Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] [alb-muslimnews] Urimi i Myftiut të Kosovës dr. Rexhep Boja për festën e Kurban-Bajramit

Olsi olsi at rocketmail.com
Mon Mar 5 08:56:34 EST 2001


Urimi i Myftiut të Kosovës dr. Rexhep Boja për festën e
Kurban-Bajramit 
http://www.kosovapress.com/Lajme/040301.html#3

Prishtinë, 4 mars (Kosovapress) - Me rastin e festës fetare
të Kurban-Bajramit, Myftiu i Kosovës, dr. Rexhep Boja, në
urimin e tij drejtuar besimtarëve islamë, shprehet se
"ndjej kënaqësi të veçantë që me rastin e festës së
Kurban-Bajramit, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame
të Kosovës dhe në emrin tim, të ju uroj të
gjithë besimtarëve islamë këtë Festë të Madhe.
Dashti Allahu i Gjithmëshirshëm që pas shumë vuajtjesh e
mundimesh, sot populli ynë t'i shijojë frytet e lirisë.
Ndër të tjera, në këtë urim, ai thekson se festa e Kurban
Bajramit, të cilën nesër e feston e tërë bota islame,
karakterizohet me haxhin dhe kurbanin. Dhe përderisa vizita
e Qabesë, gjegjësisht, haxhi, simoblizon adhurimin e
Allahut, kryerjen e kushtit të pestë të islamit, si dhe
unitetin e ymmetit, prerja e Kurbanit simbolizon flijim,
për solidaritet dhe bëmirësi. Natyrisht, që të dy këto
veprime, duhet të rezultojnë me devotshmëri, e që në të
vërtetë është qëllimi final i këtyre dy ibadeteve. Prerja e
Kurbanit është mirëseardhje për ne, ku pasojat e luftës,
varfëria e shkaktuar prej saj, ka varfëruar shumë banorë.
Prandaj, vëllezër të dashur.
Le të jetë, pra, festa e Bajramit të Kurbanit rast, që t'ia
zgjasim dorën njëri-tjetrit, ku ka ngatërresa, t'ua zgjasim
dorën e ndihmës dhe të solidaritetit invalidëve të luftës,
fëmijëve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të
gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë.
I lutemi Allahut të Madhëruar që t'i pranojë ibadetet tona,
të pranojë prerjen e kurbanëve që bëjmë vetëm për hir të
Tij dhe t'ua pranojë haxhin atyre, që kanë shkuar ta
vizitojnë Qabenë.
Shfrytëzojmë rastin që të gjithë besimtarëve islamë në
Kosovë, në Kosovën Lindore, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi
dhe në diasporë, si dhe të gjithë myslimanëve të tjerë,
kudo që janë, t'ua urojmë festën e Bajramit të Kurbanit, me
shpresë se ndër ne dhe çdokund në botë, do të mbretërojë
paqja, qetësia dhe toleranca, përfundon urimin e tij, dr.
Rexhep Boja. /k.p./


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Get email at your own domain with Yahoo! Mail. 
http://personal.mail.yahoo.com/


 

Your use of Yahoo! Groups is subject to http://docs.yahoo.com/info/terms/ 





More information about the Alb-Islam mailing list