Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] tragjedi shqipetare

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Sun Apr 30 21:01:07 EDT 2000


Per ata pak anetare qe nuk mund te lexojne artikullin e percjelle ne liste 
nga Agroni, po percjell nje version shqip te tragjedise se vogelushit 
shqiptar, Klaudio Hoxha.


Irma

>
>NË RRETHIN E KOMOS, NË ITALI, NDODHI TRAGJEDI E RËNDË SHQIPTARE:
>
>PEDOFILI ITALIAN SHTATËMBËDHJETË VJEÇ E KA RRËMBYER DHE E KA MBYTUR
>VOGËLUESHIN TETËVJEÇAR - KLAUDIO HOXHA
>
>         Shkruan: Engjëll KOLIQI
>
>         Romë, 30 prill 2000. - Vite më parë, në Mariano Comense (afër
>Komos), ishin vendosur bashkëshortët: Sami e Anila Hoxha, nga Vlora, me
>fëmijët e tyre. Aty ata, të ikur nga varfëria, kishin filluar jetën e re
>mërgimtare - një jetë të rëndë fizikisht,  por të lehtë shpirtërisht, sepse
>me punën e tyre të ndershme (Samiu murator e Anila kamariere) fitonin para,
>për ta mbajtur standardin e jetës e për ta ndërtuar, ngadalë, një
>përspektivë të jetës në Atdhe - në Vlorën heroike. Familja Hoxha, në 
>rrethin
>e ri shoqëror ishin të nderuar dhe të respektuar. Ata i nderonte dhe i
>respektonte puna e tyre e palodhshme dhe jeta e ndershme, sipas normave të
>traditave të shëndosha shqiptare. Ata ishin të lumtur, për integrimin e 
>mirë
>në rrethin shoqëror dhe për faktin se me djersët e tyre po krijonin një
>përspektivë jete, në Vlorë, ku do të ktheheshin pas pak vitesh. Së paku
>kështu dukeshin - të lumtur, deri të martën e kaluar.
>
>Klaudio humbet pa gjurmë - ethet e frikës trondisin familjen Hoxha
>
>         Anila e Samiu e kishin edukuar të birin e tyre, që të jetë i
>kujdesshëm, sepse jeta është plot me rreziqe. Klaudio i vogël, i ndikuar 
>nga
>edukata e prindërve, nuk e merrte as edhe një sheqerkë nga të panjohurit.
>Mirëpo, kësaj radhe, mbase me venomin e kobit, ishte "mashtruar", sepse nuk
>kishte menduar që e keqja mund t'i vijë nga një i njohur, që banonte në të
>njëjtin pallat, vetëm dy kat më lart.
>         Pasditja e kobshme e së martës. Vogëlueshi Klaudio Hoxha, me 
>shokët
>moshatarë, po luante me top, para pallatit ku banonte. Afrohet vrasësi (një
>shtatëmbëdhjetëvjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, i cili po
>banonte vetëm dy kat më lart, në të njëjtin pallat, me familjen Hoxha).
>Ishte, pra, një i njohur, me të cilin shiheshin çdo ditë e nga i cili fëmiu
>nuk priste ndoj të keqe. E kap vogëlueshin për dore dhe i thotë të bëjnë
>bashkë një shëti të vogël. Klaudio, si fëmijë i pasherr pranon dhe hypë në
>motoçikletën e vrasësit.
>         Kalon koha - një orë, dy, tri... bie terri e thellohet nata dhe
>Klaudio nuk kthehet. Prindërit e shkretë i kap frika e paniku. Alarmojnë në
>organet shtetërore vendore. Karabinierët dhe policia fillojnë menjëherë
>hetimet dhe kërkimet, por pa sukses. Assesi t'i biejnë në gjurmë fëmijës së
>zhdukur. Kalojnë orët e ditët e ethet e frikës, për vdekjen e të birit,
>trondisin gjithnjë e më shumë shpirtin e prindërve.
>
>Pas tentimeve të kota për ta fshehur krimin - vetë vrasësi e pranon veprën.
>U telefonon karabinierëve:  - "unë e kam vrarë Klaudion"
>
>        Ankthi i frikës, përveç prindërve të vogëlueshit të zhdukur, i 
>kishte
>kapluar edhe vendësit - fqinjt e tyre, sa nga keqardhja, sa nga frika se
>jeta më nuk është e sigurtë as në fshatin e tyre. E vetmja temë bisede 
>ishte
>zhdukja e Klaudios së vogël. I ngushëllonin prindërit, duke u thënë se 
>djali
>do të gjendet, por...  Të vetmit, që shtonin dyshimin ishin: vrasësi dhe e
>ëma e tij, e cila mbase do të ketë qenë e informuar nga i biri i saj
>(homoseksual e pedofil) vrasës. Qëllimi i tyre ishte - të humbnin gjurmë.
>Vetë vrasësi, disa herë kishte deklaruar se Klaudio mund të jetë rrëmbyer
>dhe vrarë nga magjupët (romët), të cilët jetojnë "roullotat", afër kampit
>sportiv. "Më vjen keq, se e kam pasur si mik të mirë" - thoshte vrasësi. E
>ëma e tij e kishte ndalur në rrugë Anila Hoxhën dhe i kishte thënë: "Zonjë,
>kam shkuar te magjistarja, për të mësuar diçka për fatin e Klaudios dhe ajo
>më ka thënë se ai mund të jetë i vrarë, në zabel" (duke i përmendur mu
>zabelin, në të cilin ishte vrarë).
>         Të premtën, pasdite - pak minuta pas orës 13, cingërron 
>"112-tëshi"
>i karabinierëve. Një thirrje nga kabina telefonike publike, aty afër. Nga
>kabina, zëri i vrasësit: - "E kam vrarë unë Klaudion. E kam fshehur në një
>gropë, në zabelin e Arosio-s". Karabinierët e kanë zgjatur bisedën
>telefonike, për pak më shumë se dy minuta, derisa skuadra për ndërhyrje të
>shpejtë ka mbërritur te kabina, prej ku ka telefonuar vrasësi dhe e kanë
>kapur, derisa po bisedonte me karabinierin kujdestar.
>
>Mbas afër tri orë prindërit, në trotoarin para banesës,  marrin lajmin e 
>zi.
>Babë Samiu bërtet, jashtë kontrollit: "Ku e kam djalin, ku e kam djalin..."
>Nënë Anila, pasi lëshon britma të paartikulluara (në gjuhën shqipe), humbet
>dhe më as nuk han, as nuk pin, as nuk flen.
>
>         Sapo e kishin kapur vrasësin, karabinierët, bashkë me te kishin
>shkuar në vendin e krimit. Aty e kishin gjetur kufomën e Klaudios së
>shkretë, të mbuluar me gjethe e me bari, në një gropë, afër një cungu të
>lartë e të tharë të një lisi. Në fytyrën e vogëlueshit janë vërejtur gjurmë
>dhune, kurse nga autopsia është vërtetuar se dhunimi seksual nuk është
>realizuar. Dhe, mu për shkak të refuzimit, vogëlueshi ka humbur jetën. Vetë
>vrasësi ka pranuar në hetuesi, se kur e ka "përqafuar" Klaudion, vogëlueshi
>ka bërtitur. Ai ka filluar ta përdor dhunën fizike dhe e ka futur në zabel.
>Meqë Shqiptari i Vogël nuk ka pranuar në asnjë mënyrë "lojën seksuale" me
>një homoseksual e pedofil të "racës së civilizuar europiane",
>maniaku-killer, nga friga se çuni do të alarmojë familjen dhe opinionin e
>rrethit, e ka mbytur, duke e furur.
>         Karabinierët, rreth orës 16 të së premtes së zezë të 28 prillit, 
>ua
>kumtojnë prindërve lajmin e zi, për vrasjen mizore të të birit, nga fqinji
>vrasës, të martën e zezë të 25 prillit. Me të dëgjuar lajmin tragjik, Babë
>Samiu, kishte kapur kokën dhe, pakontrollueshëm, kishte bërtitur: "Ku e kam
>djalin, ku e kam djalin..." Nënë Anila, poashtu, kishte lëshuar britma në
>gjuhën shqipe - të paartikulluara nga dëshmitarët e pranishëm. Përveç
>vëllait të Samiut dhe disa të afërmve të tjerë, me të dëgjuar të lajmit të
>kobit tragjik, aty ishin mbledhur pothuajse të gjithë vendasit, të cilët -
>të tmerruar nga turpi, i ngushllonin prindërit dhe të afërmit e Klaudios
>tetëvjeçar, i cili kishte rënë viktimë e pedofilisë homoseksuale, në zemër
>të Europës. Mbase dikush edhe këtë dukuri, që merr jetëra fëmijësh të
>pafajshëm, e quan një lloj "norme të civilizimit"?! Anila, prej çastit, kur
>ka marrur lajmin e zi, më nuk ka ngrënë, nuk ka pirë, as nuk ka fjetur. Të
>shtunën i është dhënë ndihma mjekësore, por nëna e shkretë, ende spo mund 
>ta
>marrë veten. E ka shumë vështirë të pajtohet me këtë të vërtetë, që të
>tmerron edhe në ëndërr. Kurrë s'kish paramenduar se fëmija i saj do të
>vritet, në zemër të Europës, pse ka refuzuar të ketë marrëdhënie seksuale 
>me
>një maniak.
>
>Shteti hesht, kurse vendasit kërkojnë dënim me vdekje për vrasësin. Nga
>mbarë Italia vijnë ngushllime për familjen Hoxha dhe akuza për organet
>shtetërore, që këso ligjesh të buta po rrezikojnë jetën e njerëzve të
>pafajshëm. Ka ngritur zërin e arsyes edhe hierarkia kishtare.
>
>         Është për t'u çuditur, fakti që përveç deklaratave të 
>karabinierëve
>dhe të hetuesisë e të ekspertëve që po ndriçojnë realizimin e këtij krimi,
>askush nga institucionet shtetërore të Italisë, së paku deri tash, nuk 
>është
>kujtuar t'i thotë dy fjalë ngushlluese për familjen Hoxha, as dy fjalë
>gjykimi para opinionit italian. Kur ndodh ndoj krim, shumëfish më i lehtë 
>>krahasim me këtë, i kryer nga shqiptarë, përfaqësues të organeve qeveritare
>nuk ngurrojnë të dalin me deklarata se mafiozët shqiptarë janë shumë të
>rrezikshëm dhe të egër dhe dijnë të vrasin edhe pa ndoj motiv, ose për
>motive shumë të ulta. Si mund  të mos dyshojmë në ksenofobinë e aparatit
>shtetëror aktual të Italisë, ndaj mërgimtarëve shqiptarë në këtë vend.
>         Nga ana tjetër, nga mbarë Italia mbërrijnë ngushëllime për
>familjarët dhe farefisin e fëmijës së vrarë nga pedofili-killer. Edhe
>vendësit kanë reaguar shumë ashpër dhe kanë kërkuar që vrasësi të dënohet 
>me
>vdekje. Zëra qortues për drejtësinë italiane kanë dalur edhe nga burgjet,
>prej nga shumë të burgosur kanë kërcnuar, se nëse nuk dënohet ky vrasës me
>vdekje, atëherë do të likuidohet në burg, nga të burgosurit. Ndoshta edhe
>kjo mund të jetë arsyeja, që emri i tij nuk po publikohet?! Të shtunën u
>kumtua se karabinierët kanë evakuuar familjen e tij, në "një vend të
>sigurtë", nga frika për ndoj hakmarrje nga shqiptarët. Shumë shoqata
>humanitare kanë akuzuar aparatin shtetëror të Italisë për ligjet penale
>shumë të buta, që po rrezikojnë gjithnjë e më shumë lirinë, sigurinë dhe
>jetën e njerëzve.
>         Edhe hierarkia kishtare katolike ka ngritur zërin e arsyes, lidhur
>me këtë krim të papresedan. Kryeipeshkëvi i Dioçezit të Milanos - Kardinali
>Martini, duke e gjykuar ashpër krimin mbi Klaudion e vogël, ndër të tjera 
>ka
>thënë: "Ky delikt është një peshë e rëndë mbi ndërgjegjet tona. Ky gjest i
>pashembullt i dhunës, le të na shtyj të promovojmë një kulturë të
>respektimit të jetës". Të shtunën, e përditshmja e Vatikanit «L'Osservatore
>Romano» ka botuar një koment, me titull "T'i mobilizojmë ndërgjegjet", në 
>>cilin gjykohet ashpër krimi mbi vogëlueshin tetëvjeçar -  Klaudio Hoxha. Në
>këtë koment, ndër të tjera thuhet: "Ky është një delikt tepër i tmerrshëm, 
>i
>llahtarshëm dhe përbindësh, por edhe një dramë njerëzore e një të riu, të
>shndërruar në xhelat...të vigjilojmë të gjithë dhe t'i mobilizojmë
>ndërgjegjet në mbrojtje të jetës së njeriut - gjithnjë e më të ofenduar, më
>të shkelur, më të injoruar, më të mohuar, më të vrarë...Njeriu i sotëm ka
>nevojë, mbi të gjitha, ta zbulojë kuptimin e jetës, ka nevojë të dashurohet
>në jetën e vet dhe të të tjerëve, por më parë duhet të mësohet ta njohë atë
>(jetën), si vlerë të patjetërsueshme, që duhet mbrojtur gjithnjë dhe
>sidoqoftë".
>
>
>
>

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com






More information about the ALBSA-Info mailing list