| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Feb 5 19:45:20 EST 2000
Greket ndertojne Egnatian, shqiptaret nuk kane projekte per Korridorin 8 Shqiperia e ka braktisur ndertimin e Korridorit 8. Firmat e huaja kane tejkaluar afatet. Ministria e Transportit, asnje sanksion ligjor . Ndersa ne vitin 2001 shteti helen do te prese shiritin e pwrurimit te "Odhos Egnatia", homologu shqiptar ende nuk ka filluar punimet e paraleles shqiptare qe perben Korridorin 8-te Gjergji Erebara Greket kane marre mbi 450 milione Euro nga Bashkimi Europian per ndertimin e nje autostrade nga Gumenica, ne Detin Jon, deri ne Stamboll, duke kaluar prane portit me te madh grek, Selanik. Athina e ka emeruar autostraden e pare ne territorin e saj si "Odhos Egnatia", cuditerisht dhe jo pa qellim, duke perdorur te njwjtin emer me rrugen e vjeter romake, qe nuk ka kaluar kurre ne territorin helen, fragmente te se ciles jane zbuluar ne te gjithe Shqiperine e mesme. Per me teper, fragmente te kesaj rruge u shkaterruan pak muaj me pare prane Librazhdit nga firma Maqedone "Mavropi", pasi "pengonin" ndertimin e autostrades. Romaket ishin shume te interesuar per lidhjen e dominimeve te tyre ne lindje me kryeqytetin e perandorise. Per kete arsye, nga Durresi deri ne Kostandinopojen e atehershme ndertuan nje rruge me emrin "Egnatia". Rruga ishte e shtruar me kalldrem dhe kishte gjeresi mesatare 6 metra. Ne mesjete Venedikasit interesoheshin per rruget lidhese me lindjen dhe per kete arsye kerkonin me cdo kusht dominimin e porteve me te rendesishme ne bregdetin Adriatik. Keshtu Durresi u dominua nga venecianet deri ne fund te shekullit te 16. Por te gjitha keto i perkasin historise. Kater muaj me pare, gjate Panairit te dyte te Levantes ne Tirane, Komisari i panairit Francesko Divela, dha ne menyre jozyrtare alarmin mbi punimet per Korridorin Lindje-Perendim te njohur nga te gjithe si Korridori 8. "E ndersa jemi duke diskutuar Korridorin Paneuropian nr. 8, qe duhet te lidhe detin Adriatik me detin e Zi, nepermjet rrugeve te Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise, ne Greqi jane duke perfunduar paralelen, nga Gumenica ne Stamboll. Duke kaluar nga porti i Selanikut, aktualisht me i privilegjuar per levizjen nga, dhe per ne Ballkan", ka deklaruar Divela. Ceshtja u alarmua edhe me shume pas promemories qe qeveria Italiane i dergoi qeverise Shqiptare nepermjet ministrit te saj per Tregtine e Jashtme, Umberto Ranieri. "Pse i vononi punimet per Korridorin 8", pyesnin Italianet qeverine Shqiptare. Nepermjet gjuhes diplomatike, te njwjten gje e kerkoi edhe Ambasadori amerikan ne Tirane. "Mos u merrni me zgjatimet, por me Korridorin", tha Limpreht gjate nje takimi me ministren shqiptare te Transportit, Ingrid Shuli. Skandali ngeci ne Tiranen zyrtare gjate veres se kaluar me lajmin se dosja e perpiluar per ndertimin e Korridorit 8 ka humbur. Lajmi u pergenjeshtua zyrtarisht, por dosja, e cila mendohet te kete humbur, nuk u be kurre publike. Ekspertet shqiptare te Rrugeve, punonjes te Drejtorise se Pergjithshme pohojne jozyrtarisht se ndertimi i Korridorit 8 eshte braktisur perfundimisht. "Ne nuk drejtojme politiken e rrugeve apo te Korridoreve, por merremi me ndertimin e segmenteve, te cilat na i ngarkojne", thone zyrtaret me te larte te DPR-se. Korridoret dhe interesat ballkanike Greqia sheh se ndertimi i Korridorit 8 do te sjelle zhvleresimin e flotes se saj detare tregtare Ceshtja eshte se vende te ndryshme interesohen per ndertimin sa me pare te korridoreve te ndryshme per lidhjen e Lindjes me Perendimin. Dy nga keto Korridore kalojne ne vendin tone. Italia interesohet per ndertimin e Korridorit 8 dhe zgjerimin e portit shqiptar te Durresit, pa te cilin vete korridori nuk ka kuptim. Greqia nga ana e saj sheh se ndertimi i ketij Korridori do te sjelle uljen e punes ne Portin e Selanikut, si dhe zhvleresimin e flotes se saj detare qe konsiderohet si nje nga flotat me te rendesishme tregtare ne detin Mesdhe. Ne kete menyre, ne plan te pare del perplasja mes Italise dhe Greqise. Greqia nuk mund ta perballoje Italine ne Bashkimin Europian. Kjo sepse Italia mbulon me financim 15 per qind te arkes se perbashket, ndersa Greqia eshte vetem perfituese. Athina konsiderohet nga diplomacia gjithashtu si vendi qe perfiton me shume nga Bashkimi Europian dhe i hap me shume telashe atij. Ne kete menyre, te dy vendet perplasen ne Tirane. Qeverise Shqiptare i duhet te zgjedhe keshtu prioritetin mes dy Korridoreve. Zoti Ilir Meta, ne ate kohe nenkryeminister, deklaroi se per vendin tone te dy Korridoret do te jene prioritare dhe se mes tyre nuk do te kete pergjedhje. Por faktikisht vemendja e qeverise Shqiptare eshte perqendruar ne sektoret e autostradave jugore. Ish-ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Gaqo Apostoli, nenshkruajti kater marreveshje me vlere te pergjithshme prej rreth 50 milione dollare ne tre ditet e fundit te mandatit te tij. Tre prej tyre kishin te benin me segmente te ndryshme te autostradave jugore. Gjithcka vendoset ne Ministrine e Puneve te Jashtme te drejtuar nga socialdemokrati Milo dhe ne Ministrine e Puneve Publike dhe Transportit, ministri e cila gjate dy viteve te fundit eshte kontrolluar gjithashtu nga partia Socialdemokrate. Edhe gjate ndarjes se fundit te MPPT-se ne dy ministri, Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve kaloi ne menyre te cuditshme nen vartesine e Ministrise se Transportit drejtuar nga socialdemokratja Shuli. Punimet ne Korridorin 8 ne tre vendet ku ai do te kaloje sipas Bankes Boterore kane ecur me mire ne Maqedoni. Per te kontrolluar cilesine e punimeve maqedonasit kane ndjekur nje skeme te thjeshte: Firmat sipermarrese i kane ndertuar autostradat ne baze te kontratave te vecanta me nga pese kilometra autostrade secila. Pasi kontrollohet cilesia e punimeve ne pese kilometrat e para, vihet ne zbatim kontrata per pese kilometrat e tjerw. Fillimisht e njwjta skeme u perdor edhe ne vendin tone ne ndertimin e autostrades Tirane-Durres, pjese e domosdoshme e Korridorit 8. Ne Maqedoni autostradat u ndertuan me gjashte korsi, nga dy korsi per cdo krah si dhe dy korsi ndihmese. Ne Shqiperi plane te tilla ka vetem per autostraden Tirane-Durres. Pak histori mbi Korridoret Nje samit i madh i vendeve Europiane plus atyre te Europes lindore si dhe Turqise u mbajt ne vitin 1994 ne Helsinki. Ne te u caktuan afatet si dhe rregullat per ndertimin e Korridoreve. Me kembenguljen e Gjermanise dhe Italise, Korridori 8 u vu ne plan te pare. Greqia kerkoi qe Korridori te kalonte nga territori i saj, por kerkesa u hodh poshte pasi kjo gje linte jashte Maqedonine. Diplomacia e sheh Maqedonine si pike kyce per stabilitetin politik te Ballkanit, per kete arsye ky shtet eshte me i privilegjuari persa i perket investimeve. Te njwjten gje Ambasadori grek ne Tirane e kerkoi ne menyre joprotokollare ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Disa nga rregullat per ndertimin e Korridoreve ishin: . Korridoret jane rruge nderlidhese jokonkuruese mes tyre. . Nje korridor duhet te kaloje minimalisht ne dy kryeqytete, (ne rastin tone Tirane dhe Shkup). . Nevojitet nje pike karburanti per cdo 40 kilometra korridor dhe nje qender spitalore per cdo 20 kilometra. Persa i perket afateve u tha se Korridori me te gjitha aspektet e tij, perfshire Gazsjellesin dhe Naftesjellesin, ne rastin tone do te perfundoje se ndertuari ne vitin 2020. Pervec ndertimit te linjave automobilistike apo hekurudhore, Korridori nenkupton edhe perafrimin e legjislacionit fiskal, apo doganor te vendeve pjesemarrese. Shqiperia dhe korridoret Marreveshja e pare per te ndertuar nje Korridor ne vendin tone u firmos ne vitin 1988 nga qeveria e atehershme komuniste. Korridori kalonte pergjate te gjithe bregdetit Dalmat-Ilir deri ne Greqi. Projekti u braktis per shkak te luftes ne Ish-Jugosllavi si dhe nga kundershtimi i qeverise italiane. Aktualisht, nuk ka nje projekt konkret per nje Korridor te tille. Per ndertimin e Korridorit 8 jane angazhuar me financime nje sere vendesh ku Italia ze vendin me te rendesishem ne grante, ndersa Banka Boterore ze vendin me te rendesishem ne kredi. Faktikisht punimet per Korridorin 8 kane filluar vetem ne segmentin Tirane-Durres, ku qeveria italiane ka sponsorizuar 17 milione dollare. Te gjitha investimet e tjera per kete Korridor, ose jane grante te qeverive te interesuara per kete ceshtje, ose bejne pjese ne programin e Bankes Boterore mbi Rruget Nacionale. Projekti kap shifren e 66 milione dollareve, por deri ne muajin tetor te vitit te kaluar jane disbursuar vetem 7,7 milione dollare. Sipas materialeve te shperndara nga Banka Boterore, Projekti ka per qellim te rihabilitoje dhe te ndertoje segmente te reja ne segmentin Lindje-Perendim-Veri, pa kaluar ne Jug. Ne baze te projektit do te rihabilitohen, apo ndertohen gjithsej 90 kilometra rruge. 60 kilometra i perkasin Korridorit, ndersa 30 te tjera jane segmente te ndryshme te ndertuara nga Fushe-Kruja ne Lezhe. Segmenti Rrogozhine-Elbasan po ndertohet aktualisht nga firma turke Behashe dhe ka gjatesine 20 kilometra rruge. Rruga do te kete gjwresi 9,5 deri ne 11 metra pra do te jete me dy korsi. Segmenti Elbasan-Librazhd eshte ende ne pergjedhje te sipermarresit, ndersa financimi eshte marre persiper nga BERZH. Librazhd-Qukes i eshte ngarkuar firmes maqedone Mavropi. Marreveshja ka vleren e 15 milione dollareve. Segmenti i fundit Qukes-Qafethane financohet nga fondi kuvaitjan me 8,5 milione dollare. Persa i perket te ashtuquajturit Korridor Veri-Jug, punimet per te kane filluar gjithashtu ne Durres. Firma Greke Sarandopullos ka marre persiper ndertimin e segmentit Durres Rrogozhine, me kater kalime dhe burime specialistesh dhe zyrtaresh qe s'pranojne identifikim thone se ne vend te ndertoje Korridorin shqiptar, ajo paguhet nga Greqia dhe qeveria shqiptare. Nga e para per te sabotuar punimet e ndertimit, kurse nga ajo shqiptare per tejkalimin e afateve. Kontrata mes Qeverise Shqiptare dhe firmes ka mbaruar me date 19 janar 2000. Ne baze te kontrates Sarandopullos detyrohet t'i paguaje shtetit shqiptar mbi 20 mije dollare per cdo dite vonese. Por firma greke thote se vonesat jane shkaktuar nga puna e dobet e shtetit shqiptar ne shpronesimet e tokes, mbi te cilen do te kaloje autostrada. Shpronesimet per kete arsye jane ne ngarkim te Ministrise se Bujqesise. Segmenti tjeter Rrogozhine-Lushnje eshte nje kontrate e nenshkruar gjithashtu ne ditet e fundit te punes se tij si minister nga ana e zotit Gaqo Apostoli. Kontrata ka nje vlere prej 17 milione Eurosh per 18 kilometra autostrade. Gjeresia mesatare do te jete 23 metra dhe rruga do te kete kater kalime. Marreveshje tjeter qeveria ka nenshkruar me firmen "Mavropi" per 8 kilometra autostrade nga Kakavija ne Gjirokaster. Ekziston edhe nje marreveshje per nje segment autostrade nga Kapshtica ne Korce. E gjithe kjo do te thote se punimet per Korridorin 8 nuk kane filluar ende ne vendin tone, pasi te gjitha punimet ne gjurmet e projektit bejne pjese ne nje program qe nuk merret posacerisht me Korridorin, por me rruget kombetare ne pergjithesi. (Projekti i Bankes Boterore) Firmat ndertuese manipulojne ndertimin e rrugeve Firmat e huaja ndertuese qe merren me ndertimin e rrugeve ne vendin tone kane shenuar vonesa te jashtezakonshme ne fillimin dhe perfundimin e punimeve. Pothuajse te gjitha ato akuzohen nga ekspertet shqiptare, por edhe nga supervizoret, kompanite e tjera qe mbikeqyrin cilesine e punimeve, per pune te dobet. Dhe si kane ecur ato midis "binareve" shqiptare? Firma greke Sarandopullos i filloi punimet vetem nje vit pas nenshkrimit te kontrates dhe megjithwse afati i perfundimit i ka kaluar disa here i vazhdon dhe i nderpret ato sa here te deshiroje. Ne veren e vitit te kaluar Sarandopulos nenshkruajti nje marreveshje private me firmen tjeter qe merret me ndertimin e rrugeve, italianen Falcione. Marreveshja konsistonte ne bashkimin e makinerive me qellim shpejtimin e punimeve. Firma greke akuzohet gjithashtu, per cilesi te dobet te punimeve. Ekspertet shqiptare thone se pjeset e asfaltuara te autostrades Durres-Rrogozhine jane shtruar me nje deri ne dy shtresa asfalti me pak. Asfalti eshte nje nga pjeset me te kushtueshme ne ndertimin e rrugeve. Zakonisht ekspertet e llogarisin me 51 mije leke te vjetra per cdo meter katror. Sipas standarteve europiane shtresa e asfaltit duhet te jete pese centimetra. Me pergjysmimin e shtreses se asfaltit ne 20 kilometra rruge mund te fitohen 500 mije deri ne 1 milion dollare. Gjithashtu Sarandopullos akuzohet se e ka ndertuar rrugen me zhavorr lumi dhe jo me gure mali, gje qe shkel kushtet teknike. "Guret e lumit per shkak te rumbullaktesise nuk arrijne te zene vend, kwshtu qe rruga e ka jeten deri dy here me tw shkurter se zakonisht", argumentojne specialiste te drejtorise se rrugeve. Nderkohe, supervizori i caktuar per mbikeqyrjen e firmes greke ka deklaruar se eshte shume i pakenaqur me cilesine e punimeve. Supervizori pranoi gjithashtu se vonesat ne shumicen e rasteve jane shkaktuar nga shteti shqiptar. Firma turke Behashe i filloi punimet 11 muaj pas dates se caktuar dhe vetem 9 muaj nga skadimi i kontrates, ne fillim te vitit te ardhshem. Drejtues te kesaj firme si dhe perfaqesues te qeverise se Ankarase deklaruan diten e fillimit te punimeve se vonesat jane shkaktuar nga kriza e Tiranes me 14 shtator '98, si dhe nga lufta ne Kosove e vitit te kaluar. Ato premtuan gjithashtu se do t'i mbaronin punimet brenda afatit te caktuar, mirepo ky kufi eshte shkelur disa here dhe asnje "gjemb" nuk i ka hyre firmes turke qe se bashku me homologet e tjera vetem kerkojne te zhvasin fonde shtese per te paguar demtimet e "gushteve" te shtetit shqiptar. Firma maqedone "Granit" i ka filluar gjithashtu punimet per segmentin Rrogozhine-Lushnje me 8 muaj vonese. Ajo akuzohet se eshte perdoruesja me e madhe e zhavorrit qe 9 makineri perpunuese marrin nga shtrati i lumit Shkumbin, kur shume prej shfrytezuesve te ketij lumi nuk zoterojne lejet perkatese dhe e shfrytezojne lumin ne menyre te jashteligjshme. Kjo firme duhet ta dorezoje autostraden e perfunduar me 15 prill 2000. "Graniti" pergatiti edhe nje feste te madhe peruruese me gusht te vitit te kaluar. Festa nuk u realizua pasi disa nga qeveritaret shqiptare te ftuar nuk pranuan te marrin pjese ne kete reklame per shtyp. BEI: Shqiperia s'di te thithe investimet Disa dite me pare Banka Evropiane e Investimeve ka dhene nje deklarate, nepermjet te ciles e konsideron teresisht te paafte shtetin shqiptar per te thithur investimet e huaja per korridoret dhe rruget. "Rritja e investimeve dhe shpejtimi i ndertimit te autostrades Tirane-Durres si dhe i Korridorit 8 varet nga konsolidimi i shtetit shqiptar si dhe nga ekzistenca atje e nje administrate te afte. Projektet per Ballkanin arrijne ne rreth 9 miliarde Euro dhe bashkesia nderkombetare eshte e gatshme ta mbeshtese Shqiperine ne rast se qeveria e saj eshte e afte te levize nga vendi", deklaroi Walter Cernoia, drejtor i departamentit per Europen Qendrore dhe Lindore ne BEI, duke sqaruar se banka ka ngritur sakaq nje grup te posacem pune per investimet ne Ballkan. Projektet e saj ne rrjetin energjetik shqiptar, ne rehabilitimin e Portit te Durresit si dhe per vete Korridorin 8 kapin shifren e 68 milione Eurove. Shuma te tjera parash jane mbi tryeze, por per t'i terhequr ato nevojiten projekte konkrete strategjike. Edhe me pare BEI e ka akuzuar Shqiperine si te paafte per thithjen e fondeve dhe mbikeqyrjen e investimeve. Per portin e Durresit eshte interesuar njekohesisht qeveria italiane si dhe Opec, Organizata Boterore e Naftes si edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te vetmit qe vazhdojne indiferencen e tyre jane qeveritaret shqiptare, ne dosjet e te cileve nuk duken projekte prioritare. Projektet e rrugeve, kredite dhe sa ka thithur Shqiperia Projekti i Rrugeve Kombetare, 66 milione dollare. 25 milione kredi nga BB 35 milione bashkefinancime nga Italia, Kuvajti, BERZH, Phare. Pa financim kane mbetur 6 milione dollare. Te thithura nga Shqiperia, 7,7 milione deri me tetor '99. Projekti i Rrugeve Rurale, 33,6 milione dollare. 15 milione kredi nga BB, 16,2 milione nga Italia. Pa financim 2,4 milione dollare. Te thithura nga Shqiperia 12,9 milione me tetor '99. Projekti i mirembajtjes se Rrugeve, me vlere ende te pacaktuar. Kredia nga BB kap shifren e 25 milione dollareve. Faza tjeter e punes fillon me maj 2000. Projekti i Portit te Durresit, me vlere 23 milione dollare. 10 milione jane kredi nga BB, 12 milione nga Fondi Opek dhe Italia. Te thithura nga shteti shqiptar 1,1 milion deri me tetor '99. Gjithsej te premtuara: 144,6 milione dollare. Te thithura prej shtetit shqiptar: 21,7 milione dollare. 06 February __________________________________________________ Do You Yahoo!? Talk to your friends online with Yahoo! Messenger. http://im.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |