Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Arkeologji

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Aug 7 20:17:31 EDT 2000


Varret ilire, të zbuluara pranë Gjirokastrës,
pezullojnë punimet në segmentin rrugor
Rruga e Jugut, nga ndërtuesit, në “pronësi” të
arkeologëve 
A.Xh.

Të shpëtohet çka të mundet nga mbeturinat e një varri
antik të gjetur tri javë më parë. Për këtë janë
pezulluar punimet në një pjesë të segmentit rrugor
Kakavijë-Gjirokastër. 
Pikërisht tri javë më parë, në korridorin Veri-Jug të
këtij segmenti, pranë kilometrit 9, ndërsa gërrmohej
për shtrimin e rrugës, punëtorët kanë pikasur,
rrënojat e një objekti arkeologjik, i cili formohej
nga blloqe gurësh të punuar. 
Sa kanë rënë në gjurmë antike, punëtorët kanë
ndërprerë punimet dhe është njoftuar Insituti
Arkeologjik, i cili ka dërguar në vendngjarje,
përfaqësuesin e Sarandës. Nëndrejtori i këtij
Insituti, Ilir Gjipali tregon se “fillimisht menduam,
se kemi të bëjmë me një varr të lashtë, por më pas,
vumë re se bëhej fjalë për një grumbull varresh, pra
një varrezë e hershme, ilire.”
Në datën 2 gusht një ekip nga ky Insitut, ka
mbërritur, në zonë, e cila ndodhet afërsisht pranë
fshatit Jergucat të Gjirokastrës. Në përfundim të
kësaj ekspedite, Gjipali thotë: “Tashmë kemi arritur
në përfundime të qarta. Kemi të bëjmë me varre
monumentale, që i përkasin periudhës helenistike, pra
shekullit III-II p.e.s.-në. Këto varre janë kryesisht
të grabitura dhe mendohet që të kenë një shtrirje më
të madhe. I përkasin një periudhe që, përafërsisht, ka
të bëjë me kohën e rënies së Ilirisë dhe pragun e
pushtimit romak. Edhe pse nga mënyra e gdhendjes,
vjetërsia apo struktura e varreve, pohohet vlera e
tyre arkeologjike, përsëri ne nuk e dimë, nëse do të
shpallen si objekte të Trashëgimisë Kulturore, pasi
shkalla e dëmtimit të tyre është tepër e madhe.” 
Ilir Gjipali vë re, se për nga mënyra e ndërtimit,
këto varre duhet të kenë qenë për njerëz të pasur dhe
grabitja e tyre ka ndodhur në kohërat e mëpastajme, me
dyndjet e shumta që nga antikiteti e deri në mesjetë.
Ato pohojnë për ekzistencën e një vendbanimi aty
pranë.”
Dhe, ndërsa kësaj radhe Insituti Arkeologjik ka hasur
në mirëkuptimin e firmës, që punon për ndërtimin e
rrugës, është vendosur, që, së shpejti, të fillojnë
gërmimet arkeologjike në një sipërfaqe 50-70 metra
katrorë
Ndërkohë qëndron i hapur gjyqi midis Institutit të
Monumenteve dhe firmës Maqedonase “Granit”. Kjo
histori zë fill vitin e kaluar, kur, ndërsa punohej në
segmentin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, janë zbuluar
objekte arkeologjike, të cilat ishin varre
monumentale. Por punimet në ndërtimin e rrugës nuk u
ndërprenë, megjithë kundërshtimete vazhdueshme të
Institutit të Monumenteve dhe specialistëve të
Arkeologjisë. Kështu, mbeturinat e varreve antike tani
janë përfund rrugës së ndërtuar.
Veç varreve të gjetura kohëve të fundit, dëshmi të
tilla, të një qytetërimi të lashtë, janë edhe varret
që janë gjetur në Kamenicë të Korçës, të cilat
përbëjnë një varrezë tumulare (në formë kodrash) dhe
aktualisht po gërmohet në zbulimin e plotë të tyre.
Momentalisht në Shqipëri (edhe sepse ligji mungon)
ndihet mungesa e arkeologut nëpër projektet e
ndërtimit. “Arkeologu është shumë i rëndësishëm në
projekte që kanë të bëjnë me gërmime apo devijime. Në
vendin tonë ku akoma fshihen pasuri kulturore të
nëntokës, roli i arkeologut merr një rëndësi të madhe.
Kjo gjë duhet sanksionuar me ligj”, - thotë
nëndrejtori Gjipali në mbyllje të bisedës.
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Kick off your party with Yahoo! Invites.
http://invites.yahoo.com/



More information about the ALBSA-Info mailing list