë > janë dëbuar nga banesat dhe > shtëpitë e tyre pavarësisht nga përkatësia nacionale > e tyre. KMDLNJ > distancohet dhe dënon çdo akt dhune që ushtrohet > ndaj qytetarëve të Kosovës > dhe bënë thirrje publike të ndërpritet spiralja e > dhunës. > > > 6.2.2000 Behxhet SHALA, sekretar > Prishtinë > > ______________________________________________________ > Get Your Private, Free Email at > http://www.hotmail.com > > ____________________________________________________________________ > ALBANEWS Site of the Day: "Kosova-Info-Line > (Germany)" > http://www.kosova-info-line.de/ > ____________________________________________________________________ > ALBANEWS is not affiliated with the Albanian > Government, the Kosova > Government, any association or organization, nor > any information or > news agency. Reports, articles and news items from > various sources > are distributed via ALBANEWS for INFORMATIVE > purposes only. > Opinions expressed/published on ALBANEWS do NOT > necessarily reflect > the views of the owner and the co-owners and/or > moderators, nor any > of their host institutions. ALBANEWS does NOT > guarantee the accuracy > of the reports, articles and news items distributed > via the list. > ____________________________________________________________________ > ALBANEWS listowner, co-owners and/or moderators can > be contacted at: > ALBANEWS-request at listserv.acsu.buffalo.edu > __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |