| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Vetëelegji në tri akte e një ushtari të vrarë të UÇK-sëUk Lushi juniku at hotmail.comTue Aug 15 05:16:58 EDT 2000
Vetëelegji në tri akte e një ushtari të vrarë të UÇK-së Akti I Paska ardhur pranvera shqiptarë kahdo që jeni- mos qani mos qani për mua unë isha ushtari i UÇK-së ju desha të gjithëve dhe shpresoj se edhe ju me deshët nuk kam të them më shumë dheu ma ka mbuluar trupin qiellin se shoh dielli a mos ka renë në oqean mollët a kanë luluar nëna a i ka blerë syzet shelgjet a janë thyer në piptha ah pranvera paska ardhur Akti II Paska ardhur pranvera ballkanas kahdo që jeni- mos qani mos qani për mua unë isha ushtari i UÇK-së ju desha të gjithëve dhe shpresoj se edhe ju do të më doni nuk kam të them më shumë ende e ndiej nxehtesinë e plumbit që më përshkoi zemrën hapeni varrin tim hiqmani këtë dhe mbi trup qiellin ta shoh diellin tek ngritet në horizont vajzën që e lashë shtatzanë djalin tim në paqe ah pranvera paska ardhur Akti III Paska ardhur pranvera njerëz kahdo që jeni- mos qani mos qani për mua unë isha ushtari i UÇK-së ju desha të gjithëve dhe shpresoj se edhe ju do të më doni nuk kam të them më shumë unë nuk do të ngritem kurrë unë nuk do të kthehem kurrë ju lutem hapini zemrat me çelësin e gjakut tim dhe humbeni atë çelës që kurrë t' mos mund ti mbyllni më ju flas unë ushtari i UÇK-së nga një varr masiv ju lutem ma ndizni një qiri mbi këtë varr ta shoh dritën në fundin e tunelit që s' arrita ta shoh përsgjalli unë nuk nuk munda ndryshe mu desht ta zgjedh lirinë ju lutem unë nuk kam të them më shumë ah pranvera paska ardhur Uk Lushi ________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |