Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Edhe nje perpjekje tjeter per te ndryshuar atmosferen

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Fri Aug 11 09:58:02 EDT 2000


Besoj se nuk jam e vetmja qe kam takuar njerez qe dine fare pak ose asgje 
per Shqiperine. Ne ato momente deshperimi kam ndjere me shume se kurre 
lidhjen me ate vend dhe ata njerez te dashur si dhe nevojen per te ndryshuar 
kete realitet te hidhur. Mbreme, tek shihja dokumentarin  e BBC-se 
"Forgotten Land -Tales from Albania" ndjeva sesi nje ze i brendshem 
bashkohej me zerin e Mimoza Ahmetit, intervisten e se ciles po mundohem ta 
riprodhoj pjeserisht.
...Someone asked me once "Do you feel that Albania ia now part of the 
world?"
I answered him "Do you think that the world is the world without Albania"?
But at the same time I felt inferiority for my nation. But I don't feel 
inferiority as a person. No, I feel broken. It is very hard for me to get 
all my parts to be one to bein from the beginning...

Poezia e meposhtme eshte shkruar pas dokumentarit. Faleminderit Nardi per 
videon dhe frymezimin.

"Toka e Harruar"

Kudo me del perpara imazhi yt,
imazhi yt qe me asfikson,
e me ben te ndjehem njeqindfish fajtore.
Te perkedhel cdo mengjes
ne rrudhat e vockla qe me shtohen te syte,
te shoh tek thinja e pare
qe vetes dhe ty mundohem t'ia fsheh.
Te humbas ne endrra dhe rend te te kerkoj.
Te gjej ne syte pa jete te prinderve te mi
tek pine kafen te mallosur e llumin zhbirojne.
Te pertyp ne castet e vetmise,
bashke me lotet e mallit,
kur veten s'e genjej dot me se jam e forte.
Sa shume te dua, vendi im,
e sa me shume vuaj, aq me shume te cmoj!
Do vonohem pak kete here.
E di qe do ma falesh marrezine,
e do t'me pranosh serish ne gjirin tend,
ti, i paperseritshmi vend,
qe me ke dhene te shtrenjtin emer.

Boston, Gusht 2000

Me shpresen se te tjere do me pasojne...
Diten e mire,
Irma

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the ALBSA-Info mailing list