Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Instituti Gjergj Fishta

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Dec 30 09:42:11 EST 1999


KOHA JONE

Fishta - simbol i kultures kombetare
Krijohet Instituti i Studimeve Shqiptare "Gjergj
Fishta". Perurohen me kete rast librat: "Estetike dhe
Kritike", antologji me shkrime te Gj.Fishtes,
pergatitur nga Persida Asllani, "Miti dhe antimiti
fishtian", dhjete ese, me autor Tonin Cobanin 

Migena Hoxhalli

Gjergj Fishta dhe vepra e tij ka mbledhur mbreme ne
nje nder lokalet me luksoze te Tiranes, "Piazza Bar",
disa prej figurave me te shquara te gjuhes dhe
letersise shqipe, por dhe te politikes, ndermjet tyre
kryeministri Ilir Meta, nenkryetari i Parlamentit
Namik Dokle, deputeti Pjeter Arbnori etj. Kjo dite
shpalli themelimin e Institutit te pare privat te
Studimeve Shqiptare, i cili u pagezua me emrin e At
Gjergj Fishtes.

Fjala z.Aurel Plasari
"Te nderuar kolege, te dashur miq,
Ideja per nje institucion si ky qe perurojme sot, te
pavarur dhe privat, ka lindur dhe ka marre forme qysh
ne fillim te viteve '90, mbas fitimit te pluralizmit
politik dhe kulturor ne Shqiper. Kane pjesen e tyre ne
kete ide punetore te dijes (doktore shkencash,
profesore universitare, shkrimtare etj.) nga Tirana
dhe Shkodra, nga Kosova dhe nga mjediset e shqiptareve
te Italise, si dhe albanologe ne ze nga vende te
ndryshme te Evropes dhe SHBA, te cilet jo vetem kane
kontribuar me sugjerimet neper kete pervoje (se paku
per brezin tone) te re, por edhe na kane nderuar me
aderimin e tyre ne Institut. Si nder ideuesit e nje
institucioni pak a shume te ketille, e ndiej detyre te
kujtoj mes atyre qe ne kete ceremoni mungojne, Prof.
I.Zamputin, i cili nuk eshte me. Permend edhe At
Daniel Gjecajn qe ndodhet ne Rome, Dr.Sabri Hamitin
dhe Dr.Engjell Sedajn ne Prishtine, Dr.Anton Berishen
ne Kozence etj., te cilet edhe kesaj ceremonie i kane
derguar pershendetjet me te mira.
ISSH eshte riorganizuar si vijim i fondacionit "Gjergj
Fishta", krijuar me 1993, me te cilen u perpoqem (dhe
ia dolem) te ringjallnim traditen e punes kulturore te
institucionalizuar rreth botimeve te Hyllit te Drites,
revistes se pare kulturore ne shtetin shqiptar (1913),
te mbyllur me pedhune nga regjimi i vendosur ne
Shqiperi mbas Luftes se dyte boterore (1944). Ne kete
kuptim, ISSH "Gjergj Fishta" shpreson te zhvilloje me
tej disa nga anet pozitivee te dy institucioneve te
viteve te Luftes: Institutit te Studimeve Shqiptare te
drejtuar nga Prof. E.Koliqi dhe Institutit Shqiptar te
Studimeve te drejtuar nga At A.Harapi. Por, idealisht,
themeluesit e ISSH kane besim me shume ne modelin e
shoqerise "Bashkimi", me te cilen fillon ne kulturen
shqiptare tradita e mirefillte e akademizmit, 100
vjetorin e se ciles do te duhej ta festonim kete vit
dhe nuk e kemi festuar ende.
Themeluesit e dine qe ne bote ekziston nje tradite e
instituteve shkencore shteterore, apo e akademive
mbreterore, e krijuar prej Luigjeve XIII, XIV a XV,
por ja qe u eshte mbushur mendja se edhe tradita e
instituteve shkencore dhe e akademive te pavarura
eshte e forte dhe ka dhene fryte te cmuara ne te
gjithe boten demokratike.
Nga pikepamja legale, ISSH eshte krijuar ne baze te
ligjit nr.7850, date 29.07.1994 te "Kodit Civil te
Republikes se Shqiperise", nenet 54-64. Ai eshte
konceptuar si institucion i pavarur kerkimor, studimor
dhe keshillimor, me funksion jo fitimprures, me qellim
te kontribuoje ne njohjen dhe perhapjen e vepres dhe
veprimtarise jo vetem te Gjergj Fishtes, por edhe te
figurave te tjera madhore te kultures kombetare
shqiptare, si dhe ne pergjithesi ne rivleresimin e
kesaj kulture dhe te specifikave te saj ne kontekstin
ballkanik, ate evropian, dhe me pertej. ISSH do ta
zhvilloje veprimtarine e tij ne territorin e
Republikes se Shqiperise ne perputhje me
legjislacionin shqiptar ne fuqi, si dhe jashte
Republikes se Shqiperise ne perputhje me
legjislacionet e vendeve perkatese. Qendra e tij do te
jete ne Tirane, me seline ne Rr. Qemal Stafa, nr.231
Mundem, qysh ne kete cast, te njoftoj se ISSH ka hyre
tanime ne kontakt me tere institucione homologe te tij
ne Ballkan dhe ne Evrope dhe po punon per t'i shtuar
kontaktet. Mbas kesaj ceremonie gezimi, do te filloje
organizimi i bordeve dhe shqyrtimin e projekteve te
para, he per he, ne dy drejtime fillestare: ate te
botimeve dhe te veprimtarive shkencore, per t'i
zgjeruar mandej veprimtarite edhe ne drejtime te
tjera. Perfitoj prej ketij rasti t'ju siguroj se edhe
te gjitha projektet qe Institutit do t'i propozohen
nga pale apo individe, do te shqyrtohen me
predispozite krejt pozitive.
Ne emer themeluesve (por ne te vertete, edhe te
ideuesve) te ISSH, ju falenderoj te gjitheve qe na
nderuar me pjesemarrjen ne kete ngjarje te gezuar dhe
kam kenaqesine t'ia le fjalen Presidentit te Nderit te
Institutit At Zef Pellumbi".
Pas pershendetjes se ish nxenesit te Fishte, at Zef
Pellumbi, qe evokoi vepren e intelektualeve te
"harruar": Abat Doci me Shoqerine Bashkimi, Shtjefen
Gjecovi me Kanunin e Leke Dukagjinit, Ernest Koliqi me
Institutin e Studimeve Shqiptare e shume te tjere,
krijimi i Institutit u pershendet, permes nje letre te
derguar nga Roma, edhe nga At Danjel Gjecaj, autor i
monografise se pare per Fishten. Me kete rast fjalen e
moren nenkryetari i Parlamentit, Namik Dokle dhe Imzot
Rok Mirdita. 

"Estetike dhe Letersi" dhe "Miti dhe antimiti
fishtjan"

Themelimi i ketij Instituti u shoqerua dhe me
prezantimin e dy librave me te fundit qe kane per
objekt te tyre figuren e Gjergj Fishtes. Behet fjale
per permbledhjen: "Estetike dhe kritike" qe ka per
autor vete Gjergj Fishten, nje antologji kjo e
pergatitur nga Persida Asllani, si dhe per librin me
esse te studiuesit Tonin Cobani "Miti dhe antimiti
fishtjan". 
Antologjia "Estetike dhe kritike" u prezantua nga
studiuesi Stefan Capaliku i cili shprehu kenaqesine,
qe, ne diten e themelimit te Institutit te Studimeve
Shqiptare iu dha mundesia te thoshte disa fjale per
kete veper, "nxjerre" nga pusi i madh fishtjan, sepse,
nese "Shqiperia,- thote Capaliku,- ka nevoje te
integrohet ne rrjedhat evropiane, sigurisht qe ky
integrim do te ndodhe nepermjet kultures, qe do te
thote se ne radhe te pare, ne duhet te kemi disa vlera
per te prezantuar". Sipas Capalikut, pa dyshim, nje
prej ketyre vlerave eshte dhe libri "Estetike dhe
krritike" e Fishtes, nje permbledhje e te gjithe
artikujve te Fishtes ne fushe te kritikes dhe
estetikes e bere me mjaft kujdes dhe me plot sens
akademik nga Persida Asllani. Libri eshte nje pasyre
qe deshmon nje fytyre pak te njohur ne ditet tona te
Fishtes, jo me Fishten si poet, por Fishten si gjykues
te vlerave poetike dhe atyre estetike ne pergjithesi.
"Fishta,- vazhdon Capaliku,- i cili eshte pa dyshim
figura me e plote e kultures klasike shqiptare, duke
jetuar ne fillimin e ketij shekulli nuk eshte ndikuar
nga influencat dhe tendencat e reja estetike qe vinin
nga perendimi". Ai njihte shume mire Berksonin, Ipoli
Tenin, Krocen e filozofe te tjere qe dominuan ne
gjysmen e pare te ketij shekulli. "Ne kete kuptim ,-
perfundon Capaliku,- mendoj se libri qe kemi ne dore
do te jete ndoshta themeli i nje kulture humane, i nje
humaniteti shqiptar me te cilin edhe mund te zere fill
ne pikepamje akademike". 
Ndersa prezantimin e studimit me esse "Miti dhe
antimiti fishtjan" te Tonin Cobanit e beri nje tjeter
studiues i letersise shqipe, Xhezahir Abazi. Ai e
quajti studimin njeheresh guxim dhe seriozitet nga ana
e Cobanit."Them guxim,- sqaron Abazi,- sepse kur
Lasgush Poradeci e pat quajtur Fishten nje "shkemb i
madh i dheut dhe nje shkemb i madh shpirti", dhe qe te
arrish te ngjitesh ne nje shkemb te madh duhet te jesh
i stervitur, apo ne mos alpinist i mbaruar, duhet te
jesh te pakten i kategorizuar. Sipas Abazit, studiuesi
Cobani me librin "Miti dhe antimiti fishtjan" ka
realizuar dy gjera themelore ndonese me nje paraqitje
modeste.
Se pari, ai ka mundesuar realizimin e paraqitjes ne
thelb te vepres se Fishtes, ne ato gjini te letersise
kombetare ku ai ka dhene nje ndihmese aq te madhe, ne
llojet qe ai ka levruar, dhe, sidomos, ai ka arritur
te pasqyroje ate hapesire te madhe shqiptare qe arriti
Fishta te pushtoje me vepren e tij. Abazi mendon se
kjo gje eshte bere mjaft mire nga Cobani dhe do te
jete mjaft e dobishme per ate mase shume te madhe
shqiptaresh te rinj, por edhe te vjeter qe ende nuk e
njohin Fishten, ose nuk arrijne ta lexojne dot
Fishten, ndoshta dhe per shkak te dialektit. 
Libri i Cobanit ne kete drejtim e realizion qellimin e
tij. Madje, kjo do te jete nje ndihme edhe per nje
mase shume te madhe te brezit te ri, sidomos te
gjimnazisteve dhe studenteve qe e njohin shume pak
vepren e Fishtes, pasi ende ne programet shkollore
Fishta behet ne menyre skematike. 
Se dyti, qe eshte me kryesorja per nje studiues, do te
ishte interpretimi i Fishtes. Sigurisht qe
interpretimi eshte me i veshtire, sepse Fishta ka
shume nevoje sidomos nga pikepamja e hapesirave
estetike e mendesise shqiptare qe ai ka krijuar e
sidomos te asaj qe u kthye edhe mit edhe antimit
brenda nje shekulli. Me sa duket ne kete shekull, qe
po merr fund, Fishta e ka gjetur dhe do ta gjeje
vazhdimisht veten. "Do te jete per nderin tone,-
perfundon Abazi,- te arrijme te tregojme gjithcka per
Fishten, sepse per Fishten, ashtu si per Molierin nuk
ka nevoje per lavdi. Do te jemi ne ata qe do te
perulemi para Fishtes dhe ta studiojme".

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Talk to your friends online with Yahoo! Messenger.
http://messenger.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list