Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] RE:Cfare po ndodh me te rinjte shqipetare.

etel deti at ont.com
Fri Aug 18 11:58:14 EDT 2000


Z.Ardi, 

E lexova artikullin tuaj disa here me vemendje. Jane bere tre vjet qekurse
kam mundur te marr informacione kaq te detajshme per anen politike dhe
ekonomike te Shqiperise. I gjej te drejta ato qe thoni, dhe nuk e ve ne
dyshim se mungesa e sigurise eshte nje nga faktoret qe i ben shume te
ngurojne te kthehen ne Shqiperi. Une kam qene ne kontakt me studente te
moshes time qe kane pak vjet qe kane dale nga gjimnazet. Nuk kam ndeshur
asnje qe te kete qofte nje mendim qe ne te ardhmen te mund te kthehen.
Ndoshta jam e gabuar kur mendoj se ky mentalitet do te vazhdoje te
egzistoje per nje kohe te gjate midis nesh. Ndoshta kjo menyre te menduari
nuk duhet te merret si egoizem, por si lufte per te "mbijetuar"



Emigracioni i shqiptareve? Ku shkojne gjithe keto para qe qarkullojne nga
jashte? Cbehet me ekonomistat shqiptare? Jam e bindur se ne kemi ekonomista
shume te afte? Eshte e mundur te jene te gjithe kaq te korruptuar? Ndoshta
tashme keto pyetje jane kthyer ne pyetje retorike...



Greqia dhe shqiptaret? Padiskutim qe Greqia eshte kthyer ne nje
vetshkaterrim per shqiptaret. Jetova vete me familjen dy vjet, i njoha nga
afer jeten e emigranteve shqiptare... Te trishtonte pamja e vrare qe
shikoje kudo e shqiptareve. Jam e  sigurt se qeveria dhe popullsia greke po
 aq sa e urren komunitetin shqiptare po aq e shfrytezon ne palce. 


Personalisht, jam e mendimit se nder te rinjte shqiptare po humbet ndjenja
e patriotizmit, dhe e dashurise... ndoshta jam e gabuar(shpresoj te jete
keshtu)

Kam degjuar se ne NEW YORK, eshte krijuar ne organizate VATRA qe po
perpiqet te krijoje lidhje me studentet shqiptare kudo ne amerike, nuk e di
nese vazhdon te marre fryme.

Zoti Ardian, ju faleminderit shume per artikullin, edhe pse eshte e
trishtueshme qe vendi yne te jete katandisur ne kete gjendje. Megjithate,
ju keni shume te drejte; duhet qe respekti e dashuria per vendin te vije
nga vete shqiptaret. Gjithmone, sidoqofte mendoj, cfare i shtyu njerez si
Mahatma Ghandhi te luftojne aq shume per vendin e tyre, apo njerez qe kane
luftuar per shqiperine me pare. Te kemi humbur teresishte ndjenjen e
dashurise dhe te ndjeshmerise? Fakti qe kjo organizate egziston me jep te
mendoj se ka akoma shprese per shqiperine.

Ju falenderoj!

Me respekt, 

Ethel Haxhiaj

Etel H.




More information about the ALBSA-Info mailing list