| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Cfare po ndodh me te rinjte shqiptare???etel deti at ont.comThu Aug 17 17:17:35 EDT 2000
E lexova kete artikull mbi diplomatet shqiptare dhe te them te drejten u bashkova me mendimin e autorit. Ky fenomen "ethja per tu larguar nga Shqiperia ka prekur jo vetem diplomatet shqiptare por te gjithe shqiptaret e sidomos brezin e ri, intelektuale te cilet mund te sjellin ndryshime ne Shqiperi. Mjafton te reflektojme vetem per nje cast mbi emigracionin masiv te te rinjve shqiptare ne vendet e botes per te kuptuar se sa shprese ka Shqiperia per tu rimekembur. Une jam nje studente juridiku(se shpejti) qe shpreson nje dite te kthehet ne Shqiperi per te ndryshuar aq sa mundem, e kur i shpreh keto mendime shokeve te brezit tim reagimet qe marr jane cinike. "c'te ben te kthehesh ne Shqiperi? atje s'ka te ardhme" Kjo gje me ka bere te mendoj shpesh per ate qe po ndodh me mentalitetin tone. Shume rralle jane ata qe mendojne te praktikojne profesionet qe kane fituar ne vende te huaja ne Shqiperi. Ndonjehere, kur flitet per shqiperine te duket se cdo gje ka marre fund, se s'ka me shprese. Cfare po ndodh me ne??? Te ashtuquajturit politikane shqiptare nuk jane ne gjendje te mendojne per te ardhmen e Shqiperise. Kujt do ti perkase te rinovoje sistemin? Ndoshta nje dite shume nga ne qe jemi larg shqiperise do te ndiejme nevojen per te pare shqiperine nje vend te cliruar nga mediokriteti e korrupsioni. Eshte me te vertete e trishtueshme qe te krahasohemi me vendet e botes se trete. Ethel Haxhiaj Texas, U.S.A Etel H.
More information about the ALBSA-Info mailing list |