Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Minoriteti Greke !!!!

ardian kanina albanianpride at hotmail.com
Thu Dec 28 07:06:11 EST 2000


Minoriteti Greke eshte prezent vetem ne disa fshatra te Dropullit dhe nje 
perqindje e vogel ne Sarande dhe Gjirokaster.Keto njihen edhe si zona 
minoritare ku lejohet edhe edukimi shkollor ne gjuhen Greke.Ne Korce jeton 
minoriteti Vllehe (per mendimin tim shume pak Greke jetojne 
atje).Problematike eshte hapja e shkollave Greke gjitheandej dhe neglizhenca 
ndaj arsimit Shqipe ne keto zona.Ne Himare te cilen Greket e paraqisnin si 
Akropoli i Helenizmit ne Shqiperi zgjedhjet e 1 Tetorit treguan qe prezenca 
Greke ne kete zone nuk kalon 14% .

Qeveria Shqiptare duhet te reagoje ndaj veprimeve ilegale te konsullatave 
Greke ne Korce dhe Gjirokaster te cilat keqperdorojne statusin e tyre 
diplomatike dhe merren me ceshtje antishqiptare ....... blejne njerezit e 
varfer per te nderruar nacionalitetin apo  pagojne pensione naj atyre 
idioteve qe paraqiten si Vorio-Epiriote. Minoriteti Greke ne Shqiperi gezon 
te gjitha te drejtat bazuar ne konventat nderkombetare.Minoriteti Shqiptar 
ne Greqia nuk gezon asnje te drejte dhe kjo eshte teper cinike kur shteti 
Greke ka nenshkruar konventat nderkombetare dhe eshte anetar i Komunitetit 
Evropjan.

Ne samitin e fundit Euro-Ballkanike Greket bllokuan paktin e asocimit midis 
Shqiperise dhe Bashkimit Evropjan ,ky akt i shemtuar Greke tregon politiken 
jo te sinqerte Greke ndaj Shqiperise dhe deshtimin e qeverise Nano-Meta ne 
definimin e miqve te vertete ndaj Shqiperise.Prandaj sot kerkohet 
depolarizimi i klases politike Shqiptare sepse polarizimi ka shkaktuar shume 
destabilizim dhe ka ndikuar negativisht ne zhvillimin ekonomike te vendit.

Polarizimi ne Shqiperi i sherben vetem Greqise sepse ata duan te Helenizojne 
Shqiperine dhe Helenizimi i Shqiperise behet vetem ne nje Shqiperi te varfer 
,te destabilizuar, ne kaos ,ku ka njerez te gatshem per te nderruar 
nacionalitetin per 5 dhrahmi Greke.Gjithashtu shteti Shqiptar duhet te 
kerkoje ndalimin e politikes se diskriminimit ndaj Shqiptareve ne Greqi.Kam 
mendimin qe pretendimi i sotem prej qarqeve te majta qe maredheniet 
Shqiptaro-Greke jane te shkelqyera eshte mashtrim ndaj popullit sepse ne 
maredheniet e sotme Shqiptaro-Greke shikohet nje perulje e jashtezakonshme e 
shtetit Shqiptar ndaj shtetit Greke.

me nderime Ardi...









_________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.




More information about the ALBSA-Info mailing list