| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KOHA JONEaalibali at law.harvard.edu aalibali at law.harvard.eduTue Aug 8 23:31:58 EDT 2000
Himare, bllokohet anija greke qe merrte rere Zenepe Luka Vlore - Ndalohet grabitja e reres nga anija greke. Dje ne mengjes policia e Vlores beri bllokimin e anija greke "Camunicy" ndersa do te bente ngarkesen e radhes me rere ne plazhin e Himares. Ka qene nje reagim i ashper i drejtuesve te distriktit detar per bllokimin e saj pasi anija nuk ka respektuar ligjet e detit. Keshtu, eshte futur ne ujrat tona pa vene ne dijeni 24 ore perpara, eshte detyre e kapitenerise se Vlores kjo per t'i marre keto sinjale dhe per te lajmeruar distriktin, ndersa per te gjitha anijet qe futen ne port perfshi dhe ato qe sjellin pasagjere ky rregull zbatohet, ndersa nuk ndodh keshtu me anijen greke qe ngarkon rere ne Himare. "Ne do te kerkojme sekuestrimin e anijes pasi asnjehere nuk i eshte bindur urdherave tona, nuk na ka treguar as licencen me te cilen eshte pajisur dhe qe ngarkon rere ne plazhin e Himares. Por, gjithcka ka ndodhur dje per anijen tashme te perfolur pas nje mbledhje urgjente qe eshte bere ne prefekturen e Vlores nen drejtimin e prefektit Tare Hamo. Ai ka deklaruar mesditen e se martes per "KJ" se ne qender te ketij debati ku merrnin pjese dhe perfaqesues te uniformave blu dhe te distriktit detar ka qene pikerisht aktiviteti i kesaj anije, por jo vetem i saj. "Ne kemi dy anije greke me bashkepronare shqiptare, nje ne Sarande dhe tjetra ne Himare qe jane te pajisura me nje licence sipas nje ligji mineral nga drejtoria e pergjithshme e minierave dhe Ministria e Transporteve. Ne licencen qe tashme eshte rinovuar ne gusht per anijen Camunicy eshte cituar se asaj i vihet ne dispozicion 1.1 km katror plazh nga Jalta deri tek Perroi nen Iliaz. Por, ne konstatojme qe keto anije pervecse kryejne nje veprim arbitrar ndaj mjedisit tone merren dhe me trafik klandestinesh. Keto licenca jane dhene jashte nesh duke mosperfillur perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe aq me teper banoret vendas qe kane reaguar me te vertete ashper, ka thene prefekti Hamo ndersa mesohet qe po dje ai ka nisur nje informacion qeverise qe kerkon pezullimin e menjehershem te aktivitetit te dy anijeve. Bllokimi i anijes eshte kryer nga uniformat blu te Vlores dhe kete e deklaron per "KJ" shefi i komisariatit te policise nenkolonel Perparim Muho. Eshte bllokuar nga policia e Himares, thote ai dhe eshte marre ne ruajtje deri ne momentin qe te sqarohet plotesisht dokumentacioni i saj. Por, duket se anija greke Camunicy qe vjen nga porti i Pireut dhe hyn e del sa here te doje ne Himare duke sjelle dhe kurde nuk do ta kete te lehte te fitoje lirine e meparshme, kjo per shkak te zemerimit te himarioteve, por dhe drejtuesve te pushtetit vendor ne Vlore. Tashme, kerkojne zyrtarisht qe t'u hiqet licenca anijeve qe marrin rere nga plazhet e Himares dhe te Sarandes. "Shpresojme se kjo do te arrihet", thote nje burim ne prefekture megjithese ka zera qe prapa ketyre licencave jane njerez te rendesishem te pushtetit aktual.
More information about the ALBSA-Info mailing list |