Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Provokacion i rende i Janullatosit

irma spaho i_spaho at hotmail.com
Sun Apr 30 16:44:47 EDT 2000


>Durrës. Janollatosi përdhos autoqefalinë e KOASH-it në ditët e
>Pashkëve
>
>Kush urdheroi që epitafin ta mbajnë në krahe ushtarët grekë?!
>
>
>Skandalet e  kryepeshkopit të Shqipërisë Janullatos, nuk kanë
>ndaluar edhe në ditët e shenjta të Pashkeve. Gjatë marshgjergjis
>imt të
>besimtareve ortodoksë ditën e  të "Premtes së zezë" në qytetin
>e Durresit, besimatrët shiptarë janë ndodhur përballë një
>provokimi  dhe fyerje të paparë të organizuar nga Peshkopi i
>Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris,  Anastas Janullatos.
>Epitafin që  mbahet në krahë nga besimtarët gjatë këtij
>marshimi të shenjtë  në mënyrën më  provokative dhe të pa
>ligjshme, e mbanin ushtarë greke të kompanisë së instaluar në
>Tiranë. Të  veshur me uniforma ushtarake luftimi, me grada dhe
>simbole kombetare greke, këta ushtarë janë caktuar nga
>autoritetet e peshkopatës të mbajnë epitafin  gjatë këtij
>marshimi të detyrueshëm e të respektuar me fanatizëm nga të
>gjithë besimtarët ortodoksë. Kjo ka bërë që shumë besimtarë ta
>lënë më mes marshimin në formë proteste, ndërsa të tjerë  për
>të mos lënë në mes ritin,  kanë protestuar në mënyra nga më të
>ndryshmet. Ky provokim  është një shkelje e rëndë e ligjit të
>Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare  dhe përdhosja e radhës
>nga kryepeshkopi grek i saj Janullatos.
>Si në të gjitha liturgjitë e kishave ortodokse të vendeve të
>ndryshme, peshkopët luten për  popujt, ushtritë dhe qeveritë e
>këtyre vendeve. Edhe në Durrës  është kënduar kjo lutje "Për
>Republikën e Shqipërisë, ushtrinë dhe qeverinë, le t'i lutemi
>Zotit, Amin". Kjo lutje që bën krenarinë per besimtarët
>ortodokse  shiptare, është zhvleftësuar kur kanë parë që
>epitafin nuk e mbanin në krahë ushtarët shqiptarë, sipas
>kanunit të kishës por ushtarë grekë, që kishin ardhuar nga
>Tirana me dy automiete, një kamion me targë 90146 dhe një xhip
>ushtarak tip Benz.
>Ky provokim dhe shkelje e ligjit të KOASH-it u intepretua nga
>besimtarët ortodoksë të Durrësit dhe banorët e tjerë të
>pranishem në këtë moment, si një veprim i qëllimshem i kreut
>të kishës Janullatos. Në zonën e Durrësit ka shumë reparte
>shqiptare dhe do të ishte normale madje e detyrueshme që
>epitafin ta mbanin ushtarët e ushtrisë shqiptare, për të cilët
>besimtarët ortodoksë në këtë dite të shenjtë, kanë një lutje
>të veçantë.Provokimi  i turpshem i organizuar dje në Durrës me
>ushtarët grek, është një akt më shumi në llogari të
>kryepeshkopit, i cili po  shkatërron çdo ditë autoqefalinë e
>kishës sonë ortodokse. Ushtarët grek  që janë lejuar nga
>qeveria të rrinë në Shqipëri mund të vijnë e të festojnë si të
>gjithë ortodokset, pashkët, por mbajtje te epitafit  në
>territorin e Shqipërisë. Kudo që festohen pashkët është detyrë
>dhe nder i ushtrisë shiptare, për të cilët ne ortodokset si
>edhe besimtarët e feve të tjera në Shqipëri i lutemi Zotit  me
>një lutje të veçantë. Kjo përveç një shkelje të rëndë të
>kanunit të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, është edhe
>një fyerje e rëndë kombetare që mban firmën e kryepeshkopit
>Janullatos.
>
>Jorgo Thanasi
>55
>
>
>________________________________________________________________________
>Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com
>
>
>
>* Alb-Club at alb-net.com / Albanian Club Discussion List *
>____________________________________________________
>Alb-Club mailing list: Alb-Club at alb-net.com
>http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com






More information about the ALBSA-Info mailing list