| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Shqiperia nis shkaterrimin e armeve te voglaKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comFri Dec 29 13:16:05 EST 2000
Filloi zbatimi i Memorandumit Shqipëri, SHBA, Gjermani, Norvegji për shkatërrimin e armëve të vogla e të lehta Filloi zbatimi i Memorandumit, për asgjësimin e armëve të vogla e të lehta të grumbulluara pas ngjarjeve të 97 si dhe i atyre që disponohen mbi nevojat organike të Forcave tona të Armatosura, i nënshkruar në Shtator 2000, midis Shqipërisë, SHBA, Gjermanisë dhe Norvegjisë. Në Bazën e Furnizimit të Ushtrisë në Mengël të Elbasanit, ku është instaluar impianti i asgjësimit të armëve, filloi sot, faza e parë e realizimit të këtij angazhimi të përbashkët, në kuadrin e Tryezës së Tretë të Paktit të Stabilitetit. Ishin të pranishëm Zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Marko Bello, Zv. Ambasadori i Republikës Gjermane në vendin tonë z. Peter Blomeyer, përfaqësues ushtarakë nga të dy vendet dhe media e ftuar. Faza e parë, e cila përfshin asgjësimin e 40.000 armëve të grumbulluara, do të realizohet për 4 muaj, me mundësimin logjistik të Ushtrisë Gjermane, trainimin e personelit dhe asistencën e një ekipi prej 5-së ushtarakësh gjermanë. Zv. Ministri i Mbrojtjes Marko Bello falenderoi në emër të Qeverisë Qeverinë Gjermane për këtë mbështetje dhe shprehu sigurinë e vijimit të këtij angazhimi edhe nga dy shtetet e tjera nënshkruese, deri në asgjësimin e plotë të 130.000 armëve që parashikon Memorandumi. Duke u shprehur se se ky aksion do të vazhdojë deri në asgjësimin e plotë të të gjitha armëve që janë mbledhur apo do të mblidhen nga popullsia civile si dhe të gjithë atyre që disponohen mbi nevojat organike të Forcave tona të Armatosura, zoti Bello tha se: - Ne sot, demostrojmë fillimin e një hapi konkret i cili është tregues i kujdesit të Qeverisë Shqiptare për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Zv.Ambasadori gjerman Blomeyer e përshëndeti këtë veprim në kuadrin e Paktit të Stabiliteti, si një shëmbull për të gjithë vendet e Evropës Juglindore. Shqipëria, - tha diplomati gjerman, - hapi sot një faqe për demilitarizimin e Ballkanit. Në vazhdim për të pranishmit u demostrua asgjësimi i disa prej llojeve të armëve të magazinuara në Bazën e Mengëlit. Komandanti i kësaj Baze Kol. Albert Bora deklaroi për të pranishmit se: - Brenda 30 ditëve do të asgjësohen të 8.500 armët e grumbulluara këtu nga popullata. Para asgjësimit, secila armë, - tha kol. Bora, - do t`i nënështrohet kontrollit për municion dhe do të regjistrohet në evidenca të rregullta në mënyrë që asnjë pjesë e saj të mos humbasë për t`u bërë e rrezikshme për më vonë. _________________________________________________________________ Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |