Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Greqia i ofron azil Millosheviqit?

Asti Pilika pilika at yahoo.com
Thu Dec 23 14:50:05 EST 1999


Greqia i ofron azil Millosheviqit?

 

Prishtinë, 20 dhjetor (QIK) - Kohë më parë flitej se
Millosheviqi ka zhvilluar negociata për azil politik
në Greqi që u përgënjeshtrua nga vetë kryeministri
grek Simitis. 

Mirëpo, kësaj radhe thuhet se javën e ardhshme në
Beograd do të udhëtojë një zyrtar i lartë grek i cili
do të bisedojë me Millosheviqin për tërheqjen e tij
nga skena politike dhe për azilim, por jo në Greqi.
Thuhet se Millosheviqi ka pranuar të tërhiqet nga
vendi i tij dhe të shkojë në Kinë, Libi apo Athinë me
kusht që të pezullohet, siç thuhet, ndjekja e tij dhe
e bashkëpunëtorëve të tij për krime lufte nga Gjyqi i
Hagës.

Gazeta autoritative greke "Elefterotipia" konfirmon se
brenda javës do të shkojë në Beograd një zyrtar i
lartë i Ministrisë së jashtme greke në preferencë të
administratës amerikane.

Po ky burim bënë të ditur se qeverisë greke i është
kërkuar nga SHBA-të që t'i japë azil politik
presidentit jugosllav, Millosheviq, me qëllim që ky të
largohet vullnetarisht nga pushteti.

Kjo gazetë greke insiston që ky lajm është mëse i
vërtetë.


_________________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get your free @yahoo.com address at http://mail.yahoo.com





More information about the ALBSA-Info mailing list