Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Kufiri i turpit

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Aug 22 01:08:36 EDT 2000


Kufiri i turpit
Blendi Fevziu
KLAN

Ajo qe ndodh sapo kalon kufirin, tregon mungesen e
dinjitetit te shtetit shqiptar, mungesen e aftesise
per te mbrojtur marreveshjet dypaleshe dhe ne fund te
fundit, nje mungese skandaloze vullneti per te
mbrojtur qytetaret e tij

Nga Blendi Fevziu

  
Nje polic i kufirit grek qendron ne kembe mbi
platformen e portit ku eshte ankoruar trageti Sarande
- Korfuz dhe me nje ze te ngjirur ju kerkon gjithe
udhetareve te japin shpjegime perse kane viza
maqedonase ne pasaportat e tyre. Po kjo eshte vetem
pjesa e pare. Udhetaret jane te detyruar te deklarojne
se kane qene ne Republiken e Shkupit dhe se Maqedoni
eshte Selaniku. Shumica e shqipton te gjithen kete me
shpresen se kjo lodhje e pafund do te mbaroje. Te
tjeret me pasaporta te huaja jane larguar menjehere
pas mberritjes, ndersa Shqiptaret jane te detyruar te
presin. Eshte nje skene e tmerrshme, e papare ne asnje
prej filmave perendimore qe revokojne kohen e
aparteidit ne Afriken e Jugut, por qe ndodh perdite ne
kufijte me te afert te Shqiperise me Europen e
bashkuar. Dhe qe ka per protagoniste kryesore
refugjatet shqiptare, ose ata pak vete qe kane
zgjedhur te kalojne pushimet ne ishullin e
mrekullueshem te Korfuzit. Ideja e pare qe te vjen
ndermend eshte se kjo ben pjese ne mentalitetin qe
eshte krijuar ne Greqi per Shqiptaret, por shpejt
zbulon se eshte e kunderta. Banoret e ishullit jane
miqesore, te bute dhe ne shumicen e rasteve
entusizmohen nga ideja qe shqiptaret kane filluar
turizmin jashte kufijve te tyre. Ka edhe nga ata qe
perpiqen te japin zemer duke shtuar se shume shpejt,
Saranda apo jugu i Shqiperise do te jene keshtu, nje
perle e turizmit mesdhetar. Mjafton te shohesh keto dy
pamje per te kuptuar se ajo qe nuk shkon ne portin e
Korfuzit, me shume se sa grekeve, merise se tyre, apo
nuk di c'tjeter, i takon nje polici, nje strukture,
ose thene me mire, mungeses se partneritetit ne
marredheniet mes dy vendeve. Sepse me shume se sa
problem i policit grek, ky eshte nje problem i
Ministrit te jashtem shqiptar dhe strukturave qe
komandon ai. 

Ne te vertete i gjithe rasti i mesiperm, qe perseritet
me dhjetra here ne dite ne kufijte jugore, por edhe
veriore shqiptare ka vetem nje perkufizim: mungese e
dinjitetit te shtetit shqiptar, mungese e aftesise se
tij per te mbrojtur marreveshjet dypaleshe dhe gjithe
derivatet qe vijne prej tyre. Ne fund te fundit, nje
mungese skandaloze e vullnetit per te mbrojtur
qytetaret e tij. Pak vite me pare, gjate nje vizite ne
Shqiperi, Ministri i jashtem Bullgar e befasoi
homologun e tij shqiptar kur kerkoi qe ne kufijte
shqiptare shoferet e mauneve bullgare te mos liheshin
gjate ne pritje. Gjate luftes se Kosoves, Ministria e
jashtme greke u mobilizua e gjitha per te kerkuar nje
gazetar grek i cili qe prej 48 oresh nuk kishte dhene
me njoftime nga vendndodhja e tij ne Tropoje. Veshtire
te gjenden raste ne Shqiperi, kur nje keqtrajtim
qytetaresh, ose ne disa raste edhe nje pritje e
tepruar te mos kete provokuar reagimin e Ministrise se
jashtme te vendit prej nga vjen qytetari, ose te
strukturave te saj. Por veshtire te gjesh qofte edhe
nje rast te vetem qe Ministri Milo te shkeputet nga
leksionet diplomatike per te kerkuar nga fqinjet
respektimin e marreveshjeve qe kane nenshkruar ata
vete. Nese disa mijera shqiptare ne dite trajtohen ne
menyren me poshteruese te mundshme ne kufijte me
Greqine, Ministri i Jashtem duhet qe se paku nje here
t'i kishte terhequr publikisht verejtjen shtetit
fqinje. Vite me pare, e drobitur nga vitet e gjata te
komunizmit dhe varferia e tejskajshme, Shqiperia e
kishte te veshtire te ngrinte zerin ne tryezat e
bisedimeve dypaleshe. Fatmiresisht kohet kane
ndryshuar. Pak muaj me pare, Kryeministri Meta qe i
pari qe foli ne Greqi per te drejtat e cameve dhe
pronat e tyre, duke bere nje deklarate qe Shqiperia
nuk kish mundur ta bente me pare. Aq me teper qe nje
ndermarje e tille mund te sjelle nje situate te re ne
vendkalimet kufitare. Nje vit me pare, ishte Majko ai
qe i deklaroi jo pa ironi Ministrit Grek, Xohaxopullos
se nuk mund ta conte familjen ne Greqi nga frika se
policet mund t'i grisnin dokumentat. Kjo batute qe u
perfol gjate ne shtypin grek dhe ajo tjetra, kur Majko
ju tha gazetareve se mund te mbanin peng Simitisin per
te ndaluar keqtrajtimin e refugjateve shqiptare ne
kufi, solli nje situate tjeter ne pikat kufitare. Per
shume muaj gjithcka shkoi drejt permiresimit dhe
krijimi i situatave te keqia tregon se Shqiperia ka
perseri nevoje te vere ne levizje strukturat e saj
diplomatike. Ne te kundert, asnje nga ne nuk ka nevoje
per kete diplomaci te ndryshkur.

 
  Revista Klan do te vazhdoje te lexohet falas ne
internet per te gjithe. Por, per t'u bere nje lexues i
saj, ju duhet te regjistroheni!

 
  
 Shenoni klanin si faqe fillimi 
 
 Shto nje kanal Aktiv (Klan)
 
 Klan Forum
 
 Liste diskutimesh
 
 Kartolina on line
 
 Chat 
 
 Kontaktoni 
me redaksine 
 
 Kontaktoni me webmasterin 
 
 Reklama 
ne Klan  
 Copyright
Privacy 
 
 Kush jemi ne 
 
  
KLan Free mail  
Emer 
 
Password 
  
 
 
 
  
Tregoji nje shoku per kete faqe 
 
Emri juaj:

Emaili Juaj:

Emaili i shokut 

Komente:

 
 
 
  

Listmail i miqve
te Klan


 
  
    
  
  
  
  
 
 

Perpunuar nga 
Suad Barbullushi
  
 RRishikuar 08.21.2000
  Kthehu prapa
  Fillimi i faqes
  
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail – Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list