| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Ku po shkojme?irma spaho i_spaho at hotmail.comFri Aug 18 12:48:11 EDT 2000
>Kukes - Pas nje periudhe te qete disaoreshe kane filluar serish aktet >terroriste ne qytetin e Kukesit. Mbremjen e se merkures afer mesnates, >persona ende te paidentifikuar kane hedhur ne ere tubin kryesor te >ujesjellesit te Kukesit, i cili furnizon me uje 40 mije banore te qytetit >dhe fshatrave perreth. Nje sasi eksplozivi e vendosur ne tubin kryesor ne >afersi te burimit nga ku furnizohet me uje ky ujesjelles ka shkaterruar >rreth 1 meter te tubacionit kryesor ne afersi te tunelit te fshatit >Kolesian, 19 km larg nga qyteti i Kukesit. Kjo ka bere qe e gjithe sasia e >ujit te derdhet tashme ne perrua njeherazi duke lene pa uje mijerat e >banoreve ne kete periudhe te nxehte vere. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar >dhe forca te Policise, Prokurorise dhe Sherbimit Informativ te Shtetit, te >cilet po hetojne per kete ngjarje te rende dhe me mjaft pasoja per popullin >e Kukesit. Nderkaq specialistet e ndermarrjes se ujesjellesit po punojne >per riparimin e defektit. Sipas drejtorit te ndermarrjes se Ujesjellesit, >Jashar Ciku, riparimi i defektit do te behet ne nje kohe rekord dhe cezmat >e qytetareve do te rrjedhin uje ne oret e para te mbremjes. "Akt terrorist >ne vazhden e akteve te tjera te ndermarra nga elemente kriminele te para >tre diteve", e ka cilesuar hedhjen ne ere te ujesjellesit drejtori i >pergjithshem i Policise, kolonel Veli Myftari. Nderkohe, sipas nr.1 te >policise se vendit, jane hedhur dyshimet e para per autoret e ketij akti >terrorist dhe po punohet me tej per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe >identifikimin dhe kapjen e autoreve. Hedhja ne ere e ujesjellesit ka >shkaktuar panik ne kete periudhe tensioni ne Kukes, si dhe veshtiresi ne >furnizimin me uje te popullsise pasi ne kete territor mungojne dhe burime >te tjera natyrore apo puse. Gjendja e veshtire eshte sidomos ne spitalin e >qytetit dhe ne maternitet pasi mungesa e ujit ne kushtet e temperaturave >teper te larta te ketyre diteve shkaktojne perhapjen e epidemive. > >Historia e ujesjellesit > >Ujesjellesi i Kukesit qe furnizohet me uje nga gurra e fshatit Kolesian >eshte ndertuar ne vitin 1987, per t'iu nenshtruar nje rikonstruksioni te >plote gjate viteve '95-'97 ku KFV gjermane ka financuar jo pak, por 15 >milione DM. Qe nga ajo kohe, tubat e ketij ujesjellesi qe furnizojne me uje >qytetin e Kukesit i jane nenshtruar disa here veprimeve vandaliste si >atentateve me tritol apo bllokimeve nga ana e banoreve te fshatit Kolesian. >Pikerisht per te zbutur tensionet dhe per te parandaluar bllokimet e ketij >ujesjellesi nga banoret e fshatit Kolesian, Qeveria shqiptare ne mars te >ketij viti u ka shperndare kesh ne dore banoreve te ketij fshati rreth 1 >milione dollare. Megjithe aktin terrorist te fundit policia eshte e >vendosur per te goditur veprimtarine kriminale te akumuluar prej vitesh ne >rrethin e Kukesit. Ka arritur ne 13 numri i personave te arrestuar dhe qe >kane lidhje kryesisht me ngjarjet ne aksin rrugor Kukes-Morine si dhe ne >sulmin ndaj komisariatit ne te njejten dite. > >Arrestimet vazhdojne > >Gjate gjithe nates deri ne oret e para te mengjesit, edhe 9 persona te >tjere jane vene ne pranga. Sipas drejtorit te Policise se Kukesit, Ilirian >Dida, pas nje aksioni blic te forcave speciale te ardhura nga Tirana ne >mengjes duke u gdhire e enjte, jane arrestuar 9 persona qe sipas Dides jane >organizatoret kryesore te ngjarjeve te diteve te fundit. Per situaten ne >Kukes kryeministri Meta dhe ministri i Rendit Publik, Spartak Poci, kane >mbajtur dje kontakte te vazhdueshme me drejtues te Policise se Kukesit dhe >drejtues te larte te Ministrise se Rendit Publik, te ardhur ne kete qytet >prej disa ditesh. Nderkohe qe kryeministri dhe ministri i Rendit Publik, >sipas kolonel Veli Myftarit kane shprehur gatishmerine per te ardhur dhe >ata ne Kukes nese ndjehet e nevojshme. Gjithnje sipas drejtuesve te larte >te Ministrise se Rendit, qeveria ka nxjerre nje vendim te vecante per te >pajisur komisariatin e Kukesit me mjete logjistike shtese si kamera te >fshehta, automjete, fakse etj. Sot me kerkese te drejtorit te pergjithshem >te Policise, ministri Poci ka vene ne dispozicion te forcave speciale dhe >nje helikopter, i cili ka filluar pasdite operacionet e kerkimit per >personat e akuzuar dhe qe mendohet te jene fshehur ne pyje. "Jemi kategorik >dhe te vendosur qe problemit Kukes t'i shkohet deri ne fund, sepse nuk mund >te lihet kjo pjese e Atdheut qe elemente te caktuar te veprojne si ne kohen >e principatave ose bajraqeve, duke qeverisur ne menyre kanunore", tha per >"KJ" kolonel Veli Myftari. Ndersa ne lidhje me akuzat e bera nga opozita >per perdorim dhune ndaj qytetareve apo te ashtuquajturve tregtare, drejtori >i pergjithshem i Policise, i cili e ka drejtuar kete operacion deklaroi se: >"Operacioni policor eshte vezhguar rastesisht nga perfaqesues te >institucioneve nderkombetare qe jane ne vendin tone. Gjate bisedes me >njerin prej tyre ata kane deklaruar se operacioni ka qene teper >profesional, i drejtuar dhe i zbatuar me gjakftohtesi, me shume eficence >dhe rezultati ka ardhur pa pasur asnje pasoje. Gjithnje lidhur me keto >akuza, drejtori i pergjithshem i Policise ka vazhduar: "Une nuk do t'i >jepja pergjigje tjeter kujtdoqofte gazetar, perfaqesues politik, shtetas >apo segmenteve te ndryshme per dhune te ushtruar nga policia". Nderkaq >drejtuesi i operacionit eshte hedhur ne kunderakuza ku ai thene se: "Keta >qe marrin ne mbrojtje persona te armatosur, natyrisht per te mos thene se >jane organizatore te ketyre veprimeve, nuk i ndan asnje pellembe prej >ketyre personave kriminele". Nderkohe qe nr.1 i Policise gjithnje lidhur me >akuzat e opozites ka sjelle si shembull veprimet e policise ne vendet me >demokratike te botes ku, sipas tij, per raste shume me pak te rrezikshme se >keto te Kukesit, veprimet e Policise jane disa here me te ashpra. "Me habit >ky qendrim i sotem i opozites. Ishin po keta qe para nje muaji, nepermjet >konferencave te shtypit dhe protestave kerkonin qe policia te jete shume e >ashper ne goditjet e saj per vendosjen e rendit ne Kukes", perfundon lidhur >me kete problem drejtori i pergjithshem i Policise, kolonel Veli Myftari. > >Gramsh - Pese persona nga fshati Banje, qe u perkasin dy familjeve me emer >ne zone, jane drejtuar dy dite me pare ne kirurgjine e Elbasanit. Shkak ka >qene keqtrajtimi i nje gomari qe ishte dhene hua tek Mucajt. Sipas >50-vjecarit Arben Tafa, nje prej te shtruarve ne Reanimacionin e Repartit >te Kirurgjise nga fshati Banje e qe ka qene edhe pronar i kafshes se >ngarkeses, nje jave me pare Mucajt kishin kerkuar gomarin e familjes Tafa >per te ngarkuar gure te cilet do te sherbenin per ndertimin e nje shtepie. >"Ua dorezova amanet qe t'ma ruanin kafshen e te mos ma lodhnin. Enver >Mucaj, i zoti i shtepise e miku i ngushte i vellait tim, ia la gomarin nje >13-vjecari. Ndoshta nga ngarkesa apo keqtrajtimi, kafsha e gjore ka hedhur >shkelma dhe e ka goditur 13-vjecarin e Mucajve, duke e lene pa fryme te >shtrire. Sakaq kane mberritur Enveri me nje kusheririn e tij dhe e kane >rrahur gomarin. Nderkaq me erdhi lajmi e se bashku me djalin tim 22 vjec, >Mondin, shkuam ne fillim qe t'ua hiqnim nga dora. Po ku zbrapseshin >Mucajt,- tregon per "KJ" pronari i gomarit qe krijoi tragjedine midis dy >familjeve.- Sakaq na jane drejtuar edhe me grushta, shkelma e gure perroi >dhe kemi hyre ne nje beteje te pergjakshme". Ne vendngjarje kane mberritur >edhe bashkefshatare te tjere qe gjithsesi i kane ndare dy familjet, sqaron >nje i afert i Mucajve qe kishte mberritur ne Spitalin e Elbasanit per te >pare viktimat. > >Dhermi - Po iken edhe rera ne plazhin e Dhermiut. Cdo dite rritet numri i >IFA-ve qe hapin gropa dhe marrin reren, duke e masakruar plazhin me te >bukur ne Shqiperi. Te marten pame me syte tane se si nje varg i gjate >makinash tip IFA-sh zbrisnin nga lartesia e fshatit dhe njera pas tjetres >ngarkonin rere ne anen e majte te plazhit me fytyre nga deti. Prej ditesh >ky fakt ka nervozuar pushuesit, perfshi ketu edhe shume te huaj qe kane >ardhur nga shume vende, por nuk ka shqetesuar aspak Policine ndertimore, >uniformat blu dhe aq me teper Bashkine e Himares ne juridiksion te se ciles >eshte plazhi i Dhermiut. Vendasit te thone se behen ndertime te reja ne >fshat, ne Dhermi ndertesa 2-3-4 e deri ne 5 kateshe, por kurrsesi ata nuk >justifikojne gerryerjen e reres ne plazh. Eshte e tmerrshme thote njeri nga >pronaret e godinave me pushues te shumte te shikosh nje skene te tille, >ndersa per bukurine e Dhermiut flasin te huajt deri nga Amerika. Kjo >konsiderohet nje cmenduri e ketyre qytetareve, por nje neglizhence e >pajustifikueshme e qeveritareve qe heshtin para ketij fakti. Keshtu ka >heshtur Bashkia e Himares edhe kur behej fjale per anijen greke, qe >pergjate dy vjeteve merrte rere nga plazhi i bukur i qytetit te Himares dhe >e dergonte ne favor te firmave ndertuese ne shume qytete greke. Duhen >ndaluar Ifat, eshte ky alarmi qe japin vendasit, por edhe pushuesit ne >Dhermi te merkuren. Sa me shpejt te pengohet marrja e reres pasi kur te >kujtohen organizmat shteterore qe merren me keto probleme, Dhermiu do te >jete shemtuar keqas. > >Tirane - Shoferi i Shefit te Komisariatit te Policise se Lushnjes masakron >ne ambientet e Policise nje 20-vjecar nga i njejti qytet. Quhet Elvis >Collaku, eshte vetem 20 vjec dhe ne fytyre ende i duken qarte shenjat e >dhunes se perdorur ne komisariat nga Alfred Baja, shofer dhe njekohesisht >edhe nip i shefit te Komisariatit Qani Baja. Ngjarja ka ndodhur te henen, >rreth ores 16.00, ne oborrin e Policise se Lushnjes. Vete Elvisi e rrefen >ngjarjen e se henes ne dreke. > >"Po vija me tre shoke nga Divjaka, me makinen time. Para nesh ishte nje >makine qe ecte ngadale. I dhame sinjal per parakalim, por shoferi nuk e >hapte rrugen". Keshtu ata e kane vazhduar rrugen deri ne Lushnje. Tek >stadiumi, nje furgon i policise i koduar me emrin "Celiku" i ka kerkuar >Elvisit te paraqitet ne polici. Ne ambientet e saj, 20-vjecari Collaku ka >pare edhe shoferin e makines qe nuk i > >kishte hapur rrugen. Rreth ores 15 30 ata jane pyetur ne komisariat nga >policia pasi personi ne fjale kishte denoncuar se dikush po e ndiqte nga >pas. "Ai ishte rreth 35-40 vjec dhe po fliste miqesisht me te gjithe >policet", sqaron i riu. Me tej Elvisi tregon: "Dola ne oborr te flisja me >familjen ne telefon per t'i treguar se ku ndodhesha, qe ata te mos beheshim >merak". Ende pa thene asnje fjale, sqaron 20-vjecari, dikush me goditi nga >pas. "Rrashe ne toke dhe ndjeva se dikush po me godiste me shkelma ku te >mundte. Me godiste pa meshire, si i cmendur". Ne ate moment te riut i ka >rene te fiket dhe nuk ka mbajtur mend me asgje. "Jam permendur,- thote >Elvis Collaku,- kur me kane cuar ne dhomen e izolimit. Fytyra me ishte >mbushur nga gjaku qe me rridhte nga hundet". Personi qe zevendeson shefin e >Policise kriminale ne Komisariat gjate pyetjes Elvisit i ka thene se >personi qe kishte denoncuar ishte njeri i rrezikshem dhe se me te s'duhej >te perzihej. "Ai eshte kriminel dhe ne s'mund ta kapim, me tha polici,- >sqaron Elvisi i masakruar ne fytyre.- Shoket me ndihmuan qe te >permendesha", rrefen Elvisi, ndersa mundohet te fshehe me syze gjurmet e >goditjeve qe duken ende te fresketa. Shoket e te riut lushnjar kane dale >nga dhomat e izolimit qe te henen, rreth ores 20.00, ndersa vete ai eshte >mbajtur per nje nate, me qellim qe t'i zhdukeshin plaget e marra nga nipi i >Shefit te Komisariatit. Rreth ores 11.00 te se martes ai eshte lene i lire, >ndersa makinen ka mundur ta marre pas gjysme ore. Po ate dite i demtuari ka >bere nje vizite mjeko-ligjore, ku edhe ka marre raportin e nevojshem. Ne te >ka dale se ai ka marre demtime ne hunde, ne fytyre, ne hije. Dje familja >Collaku ka pergatitur nje akt-padi ndaj Alfred Bajes, shoferit te Shefit te >Komisariatit te Lushnjes, per ta percjelle per ne Prokurorine Ushtarake te >Vlores. > > > >BERAT - Jeton apo ka "vdekur" arti ne qytetet jashte Tiranes, kjo pyetje >duket se e ka marre pergjigjen. Vitet ikin dhe bashke me ta largohen cdo >dite e me teper, duke udhetuar drejt rrugeve te kurbetit dhjetera artiste >qe i kane dhene tonin artit beratas. Te tjere kane gjetur strehe me te >ngrohte ne qytetet e tjera te vendit ndersa "Cekja" i ben shyqyr regjisorit >shkodran Adrian Culiqi. Orkestrantet shpresojne ne dasmat e te dieles >ndersa poetet dhe shkrimtaret ne kerkim te sponsoreve qe nuk leshojne >qindarke per germat. Te gjithe te pezmatuar perserisin fjalet standarte: > >"Me keta njerez qe drejtojne artin dhe me keto ligje nuk punohet." Drejtori >i Drejtorise kulturore, Shpetim Dyrmishi, ka frike te organizoje qofte dhe >nje mbledhje te shkurter disaminuteshe pasi artistet do te protestojne >ashper ndaj kesaj barbarie qe nuk ka emer tjeter. I vetmi institucion qe >mban gjalle nje pjese te artit eshte Galeria e Arteve, se ciles, per hir te >se vertetes, nuk i kane munguar aktivitetet edhe gjate vitit te mbrapshte >te vitit '97. Nuk ngelet mbrapa edhe Biblioteka e qytetit qe, edhe pse >eshte "perdhunuar" kater here nga grabites qe nuk dine as vete se cfare >kerkojne, i ka mbajtur hapur dyert per lexuesit qe kane "etje" per faqet e >gazetave apo per krijime te tjera letrare. Keshtu, 55 artiste vazhdojne te >marrin rrogat pa u vene perballe publikut beratas, qofte edhe nje shfaqje >te vetme, pa u kerkuar llogari kush per orarin e mengjesit apo te pasdites. >Ndersa vete kreu i kultures ndihet i kenaqur me gjendjen, duke gjetur >"ngushellim" neper shtetet e botes. Per "keneten" e krijuar per autoret qe >shkaterruan si dhe per rruget e daljes nga kjo krize, pranojne te flasin >per "KJ" personalitete te artit dhe te kultures ne qytetin 2400-vjecar. > > ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |