| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: {QIKSH «ALBEUROPA»} Lajme: Amerikanët parashohin shpërthimin e luftës në Mal të Ziirma spaho i_spaho at hotmail.comWed Aug 23 12:45:00 EDT 2000
>From: <kosova at JPS.NET> >Reply-To: albeuropa at egroups.com >To: "Albanews Discussion" <ALBANEWS at LISTSERV.ACSU.BUFFALO.EDU>, >"Prishtina-L" <prishtina-l at alb-net.com>, <albeuropa at egroups.com> >Subject: {QIKSH «ALBEUROPA»} Lajme: Amerikanët parashohin shpërthimin e >luftës në Mal të Zi >Date: Wed, 23 Aug 2000 08:36:05 -0700 > >Amerikanët parashohin shpërthimin e luftës në Mal të Zi > >Isuf Hajrizi (Uashington, 23 gusht, 2000) >Per gazeten ditore Zeri, Prishtine > >Në SHBA, parashikimet për një luftë në Mali të Zi gjithnjë po shtohen. >Njëri >ndër analistët amerikan më të njohur për Ballkanin deklaroi në Uashington >Post te martën se Slobodan Milosheviqi edhe njëherë do të gjendet në qendër >të vëmendjes sepse sipas tij, luftënxitësi serb së shpejti do të reagojë >brutalisht kundër "vëllait të vogël." > Ivo Daaler, anëtar i organizatës jo-qeveritare "Brookings Institution" >është i mendimit se SHBA-të dhe NATO do të reagojnë vetëm pasi që konflikti >të ketë marrë masat e dhunës. Mirëpo me një reagim të hershëm Uashingtoni >dhe aleatët e tij duke ia bërë të çart Beogradit se ata janë të dedikuar >kundër lejimit të çfarëdo dhune të Beogradit mund ta shpëtojë Podgoricën >nga >lufta. > Gjatë një debati mbi Malin e Zi, para dy muajsh ambasadori amerikan në >OKB Riçërd Hollbruk pa pritur inicioi votën në Këshillin e Sigurimit dhe >nxori nga salla ambasadorin e Millosheviqit, Vladislav Jovanoviq, gjë që >pat >zemruar ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, të cilët në shenjë proteste dolën >nga salla. > Kurse javën e kaluar SHBA-të inicuan procesin për ta përjashtuar >"Republikën Federale Jugosllave" nga Kombet e Bashkuara. Në këtë drejtim >Uashingtoni deri më tani ka marrë mbështetjen e Kroacisë, Sllovenisë, >Bosnjës dhe Maqedonisë, si dhe Republikës çeke, Hungarisë, Rumanisë, >Bullgarisë dhe Austrisë. Departamenti i Shtetit pret që kjo listë të >rritet >dukshëm para sesisonit të ardhëshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. > Betejën kundër Beogradit në Nju Jork po e udhëheq Hollbruk, i cili >deklaroi se Administrata e Klintonit synonte që sa më shumë ta izolonte >diktatorin serb dhe njerëzit e tij të akuzuar për krime të luftës. > Siq deklaroi Hollbruk në një konferencë për shtyp, deri në vjeshtë në >OKB >nuk do të ketë më diplomatë jugosllavë, sepse, sipas tij, ata përfaqësojnë >një regjim i cili nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara. > "Do ti nxjerrim përjashta," tha ambasadori amerikan për serbët në Nju >Jork. Sipas Hollbrukut RFJ është i vetmi shtet që nuk ka konkuruar për >ri-pranim në OKB pas shkatërrimit të federatës jugosllave në vitin 1992. > "Eshtë tërësisht një situatë qesharake," u shpreh ai duke e quajtur >flamurin jugosllav në OKB, "flamur i Titos," një "flamur që e ka vendin në >muze, një flamur që nuk përfaqëson askënd." > Kurse Daaler për Malin e Zi sjell në pah faktin që dikur Podgorica >qëndroi krah për krah me Beogradin në luftrat në ish Jugosllavi, por >ndërroi >drejtimin para disa vjetësh kur në pushtet erdhi një gjeneratë e re >udhëheqësish të prirë nga Milo Gjukanoviq. Qeveria e Gjukanoviqit ka >refuzuar denoncimin e luftës së NATO-s për ta shpëtuar Kosovën dhe në të >njëjtën kohë pat hapur dyert për refugjatët shqiptarë. Për këtë arsye, >NATO >e kurseu Malin e Zi nga bombardimet dhe në njëfarë mënyre i dha garancione >se do të kursehet edhe nga sulmi i mundhshëm i Beogradit. > Edhe pse deri më tash presidenti malazias ka bashkëpunuar me >Uashintonin >duke iu shmangur shpalljes së referendumit për pavarësi nga kthetrate e >Beogradit, vendimi i Milosheviqit për ta ndërruar kushtetutën që i jep atij >mundësi që të mbetet në pushtet edhe afër një dekadë, e ka forcuar kërkesën >e Malit të Zi për shkëputje. > Sipas Daaler, arsyeja për ndërhyrje kundër qeverisë së Gjukanoviqit nga >Milosheviqi do të jenë zgjedhjet e asrdhshme në Serbi. Më qe Gjukanoviqi >ka >refuzuar pjesëmarrje në këto zgjedhje, kjo do t'i jep shkas Beogradit për >intervenim kundër Podgoricës për "mosrespektim të kushtetutës jugosllave." > Në mars Serbia imponojë bllokadë totale ekonomike kundër Malit të Zi. >Ky >veprim e detyroi Malin e Zi që të këronte rrugdalje tek fqinjët. Me datën 2 >gusht presidenti kroat Stipe Mesiq dhe kryeministri shqiptar Ilir Meta >nënshkruan marrëveshjen tre-palëshe me Malin e Zi. Marrëveshja erdhi pasi >që Gjukanoviq i kërkoi Kroacisë falje për pjesëmarrjen e Malit të Zi në >luftën me Kroacinë nën komandën e Milosheviqit. > Podgorica gjithashtu kohëve të fundit bëri marrëveshje të ngjashme me >Bosnjën. Udhëheqësit boshnjak kanë shprehur përkrahjen e "qytetarëve të >Malit të Zi për pavarësi." > Sipas analistëve perëndimorë Beogradi po kërkon çdo mundësi për ta >fajësuar Malin e Zi "për shkatërrim të Jugosllavisë." Ata janë të mendimit >se rrëmbimi i dy britanikëve dhe dy kanadezëve në Mal të Zi kohëve të >fundit, ka për qëllim paraqitjen e Malit të Zi si "çerdhe të terrorizmit >ndërkombëtar kundër Jugosllavisë." > Mirëpo sipas ish udhëheqësit të partisë Liberal Demokrate të Anglisë, >Padi Ashdoun, perëndimi është ende konfuz rreth asaj se çduet vepruar në >Mal >të Zi. > "Përmende fjalën 'Mal i Zi' para çdo gjenerali perëndimor dhe ata do të >japin një varg shkaqesh pse ne nuk duhet të përzihemi në Mal të >Zi.....(Mirëpo) marrja nën kontroll e Malit të Zi nga Serbia do të ishte >katastrofike, prandaj (perëndimi) duhet ta peshojë çmimin e ndërhyrjes me >atë të mos veprimit," shkruan Ashdaun në një analizë të tij të botuar në >shtypin britanik. > Hollbrukut pajtohet me këtë konkludim të britanikut dhe shton: "me që >NATO është e dislokuar në rajon, (lufta në Mal të Zi) drejtpërsëdrejti do >ta >prekte interesin vital të NATO-s." > > > >Ky shkrim mund te ribotohet me kusht qe te theksohet autori dhe revista >Zeri, Prishtine. > > >--------------------------------------------------------------------<e|- >GET A NEXTCARD VISA, in 30 seconds! Get rates >of 2.9% Intro or 9.9% Ongoing APR* and no annual fee! >Apply NOW! >http://click.egroups.com/1/7872/8/_/920292/_/967046550/ >--------------------------------------------------------------------|e>- > >Nëse don të çregjistrohesh nga ALBEUROPA, dërgo një Email në: > >albeuropa-unsubscribe at egroups.com > > > ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |