| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] OKB kritikohet për pazotësi në Kosovë dhe gjetkëirma spaho i_spaho at hotmail.comFri Aug 25 16:55:57 EDT 2000
> >OKB kritikohet për pazotësi në Kosovë dhe gjetkë > >Isuf Hajrizi (Uashington, 23 gusht, 2000) >Per gazeten ditore Zeri, Prishtine > >Ndërsa afrohet afati i zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat OKB-ja i >konsderon si suksesin më të madh të misionit të vet, gjithnjë shtohen >kritikat kundër organizatës më të madhe në botë për mosefikasitet dhe >pazotësi. > Sulmet kundër UNMIK-ut të udhëhequr nga françezi Bernard Kushner ditëve >të fundit po vijnë pothuaj nga të gjitha anët. > Në njerën anë, të merkurën Rusia e akuzoi administratën e OKB-së në >Kosovë si të njëanshme duke thënë se UNMIK-u e kishte bërë veshin e >shurdhër >"ndaj dhunës së vazhdueshme kundër Serbëve në protektoratin ndërkombëtar." >Ministria e jashtme ruse te enjten deklaroi se UNMIK-u nuk ishte në gjendje >të siguronte kushtet e nevojshme për zgjedhje të lira në Kosovë. Akuzat e >Rusisë erdhën pas sulmit me granata të premtën e kaluar me çrast u lëduan >nëntë fëmijë serbë dhe me rastin e shpërthimit që ndodhi në zyrat e partive >politike në Prishtinë. > Duke u përpjekur që t'ju shmangur sulmeve të tilla, si dhe duke dashur >të >fusë një pykë midis Beogradit dhe serbëve të Kosovës, Kushner -- së pari >nga >shqiptarët por tani edhe nga disa në perëndim -- po portretizohet si tepër >pro-serb dhe i mllefosur ndaj shqiptarëve. > Për ta mbështetur këtë akuzë ndaj Kushnerit, në shtypin amerikan merret >shembulli i Afrim Zeqirit, i cili është akuzuar nga serbët për vrasjen e >tre >anëtarëve të komunitetit të tyre. Shqiptarët kanë dëshmuar se Zeqiri është >akuzuar pa faj dhe më këtë konkludim është pajtuar edhe gjykatësi finlandez >në krye të lëndës, Ante Ruotslainen, i cili ka urdhëruar lirimin e Zeqirit >për mungesë provash. Mirëpo Kushner, duke shfrytëzuar autoritetin që i >garanton atij rezoluta 1244, ka urdhëruar mbajtjen e mëtutjeshme në arrest >të Zeqirit me arsyetimin se ai rrezikon paqën. > Në anën tjetër, në shtypin amerikan, pikërisht në gazetën Los Angeles >Times, edhe serbët në të vetën ankohen në pakompetencën e UNMIK-ut dhe të >Kushnerit. Për ta ilustruar akuzën e tyre ata vërsulën kundër gjykatës >penale të themeluar nga administrata e Kushnerit në Kosovë. Gjykata >akuzohet për njëanshmeri sepse në ekipin e saj ka vetëm shqiptarë dhe >ndërkombëtarë, për vonesën e gjykimit të të pandehurëve, për manipulimin me >dëshmitarët si dhe për shkeljen "serioze" të të drejtës për gjykim të >paanshëm. > Serbët, në shtypin perëndimnorë sjellin rastin e një të burgosuri gjoja >me të meta mendore, Vladimir Vucetic, i akuzuar fillimisht me gjenocid, të >cilit më vonë një prokuror amerikan ia shdërron akuzën nga "gjenocidi" në >"rrezikim të publikut." Serbët thonë se ky person duhet të lirohet nga >gjykata sepse ai është me të meta mendore. Edhe serbët edhe shqiptarët, >sipas LA Times e kanë quajtur gjykatën e Kushnerit si të paaftë dhe të >padrejtë. > OKB-ja është arsyetuar se po bën çmos për ta venë në binarë gjykatën >kosovare, duke i akuzuar serbët si fajtorë për bojkotimin e kesaj gjykate >dhe për mungesën e fondeve për mossuksesin e deritashëm të misionit UNMIK >në >drejtim të drejtësisë. > Numri total i gjykatësve lokalë dhe prokurorëve në Kosovë është 405, >pasi >që Kushner, në përppjekje e sipër për ta përmirësuar situatën, me datën 9 >gusht emroi edhe 139 gjykatës të vendit. Në mesin e tyre ka edhe >minoritarë. > Për ta tërhequr vërejtjen nga mossuksesi i tij në Kosovë, Kushner >vazhdon >të ankohet në "dhunën" e shqiptarëve, gjë që ka ndikuar që shqiptarët të >akuzohen dhe kritikohen për "spastrim etnik" edhe nga perëdimi edhe nga vet >shqiptarët. > Kryeministri shqiptar Ilir Meta në vizitën e tij të fundit në >Uashingtonin, gjatë një konference shtypi i shoqëruar nga zonja Ollbrajt, >tha se "qeveria shqiptare i dënon këto akte dhune" të shqiptarëve në >Kosovë. > Për këtë Meta mori lëvdata nga homologia e tij amerikane. Ollbrajt e >përgëzojë disa herë ufhëheqësin e ri shqitar për "drejtimin e shtetit të >tij >kah e ardhmja." Ajo e quajti kryeministrin 31-vjeçar personin që >"përfaqëson një brez të ri energjik të shqiptarëve." > Akuzat ndaj OKB-së nuk përqëndrohen vetëm në Kosovë. > Në një vlerësim të vrazhdë të dështimit të misioneve paqëruajtëse të >OKB-së nëpër botë, një bord prej dhjetë ekspertëve propozojë që organizata >duhet të reagojë më me shpejtësi ndaj rasteve urgjente duke zëvëndësuar >"terotitë idealistike me situatat konkrete." > Në një takim këtë javë në Nju Jork, ekspertët nga Amerika, Rusia, >Britania e Madhe dhe Japonia e kritikuan byrokracinë e OKB-së duke e >akuzuar >atë për mosnjohje të situatave reale ku ajo ka marrë përgjegjësinë për >ndërtimin e shoqërive demokratike pa u njohur me problemin e vendit. > Në një raport prej 58 faqesh të cilin e ka kërkuar Sekretari i >përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan pas misioneve pothuaj të dështuara në >Ballkan dhe Afrikë, ekspertët e akuzuan organizatën e tyre për mos qenjën >në >gjendje për ta dalluar "agresorin nga viktima." Rastet më të theksuara të >kësaj dukurie janë vërejtur në Bosnjë ku OKB asnjëherë nuk qe në gjendje që >t'i identifikonte serbët dhe Beogradin si agresorë por vazhdonte më >arsyetimet se "të dy palët mbajnë fajin njësoj." > Një politikë e tillë, u ankuan ekspertët e raportit çojë në dështimin e >misionit të OKB-së në Bosnjë dhe në Sierra Lione. Ata bën një varg >rekomandimesh duke përfshirë punësimin e ekspertëve ushtarak në Nju Jork të >pajisur me mjetet më moderne teknologjike dhe informative. Në raport nuk >janë dhënë shifra konkrete se sa do të kushtonin rekomandimet e tyre, por >me >zgjerimin e misioneve të OKB-së në Timorin Lindor, Sierra Leone dhe në >Kosovë, shpenzimet vjetore të OKB-së janë dyfishuar në 2.2 miliardë dollarë >në vit. > Administrata amerikane e mirëpriti raportin e këtyre ekspertëve duke >thënë se edhe Uashingtoni ka të njejtat shqetësime rreth punës dhe >operacioneve të OKB-së në 14 vendet e botës ku ajo funksionon. > Pritet që raporti do të jetë temë kryesore e diskutimeve të 100 >udhëheqësve botëror të cilët do të mblidhën në selinë e OKB-së në Nju Jork >muajin e ardhshëm. > > > >Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista >Zeri, Prishtine. > > > > >-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~> >How does this life work? >Courses, consultations and free lectures online. >http://click.egroups.com/1/8671/8/_/920292/_/967235933/ >---------------------------------------------------------------------_-> > >Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: > >albeuropa-unsubscribe at egroups.com > > > ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |