Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] L'America

Uk Lushi juniku at hotmail.com
Thu Apr 20 00:45:08 EDT 2000


L'AMERICA VETEM FILM APO ME SHUME

Cdo veper krijuese permban edhe vulen subjektive te autorit te saj. Keshtu 
edhe filmi L'America. Me kujtohet mire kur e pashe kete film ne Gjermani 
sepakut para kater vitesh. Isha me te dashuren time gjermane dhe nuk mund u 
durova te qendroja ne salle deri ne fund te filmit. Pasi qava ne heshtje 
dhe, si udhezon Eriola tash, nuk kisha me vete jo nje tube faculetash por 
asnje nuk dita si te veproja dhe ika. Me kujtohet se krejt bota u permbys 
ate mbremje. Isha i dermuar. Zogeza ime gjermane, mu si autori i filmit dhe 
une, e kishte pare filmin nga tjeter perspektive. Natyrisht subjektive. Ajo 
u mundua te me fliste per ato skenat qe i permend edhe Eriola, porse mua nuk 
me mbushej mendja se aty kishte pasur cfaredo skenash qe mund te 
kualifikoheshin pozitive per paraqitjen e shqiptareve. Ajo insistonte se 
filmi ishte i mire per shqiptaret. Isha i shashtisur dhe ashtu mbeta per 
jave te tera. Me duket se mu deshen muaj qe ta kuptoja c' kishte thene 
gjermanja dhe mandej vite ta kuptoja se c' kishte dashur Amelio. Sot u jam 
te dyve falemnderues sepse hapen nje horizont tjeter te kendveshtrimit tim 
si shqiptar per mua dhe per shqiptaret.

Ne nderkohe me kujtohet se Kadare u inkuadrua ne disa akuza shume te rrepta 
per Amelion si antishqiptar. Mandej pata rastin ta lexoj nje interviste 
shume te detalizuar dhe te sinqerte te Amelios ne shtypin gjerman per filmin 
dhe simpatine qe ai kishte per shqiptaret. Ai i kuptonte ata si njeri por i 
paraqiste si artist. Ai shpjegonte se ishte munduar te bente nje diagonale 
mes Italise se fundit te Luftes se Dyte Boterore dhe skamjes se popullit te 
tij me gjendjen e shqiptareve pas renies se diktatures ne Shqiperi. Ai 
thirrte per shprese dhe predikonte dite me te mira per shqiptaret.

Sot, me duket mua, keto dite kane nisur dhe e ardhmja e shqiptareve nuk do 
te jete kurre me me e keqe se sa e kaluara. Natyrisht qe do te kete dhimbje, 
natyrisht qe do te kete mosdurim, mirepo kthim prapa nuk do te kete. Sot, me 
duket, edhe Amelio, edhe gjermanja ime, edhe Kadare, edhe une dhe cdonjeri 
ishim drejte ne interpretimet tona. L'America ishte terri qe do te zhdukej 
nga drita te fuqishme te daljes se shqiptareve nga rrethi vicioz vetem 
brenda vetvetes. Ne dolem ne bote. Me fjale tjera, shqiptaret qe ishin 
shnderruar ne nje ishull u bashkuan me kontinentin e quajtur njerezim dhe 
tash kurre s' do te ndahen me nga atje. Te tjerat duken te parendesishme, 
edhe nese filmi ende e ka fuqine t' na detyroje te derdhim lote per qindra 
faculeta. Poshte Amelio, rrofte Amelio!


Me te fala.



Uk Lushi

New York


______________________________________________________
Get Your Private, Free Email at http://www.hotmail.com






More information about the ALBSA-Info mailing list