Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] PORTRET SURREALIST I NJE FEMRE TE VETMUAR NE SHEKUJ

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Tue Dec 19 04:40:14 EST 2000


PORTRET SURREALIST I NJE FEMRE TE VETMUAR NE SHEKUJ

Copeza, copeza, copeza,
copeza kujtimesh,
		copeza endrrash te perdhosura,
						copeza malli,
fotografi te dalaboje nga lotet,
		pluhur te qeshurash,
				 klithma deshperimi,
mermeritje kenaqesie,
		psheretima brengash,
				nenqeshje pendimesh,

e perseri copeza, copeza, copeza...

Nje mbreteri e lindur nga copezat,
		e kufizuar nga copezat,
			e qeverisur nga copezat.
Nje bote pafundesisht mistike,
		tmerresisht e panjohur,
			tmerresisht e frikshme,
e ruajtur fanatisht,
		 vulosur pas atyre buzesh.


Dhjetera mijera dite-fshehur pas asaj heshtjeje-vetevrasese,
qindra mijera vjet per te arritur pas asaj porte qe ruan sekretet,
sekretet e krijimit,
		 sekretet e ekzistences,
				sekretet e shtetit.
Rruga per ne ferr do dukej kaq e lehte,
			kaq e perballueshme perpara ketij mundimi.


Copeza, copeza, copeza...

Copeza gjymtyresh te lengezuara,
copeza pellembesh qe kane filluar te rrudhen nga pritja,
copeza te buta gjoksi dale jashte trupit per te kerkuar duart ledhatuese,
sy qe mbyllen duke parashikuar eksitimin.

Ene gjaku qe nga lodhja zgjaten per te pushuar
					mbi dyshemene e ftohte,
eshtra qe zberthehen ngadale-ngadale,
duke krijuar nje figure te crregullt,
nje fytyre e shperfytyruar ku vetem floket dallohen qarte.

E tille eshte ajo cdo mbremje te mundimshme,
kur thith oret e vetmise e ne lufte me gjithcka,
mundohet t'i jepet e tera joshjes se gjumit,
per te harruar veten dhe diten qe shkoi.

Vjen mengjesi,
ajo mbledh serish copezat,
e me puthjen e femijeve imagjinare ne buze,
niset per rruge.

Dhjetor, 2000

_________________________________________________________________
Get your FREE download of MSN Explorer at http://explorer.msn.com




More information about the ALBSA-Info mailing list