| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Mesim per politikanet shqiptareAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Dec 7 21:49:19 EST 2000
KOHA JONE Pajtimi i partive behet ne Tragjas Zenepe Luka/ VLORE - Ate qe nuk e bejne politikanet ne Tirane e bejne fshataret e Tragjasit ne Vlore. Ne nje kuvend burrash te mbledhur dje si ne nje tryeze te rrumbullaket, njerezit e ketij fshati kane flakur bindjet partiake dhe i kane thene njeri-tjetrit vella. Keshtu, ketu komunisti Rustem Rama ka bere krushqi me njeriun qe ka kryer 27 vjet burg, ndersa nje demokrat ben "vella" kryetarin e PS-se. "Une njeriu i PD-se kryetarin e PS-se e kam vella. Jetojme prane, pijme nje uje, kemi mesuar nje shkolle dhe jemi te gjithe bashke per te ndertuar dicka te mire per veten, per femijet, per brezat qe vijne". Askush te mos cuditet ne perkujtim te nje kuvendi te ngjashem me 33 vjet me pare ku nga e gjithe Shqiperia, nga Veriu e Jugu u mblodhen ne kete fshat per te treguar vellazerine. Por, qe me kujtimin qe i ben asaj ngjarje, ata u kane dhene nje leksion te mire politikaneve ne Tirane qe nuk e gjejne dot gjuhen e pajtimit. E ne fund te ketij takimi, te gjithe i dergojne nje telegram presidentit Rexhep Meidani, te cilit i kerkojne qe edhe partite ne Tirane te pajtohen si ne Tragjasin e deshmoreve te luftes Cfare ishte kuvendi i sotem? Jane burrat intelektuale te ketij fshati qe jane mbledhur ne keto 70 ore nen hijen e nje rrapi gjigant qe i ka mbushur tre shekuj. Nje nder organizatoret eshte veterani Qani Kamberi, bir i ketij fshati qe ka punuar prej shume vitesh aty. Prej ditesh keta burra kishin menduar qe me 7 dhjetor do te behej nje kuvend i tille per dy arsye. E para, pasi pikerisht kjo dite ne vitin 1967, 33 vjet me pare cilesohet si nje levizje popullore jug-veri. Ishin rreth 50 veriore te ardhur nga Dukagjini qe qendruan per nje muaj e gjysme ne vatrat e Tragjasit dhe kur iken iu dhane nje tufe me 500 koke bageti, dy mushka, dy barinj dhe pas pak kohesh do t'u kthehej vizita nga 30 intelektuale dhe banore te Tragjasit ne fshatrat e Dukagjinit. Kjo levizje popullore pati efektet e saj, me pas solli krushqi, miqesi dhe keshtu jugore e veriore ishin nje e te pandare. Te gjithe bashke mendonin per Shqiperine. Sot ky kuvend ka vlerat e tij per shkak te situates qe kalon Shqiperia. I pari qe e ka marre fjalen ka qene Qani Kamberi. Ai u eshte drejtuar ketyre burrave se Tragjasi vendi ku behen kuvendet apelon per bashkim, per drejtesi, jo vellavrasje, jo dhimbje, jo plumba shqiptari shqiptarit. Te gjithe bashke te mendojme per Shqiperine. Eshte nje meraku yne, ka thene Qaniu. "Bustin e Zonja Curres e mbrojta me gjoks nga shkaterrimet e '97-es". Keshtu e ka nisur fjalen e tij ne kete kuvend intelektuali Naim Dano qe eshte kryetar i PD-se te Tragjasit. Ne '97 kur filluan shkaterrimet ne mase, nje grup njerezish erdhen te rrezonin dhe monumentin e heroines Zonja Curre. Por une i vura gjoksin asaj dhe iu drejtova shkaterrimtareve. "Nuk do ta prekni kete monument. Nese kerkoni Zonjen shkoni ne shtepine time, eshte nena ime". Keshtu ai u fiksua sikurse eshte nje intelektual qe kerkon demokraci, drejtesi dhe jo nje partiak ekstrem. Si mund te mos respektosh Zonja Curen thote ai ne kete kuvend, qe eshte nje shqiptare e rralle qe dha shembullin se gruaja eshte nje luftetare, por ajo dha jeten per atdheun. "Ne Tragjas ka parti te ndryshme, por ne jemi te gjithe bashke", thote ai. Ketu komunisti Rustem Rama ka bere krushqi me njeriun qe ka kryer 27 vjet burg. "Une njeriu i PD-se kryetarin e PS-se e kam vella. Jetojme prane, pijme nje uje, kemi mesuar nje shkolle dhe jemi te gjithe bashke per te ndertuar dicka te mire per veten, per femijet, per brezat qe vijne. Ka vlera dhe sot levizja popullore e 33 vjeteve me pare pasi Jugu dhe Veriu e gjithe Shqiperia eshte nje". Por ai nenvizon faktin se politikanet duhet te lene menjane grindjet. Ideali i tyre duhet te jete Shqiperia, jo kolltuku, jo posti. Ne nje shtepi ku rrihen njerezit nuk te jep kush para, aludon ai per sherret e politikaneve ne Shqiperi qe nuk duhet te presin ndihme nga jashte. Ali Curre eshte vellai i dy motrave deshmore, njera prej te cilave eshte heroina Zonja Curre. Ai eshte dhe nipi i deshmorit te 1920 Hasan Katrani te cilit ia dogjen trupin italianet. Ne Tragjas nuk ka hakmarrje ka vetem vellazerim. Keshtu duhet te ndodhe edhe ne Vlore dhe ne te gjithe Shqiperine. Eshte koha qe t'u behet apel politikaneve dhe ky shqetesim rrjedh vecanerisht nga ngjarjet e fundit ku shqiptari nuk mungon t'i jape dhe plumbin shqiptarit. Heronjte tane, trimat e kesaj treve qendresen e tyre e kane bere ndaj pushtuesve, okupatoreve, ndersa shqiptarit i kane dhene besen dhe doren. Keshtu duhet te ndodh dhe sot. Ky eshte apeli i Tragjasit. Kryeplaku Lame Bejo flet shkurt. Ai thote se ketu ne Tragjas kemi nje tyreze te rrumbullakte ku mblidhet kryepleqesia. Jane te partive te ndryshme, te bindjeve te kunderta por kjo tavoline diskuton se cdo te behet me tej per Tragjasin, turizmin. "Vijne te gjithe japin mendime, bejne pyetje, caktojne detyra dhe afate dhe pastaj mblidhemi perseri per te pare se c'kemi bere per Tragjasin. Keshtu duhet vepruar dhe ne tavolinat e rrumbullkta te partive qe behen rralle ose dhe kur behen degjojme grindje, fyerje e shamata". Ky eshte nje apel per politikanet dhe pushtetaret e bejme kete se Shqiperia na dhimbset te gjitheve dhe keshtu flasin njeri pas tjetrit tragjasiotet ku terheq vemendjen dhe ish agronomi i fshatit Matroqe. Ai nenvizon faktin se ky unitet midis partive, shqiptareve duhet te behet ne baze te parimeve demokratike duke mos cenuar pluralizmin, duke zbatuar ligjin dhe duke menduar vetem per Shqiperine asnjehere per vet. Pas ketij kuvendi qe zgjati per disa ore te pranishmit hartuan dhe nje tekst telegrami derguar presidentit Rexhep Meidanit ku nenvizojne se cili eshte qellimi i kesaj levizje popullore ne Terbac dhe se kreu i shtetit duhet te jape kontributin e vet per te bashkuar shqiptaret. Shqiptaret kane bere histori dhe duhet te mendojne per Shqiperi. Ky ishte qellimi i ketij kuvendi burrash ne Tragjas sot, 33 vjet pas levizjes popullore jug-veri. Kush eshte Tragjasi? Ne Jug te Shqiperise e vecanerisht ne Vlore, Tragjasi vleresohet si nje vater historike, patriotike e qendreses, e kuvendeve te burrave. Kuvende keto te mbajtura qe nga koha e tanzimatit, ne vitet e pavaresise, ne luften e 20, ne luften nacionalclirimtare e me tej. Tragjasi i ri shtrihet rreze malit me te njejtin emer. Eshte fshati me 42 deshmore, aq sa ndoshta nuk ka nje rreth ne Shqiperi, fshat qe ka nje numer te konsiderueshem vajzash dhe gra partizane, numri i te cilave arrin ne mbi 60, 9 prej te cilave jane deshmore. Ka kater heronj te luftes se 1920 si dhe kater heronj te luftes Nacionalclirimtare perfshi ketu Heroinen e Popullit Zonja Curre. Nga Tragjasi ishte sekretari personal i Ismail Qemalit, Xhaferr Xhuveli. Ne shkollen e ketij fshati ka dhene mesim Avni Rustemi. Eshte i vetmi fshat ne Shqiperi qe eshte djegur i teri me 360 shtepi gjate luftes nga italianet dhe gjermanet. Shkak ishte pjesemarrja masive ne luften nacionalclirimtare. Banoret e ketij fshati u larguan ne male, por sot Tragjasi i vjeter eshte nje germadhe, germadhe e shkaterrimit qe bene armiqte. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Shopping - Thousands of Stores. Millions of Products. http://shopping.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |