| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: {QIKSH «ALBEUROPA»} Ollbrajt: Kënaqësi për ne të punojmë me kryeministrin Metairma spaho i_spaho at hotmail.comThu Aug 24 11:26:01 EDT 2000
Eshte krejt "llogjike" pse Meta dhe Nano mbeten dyerve te SHBA-se ne prag te fushates se zgjedhjeve. "Politikanet" shqiptare shnderrohen ne majmuna memece kur eshte fjala per interesat tona kombetare, sic ishte rasti i Konferences se Budapestit apo i iniciatives amerikane per te perjashtuar nga OKB Jugosllavine, ne nje kohe qe te gjithe fqinjet tane (perjashtuar Greqine) prononcohen hapur ne mbeshtetje te kesaj iniciative. > > >Shqiperi & SHBA.Kryeministri Meta takon në Uashington Sekretaren e Shtetit >Ollbrajt dhe kryeprokuroren Reno > Meta - Ollbrajt, një orë e gjysëm kokë më kokë Ollbrajt vlerëson >rezultatet e Qeverisë në forcimin e institucioneve, në rend dhe luftë >kundër >krimit, në ekonomi - veçanërisht në privatizim, reforma në administratën >publike dhe decentralizimin e pushtetit >Dje në mesditë në Uashington, Sekretarja e Departamentit Amerikan të >Shtetit >për Punët e Jashtme, Madlen Ollbrajt, priti në zyrën e saj në këtë >departament kryeministrin shqiptar Ilir Meta. Meta, ndodhet për një vizitë >katërditore në Uashington dhe vinte në takimin me Ollbrajt pas një takimi >shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm me kryeprokuroren e Amerikës, Janet >Reno. Në orën 11.00 (në Uashington), kryeministri shqiptar u prit në zyrën >e >saj nga Sekretarja e Shtetit Ollbrajt. Për reth një orë e gjysëm, Ollbrajt >dhe Meta kanë shkëmbyer informacion dhe gjykime për situatën në Shqipëri >dhe >rajonin e Balllkanit të përfshirë nga një sërë zgjedhjesh. Meta ka >informuar Sekretaren e Shtetit Ollbrajt për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri >që nga vizita e saj e parë në Tiranë, duke u ndalur veçanërisht në >reformate >ndërmara nga Qeveria Shqiptare si dhe në rezultatet e arritura në fushat e >ndryshme të zhvillimit të vendit. Ndërkohë, një vend të rëndësishëm në >takim >zunë përgatitjet për zgjedhjet lokale në Shqipëri, situata në Ballkan, >veçanërisht në Kosovë si dhe zgjedhjet që do të mbëhen atje dhe në vendet e >tjera të rajonit të Ballkanit. Kaq bënë të ditur rreth takimit Ollbrajt - >Meta burime pranë delegacionit shqiptar në Uashington. Ndërkohë, menjëherë >pas takimit, Sekretarja e Shtetit Ollbrajt dhe kryeministri Meta dolën në >një konferencë për shtyp para gazetarëve. Të dy zyrtarët e lartë informuan >për bisedimet që patën, të cilat i cilësuan si shumë të frytshme. >Sekretarja Amerikane e Shtetit Ollbrajt, tha gjatë fjalës së saj, se ishte >një kënaqësi për të, që ish takuar gjatë ditës me "kryeministrin Meta, që >është një drejtues energjik dhe përfaqësues i një gjenerate të re të >suksesshme në politikë". Ollbrajt vlerësoi rezultatet e arritura gjatë >kësaj >periudhe, veçanërisht në forcimin e institucioneve të shtetit, rezultatet e >arritura në rend dhe luftën kundër krimit, rezultatet e aritura në >treguesit >ekonomik, veçanërisht rezultatet e arritura në procesin e privatizimit, >rezultatet e arritura në reformat e administratës publike e të >decentralizimit të pushtetit. Ollbrajt vlerësoi në mënyrë të veçantë >përgatitjet që Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar >po bën për zgjedhjet lokale të 1 tetorit. "Ndërkoqë që Sllobodan >Milosheviç >në Serbi po izolon më tej vendin e tij duke i sjellë pasoja të rënda >popullit në ish-Jugosllavi, kryeministri Meta po drejton Shqipërinë në >mënyrë demokratike drejt progresit politik dhe ekonomik" - tha sekretarja >Amerikane e Shtetit, Ollbrajt. Ndërkohë që vijoi: Kryeministri Meta është >shumë i ri, është vetëm 31 vjeç, është në politikë për të qëndruar një kohë >të gjatë dhe është kënaqësi për SHBA-në dhe qeverinë e saj që të punojë me >të për të arritur progres të mëtejshëm të Shqipërisë dhe të rajonit". >Meta: Qeveria shqiptare e angazhuar për marrëdhenie të mira me SHBA >Meta dhe Ollbrajt, 40 minuta në konferencë shtypi: >Ollbrajt: Pata kënaqësinë që takova sot kryeministrin Meta, që është një >drejtues energjik dhe përfaqësues i një gjenerate të re të suksesshme në >politikë Ndërkoqë që Sllobodan Milosheviç në Serbi po izolon më tej vendin >e >tij duke i sjellë pasoja të rënda popullit në ish-Jugosllavi, kryeministri >Meta po drejton Shqipërinë në mënyrë demokratike drejt progresit politik >dhe >ekonomik Kryeministri Meta është shumë i ri, është vetëm 31 vjeç, është në >politikë për të qëndruar një kohë të gjatë dhe është kënaqësi për SHBA-në >dhe qeverinë e saj që të punojë me të për të arritur progres të mëtejshëm >të >Shqipërisë dhe të rajonit Meta: Qeveria shqiptare e angazhguar për >marrëdhenie të mira me SHBA. Qeveria shqiptare do të bashkëpunonte ngushte >me OSBE dhe organizmat e tjera ndërkombëtare për të siguruar normalitetin >maksimal për zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri si dhe ka ftuar për këtë >qëllim mjaft vëzhgues ndërkombëtarë për të parë se zgjedhjet janë të drejta >dhe transparente >Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madlen Ollbrajt, zhvilloi dje një takim >pune >me Kryeministrin Shqiptar, Ilir Meta, njofton radio Zëri i Amerikës. Pas >takimit, Sekretarja Ollbrajt dhe Kryeministri Meta dhanë një konferencë të >përbashkët shtypi, ku, sipas radios në fjalë, ishin të pranishëm një numër >i >shumtë gazetarësh të rjeteve kryesore radio-televizive amerikane. >Sekretarja >Ollbrajt, gjatë konferencës së shtypit tha se në bisedimet me kryeministrin >shqiptar Ilir Meta, ata kishin diskutuar së bashku gjendjen ekonomike dhe >politike në Shqipëri, gjendjen në Kosovë, Maqedoni si dhe rolin e >Shqipërisë >e rajon. Po kështu ata ishin ndalur në rolin negativ të Beogradit në skenën >politike ballkanike. Ollbrajt dhe Meta kishin diskutuar marrëdheniet midis >Shqipërisë e Greqisë, dhe rezultatet e arritura deri tani në procesin e >normalizimit të Kosovës. Sekretarja Ollbrajt vuri në dukje rolin e >Shqipërisë vitin e kaluar gjatë krizës së Kosovës për strehimin e qindra >mijëra refugjateve kosovare në Shqipëri. Kryeministri Meta i kishte >premtuar >Sekretares Ollbrajt, sikurse tha kjo e fundit në konferencën për shtyp, se >qeveria shqiptare do të bashkëpunonte ngushte me OSBE dhe organizmat e >tjera >ndërkombëtare për të siguruar normalitetin maksimal për zgjedhjet e >ardhëshme në Shqipëri si dhe ka ftuar për këtë qëllim mjaft vëzhgues >ndërkombëtarë për të parë se zgjedhjet janë të drejta dhe transparente. >Sekretarja Ollbrajt, vuri në dukje moshën e re të kryeministrit Meta, duke >thënë se ai i kishte premtuar asaj se kishte një rrugë të gjatë në fushën e >politikes. Për këtë arsye bashkëpunimi me SHBA do të ishte gjithmonë i >mirëpritur dhe i kërkuar nga pala shqiptare. Nga ana e tij kryeministri >Meta, ju përgjigj me të njejtën përzëmërsi deklaratave të Sekretares >Ollbrajt, duke thënë se qeveria shqiptare dhe drejtuesit shqiptarë janë të >angazhuar për të mbajtur marrëdhenie të mira me SHBA, dhe për të ecur në >rrjedhat evropiane perendimore. Gjatë konferencës së shtypit, u nënvizua >roli i Shqipërisë për stabilitetin ne Ballkan, duke patur parasysh teper >negativ të qeverisë Jugosllave, të regjimit të Millosheviçit në lidhje me >Kosovën. Për këtë Sekretarja Ollbrajt tha se Shqipëria është një faktor >stabiliteti në Ballkan, që provoi vitin e kaluar dhe, siç kishte premtuar >nga kryeministri Meta, do të vazhdojë në këtë rrugë, të mbajë marrëdhenie >të >fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe për ti shërbyes sa më mirë stabilitetit >ballkanik. Lidhur me marrëdheniet shqiptaro-greke, Kryeministri Meta tha se >qeveria shqiptare mban marrëdhenie të mira si me qeverine greke dhe po >ashtu >me opozitën greke. Këtë ai e spjegoi me faktin se qeveria shqiptarë është >më >e interesuar për marrëdhenie të mira midis dy popujve. Një çështje tjetër >që >doli në konferencën e shtypit, ishte dhuna në Kosovë. Sekretarja Ollbrajt, >theksoi se është një domosdoshmëri jetike, që grupet shqiptare ti >përmbahen >normave të vendosura nga administrata ndërkombëtare atje. Kryeministri Meta >tha, se ndër këto grupe janë ato që instrumentohen nga Beogradi, por kanë >një përgjegjësi edhe grupet ekstremiste shqiptare. Të dy zyrtarët e lartë, >theksuan se shqiptarët e Kosovës janë të angazhuar për stabilitetin në >rajon >dhe ndërtimin e një Kosovë demokratike. >Marre nga Zeri Popullit >Shikoni e degjoni TV shqiptar ne http://www.aths-travel.com >E-mail:info at LongIslandTrip.com > > >-------------------------- eGroups Sponsor -------------------------~-~> >Failed tests, classes skipped, forgotten locker combinations. >Remember the good 'ol days >http://click.egroups.com/1/8012/8/_/920292/_/967110790/ >---------------------------------------------------------------------_-> > >Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: > >albeuropa-unsubscribe at egroups.com > > > ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |