| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Çamet , refugjatet e fundit ......ardian kanina albanianpride at hotmail.comWed Aug 23 13:56:15 EDT 2000
Çamet ,refugjatet e fundit .
Marre nga revista Klan ,numri i fundit.
shkruajtur nga Sokol Shameti.
Kush eshte komuniteti i te debuarve nga Greqia me 1944? Mbi 100 mije came
jane shperndare ne qytetet e Shqiperise dhe kerkojne pas 56 vjet eksodi,
rikthimin ne tokat e tyre. Rikthim qe vazhdon te kundershtohet me force nga
autoritetet greke. Por qe ka filluar te kerkohet gjithnje e me me force
Nga Sokol Shameti
Myrvete Shehut kane nisur t'i bejne shume vizita kohet e fundit. Po
interesohen ca si teper per te. Vijne njerez qe e pyesin per shendetin.
Plaka 71 vjecare mbahet me mire se cilado prej bashkemoshatareve te saj. Por
jane shtuar kohet e fundit edhe ata qe vijne per te degjuar historite e saj
aty ne nje apartament te vogel, ne katin e peste te nje pallati ku banon
prej vitesh se bashku me familjen e njerit prej djemve. Nje shoqate qe
grupon camet refugjate ne Shqiperi, prej pak kohesh ka nisur nje fushate te
re per mbledhjen e deshmive te njerezve qe kane pare me syte e tyre ngjarjet
e qershor-nentorit te vitit te larget 1944. Nga krahina e Camerise qe
ndodhet ne Veri te Greqise, u spastruan me dhune rreth 23 mije shqiptare
myslimane, nga 60 mije qe ishte numri i pergjithshem i minoritetit shqiptar,
ortodoks dhe mysliman atje. Myrvete Shehu eshte njera prej te mbijetuarave.
"Linda ne Paramithi, nje qytet qe atehere kishte rreth 10 mije vete, shumica
came ortodokse por edhe shume myslimane si dhe pak greke. Im ate ishte Haxhi
Shehu, hoxha i qytetit", tregon Myrvetja. Gruaja e moshuar e cila me 1944
ishte nje vajze 15 vjecare, ka nje kujtese te habitshme per gjithcka qe
ndodhi ne qytetin e saj ate vere te nxehte. Gjerat kane ndryshuar gjate
ketyre dekadave dhe se bashku me to edhe strukturat etnike, shifrat,
statistikat dhe politikat e jashtme. Por ata njerez te cilet prej mbi gjysme
shekulli vazhdojne te jene refugjate lufte ne nje atdhe qe eshte i tyri, por
qindra kilometra larg vendit te origjines, akoma vazhdojne ta permendin
tragjedine qe i ka kapluar.
Myrvete Shehu duke treguar vendin e masakrave
Paramithia ishte nje qytet qe nuk ndryshonte thuajse fare nga qytetet e
tjera shqiptare me 1944. Gjermanet ishin ne terheqje e siper dhe trupat
greke te ushtrise republikane (EDES) qe tashme i kishte kthyer armet
pushtuesit pas nje bashkepunimi te gjate me ta kunder te majteve te EAM-it,
po pergatiteshin te merrnin ne dorezim qytetin me te rendesishem te banuar
nga minoriteti cam ne Greqi. Por pazari ishte bere me sa duket pikerisht ne
momentin kur EDES-i kishte vendosur te bashkohej me aleatet kunder
gjermaneve. Gjenerali famekeq Zervas, qe ishte edhe komandant i EDES-it u
kishte kerkuar britanikeve qe ne kembim te bashkepunimit kunder gjermaneve,
trupat e tij te lejoheshin te "largonin" shqiptaret qe kishin bashkepunuar
me gjermanet ne Cameri. "Gjenerali Zervas, jo vetem qe largoi
bashkepunetoret e nazisteve nga Cameria sic kishte kerkuar, por ai e
spastroi ate zone nga banoret shqiptare me nje zell dhe metoda te tilla qe
vetem ballkaniket mund t'i kuptojne", do t'i shkruante pak kohe pasi kishte
perfunduar gjithcka, Foreign Office-it koloneli Woodhouse - nje nga anetaret
e Misionit Britanik ne Greqi.
"Me 26 qershor 1944, tellalli kishte lajmeruar se greket do te hynin ne
qytet te nesermen, por kishin thene se do te vazhdonim te jetonim sic kishim
jetuar deri atehere", tregon Myrvete Shehu, deshmitare okulare e ngjarjeve.
Ajo mban mend se te nesermen askush ne kryeqendren e cameve nuk u shqetesua
per trupat e crregullta te gjeneralit Zervas qe zune me shpejtesi pikat
strategjike te qytetit dhe te rrethinave te tij. "Kujt i vajti mendja?",
thote Myrvetja. Por nderkohe gjerat ishin percaktuar. "Kur trokiten tek ne
ishte pasdite", kujton ajo. "Isha vetem me babain dhe kur hapem deren pame
se ishin tre vete. Dy paramithiote ortodokse dhe nje tjeter nga nje fshat
aty prane. Na folen greqisht dhe kerkuan qe im ate te shkonte me ta. Babai
pranoi por kur edhe une desha qe te shkoja me te, ata me rrahen ne syte e
tij me kamzhik dhe me urdheruan te mos dilja nga shtepia. Kur u kthye ime
me, shkoi tek dhespoti, kryeprifti i Paramithise por ai na i preu shpresat.
Kishin nisur te grumbullonin edhe burrat e tjere ne te gjitha shtepite e
myslimaneve", tregon gruaja qe ka pare me syte e saj masakren e pare dhe me
te renden te kryer ne pabesi te plote nga greket. "I mblodhen ne oborrin e
shkolles. Shtepia jone ishte fare prane dhe gjate gjithe nates degjuam te
frikesuara sa s'ka klithmat e llahtarshme te torturave dhe gjymtimeve. Disa
gra qe u thirren nje jave me vone nga greket per te pastruar shkollen nga te
vdekurit, thane se sterkalat e gjakut te te ekzekutuarve arrinin deri ne
lartesite e mureve te oborrit. Kufomat u lane jashte per dekompozim ne ate
qershor pervelues dhe vetem pas shume ditesh i groposen diku", kujton me
tmerr plaka. Vecanerisht mbi disa nga te vraret ishin kryer makabritete te
verteta. "Tim ate qe gjate kohes se pushtimit gjerman, si hoxhe qe ishte, e
kishin caktuar ne kryesine e qytetit e varen ne nje cengel. Ngaqe ishte i
beshem, perdoren thikat per t'i prere here pas here ndonje cope mishi dhe
talleshin me njeri tjetrin sic bejne kasapet kur shesin bagetite: A do nje
thele nga Haxhi efendiu? Sa kile do? E do kofshe apo do melci? Urrejtja e
atyre njerezve s'kishte kufi", kujton e perlotur 71 vjecarja. Gjithcka
ndodhi brenda nates se 27 qershorit ndonese dridhmat e masakres vazhduan per
muaj me radhe. Apelit perfundimtar i mungonin 703 burra e pleq dhe 212 gra e
femije vetem ne Paramithi. Shifra totale e te vrareve edhe ne qytetet e
tjera, Filat, Parge, Margellec, Gumenice dhe ne rreth 68 fshatra te
rrafshuara pertoke i kalonte te 2000 vetet. Po kaq e mbase edhe me shume
vdiqen ne dimrin e eger te vitit 1944 ne kampet e atyperatyshme qe u ngriten
ne Tirane, Vlore, Delvine, Sarande, Fier dhe ne qytetet e tjera shqiptare.
Myrvetja mban mend se askush nga moshataret e saj ne qytet nuk e mendonte se
do te ndodhte keshtu. "Fqinje e shtepise sone ishte nje familje greke me te
cilet shkonim shume mire. Ata me strehuan ne oxhakun e shtepise se tyre per
shume dite", tregon ajo. Me ne fund se bashku me te emen, Myrvetja vendosi
te marre ne sy rrezikun dhe te largohet nga qyteti. "Ikem zbathur permes
pronave tona. Nuk kishim asgje me vete. Por prane nje ullishteje na kapen
perseri po ata qe kishin ardhur per te marre babain dhe na mbajten te
burgosura per 6 muaj rresht se bashku me 400 gra e vajza te tjera te
Paramithise. Perdhunimet vazhdonin rregullisht dhe te vetmit qe afroheshin
per te na dhene dicka per te ngrene ishin anglezet. Me ne fund, ne nentor,
aty nga data 8, na vune perpara dhe pasi na pyeten nese donim te iknim ne
Kajro apo ne Shqiperi, na vune ne marshim me kembe drejt Konispolit".
Vargjet e refugjateve qe nisen te hyjne ne Shqiperine qe po pergatitej te
clironte kryeqytetin, nuk shkaktuan bujen qe do te benin nese e gjithe kjo
do te ndodhte ne kohe paqeje. Ne ato dite ishin te shumte ata qe leviznin ne
te dy anet e kufirit dhe ishte e veshtire te dalloheshin te masakruarit nga
gjermanet ne terheqje, nga fatzinj si camet qe ishin vene perpara nga
greket. "Ndersa ecnim ne kembe, disa oficere dhe ushtare greke na shoqeronin
dhe na prinin udhen", tregon Myrvetja. "Karvani yne u nis me 150 vete nga
Paramithia. Ne fund kishim mbetur vetem 75. Te tjeret kishin vdekur udhes
nga te ftohtet dhe uria. Pasi kapercyem malet e Verves, greku na tregoi ne
nje drejtim: 'Pate, ine i patridha sas' (Shkoni, ai eshte atdheu juaj). Ne
Konispol na prisnin partizanet e Shqiperise".
"Bashkepunim me pushtuesit". Ky eshte arsyeja me te cilen greket
justifikojne akoma spastrimin e dhunshem te Camerise me 1944 dhe 1945. Por
Akademia e Shkencave te Shqiperise nuk mendon keshtu. Beqir Meta, nje
studiues i Institutit Historik te Akademise sone, thote se abuzimi me
ceshtjen e bashkepunimit te cameve me gjermanet ka qene dominues gjate
gjithe ketyre viteve. "Vertet nje gjysmebatalion me came, ai i Nuri Dinos, u
bashkua me gjermanet, por ata ishin ne total vetem 300 vete dhe vepruan ne
Shqiperi dhe jo ne Greqi. Pastaj kolaboracioniste pati edhe ne radhet e
grekeve. Vete gjenerali i ushtrise Republikane greke EDES, Napolon Zerva,
ishte per nje kohe te gjate bashkepunetor i gjermaneve derisa anglezet e
binden te bashkohet me aleatet", thote historiani Meta. Ai ka pergatitur
edhe nje studim ne lidhje me marrdheniet shqiptaro-greke, ne kuadrin e
Akademise se Shkencave. "Kemi rreth shtate vjet qe kemi filluar te merremi
me problemin cam", thote Meta. Nga ana e tij, Luan Omari, shefi i
departamentit te shkencave shoqerore thote se midis akademise sone dhe asaj
greke, ende vazhdon lufta e ftohte. Arsyeja eshte pikerisht kembengulja e
pales sone per t'u marre me studimin e ceshtjes came. "Ata nuk pranojne
asnje lloj bashkepunimi me ne per sa kohe qe ne do te kerkojme te zgjidhet
problemi i Camerise", thote profesor Omari. Megjithate, vete anetaret e
komunitetit cam ne Shqiperi nuk jane fort te kenaqur me menyren sesi
Akademia e ka shtruar problemin e tyre ne Platformen e Zgjidhjes se ceshtjes
kombetare qe u botua plot buje me 1998. Kryetari i shoqerise "Cameria",
Hilmi Saqe, thote se menyra e bute e zgjidhjes se ceshtjes sic e propozon
Akademia - ajo e konsideronte te zgjidhur problemin e shqiptareve te Greqise
me hapjen atje te disa shkollave shqipe - eshte madje shume me e bute edhe
se versioni me i moderuar qe kerkojne vete camet. Megjithate, se fundi po
shfaqen shume shenja qe tregojne se po ndodh dicka qe mund te hape serish
kapitullin e problemit cam qe deri dje konsiderohej i mbyllur mes Shqiperise
dhe Greqise. Per here te pare pas vitit 1923, parlamenti shqiptar e mori
sivjet ne shqyrtim ceshtjen came me ane te komisionit te tij te puneve te
jashtme. Per here te pare nje kryeminister shqiptar, e hapi temen tragjike
te Camerise ne nje takim me kolegun grek. Permendja e problemit cam nga
kryeministri Meta ne takimin me grekun Simitis per pak sa nuk coi ne
acarimin e radhes se marrdhenieve mes dy vendeve. Nderkohe organizata e
cameve ne Shqiperi ka nisur te forcohet shume kohet e fundit dhe ka hapur
dege ne te gjitha qytetet e Shqiperise, ne Kosove, ne vendet e Evropes dhe
se fundi edhe ne SHBA. Camet besojne se pas zgjidhjes se problemit me te
madh shqiptar, atij te Kosoves, tani ka ardhur radha e tyre qe te rikthehen
ne shtepite e braktisura ketu e 56 vjet me pare. Te shperndare thuajse ne te
gjitha rrethet e Republikes, te dhenat per numrin e tyre jane kontradiktore
dhe te ndryshme nga nje burim ne tjetrin. Nese shifra zyrtare e cameve qe
hyne ne territorin shqiptar me 1944-45 ishte rreth 23 mije vete, shoqata qe
grumbullon komunitetin aktualisht thote se numri i tyre ne Shqiperi eshte jo
me pak se 205 mije pas regjistrimit te fundit qe vete shoqata i beri
popullsise came me 1991. Studiuesi Beqir Meta i Akademise se Shkencave nuk
beson nga ana tjeter qe numri i komunitetit cam ne Shqiperi te jete me i
madh se 100 mije vete. Shume me e madhe eshte perkundrazi vlera e pasurive
came. International Crisis Group, me qender ne Bruksel dhe Washington, e
vleresonte ne Mars te ketij viti ne rreth 2 miliarde dollare, pasurine e
tyre ne Greqi. "Ne e dime se ky problem do te zgjidhet. Ka ardhur koha te
zgjidhet. Camet jane te vetmit refugjate lufte qe kane mbetur ne Evrope. Ne
kemi tapite dhe dokumentet e pronave tona atje te cilat ruhen edhe ne
kadastrat e Greqise se veriut. Qeverite greke nuk i kane prekur tokat tona
sepse edhe ata vete e dine se ne nje dite do te kthehemi", thote Hilmi Saqe,
kryetari i shoqerise "Cameria" me qender ne Tirane. Ajo qe kerkojne sot
sipas tij camet e vendosur ne qytetet e Shqiperise eshte e thjeshte. "Kthim,
ripronesim, demshperblim. Me e pakta qe mund te pranojme eshte qe te
kthehemi ne vendlindjen tone dhe te gezojme jo me pak te drejta nga c'kane
edhe greket e minoritetit ketu ne Shqiperi", thote kryetari. Myrvete Shehu,
nje nga anetaret e komunitetit cam qe i takon pjeses se atyre qe kane lindur
vertet ne Greqi dhe qe ruajne kujtimet e vjetra per tokat e tyre, nuk e pret
me ndonje optimizem te papermbajtur per idene e kthimit. "Nese nje dite do
te hapet kufiri dhe do te na lejojne te kthehemi, vertet kam deshire te
shkoj, por vetem sa per te pare edhe nje here qytetin tim qe me behet shume
here ne gjume", thote 71 vjecarja. Ajo e di se mosha e saj e shtyre nuk mund
t'ia lejoje luksin e nisjes se nje jete te re, nga e para ne token e saj. Sa
per brezin e ri te cameve qe linden dhe u rriten gjate ketyre 56 vjeteve ne
Shqiperi, ata besojne ne enderren e "atdheut te begate" qe u kane treguar
gjate gjithe kesaj kohe me te rriturit. Nje enderr, e cila nese do te
realizohet, do t'u siguroje natyrisht, me shume prosperitet.
Me nderime Ardi .....
________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |