Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Per t'i paraprire fundjaves...

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Thu Aug 24 10:17:39 EDT 2000


ENDERR GRUAJE

Mbremja te pushton me mantelin e zi te saj,
nje ritem i cmendur fantazish te rremben,
ora e hakmarrrjes kumbon ne veshet e vetmise se saj,
dhe kesaj nate zjarrmthin e deshires i ndez.
Ah ti, ze misterioz qe rezonon me telat e shpirtit,
ti heshtje memece qe me gjymtyre flet, heshtur,
kur duart kerkojne duart e n'agoni urren agimin,
nje shi puthjesh te mbulon lendinen e zhveshur.
Kendo, pushto e zjarrmo ate trup te etur,
mos ki frike nga vetja, mos ki frike nga askush,
deshire e cmendur, e papermbajtshme, mos e ndal vrullin,
krijese brishtesisht e thyeshme, pafundesisht e embel,
paperseritmisht e bukur.
M'i mbulo syte me puthje, percellome me zjarrin tend,
derisa nata te therrmohet e nga marazi te tretet,
derisa une te mos jem me une e ne krahet e tu te kem humbur,
e bota e pafund qe fshihet pas ketyre sysh te pushoje ne endje.
Si nje femije qe frike ka te largohet nga krahet e nenes,
ti zgjohu mbeshtjelle perjetesisht ne krahet e pasionit,
vrapo drejt tij e pangopur, rritu me te, rrembeji buzeqeshjet,
kendo me te ne heshtje, humb mes vargjesh, e dhuroji gjumin.

Dhe pastaj, pastaj fillo nga e para...

Irma,
Boston, Gusht 2000
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list