| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kuksianet s'duan taksaKreshnik Bejko kbejko at hotmail.comTue Aug 15 12:48:17 EDT 2000
Në Kukës ka pasur të shtëna Kukës, 15 gusht (Kosovapress) - Njoftohet se në Kukës ka pasur të shtëna, ndërkohë që policia shqiptare është konfrontuar me tregtarë të vegjël të armatosur, për të hapur rrugën që ata kishin bllokuar pranë kufirit me Kosovën. Fshatarët e Perbregut kishin bllokuar rrugën tri ditë më parë për të protestuar kundër tarifave doganore që atyre u duhet të paguajnë për të sjellë një sasi të vogël sendesh ushqimore dhe mallra të tjera nga qyteti i afërt kosovar i Prizrenit. Njoftohet gjithashtu se fshatrat përreth kanë filluar të përkrahin protestën, duke krijuar bllokime të tjera të rrugës. Po ashtu, edhe ndërtesa e policisë lokale në Kukës është sulmuar me armë nga një turmë e indinjuar, mirëpo nuk njoftohet për plagosje të rënda gjatë konfrontimit. Kukësi mes kontrabandistëve dhe policisë Tiranë, 15 gusht (Kosovapress) - Kukësi kalon orë të vështira mes njerëzve që policia i quan kriminelë, tregtarë të vetëquajtur dhe policëve, që po bëjnë të pamundurën për të hapur aksin rrugor Kukës-Morinë. Ngjarja ka filluar të hënën paradite, më 14 gusht, kur disa tregtarë kanë bllokuar këtë rrugë, të ndihmuar edhe nga disa banorë të fshatrave përreth qytetit të Kukësit. Sipas Ministrisë së Rendit të Shqipërisë, policia e prefekturës së rrethit të Kukësit, ka marrë të gjitha masat për të zhbllokuar këtë aks rrugor dhe e ka realizuar sot në mëngjes, në orën 10.00. Për ngjarjen e dy ditëve të fundit, Zyra e shtypit e Ministrisë së Rendit Publik, deklaron sot se policia është e vendosur për të goditur pa hezitim çdo lloj veprimtarie kriminale. "Tërheqje prapa përballë presioneve, që mund të vijnë nga grupet ose individët kriminelë. Kontrabandistë dhe trafikantë nuk do të ketë",- deklarojnë zyrtarë të kësaj ministrie. ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |