Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] grante nga Fondacioni Soros-Shqiperi

Besnik Pula pulab at gusun.georgetown.edu
Wed Apr 12 13:04:42 EDT 2000


NJOFTIM I FONDACIONIT SOROS

Projekt ne mbeshtetje te punes kerkimore - shkencore te te rinjve shqiptare
qe studiojne jashte shtetit.

Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine (Soros) njofton fillimin e nje
programi te ri ne mbeshtetje te punes kerkimore-shkencore te te rinjve
shqiptare qe studiojne jashte shtetit. Projekti eshte koncetuar ne dhenie
grantesh per te rinjte qe aktualisht jane duke u shkolluar jashte shtetit
ne nivel universitar apo pasuniversitar dhe qe temat e tyre te
diplomave/gradave shkenocre jane te orientuara me tematike nga Shqiperia.

Prioritetet do te kene aplikantet qe:

 - jane 35 vjeç e poshte
 - jane duke perfunduar studimet universitare apo duke vazhduar studimet
pasuniversitare (Master's; PhD etj) ne universitete te huaja me reputacion
 - temat e mbrojtjtes se diplomave apo gradave shkencore jane te orientuara
ne realitetin shqiptar dhe paraqesin nej rendesi te veçante per vendin tone
 - preferohen kandidate qe kane nje bashkpunim me ndonje institucion shqiptar.
 - aplikanteve fitues u lind e drejta e marrjes se nje granti qe do te
mbeshtese shpenzimet e udhetimit per ne Shqiperi si dhe shpenzime te tjera
te domosdoshme per kryerjen e hulumtimeve gjate periudhes qe do te jene
prezente ne Shqiperi si psh. transporti i brendeshem, akomodim dhe dietat
per udhetim brenda vendit, fotokpjime, literatura ndihmese, etj.

Aplikantet e interesuar duhet te dorzojne ne sekretarine e fondacionit
Soros dokumentacionin e meposhtem:

 - Curruculmn Vitae
 - Nje dokument regjistrimi ku te vertetohet lloji i studimeve dhe koha e
zgjatejes se tyre.
 - Nje dokument qe te provoje miratimin e temes/grades shkencore nga
institucioni perkates.
 - Nje permbledhje prej 500 fjalesh te temes/grades shkencore.
 - Dy rekomandime nga profesoret e universitetit/institucionit ku aplikanti
ndjek studimet.
 - Kohezgjatja dhe buxheti i detajuar i shpenzimeve te nevojitura per
kryerjen e hulumtimeve ne Shiperi.

Afati per aplikim mbetet i hapur. Shqyrtimi i aplikimeve do te behet nje
here ne dy muaj. Personat e interesuar do te marrin pergjigje per alpikimet
e tyre brenda 10 javeve.

Fondacioni Soros
Programi per mbeshtetjen e arsimimit te larte
Rruga Pjeter Bogdani, Pallati 23/1 Tirane - Albania







More information about the ALBSA-Info mailing list