Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] 1. Rregjistrimi i fese ne Shqiperi (Kreshnik Bejko)

Albi Qeli AQeli at rushu.rush.edu
Fri Dec 8 12:46:28 EST 2000


Ne shtetin tone nuk duhet te kete fare dallime midis shtetasve me fe e me
kombesi te ndryshme. Per shtetin shqiptar nuk duhet te kete rendesi se cfare
feje kane shtetasit. Shteti shqiptar nuk duhet te perzihet fare ne te tilla
pune. 

Shembuj per shtetin qe duam te ndertojme ne Shqiperi duhet te jene shtetet
europiane dhe USA, e jo Greqia qe mburret me gjasme "homogjenitetin" e vet.
Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e shteteve si Franca, qe as nuk
perpiqen te mbledhin statistika se sa jane algjeriane e sa jane franceze "de
souche", sa jane te krishtere, sa islamike, e sa budiste. 

Ne Greqi shteti u kerkon shtetasve qe te deklarojne fene e tyre. Nuk eshte
per t'u habitur pastaj qe ne Greqi behen dallime ndaj joortodokseve,
(perfshi ketu edhe te krishteret joortodokse). Melo dhe PBDNJ duan te
importojne tiparet me te keqija te shtetit grek e t'i instalojne ne Shqiperi
per te keqen e te gjitheve. 

Albi

_____________________________________________

Message: 1
From: "Kreshnik Bejko" <kbejko at hotmail.com>
To: albanian at listserv.acsu.buffalo.edu
Cc: alb-club at alb-net.com
Date: Thu, 07 Dec 2000 17:25:53 -0000
Subject: [ALBSA-Info] Rregjistrimi i fese ne Shqiperi

Minoritari Melo do te fusi shqiperine ne nje kaos
fetar qe te perfitoje me teper vota nga Ortodokset Shqiptare.


PS: Feja dhe kombesia nuk do te regjistrohen

Socialistet kane hedhur poshte dje kerkesen e kryetarit te partise se te

drejtave te njeriut, Vasil Melo per perfshirjen e kombesise dhe te fese
ne listat e votuesve perkrah emrit te tyre. Sipas tyre realizimi ne
praktike i nje ideje te tille mund te ndikoje ne percarjen e shqiptareve. 



More information about the ALBSA-Info mailing list