Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Arkeollogji

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Aug 19 22:02:47 EDT 2000


Gërmimet klandestine kane demtuar 70 përqind të tumës
ilire në Kamenicë

KORÇE, 19 Gusht/ATSH-G.Ashimi/.- Gërmimet klandestine
kanë dëmtuar rreth 70 përqind të tumës ilire në
fshatin Kamenicë, rreth 18 km larg qytetit të Korçës.
Ky fakt eshte evidentuar gjate diteve te fundit ne
ekspeditën që po kryhet në tumën e Kamenicës, nga nje
grup arkeologësh, një antropolog dhe dhjetë studentë
të Fakultetit te historisë ne Tirane.
Arkeologu Lorenc Bejko, pjesemarres ne kete ekspedite
tha se tuma ilire në Kamenicë, me një diametër 34
metra i përket gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë
para erës sonë. Ajo rezulton e shkatërruar në elementë
të strukturës së saj, ndersa ka humbur gjendjen
origjinale.
Sipas grupit te arkeologeve gërmimet klandestine gjatë
viteve të fundit, kanë synuar objektet arkeologjike të
varrezës ilire, të cilat në pjesën më të madhe janë
grabitur. Tuma e Kamenicës, nisur nga dëmtimet e renda
qe ka pesuar, tashmë klasifikohet si një monument në
rrezik.
Ndërkohë ky grup vazhdon punimet me mjete të
specializuara, duke dokumentuar të gjitha zbulimet në
varrezën e hershme ilire.
Ekspedita ne fshatin kamenice parashikohet të vazhdojë
të paktën edhe dy javë të tjera, me synim përcaktimin
e një tablo historike nga pjesa e mbetur e tumës ilire
të Kamenicës.
/k.sh/

 
      

  
 
 




 
     
  

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail – Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list