Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Janullatos kunder kultures shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Dec 9 20:09:09 EST 2000


  

Ortodokset gelltisin Naim Frasherin

Kastriot Bezati /Perse nuk duhet te tjetersohet
Shtepia e Kultures ne Permet? Sepse eshte ndertuar
teresisht nga shteti. Tjetersimin e ketij institucioni
kulturor nuk e kerkon Kisha Ortodokse qe ecen ne
rrugen kombetare te Fan Nolit te Madh. Kete ndoshta e
kerkojne apo deshirojne persona apo grupe te caktuara,
nder ta mund te kete edhe me veladon, morali i te
cileve vjen ndesh me moralin e shqiptarit dhe te
Kishes Autoqefale te Shqiperise. Edhe pse ligji ne
kete rast mendojme se e mbron shtepine e Kultures ka
dhe nga ata qe, edhe pse jane te punesuar per
mbrojtjen e ligjit, me mendimet e veprimet e tyre,
pergatisin arkivolin e ketij ligji. Por e verteta
eshte e shenjte, eshte progres dhe nje dite ajo do t'i
nxjerre te gjithe ne driten e diellit per t'i thene
dites dite duke mos lejuar njeheresh tjetersimin e
shtepise se Kultures ne Permet.


Shqiperia ne majin e '97-es rrezikohej te tundej ne
djepin e shperberjes si shtet, ndersa Komisioni i KK
te Pronave ish- pronareve te rrethit Permet, "punoi"
edhe pse kishte dhe ka gezhoja ne rruget e Permetit.
Nuk u mblodh ai as para marsit kur kishim shtet dhe
nuk priti as me vone per kete problem sa te ribehej
sic u ribe shteti nga populli. U mblodh ai kur s'duhej
te mblidhej, pa mbeshtetje ligjore per problemin e
Shtepise se Kultures dhe mori vendimin nr. 634 date 26
maj 1997, i cili ia njeh dhe ia kthen me pa te drejte
ndertesen e shtepise se Kultures Kishes Ortodokse te
Permetit. I padrejte dhe jo ligjor ishte jo vetem
vendimi por edhe mbledhja e ketij komisioni per
problemin e pronesise se shtepise se Kultures, ndaj,
sapo u njoftuam, me 25 shtator 1997 kerkuam
shfuqizimin ne rruge ligjore te vendimit numer 634
date 26 maj 1997.


Ne kete vendim, nder te tjera, thuhet: "Salla e Kishes
u pershtat ne salle shfaqjesh artistike dhe u ndertuan
disa shtesa anesore qe plotesonin kuadrin e nje
shtepie Kulture" dhe se "Sipas aktit te ekspertimit
perqindjet e seciles pale, kundrejt vleres totale te
objektit, jane 51.7 per qind per Kishen Shen Maria e
Pazarit dhe 48.3 per qind per punimet e kryera nga
shteti ne ndertesen e shtepise se Kultures". Po a
qendron kjo ndarje e bere jashte ligjit? Ato te pakten
jane ngritur dhe vendosur ne vendimin numer 634 te 26
majit 1997 per te lene Permetin pa Shtepi Kulture.
Pse? Sepse e verteta eshte ndryshe, ajo mbron shtepine
e Kultures "Naim Frasheri".


Ne fillim nga Kisha e Permetit u kerkua pronesia mbi
truallin e pastaj edhe ndertesa e shtepise se
Kultures. Por, Komisioni i KK te Pronave,
ish-pronareve te Bashkise Permet, me vendimin numer 75
date 27 shkurt 1995 nuk ia njohu e si rrjedhoje nuk ia
ktheu shtepine e Kultures Kishes Ortodokse te
Permetit. Ne kete vendim te ketij Komisioni me te
drejte thuhet: "Ne baze te nenit 7 te Ligjes e pikes 3
te Udhezimit nr.3 date 21.06.1993 per siperfaqen qe
zinte Kisha Shen Meri e Pazarit, ish prone e Kishes
sot, ndertuar nga shteti, objekti shtepi e Kultures
dhe Lulishte, me destinacion publik, pronari
kompensohet ne menyrat e percaktuara ne nenin 16/a-c
te Ligjes nr.7698 date 15.04.1993". Kur u mblodh e dha
kete vendim Komisioni i KK te Pronave te Bashkise
Permet, mbi c'baze ligjore u mblodh e dha vendimin nr.
634 date 26 maj 1997 Komisioni i KK te Pronave te
Keshillit te rrethit Permet?


Dokumentacioni i viteve '60 te shekullit XX, i
siguruar ne Arkivin Qendror Teknik te Ndertimit Tirane
dhe ne Bashkine e Permetit, gentplani e projektet e
ndertimit te Shtepise se Kultures si dhe situacionet
(te trupezuara apo shprehura ne vleren e inventarit te
nderteses se Shtepise se Kultures si mjet themelor i
Qendres Kulturore, Permet), hedhin poshte vendimin
numer 634 te 26 majit 1997, nderkohe qe ky
dokumentacion arkivor evidenton dhe flet qarte se
Shtepia e Kultures, e vetmja ne qytetin e Permetit, u
ngrit teresisht nga shteti ne vitin 1962 ne zbatim te
vendimit nr.69 date 11.08.1960 te ish-Komitetit
Ekzekutiv te rrethit Permet dhe u perurua ne kuadrin e
50-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise dhe 18-
vjetorit te Clirimit te Atdheut. Nga e gjithe
siperfaqja prej 584 m2 mbi te cilen u ngrit shtepia e
Kultures, ish-trualli mbi te cilin ngrihej me pare
Kisha Shen Meri e Pazarit ka qene vetem 4.28 per qind
ose me skatesisht 25 m2, cka tregon dhe hedh drite te
plote qe nuk eshte perdorur holli i Kishes per salle
shfaqjesh nga shtepia e Kultures dhe se nuk ka
investuar 51.7 per qind Kisha ne ndertimin e shtepise
se Kultures sic eshte vendimi i Komisionit te KK te
Pronave te rrethit Permet numer 634 date 26.05.1997,
por eshte shteti ai qe ka investuar e ndertuar
shtepine e Kultures ne Permet. Madje kjo e vertete qe
vjen nga dokumentet evidentohet edhe ne Vendimin
nr.470 date 19.07.1994 te Gjykates se rrethit Permet,
kur kisha kishte hapur gjyq e kerkonte truallin e vet
ne qytetin e Permetit, ku nder te tjera thuhet: "Kisha
Shen Meri e Pazarit...ka ekzistuar deri ne vitet
1959-60, kohe ne te cilen eshte prishur nga shteti dhe
eshte ndertuar Shtepia e Kultures".


Ne traditen permetare eshte guri i zi dhe jo guri i
bardhe me te cilin jane ndertuar gjate ecurise
historike kishat ne treven e Permetit. Me te tilla
ndertime prej guri te zi ishin dikur edhe themelet dhe
e gjithe ndertesa e Kishes Shen Meri e Pazarit, ndersa
sot themelite dhe vete ndertesa e shtepise se Kultures
jane me gur te bardhe, marre ky kryesisht ne guroren e
Grykes se Kelcyres dhe me pak ne Dervican te
Gjirokastres. Ketij fakti i shtohet edhe nje fakt i
dyte: ndertesa e Shtepise se Kultures ne Tepelene, e
cila ka te njejtin strukture ndertimore e
arkitekturore me ate te shtepise se Kultures ne
Permet, eshte ndertuar mbi bazen e te njejtit projekt
te hartuar nga ish drejtoria e arkitektures se
Ministrise se Ndertimit.


Cdo permetar e di mire si eshte ngritur shtepia e
Kultures "Naim Frasheri". "Shtepia e Kultures eshte
ndertuar teresisht nga shteti", - thuhet ne kerkesen e
dates 25.03.1998 te Keshillit te Rrethit Permet
drejtuar Prokurorise se Pergjithshme ne Tirane. "Ne,
nje grup intelektualesh, jemi teper te shqetesuar per
vendimin e Komisionit te KK te pronave te rrethit
Permet, mbi kthimin e Shtepise se Kultures Permet ish
pronarit te truallit. Ky vendim eshte i padrejte se te
gjithe permetaret e dine mire qe ky objekt eshte
ngritur nga themelite gjate viteve te mbas Clirimit"-
i shkruajne me 2.08.1997 nje grup intelektualesh te
qytetit te Permetit kryetarit te Bashkise se Permetit.
Ndersa, ne Letren e Hapur qe, te gjitha forcat
politike dhe shoqatat atdhetare e kulturore te rrethit
te Permetit, i drejtuan me 22.04.1999 Keshillit te
Larte te Drejtesise, Ministrit te Drejtesise, Gjykates
Kushtetuese dhe, per njoftim, edhe Kryeministrit e
Ministrit te Kultures, nder te tjera thuhet: "Kjo
godine eshte ngritur nga themelite ne vitet '60 te
ketij shekulli dhe se pronare e ligjshme eshte Qendra
Kulturore... Theksojme se shtepia e Kultures duhet te
mbetet ne pronesi te ketij institucioni- Qendres
Kulturore, sepse e drejta eshte me te dhe i sherben
gjithe popullit te Permetit".


Nuk kish nevoje per asnje gjyq persa i perket
pronesise se shtepise se Kultures. Megjithate jane
bere shume gjyqe dhe jane marre shume vendime, te
cilat shpesh mohojne njeri-tjetrin, madje gjyqtare te
"vecante" kane dhene edhe vendime ku i njejti vendim
edhe pohohet edhe mohohet dhe, te gjitha keto, kur
dihet se e verteta eshte vetem nje dhe, po te mos
ngaterroheshin ligjet e shkresat ne disa nga keto
gjyqe nga rushfeti, do te ishte zgjidhur prej kohesh
pronesia e shtepise se Kultures ne dobi te Qendres
Kulturore Permet. Me 7.09.1999, Gjykata e rrethit te
Gjirokastres, mbi bazen e dokumentacionit, vendosi
"marrjen e mases provizore per sigurimin e padise me
objekt Shtepine e Kultures Permet deri ne perfundimin
e shqyrtimit gjyqesor" dhe, me 13.09.1999, kjo gjykate
leshoi urdher ekzekutimin e mases se sigurise "kunder
Kishes Ortodokse Permet dhe ne dobi te Qendres
Kulturore Permet". Por, edhe pse ky vendim i kesaj
gjykate, nuk eshte rrezuar por eshte lene ne fuqi edhe
nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, Zyra e Permbarimit e
Permetit, nisur ndoshta edhe nga telefonat e
Drejtorise se Permbarimit te Ministrise se Drejtesise,
na lajmeron me 4 tetor 2000 (shkresa nr.89
dt.13.09.2000) te dorezojme celesat e shtepise se
Kultures te Kisha Ortodokse e Permetit. Menjehere, me
6 tetor 2000, kerkuam kundershtimin e ketij urdheri te
kesaj zyre ne Gjykaten e Rrethit Permet. Por nga ana e
vet, kjo zyre, me 23.10.2000, pa u gjykuar
kerkese-padia qe ne ngritem kunder saj, pa asnje
perfaqesues te Bashkise e Komisariatit te Policise,
vendos drynat e vulos dyert e shtepise se Kultures. Ka
nje muaj qe situata konfliktuale "u ngri" dhe kjo, sic
duket, nga fakset qe cuan zerin e Bashkise dhe te
Qendres Kulturore te Permetit te Presidenti Rexhep
Meidani, Kryeministri z.Ilir Meta, te Ministri i
Drejtesise Arben Imami dhe te Ministrja e Kultures
Esmeralda Uruci. Ne te gjitha keto fakse kerkesa eshte
e njejte te vazhdoje gjykimi me themel ne gjykate
persa i perket pronesise se Shtepise se Kultures "Naim
Frasheri".


Perse veprohet ne kundershtim te plote me Vendimin
nr.00447 te dates 7.09.1999 te Gjykates se Rrethit te
Gjirokastres dhe Vendimin nr.156 te dates 26.05.2000
te Gjykates se Rrethit te Permetit? Perse kerkohet
dorezimi i celesave te Shtepise se Kultures, qe ne
fakt do te thote nderprerje te gjykimit me themel nga
gjykata dhe tjetersim te Shtepise se Kultures, kur
ceshtja e perserisim po gjykohet me themel ne gjykaten
e shtetit dhe nuk iken as Shtepia e Kultures nga
Permeti dhe as Permeti nga Shqiperia? A mund te
prishet Shtepia e Kultures vetem se eshte ngritur mbi
nje pjese te truallit ish-prone e Kishes? Edhe pse si
problem s'eshte ngritur, pyetja mund te shtrohet: A
mund te prishen shkolla e mesme "Sami Frasheri" dhe
Pallati i Sportit ne Permet vetem se trualli ka qene i
Xhamise? A mund te prishen keto institucione publike
te ngritura nga themelite nga shteti mbas Clirimit kur
i mbron ligji i ketij shteti me numer 7698 date 1993?
A mund te prishen keto institucione kur i duan ato
ashtu sic jane dhe ku jane permetaret dhe Permeti?


Dihet qe populli ka nevoje pervec kultures laike edhe
per kulturen fetare, por kur s'ta jep te drejten e
verteta dhe ligji, s'duhet qe Kisha apo Xhamia te
prishe ndertesen e Shtepise se Kultures apo vete
Shtepia e Kultures te prishe ndertesen e Kishes apo te
Xhamise.


Permeti, qe i ka dhene aq shume kultures sone
kombetare, Permeti, qe me bijte e tij te medhenj, me
vellezerit pishtare te Frasherit, Abdylin, Naimin e
Samiun, me skulptoret Odise Paskali e Janaq Paco me
kengetaret Mentor Xhemali e Tefta Tashko Koco, me
gjuhtarin Androkli Kostallari e historianet Stefanaq
Pollo e Kristo Frasheri, me violinistin Tedi
Papavrami, aktorin Naim Servet Frasheri e
klarinetistin Laver Bariu, me poetin Nonda Bulka e
fizikantit Koco Cako dhe figura te tjera madhore qe i
bejne nder Shqiperise, ne kufirin e dy mijevjecareve,
te 2-tit e te 3-tit, nuk duhet te mbetet pa Shtepine e
Kultures "Naim Frasheri", e cila duhet te mbetet e
ngritur aty ku eshte: ne ballkonin e qytetit te
Permetit.


Kete mendoj se e do Historia, e mbron Ligji, e do
Shteti, e do dhe vete Zoti.
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Shopping - Thousands of Stores. Millions of Products.
http://shopping.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list