Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] DHUNIMI PLAGË QË VËSHTIRË SHËROHET

Asti Pilika pilika at yahoo.com
Wed Apr 26 10:18:13 EDT 2000


DHUNIMI PLAGË QË VËSHTIRË SHËROHET

·      Ndikimi i mediave vendase e të huaja në
zhvillimin e hetimeve të rasteve
      të dhunimeve të femrave shqiptare gjatë luftës
në Kosovë
·      Femrat e dhunuara duhet të garantohen se nuk do
të fyhen e kritikohen
      nga rrethi kur flasin për fatkeqësitë e tyre
(HRW- Martina Vandenberg)
·      Shkrime skandaloze në mediat tona e të huaja –
shkelje imediate e
      së drejtës së femrës për ruajtjen e dinjitetit
dhe indivudalitetit të 
saj

Si trajtohet nga mediat tona çështja e dhunimit të
femrës shqiptare nga 
pjesëtarët e forcave të armatosura serbe para dhe
gjatë luftës në Kosovë? Sa 
hapësirë i jepet nga shtypi ditor, revista javore,
dyjavore apo mujore kësaj 
kaptine të dhimbshme dhe shumë të ndjeshme nga lufta e
 porsapërfunduar? A 
ka trajtime adekuate të kësaj problematike dhe a
shkohet nga ajo që sa më 
shumë raste që përshkruhen  bëhen me qëllim të
senzibilizimit të 
problematikës? Sa rëndësi i kushtohet rikthimit në
jetë dhe integrimit në 
shoqërinë tonë të femrave të dhunuara duke i
shfrytëzur mundësitë e këtyre 
mediave?  A kemi ne si shoqëri përvojë të mirëfilltë
në trajtimin e rasteve 
të tilla dhe rehabilitimin e femrave që plagën e
dhunimit do ta bartin të 
ndryrë në shpirt deri në fund të jetës? Sa janë në
gjendje familjet e 
femrave të dhunuara të ballafaqohen me realitetin dhe
t’u ndihmojnë vajzave 
apo nuseve të tyre në tejkalimin e thyerjes
shpirtërore që ato e kanë 
përjetuar?
Janë këto disa nga pyetjet që ne çdo ditë duhet t’ia
bëjmë vetes dhe t’u 
rikthehemi ditëve që po kalojnë, të vështrojmë prapa
se çfarë kemi bërë dhe 
sa kemi bërë deri më tani për ta lehtësuar gjendjen në
këtë drejtim. Janë 
publikuar rrëfime të ndryshme, natyrisht, pa të dhëna
konkrete të rasteve, 
janë publikuar shumë raporte të organizatave
qeveritare dhe joqeveritare 
ndërkombëtare e shumë pak  ose fare pak raporte të
organizatave vendase.


Cilat janë shkrimet që e kanë trajtuar këtë temë?

Në vazhdim do të shënojmë disa nga publikimet më të
rëndësishme që janë 
dhënë nga shtypi. Thënë më konkretisht, deri më tani 
është shkruar për disa 
raporte që kanë publikuar OKB, OSBE, FNUAP, HWR etj.
Gjatë periudhës së 
sulmeve ajrore të NATO-s mbi forcat serbe, atëherë kur
në Kosovë nuk është 
botuar  asnjë gazetë ditore apo revistë tjetër, në
shtypin ditor të 
shqiptarëve në Maqedoni është publikuar raporti i
Stejt Departamentit 
Amerikan, ku, sekretarja e shtetit, Medlin Olbrajt,
pastrimin etnik të 
forcave serbe në Kosovë e ka quajtur “… fushatë të
rrezikshme”. Në këtë 
raport thuhet se “forcat serbe po e përdorin dhunimin
si pjesë të pastrimit 
etnik, se numri i dhunimeve është shtuar në
vazhdimësi, kështu që, kur bëhet 
fjalë për dhunimet, mund të flitet për një fushatë të
organizuar. Brenda 
këtij raporti thuhet se shqiptaret e reja janë ndaluar
në një hotel në Pejë, 
ku pa mëshirë janë dhunuar nga ushtarët serbë”, (e
përditshmja shqiptare e 
Shkupit “Fakti”, 12.05.1999, faqe 4). Po në “Fakti”,
më 12 dhe 13 maj 1999, 
në faqen e fundit të gazetës, është dhënë një analizë
e shkurtër e 
ekspertëve të Tribunalit Ndërkombëtar (shkruar në
gjuhën angleze),  që 
merren me hetimin e krimit të dhunimit. Shkrimi
titullohet “Dhuna seksuale 
si krim ndërkombëtar” dhe është një analizë shumë e
rëndësishme.
E përditshmja “Flaka”, gjithashtu e Shkupit, e datës
24 maj 1999, ka shkruar 
  për raportin e publikuar nga OSBE, për krimet dhe
gjenocidin serb në 
Kosovë, ku thuhet se janë grumbulluar mbi 1400 dëshmi
për krime lufte e 
dhunime në Kosovë. Në raport thuhet se dëshmitë janë
grumbulluar nga gratë 
dhe vajzat e reja shqiptare, të cilat rrëfejnë për
veten e tyre (anonime) 
apo për shoqet e tyre dhe të afërmet që kanë përjetuar
dhunimin nga 
pjesëtarët e forcave serbe. Në “Fakti” më 26 maj 1999
është shkruar edhe për 
raportin e  FNUAP (Fondi i Kombeve të Bashkuara për
Popujt e Rrezikuar), të 
publikuar një ditë më parë. Në këtë raport të
publikuar nga OKB në Gjenevë 
thuhet – “Ushtarët serbë për çdo ditë ngarkonin me
kamionë nga 30-50 femra 
të reja shqiptare të cilat  i dërgonin në drejtime të
panjohura dhe 
mbylleshin me to për disa ditë me radhë në ndërtesa
ushtarake apo vendbanime 
të tjera të ushtarëve serbë.- Nëse ato refuzonin t’i
nënshtroheshin seksit  
- ose vriteshin ose digjeshin nga policët dhe ushtarët
serbë “.
Për dhunimet gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka
folur edhe Komisionarja 
e OKB për të Drejtat e Njeriut z. Mery Robinson. Ajo,
në raportin e saj, ka 
thënë: “Dhunimet e femrave shqiptare në shumë qendra
të Kosovës  janë kryer 
kryesisht nga paramilitarët e Arkanit dhe nga policët
serbë”. Në vazhdim ajo 
përmend një rast në Ponesh të Gjilanit ku pjesëtarët e
forcave të armatosura 
serbe kanë dhunuar në shtëpinë e saj një vajzë 20
vjeçare në prani të nënës 
së saj (“Bota sot”, 7.3.2000,faq. 3).
Në prag të njëvjetorit të fillimit të sulmeve ajrore
të NATO-s, përkatësisht 
më 21 mars 2000,  organizata joqeveritare humanitare
amerikane Human Rights 
Watch ka publikuar një raport prej 37 faqesh, ku janë
përshkruar 96 raste të 
dhunimeve të femrave në Kosovë. Lidhur me këtë raport
(i pari i këtij lloji) 
kanë shkruar “Koha ditore”, “Zëri ditor”  e  “Kosova
sot”, kurse e 
përditshmja “Dita” e ka publikuar këtë raport me
vazhdime për disa ditë me 
radhë.
Po ashtu, për këtë raport ka shkruar edhe ekspertja e
HRW Martina 
Vandenberg, (shkrim ky i botuar në tërësi në revistën
mujore për femra 
“Teuta” me titull “Krimet mbi bazë të gjinisë”,
(revista nr. 61,  prill 
2000, faqe 11). Martina Vandenberg, ndër të tjera,
thotë “… nëse gratë e 
dhunuara nuk flasin (nuk dëshmojnë), kriminelët që
kryen dhunën seksuale, do 
të shpëtojnë pa u ndëshkuar! Gratë e dhunuara duhet të
garantohen se nuk do 
të kritikohen nga rrethi  kur të flasin për këto
tortura”. Autorja e 
raportit M. Vanderberg deklaron se, në saje të
dëshmive që HRW ka 
grumbulluar, forcat e armatosura të Jugosllavisë dhe
të Serbisë janë 
përgjegjëse direkte për dhunimin sistematik të grave
dhe të vajzave 
shqiptare në Kosovë gjatë sulmeve ajrore të NATO-s .
Kurse zonja Zylfie 
Hundozi – Pallaska, neuropsikiatre, në shtojcën
“Extra” të revistës “Teuta” 
- të shtatorit 1999, ka shkruar një vështrim shkencor
për pasojat 
psikologjike të dhunimit të femrave, të titulluar
“Kthimi në jetën normale”, 
  faqe 16 – 17,  ku, në mënyrë shkencore, flet për
pasojat psikologjike të 
të dhunuarave dhe mënyrën se si duhet të trajtohen ato
nga rrethi që të 
rikthehen në jetën normale. Po kjo revistë, në numrin
e saj të tetorit 1999, 
ka organizuar një tryezë të rrumbullakët ku kanë marrë
pjesë psikologë, 
neuropsikiatër,  përfaqësues të Qendrës për Mbrojtjen
e Grave e të Fëmijëve 
dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të
Lirive të Njeriut. Temë 
diskutimi ishin raste të shumta të femrave të dhunuara
dhe fenomenin e 
dhunimit të femrës sonë nga pjesëtarët e forcave të
armatosura serbe.
Në të përditshmen “Zëri” është publikuar në tërësi
shkrimi i botuar në të 
përditshmen londineze “THE OBSERVER”, titulluar “Nënat
e dhunuara mallkojnë 
fëmijët e lindur, luftën, serbët dhunues…” (19  prill
2000, faqe 11) dhe 
“Foshnjat e dhunimit presin adaptuesit” (20 prill
2000, faqe 11), në të 
cilin shkrim, ndër të tjera, thuhet se grupet lokale
humanitare kanë 
konstatuar se vetëm në janar të vitit 2000,  në
Kosovë, kanë lindur rreth 
100 foshnja, etërit e të cilëve janë dhunuesit serbë?!
Kjo gazetë rrëfen për 
vështirësitë që hasin ekspertët dhe hulumtuesit
ndërkombëtarë dhe vendas në 
evidencimin e këtyre rasteve për shkak se shumica e
femrave të dhunuara nuk 
pranojnë se kanë qenë të dhunuara, mirëpo, për to më
tepër mund të mësohet 
nga rrethi dhe dëshmitarët  eventualë, që i kanë parë
në momentet kur ato 
janë marrë nga forcat serbe. Lidhur me këtë shkrim
menjëherë kanë reaguar 
autoritetet udhëheqëse të Klinikës Obstetrike –
Gjinekologjike në Prishtinë. 
Ky reagim është botuar në të përditshmet “Koha ditore”
dhe “Zëri” më 20 
prill 2000 dhe në të thuhet se nuk është e vërtetë se
kohëve të fundit kanë 
lindur shumë fëmijë të dhunuesve serbë, sepse nuk do
të thotë që çdo dhunim 
ka përfunduar me shtatzënësi. Ata dëshmojnë, po ashtu,
se shumë raste të 
shtatzënësive të tilla janë paraqitur para disa muajve
dhe janë parandaluar 
në këtë spital.

Dhunimi seksual – krim kundër njerëzimit

      Në vështrimin “Dhuna seksuale si krim
ndërkombëtar” (“Fakti”, 12 e 13 maj 
1999) ekspertët e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të
Luftës theksojnë se 
aktet e dhunës seksuale  trajtohen në kuadër të
juridiksionit të ICTY 
(Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Jugosllavi)
dhe të ICTR 
(Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në
Ruandë). Ata, me shembuj të 
ndryshëm të dhunimeve, e elaborojnë këtë çështje në
mënyrë shkencore dhe 
juridike.   Këto Tribunale e specifikojnë dhunimin
seksual deri në shkallën 
e  definicionit të akteve, të cilat mund t’i
konstituojnë  krimet kundër 
njerëzimit. Këta ekspertë potencojnë disa segmente të
juridiksionit të të dy 
Tribunaleve Ndërkombëtare për Krime të Luftës, të
cilat, në statutet e tyre, 
dhunimin seksual e konsiderojnë si:
      -  krim kundër njerëzimit,
      -  gjenocid,
      -  shkelje të ligjeve të luftës,
      -  torturë,
-  krim të luftës në konfliktet e armatosura midis dy
vendeve,
-  krim të luftës në konfliktet e armatosura  interne,
      -  krim i luftës konsiderohet edhe përgjegjësia
për dhunim, kurse
      -  shtatzënsia e dhunshme konsiderohet krim
potencial.
Në këtë vështrim janë marrë disa shembuj të personave
të akuzuar nga këto 
Tribunale për abuzime seksuale të civilëve të
pafajshëm në Ruandë dhe në 
ish-Jugosllavi (Bosnjë, Kroaci e Serbi), kurse vetëm
është potencuar se ICTY 
e ka zgjeruar juridikisionin e vet për hetimin e
abuzimeve seksuale të 
kryera nga forcat e armatosura serbe mbi popullatën
civile shqiptare gjatë 
luftës në Kosovë.

Sa ndihmojnë rrëfimet anonime të
publikuara në shtypin tonë e të huaj?

A ndihmojnë dhe sa ndihmojnë rrëfimet anonime të
viktimave të dhunuara apo 
të dëshmitarëve të dhunimeve nga forcat serbe gjatë
luftës në Kosovë, që 
herë pas here po publikohen në shtypin tonë? Po të
shtrohet çështja se sa 
kanë ndikim mediat në zhvillimin e hetimeve mbi rastet
e dhunimit të femrave 
gjatë luftës në Kosovë dhe çfarë ndikimi ushtrojnë
ato, atëherë kalojmë në 
një rrafsh  krejt tjetër, terren ky që më shumë do t’u
takonte organizatave 
e institucioneve përkatëse, psikologëve dhe hetuesve
që merren me trajtimin 
dhe hetimin e  krimeve të kësaj natyre.
Duke marrë parasysh vështirësitë që hasim ne si
institucion në ndriçimin e 
këtyre rasteve, vështërsitë me të cilat ballafaqohemi
gjatë zbulimit të 
tyre, deklarimit të  viktimave apo të dëshmitarëve dhe
duke pasur parasysh 
ndjeshmërinë e hetimit mund të konkludojmë se puna që
është bërë deri më 
tani në këtë drejtim është e vogël dhe e
pamjaftueshme. Themi kështu për 
arsye se kemi të bëjmë me një problematikë shumë të
ndërlikuar, e cila 
kërkon një tempo më të shpejtë të zgjidhjes së
problemve, sepse është në 
pyetje e ardhmja e një pjese shumë të rëndësishme të
shoqërisë sonë, e 
ardhmja e qindra e mijëra femrave tona (kryesisht të
reja), të cilat, po nuk 
u ndihmuan, do të mbesin në mëshirën e fatit dhe do të
gjenden para 
situatave shumë të rënda, prej të cilave vështirë do
të arrijnë të dalin 
vet.
Në bazë të përvojës që kanë bashkëpunëtorët tanë në
hetimin e rasteve, 
shumica e viktimave apo e dëshmitarëve që kanë dhënë
deklarata për KMDLNJ, 
kategorikisht janë kundër publikimit të rasteve të
tyre për media edhe 
atëherë kur atyre u është premtuar se rasti vetëm do
të përshkruhet pa emra 
apo me iniciale (sipas dëshirës së tyre) dhe se të
dhënat e tjera do të 
mbahen sekrete. Megjithatë, kemi pasur raste kur
viktimat kanë deklaruar 
haptazi se nuk dëshirojnë të flasin për përjetimet e
tyre të tmerrshme mu 
për shkak të frikës se rasti do të publikohet për
media. Viktimat e shfaqin 
çdo herë këtë mosbesim dhe refuzojnë çdo bisedë që do
t’u hapte rrugë 
rrëfimeve të tyre.
Skandaloz ka qenë shkrimi i botuar në “Koha ditore” me
 titull ”Fëmijët e 
turpit”, shkrim ky që ngjalli reagime të ndryshme edhe
në shtypin tonë. 
Marrë në përgjithësi, për mendimin tonë, ky shkrim dhe
shkrime të tilla e të 
ngjashme kanë pasur ndikim shumë negativ në hulumtimin
e rasteve të 
dhunimeve për shkak se shumë femra të dhunuara, që
kanë pasur rastin t’i 
lexojnë këto shkrime, e kanë ndierë veten të nënçmuar
dhe, edhe nëse do ta 
kishin pasur mendjen që ndonjëherë të rrëfehen, e kanë
mbyllur përgjithmonë 
këtë kaptinë të hidhur të jetës së tyre.

Cila është evidenca e KMDLNJ  lidhur me rastet e
dhunimeve të femrave?

Lidhur me këtë kategori të dhunës dhe për këtë krim
është folur para dhe 
gjatë gjithë periudhës së luftës në Kosovë. Në bazë të
të dhënave nga 
terreni, kemi dyshime të bazuara se femrat shqiptare
janë dhunuar nga forcat 
serbe që nga fillimi i luftës në Kosovë, kryesisht në
pjesët që gradualisht 
janë përfshirë nga lufta. Mirëpo, intensiteti i
dhunimeve është shtuar me 
fillimin e bombardimeve dhe është rritur në vazhdimësi
gjatë tërë periudhës 
së sulmeve ajrore. Shumë organizata ndërkombëtare
joqeveritare dhe ekspertë 
të ndryshëm kalkulojnë me shifrën se afër  20.000
femra shqiptare janë 
dhunuar nga pjesëtarët e forcave serbe në ditët e
luftës. Të dhënat nga 
terreni dhe dëshmitë e mbledhura në kampe të
refugjatëve në Maqedoni, 
Shqipëri, Mal të Zi, dhe në vende të ndryshme, ku kanë
qenë të vendosur 
shqiptarët e dëbuar e të deportuar nga Kosova dhe të
gjitha dëshmitë e 
mbledhura pas përfundimit të luftës, dëshmojnë se
numri i femrave të 
dhunuara mund jetë shumë i madh me qindra e mija. Por
ne, si institucion, 
kemi  shënime për:

-      126 femra  shqiptare të dhunuara nga forcat
serbe, të cilave ua dimë 
identitetin,
vendin dhe kohën kur janë dhunuar, e në disa raste,
kemi  identifikuar edhe
dhunuesit e tyre;
-      prej tyre 28, pasi janë dhunuar, janë vrarë nga
dhunuesit serbë, kurse
-      8 femra, pasi janë dhunuar, janë marrë nga
dhunuesit, janë dërguar në 
drejtime të panjohura dhe ende llogariten si të
zhdukura.
Nga ana tjetër, kemi të shënuara edhe disa lokacione,
ku femrat shqiptare 
janë dhunuar në grupe, por identitetin e tyre nuk kemi
arritur ta 
konstatojmë. Këto dëshmi janë marrë nga personat që
kanë qenë prezentë kur  
nga kolonat e të dëbuarve janë nxjerrë dhe janë
dërguar në drejtime të 
panjohura për t’u dhunuar nga 20, 30 e 50 femra
shqiptare. Ka për të mbetur 
enigmatike se cilat kanë qenë këto femra, sepse
karakteristike ka qenë se 
ato nuk janë njohur nga rrethi ku janë marrë, për
shkak se popullata, gjatë 
dëbimeve, ka qenë e zhvendosur. P.sh., në Prishtinë
janë marrë femra të 
rretheve të tjera; në Gjakovë janë marrë dhe janë
dhunuar femra të 
Mitrovicës apo të fshatrave të Drenicës. Po ashtu, 
kemi shënime se 
pjesëtarët e forcave serbe, në disa fshatra, që për
arsye objektive nuk po i 
përmendim, kanë dhunuar sistematikisht 50, 70, 80 e më
shumë femra të reja. 
Ne kemi shënime për dhunimin e 857 femrave shqiptare,
identitetin e të 
cilave nuk e dimë, por jemi duke i gjurmuar këto
raste.

Çka do të ndihmonte rikthimin e femrave të dhunuara
në binarët e jetës normale?

Këto ishin disa nga shkrimet që kanë alarmuar
opinionin për ndriçimin e 
krimit më makabër që është kryer nga forcat serbe në
Kosovë. Më lart cekëm 
se janë publikuar edhe disa rrëfime të viktimave apo
të dëshmitarëve të 
dhunimeve, të cilat, veç e veç, janë rrëfime
rrëqethëse të të mbijetuarave, 
që kanë arritur të shpëtojnë gjallë, por që plagën e
dhunimit vështirë do ta 
shërojnë. Ne nuk mund ta konstatojmë vërtetësinë e
këtyre shkrimeve dhe 
objektivitetin e tyre, sepse ne e dimë fare mirë
reagimin e viktimave e të 
dëshmitarëve, por nuk e përjashtojmë mundësinë që
ndonjëri prej rasteve të 
jetë i vërtetë, megjithëse e dimë se kjo mënyrë e
qasjes kësaj problematike 
nuk është krejtësisht e qëlluar.
Mirëpo, ne, si instucion, e shohim të arsyeshme t’ua
përkujtojmë autorëve të 
shkrimeve të tilla se në gazetari nuk është çdoherë i
preferuar senzacioni 
që do ta rrisë tirazhin e gazetës , por përherë duhet
t’i jepet përparësi 
vërtetësisë. Nëse ne, si shoqëri, përpiqemi t’u
ndihmojmë në të gjitha 
format këtyre femrave të lënduara, atëherë ndihmën
tonë duhet ta orientojmë 
në kahje të  tjera,  përpjekjet tona duhet t’i
kanalizojmë në forma të 
tjera. Këto femra më së tepërmi do t’i ndihmojmë duke
organizuar tryeza të 
rrumbullakëta, seminare, trajnime për media, ku
ekspertë të kësaj fushe, 
psikologë, veprimtarë për të drejtat e njeriut,
përfaqësues eminentë të të 
gjitha konfesioneve fetare të Kosovës, veprimtarë
lokalë dhe qytetarë të 
vullnetit të mirë do të diskutonin lidhur me këto
probleme dhe do të 
kërkonin rrugë e mënyra për të ndihmuar që këtyre
femrave të mos u cenohet 
dinjiteti i tyre moral e njerëzor. Duhet të
organizohen anketa me shtresa të 
ndryshme të popullsisë, këshillime dhe emisione
kontakti në radio e  TV, 
kurse femrave të dhunuara t’u bëhet thirrje që
dhunimin e tyre të mos e 
konsiderojnë turp të tyre personal, të mos e mohojnë
veten e tyre nga çdo 
gjë në jetë, sepse ky edhe  ka qenë qëllimi i fundit i
dhunuesve të tyre. 
Dhunimin e tyre duhet ta marrim edhe ne si pjesë të
luftës së përlyer që ka 
bërë armiku, luftë kjo në të cilën  ato nuk janë
fajtore, por viktima ndër 
më të rëndat.
Gjatë luftës në Kosovë dikë e ka qëlluar plumbi, dikë
e ka qëlluar granata, 
dikush është vrarë e masakruar, dikush është gjymtuar
e dikush është 
zhdukuar apo është arrestuar dhe ende mbahet në
burgje, dikujt i është 
djegur shtëpia, dikujt i është plaçkitur pasuria  e
dikush është dhunuar. 
Këto nuk janë vepra e veprime turpi të shoqërisë sonë,
por viktima të kësaj 
lufte të pabarabartë. U bëhet apel familjarëve se
fshehja e krimit të 
dhunuesve të femrave tona është përkrahje e  krimit
dhe ndihmë që iu bëhet 
dhunuesve serbë. Getoizimi familjar i këtyre femrave,
nënçmimi dhe 
mospërfillja e problemeve shëndetësore të tyre është
krim i dyfishtë. 
Braktisja e femrave të dhunuara, aq më tepër dëbimi i
nënave  të dhunuara 
nga shtëpitë dhe familjet e tyre, do të ishte krim mbi
krimet.

Prishtinë, më 20 prill
                                                Naime
Maçastena – Sherifi



__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Send online invitations with Yahoo! Invites.
http://invites.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list