| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Re: Cfare po ndodh me te rinjte Shqiptareardian kanina albanianpride at hotmail.comFri Aug 18 10:17:00 EDT 2000
Cfare po ndodh me te rinjte Shqiptare ??? Pyetje e drejte . Deri ne 1997 shumica e atyre qe studjonin jashte shtetit deshironin ta vazhdonin karrierren ne atdhe.Po mbas ngjarjeve te 1997 situata ndryshoj,pasiguria i detyron shume stdudente dhe te diplomuar qe te ngurrojne per tu kthyer ne atdhe.Ne shumicen e rasteve mendoj se ana materiale nuk eshte kryefaktori qe shume te diplomuar te mos kthehen por siguria eshte faktori kryesor.Artificialisht per mendimin tim situata ne Shqiperi po qendron jostabile.Dhe per kete fajin kryesor e kane forcat politike.Une nuk perfaqesoje pesimizmin sepse jam i bindur qe Shqiperia ka shume resurce njerezore dhe natyrore per tu zhvilluar por politikanet po e shkaterrojne vendin.Disa shprehen qe politikanet gjenden ne faze tranzicioni ,por sa do te vazhdoje ajo faze .Polarizimi politike eshte i papranueshem dhe faktori kryesor qe ka ndikuar ne destabilizimin e vendit.Ka ardhur koha te depolarizohet klasa politike Shqiptare .Kaq poshte arriten ata debila politikane sa per interesa te ngushta frymezojne edhe percarjen mbi baza krahinore ,fetare, etj .Populli nuk ka rene ne gracken e tyre as ne 1997 kur ata donin ta shkaterronin plotesisht Shqiperine.Po fatkeqesisht ata po e mbajne akoma popullin peng me politiken e tyre te konfrontimit.Kerkohet kompromisi politike ne vend .Ne vitet 1994,1995,1996 ra shume vala e emigracionit sepse niveli i jeteses u rrit megjithese ne cdo kohe do te kete njerez qe do te deshirojne te emigrojne por jo si emigracioni i sotem mbas 1997.Nje emigracion i tille eshte teper i demshem per vendin.Per te eleminuar forma te tilla emigracioni duhet te vendoset rendi.Rendi eshte permiresuar ne krahasim me 1997 dhe 1998 por perseri ka krime te shumta dhe kriminaliteti i sotem stimulohet gjithashtu nga ekzistenca ne vend e shume armeve ne duart e populli.Une degjova nje lajm te mire rreth 300mije kalashnikovs kane dale jashte Shqiperise ne tregun Evropean ku edhe jane shitur ,150mije pohon ministrija e rendit jane mbledhur prej policise ........por akoma ndodhen ne duart e popullit rreth 200mije arme .Duhen mbledhur edhe ato arme ,populli Shqiptar ka jetuar ne te kaluaren edhe pa arme por sot eshte i detyruar qe te mbrohet prej bandave kriminele.pra cármatimi i popullsise eshte i domosdoshem edhe realizohet . 1)Sot kemi shume shanse per te zhvilluar vendin,vetem prej emigranteve nga jashte shkojne ne Shqiperi cdo vite rreth 700miljone deri 1miljarde dollare ne vite .Pra nje shume e mjaftueshme per te stimuluar rritje ekonomike.Por kerkohet menaxhimi i kesaj sasie te madhe parash sepse si po vine ashtu po dalin ,tregu Shqiptar po mbytet me ushqime te prishura nga vendet fqinje ndersa bujqerit Shqiptare po falimentojne si rezultat i nje politike shume te gabuar ekonomike . 2)Zhvillimi i Turizmit ,Shqiperia ka pasuri kulturore-arkeologjike dhe shume plazhe qe mund t'jua afroje te huajve .Por po perballohemi me nje imazh te keq gjithashtu me nje politike te gabuar ne fushen e turizmit.Kam konstatuar vete qe ka shume kerkesa per ta vizituar Shqiperine prej te huajve ,por linjat ajrore jane shume te shtrenjta ,hotelet gjithashtu shume te shtrenjta megjithese kjo shkaktohet edhe nga mungesa e konkurrences .Por imazhi ,eshte krijuar nje imazh shume i keq (kane ndikuar edhe vete Shqiptaret) . Si shpjegohet qe ne Bullgari po shkojne 2miljone turista ne vite edhe ne Shqiperi 100mije ne vite te huaj kur Bullgaria edhe Shqiperia nje standard jetese kane po t'ju referohemi statistikave nderkombetare,edhe infrastruktura e ngjashme eshte.Pra duhen analizuar faktoret sepse interesi eshte prej te huajve per te vizituar vendin.Gjate veres ka dyndje te madhe prej turisteve ne brigjet e Mesdheut edhe te huajt nuk shikojne shume se jane brigjet e Spanjes ,Italise,Greqise apo Bullgarise dhe Shqiperise................ata shikojne cmimet sidomos ato qe ofrohen si "lastminute" fluturime drejt brigjeve. 3)Shume e rendesishme eshte zhvillimi i sistemit bankar .Kemi shume banka te huaja ne Shqiperi sot por nuk kemi kredi per biznesin Shqiptar .Zhvillimi ekonomike varet shume prej shkalles se kredise qe i ofrohet biznesit private edhe ne Shqiperi ka shume kerkesa per kredi po oferta e kredive eshte shume e ulet.Disa bashkeatdhetare te nderuar ne nje tjeter forum me akuzuan si izolacionist kur une kerkova mbylljen e bakave Greke ne vend.Pse une kerkova mbylljen e bankave Greke ?Sepse bankat Greke nuk i ofrojne kredi biznesit Shqiptare apo ofrojne rreth 1-2% te depozitave qe ato kane prej Shqiptareve por me parate e Shqiptareve qe depozitohen ne keto banka financohen bizneset ne Greqi e Qipro etj.Nxirret preteksti nuk mund te jepen kredi se risku eshte i madh .........po ne gjithe boten kredite dhe rreziku i moskthimit eshte i madh.Megjithate dhenia e kredive mund te rregullohet me ane te ligjeve ,mund te vendoset nje minimum Krediti ,kush nuk i permbahet atij minimmumi ti hiqet Licenca Bankare.Ekonomia e tregut eshte ekonomi ligjesh. 4)Pozita gjeografike e vendit .Eshte shume e favorshme per Shqiperine .Shume prane apo ne mes te vendeve ekonomike te zhvilluarta si Italia ,Gjermani,zvicra etj.Shume firma Evropeane po investojne deri ne Kine sepse atje jane kostot e punes te uleta dhe jo ne Shqiperi qe Shqiperia eshte tek dera per keto kompani .Nuk po dele akoma nje investement guide prej vendit gjithashtu marketingu le per te deshiruar .Sapo pashe statistikat import-eksport u habita 300miljone dollare eksporte 900miljone dollare importe pritet ne fund te vitit te shkoje deri 1200miljone dollare importe .Nje raporte i tille eshte skandaloze ,edhe cfare importohet :shumica perime,fruta,tekstile po keto produkte prodhohen edhe ne Shqiperi.Por konsumenti preferon prodhimet e huaja.Duhet sensibilizuar konsumenti sepse kur blene prodhimet e vendit ndikon drejteperdtrejte ne zhvillimin e ekonomise Shqiptare. Duhet te ndryshohet mentaliteti dhe te rritet respekti per vendin .Pa pasur respekt per Shqiperine prej vete Shqiptareve Shqiperia nuk mund te zhvillohet .Patriotizmi eshte gjithashtu i domosdoshem.Njerezit qe punojne ne administraten shteterore duhet te testohen per vlerat patriotike qe disponojne.Mungesa e patriotizmit sjelle korrupsionin ne administraten shteterore. Me nderime Ardi >>> ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |