| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Rregjistrimi i fese ne ShqiperiKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comThu Dec 7 12:25:53 EST 2000
Minoritari Melo do te fusi shqiperine ne nje kaos fetar qe te perfitoje me teper vota nga Ortodokset Shqiptare. PS: Feja dhe kombesia nuk do te regjistrohen Socialistet kane hedhur poshte dje kerkesen e kryetarit te partise se te drejtave te njeriut, Vasil Melo per perfshirjen e kombesise dhe te fese ne listat e votuesve perkrah emrit te tyre. Sipas tyre realizimi ne praktike i nje ideje te tille mund te ndikoje ne percarjen e shqiptareve. Sekretari organizativ i PS-se, Petro Koci tha dje se pranimi i propozimit te Melos do te institucionalizonte nje perkatesi fetare apo nacionale ne votuesit shqiptar dhe kjo, ndryshe nga sa dukej, si qartesuese apo siguruese per voten e secilit, ne thelb mund te materializonte dhe te kishte pasoja percarese ne elektorat. "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, keshtu qe besoj se mjafton fakti qe te gjithe te regjistruarit jane shqiptare" tha Koci. Sipas tij, sanksionimi kushtetutes i respektimit te minoriteteve dhe feve, nuk ka arsye te mjaftueshme sipas po se njejtes Kushtetute per te bere percaktimin e fese dhe te kombesise ne listat e votuesve perkrah emrit te votuesit. Po ashtu, sipas Kocit nuk eksizton asnje arsye tjeter morale qe te perkthehet ne percaktimin nacional e fetar te votuesit ne listat e zgjedhjeve. Koci shikon probleme, jo te thjeshta qe mund te lindin mbas marrjes se nje iniciative te tille nga PBDNJ-shi. Duke kujtuar ngjarjen e Himares ku u shtrua ceshtja e ekzistences se minoritareve atje ai tha: "Eshte e panevojshme, nuk mendoj se PBDNJ duhet t'i vihet nje iniciative te tille qe mund te sillte probleme jo te thjeshta. Kam parasysh edhe debatet e fundit lidhur me perfaqesimin nacional te himarioteve". Per sekretaren e marredhenieve me jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade, zgjedhjet ne vendin tone jane per te gjithe shtetasit shqiptare dhe jo per te percaktuar nese do te qeverisin persona me fe te ndryshme apo me kombesi te ndryshme per te tjere te percaktuar perseri nga feja apo kombesia. Hollesi te tilla, sipas Dades nuk jane te nevojshme. Dihet shume mire, sipas saj se nje pjese e mire e shqiptareve qe kane shkuar ne Greqi, jane detyruar per arsye ekonomike dhe per te mos qene te diskriminuar te ndryshojne, jo vetem fene, por edhe nacionalitetin e tyre. Ajo kujton se njohja e minoriteteve dhe feve ne Kushtetute fetare eshte respektim i tyre. "Une nuk e shikoj aspak te nevojshme dhe per mendimin tim ne kemi bere shume per njohjen dhe respektimin e minoriteteve dhe te feve, ku ne Kushtetuten tone eshte futur neni mbi kete qendrim. Zgjedhjet politike nuk jane zgjedhje per te percaktuar nese do te qeverisin persona te njeres fe apo te tjetres, apo te njeres kombesi apo te tjetres, per njeren fe apo per nje kombesi, ato jane zgjedhje qe behen per shtetasit shqiptare", tha Dade. M.Topalli _____________________________________________________________________________________ Get more from the Web. FREE MSN Explorer download : http://explorer.msn.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |