Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] "Bema" nga memedheu

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Wed Aug 23 13:12:02 EDT 2000




>Fier - Eshte nga ato histori qe cilesohen me shume se te rralla. Nje prift 
>ka lene gati te pamartuar nje cift nga Fieri, duke i lene pa u kurorezuar 
>ne Kishen Ortodokse te qytetit. Nuk dihet ende arsyeja e vertete pse ai ka 
>braktisur altarin e tyre, por nje gje e tille ka irrituar rreth 400 dasmore 
>qe prisnin te merrnin pjese ne ceremonine madheshtore. Pikerisht ne 
>momentin kur prifti anuloi ceremonine, ata shperthyen ne revolte. Irritimi 
>i te ftuarve arriti kulmin ndersa disa prej tyre bertisnin: "Ta lidhim 
>priftin dhe ta terheqim zvarre". Por ishte babai i dhendrit qe mezi kishte 
>mundur t'i permbante. Zemerimi u fashit vetem pas 4 oresh kur nje i ftuar, 
>mjek nga Greqia, doli para turmes dhe e drejtoi vete ritin e kurorezimit te 
>ciftit. Kjo ndodhi mbremjen e te dieles 20 gusht, ne Kishen Ortodokse te 
>Fierit. Niqifor Bejleri, i ati i dhendrit, kishte enderruar prej kohesh te 
>bente nje ceremoni madheshtore diten kur do te martohej i biri i vetem. Per 
>kete ishte pergatitur maksimalisht. Ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte si 
>emigrant prej rreth 10 vitesh, dhe kishte marre prej andej dhe nje duzine 
>me miq, shqiptare e greke. Kishte blere ne Greqi karamele per t'i gostitur 
>dasmoret, karamele qe kishin formen e boces se trendafilit dhe qe kushtonte 
>secila nga 600 dhrahmi. Veren e kuqe e kishte porositur ne Jeruzalem, ne 
>token e Krishtit, enkas per ceremonine fetare. Dhe, bashke me nusen nga 
>Vlora, kishin mberritur edhe krushqit. Riti ishte fiksuar per t'u kryer te 
>dielen ne oren 18.30. Ndersa prisnin te mberrinte mitropoliti i Beratit qe 
>eshte kleri me i larte i treves se Myzeqese, ne castin e fundit vjen 
>pergjigjja e papritur: "Kleri nuk do ta drejtoje ceremonine, sepes cifti 
>s'i ka ne rregull dokumentet e marteses". Niqifor Bejleri kerkoi ne telefon 
>klerin, por mori pergjigjen se ai nuk ndodhej momentalisht ne Kishen e 
>Beratit. "Pastaj, provova serish ne telefon te kontaktoja me vete 
>kryepeshkopin Janullatos ne Tirane. Por, sekretarja me tha se ai nuk 
>gjendej, se e kuptonte gabimin e mitropolitit te Beratit, por qe s'mund te 
>nderhynte per te rregulluar dicka", tregonte dje Niqifori. Ai shtonte se 
>kjo vazhdoi per rreth 4 ore, gjate te cilave dasmoret u irrituan ne oborrin 
>e kishes. Disa nga ata rrethuan priftin, te mbyllur ne nje zyre brenda 
>kishes, dhe nga dritaret i kerkuan te egersuar te dilte te bente 
>kurorezimin. Por, prifti iu pergjigj: "Kam urdher te mos e bej 
>kurorezimin". Atehere, dasmoret u nxehen edhe me teper: "Ta marrim me 
>force! Ta terheqim zvarre!", thirren disa prej tyre. Nderkohe, disa 
>propozuan qe kurorezimi te kryhej ne kishen katolike te qytetit. Por, 
>propozimi u hodh poshte. "Une isha gati qe ta kryeja ceremonine madje ne 
>xhami edhe pse jam ortodoks. Isha i vendosur qe kurorezimin e tim biri ta 
>shihja ta kryente nje klerik. Me ne fund, ne oren 21.30, zgjodha nje mjek 
>nga Greqia, te cilin e kisha ftuar ne dasme, ai beri kurorezimin. Kisha 
>kontaktuar disa here me mitropolitin e Beratit; ia dorezova dokumentet qe 
>me kerkoi, dhe ai m'u pergjigj se gjithcka ishte ne rregull. Kur cerek ore 
>para se te fillonte ceremonia ne kishe, ai shkeli premtimin qe do te vinte, 
>gjoja se dokumentet s'ishin ne rregull. Ai prishi gezimin e te gjithe 
>dasmoreve, te cilet u ngriten kunder kishes. Ai donte te na percante", 
>shprehej dje i revoltuar i ati i dhendrit. Nderkohe, prifti lokal tha se 
>nuk kishte asgje per te komentuar: "Une ua bera te qarte edhe dasmoreve: 
>meqe u lidhen, qe ne fillim me priftin e Beratit, qe eshte eprori im, le te 
>vazhdonin t'i benin punet me ate deri ne fund", u justifikua prifti i 
>Fierit.
>
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list