Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Klan:Sllavet e Shkodres

Kreshnik Bejko kbejko at hotmail.com
Thu Aug 17 11:56:55 EDT 2000


Ne, sllavet e Shkodres

Nje fshat me po aq probleme si cdo fshat shqiptar. Por qe nje dite kerkoi 
t'u jepte fund te gjithave duke u mbartur ne Jugosllavi. Ku i priste nje 
aventure. Historia e paprecedent e sllaveve te vetem ne bote qe nuk urrehen 
me shqiptaret

Nga Sokol Shameti

Era qe fryn nga Veriu i perkul pa u lene as edhe nje pauze qetesie pemet 
gjetherralla te rruges nga Shkodra per ne kufirin malazez. Pasditet ne keto 
ane s'dihet perse ngjajne me gri se diku tjeter. "Eshte ngjyra qe pasqyrohet 
nga thellesite e Liqenit", thone fshataret. Siluetat e tyre shfaqen here pas 
here duke ecur te vetem neper fushe. Nje kishe ortodokse e ritit sllav e 
cila shquan qe larg me kryqin mbi kupolen e gjere boje kafe, eshte shenja e 
vetme dalluese e Vrakes ne ane te rruges. Kisha eshte simboli qe e vecon 
kete fshat nga dhjetera te tjere qe shfaqen dhe zhduken pa pushim ne te 
majte dhe te djathte te asfaltit cuditerisht jo edhe aq te vrare te rruges 
nacionale per ne kufi.


Radisha Sterkovic, nje nga te paktet qe nuk pranuan te kolonizojne fshtrat 
kosovare

Vetem shtate kilometra larg Shkodres, Vraka ne fakt me prane ka kufirin ujor 
me Malin e Zi nga i cili e ndajne vetem capak qindra metra toke deri ne 
Liqen. Rreth dyqind banore te ketij fshati te njohur ne mbare Shqiperine per 
shkak te minoritetit te tij malazez, jane frekuentuesit e vetem te kishes. 
Te tjeret jane shqiptare katolike ose myslimane. Dyqind vete eshte 
katandisur prej dhjete vjetesh i gjithe komuniteti i vrakacoreve te cilet ne 
fillim te viteve nentedhjete numeronin rreth 2000 individe dhe perbenin 
njerin nga minoritetet e permendura ne Shqiperi pas atij grek dhe maqedonas. 
Shkaku i boshatisjes se Vrakes eshte akoma aty ne rruget e pashtruara te 
fshatit, ne shtepite e tij te varfra me elektricitet te pamjaftueshem. Kurse 
pasoja ndodhet qindra kilometra larg Shkodres. Ne Kosove. Prane Pejes, ku me 
1992 autoritetet jugosllave instaluan me shpejtesi parafabrikatet e Nova 
Vraka-s (Vrakes se re). Nje fshat kolonesh malazeze te cilet ne te vertete 
nuk ishin gje tjeter vecse fshataret e shperngulur me deshiren e tyre nga 
Shqiperia me shpresen e nje jete me te mire ne Jugosllavine e Milloshevicit.

Radisha Sterkovic eshte nje fshatar trupmadh te cilin banoret e mbajne mend 
perhere duke shetitur me bicikleten e tij te vjeter neper rrugicat e 
fshatit. Te gjithe e pershendesin kete malazez qe banon se bashku me 
prinderit pleq, gruan dhe dy djemte e vegjel ne nje nga lagjet lindore te 
Vrakes, ndonese ne fshatin tashme me strukture etnike te ndryshuar, te dyja 
komunitetet me shume nuk perzihen fare me njera tjetren sesa bashkepunojne. 
Radisha eshte nje nga te paktet qe nuk pranoi te qendronte ne Jugosllavi me 
1992, por qe u kthye se bashku me familjen e tij ne trojet stergjyshore te 
Vrakes shqiptare ku jeton akoma. Ai tregon historine e fshatit te vetem qe 
me deshiren e tij braktisi ketu e tete vjet me pare gjithcka, per t'u hedhur 
ne aventure ashtu sic ishte, qindra kilometra me tej. Me shpresen se do te 
jetonte me se fundi mes vellezerve te gjakut te Cernojevicit. Por qe nje 
politike e cmendur ballkanike i perdori si statistika te mundshme per te 
nderruar strukturen etnike te nje Kosove te pergjakur dhe armiqesore ndaj 
cdo dyndjeje te re kolonesh sllave.

"Me 1991 ndodhi arratia e pare. Nje grup i madh te rinjsh malazeze nga Vraka 
kapercyen kufirin dhe u hodhen ne Jugosllavi. Mund te ishin disa dhjetera. 
Per ta nuk pati pengesa sepse Shqiperia sapo kishte nisur ta lejonte hapjen 
me boten e jashtme", tregon Radisha. Me pare, ne kohen qe Vraka ishte nje 
nga kooperativat e dalluara te Shqiperise socialiste, ai kishte qene 
veteriner, por ne fillim te viteve nentedhjete edhe ne ekonomite fshatare te 
zones se tij kish nisur te "kendonte" varferia. Dyzetvjecari tregon se pas 
largimit te grupit te te rinjve, banoret e fshatit kerkuan nje takim me 
autoritetet lokale te Shkodres. "U thame se donim te iknim. Jo se kishim 
ankesa ndaj Shqiperise, perkundrazi, por ne Jugosllavi ishte toka e te 
pareve tane", tregon Radisha. Ka akoma njerez s'i kane harruar pamjet qe 
transmetoi atehere televizioni shteteror se si u nisen nga Vraka autobuset e 
mbushur me fshataret e perlotur qe linin vendin ku kishin lindur. Ishte 
fillimi i vitit 1992.

Ajo qe nuk u mor vesh kurre, ishte ajo cfare ndodhi me pas me grupin e 
fshatareve qe iken nga Shqiperia. Nje histori te cilen jane te pakte 
vrakacoret qe duan ta kujtojne e jo me t'ua tregojne te tjereve. "Mendonim 
se do te na prisnin vellezerit e nje gjaku, por malazezet nuk u afruan te na 
jepnin as nga nje kokerr veze. Na ndane ne dy grupe, grate vec dhe burrat 
vec. Kam jetuar per disa muaj ne nje kamp ne Cetinje, 150 kilometra larg 
pjeses tjeter te familjes. Me ne fund disa zyrtare erdhen dhe na shtruan dy 
mundesi. 'Ose do te vendoseni ne Kosove, ose kthehuni ne Shqiperi'. Shumica 
iu binden urdherit", tregon Radisha. Ai se bashku me rreth 200 te tjere 
preferuan kthimin.

Rreth tete kilometra larg Pejes, ne rrugen qe e lidh kete qytet me Gjakoven, 
u ndertua fshati i Nova Vrakes. Malazezet e ardhur nga Shkodra qendruan aty 
deri ne veren e vitit qe shkoi. Me pas, Vraka e re u shperngul serish. Keta 
njerez qe pranuan te bashkepunojne me regjimin per kolonizimin e Kosoves, u 
kthyen perseri ne Mal te zi, ku ndodhen edhe sot te shperndare ne disa 
kampe. Per rikthim ne Shqiperi, ne Vraken e pare te origjines as qe behet me 
fjale.

Nderkohe, pjesa tjeter e bashkefshatareve qe nuk deshen te perzihen ne kete 
histori vazhdojne jeten e tyre atje ku linden. Ne Shqiperi, me ndoca te 
holla me pak, por me ndergjegjen pa njolla perpara fqinjeve te tyre 
shqiptare.

Radisha tani i kalon ditet ne Vraken e tij prane Shkodres duke shetitur me 
bicikleten e modelit te shkuar neper rruget gjithe pluhur dhe duke u 
perpjekur qe te shese ndonje mall ne Mal te zi. Kjo ndodh vetem kur rojet e 
ushtrise serbe jane me humor te mire dhe i lene te kalojne fshataret e 
kendej kufirit. "Nuk na bejne ndonje privilegj meqe jemi sllave. Ata 
sekuestrojne gjithcka qe dyshojne se mund ta gjalleroje tregtine mes nesh 
dhe malazezeve", tregonte Radisha Sterkovici para se ushtria jugosllave te 
ndermerrte nje aksion per bllokimin e qarkullimit te lire te qytetareve nga 
Shqiperia per ne Mal te Zi dhe anasjelltas javen qe shkoi. Ne fakt fshataret 
malazeze te Vrakes - natyrisht edhe ata shqiptare - nuk kane ndonje mendim 
pozitiv per politiken e Jugosllavise dhe per politiken ne pergjithesi. Me 
plaku i komunitetit malazez, Gojo Pere, me te marre vesh se ne fshat kishin 
ardhur gazetare qe interesoheshin per malazezet e "qepi" - ne kuptimin e 
plote te fjales - gojen. Ai madje i tha te mos fliste asgje edhe gruas se 
tij qe vinte verdalle neper oborr duke mermeritur dicka ne dialektin malazez 
te serbo-kroatishtes qe flasin vrakacoret. "Mos na ngaterroni me politiken 
mor djem. Ne fshatin tone askush nuk eshte marre ndonjehere me te prandaj 
asnjehere nuk kemi patur probleme mes nesh", thote plaku Gojo. Por kur me 
pas biseda midis miqve te ardhur nga larg me ne fund do te ngrohet, Gojo do 
te tregoje me gjysme zeri se ne darke te gjithe banoret e fshatit presin me 
zemer te ngrire perfundimin e nje takimi koke me koke midis "Millos sone dhe 
atij Sllobos ne Beograd". Nuk ka se si te jete tjeter. Njerezit e 
minoritetit jetojne njekohesisht ne dy realitete. I pari, ai i perditshmi 
dhe me i dukshmi i nxit te flasin pak, te punojne token e tyre dhe te 
festojne se bashku me fqinjet shqiptare. Tjetri, eshte thirrja e lashte e 
gjakut sllav per te cilen askush nuk mund t'u vere faj perse u rrjedh neper 
damare. Eshte kjo thirrje qe i ben te vemendshem per cdo gje qe ndodh matane 
kufirit nga ku erdhen qindra vjet me pare. Prandaj vrakacoret presin me 
shqetesim: "si do te shkoje takimi i Beogradit?".

Ne shtepine e Radisha Sterkovicit, me nje dere te madhe dykanateshe dhe me 
nje oborr te bollshem te mbuluar nga hija e nje hardhie rrushi te bardhe, 
nena e tij qe rri ulur ne nje karrige prane deres thote "Zdravo, 
mireseerdhet!". "Urdheroni brenda se pastaj do na shani e do te thoni se nuk 
dime te presim miq", thote duke qeshur Radisha. Energjia elektrike brenda 
dhomes se ndenjies ka dite qe vjen me nje tension aq te ulet saqe nuk punon 
asnje elektroshtepiake. Madje as televizori nga ku te gjithe presin lajme te 
mira nga kufiri. "Une nuk kam aspak turp nga origjina ime sllave", thote 
Radisha. Radisha do te thote "punetor" dhe mjekeroshi qe ka kete emer thote 
se ka jetuar vecse duke punuar ndershmerisht. "Ketu as nuk na kane 
privilegjuar as na kane persekutuar per shkak te origjines", thote ai. Per 
cudi ne fshat e kujtojne me nostalgji periudhen e regjimit komunist. Eshte 
nje nostalgji e ndryshme nga ajo e qytetareve qe mbajne mend rruget pa 
pluhur dhe rendin per t'u pasur zili. "Atehere vrakacoret ishin njerez te 
nderuar. Punonim shume dhe vleresoheshim. Nga ky fshat kane dale mbi 100 
djem e vajza te diplomuar ne shkolle te larte", thote gjithe krenari 
Radisha. E vetmja gje qe u mungonte fshatareve te kesaj ane ishte komunikimi 
me malazezet e pertej kufirit. Me atdheun e origjines. Kjo ishte arsyeja pse 
iken fshatce me 1992. Tani per tani, vrakacoret nuk dine asgje per fatin e 
miqve te tyre qe u larguan se bashku me ushtrine jugosllave nga Kosova. "I 
kane kthyer prape ne kampet e Cetinjes me duket", thote nje fshatar i 
Vrakes. Dy familjet e vetme me refugjate kosovare qe erdhen nje vit me pare 
ne Vrake, nuk pranuan te qendronin ne shtepite e minoritareve qe ua hapen 
ato me bujari. "Ne biseduam me ta, por ata deshen te rrinin tjeterkund", 
thote Radisha. Ne fakt nuk duhet te kete qene e lehte per kosovaret me 
mendjen akoma te mjegulluar nga rrenojat e qyteteve te tyre e sidomos te 
Pejes per te cilen deshmite e luftes tregojne per nje pjesemarrje vullnetare 
te koloneve malazeze ne djegien e saj. "Ne nuk kemi te bejme me ta. Ato qe 
ndodhen ne Kosove nuk i pelqyen askujt prej nesh", thote Radisha, "ne 
jetojme ne Shqiperi, kemi token tone qe e punojme dhe fqinjet tane me te 
cilet kalojme mire". Nje femije, ulet ne krah te Radishes. "Eshte Momiri. 
Djali im. E quajta keshtu sepse kishte nje periudhe qe simpatizoja 
Bullatovicin, por tani jam penduar", thote babai duke i perkedhelur floket 
te birit qe e mban trupin drejt me nje krenari te pazakonte per femijet e 
moshes se tij. Fundja ai s'ka perse t'i vije turp. Nuk ka per t'u bere 
kryeminister i Malit te Zi qe flirton me Milloshevicin e serbeve. Ai do te 
mbetet thjesht i biri i Radishes, ish veterinerit te papune te Vrakes. Mund 
te marre shume nga karakteri i te atit. Ka se c'te gjeje aty. Guxim, per 
shembull. Radisha thote pa e care fare kryet, se nese ka pasur ndonje shenje 
persekucioni ndaj minoritetit malazez ne Shqiperi, kjo ka qene mungesa e 
perhershme e shkollave ne gjuhen amtare. Mirepo vrakacoret nuk qahen edhe aq 
shume per kete. "Gjuhen e mbajme vete gjalle neper shtepite tona", qesh 
Radisha me ate gazin e zhurmshem te njeriut optimist. Minoritaret e Vrakes 
kane grupimin e tyre te quajtur Shoqata "Rozafa-Moraca" ku pervec tyre bejne 
pjese edhe anetaret e minoritetit sllavo-mysliman te Shkodres qe quhen 
"podgoricane". Ne pamje te pare duket cdo gje ne rregull. Por fshataret 
malazeze te Vrakes kane nje peng qe nuk i le te qete. Ngjan si nje mundim qe 
s'duan ta thone por qe kuptohet sa here qe dikush i quan malazeze ndersa 
banoret e tjere, shqiptare. Kur kryeministri i Malit te Zi vizitoi Shkodren 
ca muaj me pare, as qe ndaloi ne fshatin e tyre ndonese ata kishin dale anes 
rruges per ta pritur. "Erdhen vetem ca anetare te delegacionit", tregojne 
fshataret. Ne fakt vrakacoret kane disa vjet qe po bejne zbulimin e hidhur 
se nuk jane edhe aq te shtrenjte sa kujtonin per kusherinjte e tyre te 
matane kufirit. "Ua kam thene edhe nja dy gazetareve jugosllave qe erdhen 
para ca kohesh tek ne. Per ta thuajse nuk ekzistonim dhe benin sikur sapo na 
kishin zbuluar", tregon Radisha. Mali i Zi i ka harruar bashkekombasit e tij 
te Shqiperise. Te pakte ne numer vertet, por me nje krenari qe ndoshta 
meritonte me shume vemendje. "U kerkuam te na sillnin ca makineri bujqesore, 
te na siguronin ndonje treg shitjeje qe do te na mbante gjalle, por asgje. I 
vetmi favor, arsimimi pa problem i femijeve tane ne shkollat e atjeshme", 
thote i pakenaqur Radisha. "Sa per Shqiperine, ajo na ka dale borxhit. Toka 
iu shpernda te gjitheve ne Vrake pa bere as edhe dallimin me te vogel. 
Trajtimi na u be njelloj me gjithe te tjeret. Madje moren toke edhe ata qe e 
kishin braktisur fshatin per te ikur ne Jugosllavi. Nese punet nuk kane 
shkuar edhe aq mbare, kjo ndodhi per te gjithe njelloj, jo vetem per 
minoritetin sllav", thote fshatari i mire Radisha. Fati i tij ashtu si ai i 
bashkekombesve te tjere eshte percaktuar tashme. "Ne jemi shqiptare, ndaj 
s'ndahemi dot prej Shqiperise", tha Radisha kur po tregonte historine e 
bashkefshatareve te tij qe shkuan ne kerkim te rrenjeve ne Jugosllavi por 
per te cilet nuk dihet me asgje. "Mos harroni, ne jemi shqiptare. Vetem 
shqiptaret kane bese", perserit edhe nje here ne fund vrakacori Radisha tek 
porta e madhe e shtepise. Nga buzet qe dridhen te nenes se tij plake 
degjohet prape nje "zdravo" e fundit.

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list