| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] DEVOCIONIa~~~ kika a_kikaj at hotmail.comSun Jun 17 01:57:55 EDT 2001
DEVOCIONI Natyra ka determinizmin, njeriu ka fatin. Pranimi i keti fati eshte porosia me e larte dhe e sprasme e Islamit. A ekziston dhe si ajo qe quajme fat?- Ta veshtrojme jeten tone personale dhe te shohim ç'mbeti nga planet tona me te dashura ose nga enderrimet rinore. A nuk erdhem ne jete pa vullnetin tone dhe ndeshen vetveten me tere natyren tone, me intelektin me te madh a me te vogel, me dukjen qe mund te jete simpatike a antipatike, me kurmin qe mund t'i ngjaje xhuxhit e atletit; ne shtepine e mbretit a te lypsit, ne kohe te shqetesuar a te qete, gjate sundimit te tiranit ose te nje princi te virtytshem dhe ne pergjithesi ne rrethanat politike, gjeografike e shoqerore per te cilat s'na pyeti askush? Sa e kufizuar eshte ajo qe eshte vullneti yne, nderkaq sa e madhe dhe e parerfshishme eshte ajo qe eshte fati yne! Njeriu eshte "flakur ne bote" dhe varet nga shume fakte mbi te cilat s'ka kurrfare pushteti. Edhe me te largetat veprojne ne jeten e tij sikur me te afertat. Gjate invazionit te aleateve ne Evrope, me 1944, u be nje çrregullim i gjithmbarshem ne radiolidhje, qe do mund te ishte vendimtar per operacionin qe zhvillohej. Me vone u konstatua se çrregullimi ishte pasoje e eksplodimit te madh ne Andromede, sistem yjesh disa miliona vitesh drite larg nesh. Nje lloj termetesh katastrofale ne planetin tone eshte pasoje e ndryshimeve ne syprinen e Diellit. Me shtimin e njohurive tona per boten, shtohet edhe vetedija jone se s'do te behemi kurre zoter teresisht te fatit tone. Madje edhe po te supozojme progresin me te madh te mundhsem te shkences, masa e rrethanave te pushtuara ne krahasim me masen e masave te papushtuara e te papushtueshme, do jete pa ndonje peshe. Njeriu dhe bota s'rrine ne proporcion. Njesia e ecjes se gjerave s'eshte njeriu dhe jeta e tij njerezore. Se kendejmi pasiguria e amshueshme e njeriut, qe ne aspektin psikologjik mund te manifestohet me pesimizem, zhgenjim ose - me devocionndaj fatit dhe vullnetit te Perendise. Islami si perpjekje per rregullimin e botes me ndihmen e edukimit e te ligjeve eshte rrafsh me i ngushte i zgjedhjes, devocioni me i gjere. Drejtesia individuale nuk munde te permbushet kurre ne kushtet e ekzistencen. Ne mind t'i pasojme te gjitha normat e Islamit, qe me ne fund duhet te na sigurojne lumturine "ne te dy boterat"; per me teper ne mund t'i pasojme edhe te gjitha normat e tjera mjekesore, shoqerore e morale, megjithate, per shkak te nderliksjes se tmerrshme te fateve, te aspiratave te vetedijshme e te rasteve te pakontrollueshme, te pesojme shpirterisht e fizikisht. Ç'e ngushellon nenen qe humbe te jetmin djale? Ç'ngushellim mund te gjeje njeriu qe ne nje aksident te paparapare mberet i gjymtuar? "Bindemi me poziten tone njerezore. Ne jemi gjithashtu ne situata Une mund te veproj qe te nderroje situata. Mirepo ka situata qe jane ne esence te pandryshueshme, madje edhe kur manifestimi i tyre merr pamje tjeter dhe kur pushteti i tyre ngadhenjyes fshihet pas velit: duhet te vdes, duhet te vuaj, duhet te luftoj, i nenshtrohem rastit, nderliksem ne menyre te pashmangshme me fajin. Keto situata themelore te ekzistences sone i quajme "situata kufitare" (Karl Jaspers, hyrje ne filozofi). "Ne boten reale njeriu duhet te permiresoje çdo gje qe eshte e mundshme: pas kesaj femijet edhe me tej do te vdesin pa te drejte, madje edhe ne shoqerine e perkryer. Ne perpjekjen e vet me te madhe njeriu mund t'ia veje vetes per detyre vetem ta zvogeloje ne menyre aritmetike dhembjen e botes. Mirepo padrejtesia e dhembja do te ngelin dhe, sado te kufizuara, ato nuk do te pushojne te jene shemti"(Albert Camus, L'homme revolte). Devocioni a rebelimi - keto jane dy pergjigjje te kunderta ne dilemen e njejte. Devocioni permban nga diçka prej çdo urtie njerzore, perveç njeres: optimizmit te ceket. Ai eshte rrefim per fatin e njeriut, per kete gje fryn pesimizem, sepse "secili fat eshte tragjk e dramatik, po t'i shkohet deri ne fund" (Gasset) Devocioni ndaj fatit eshte pergjgjje tronditese ne temen e madhe te njerezimit mbi pesimin e pashmangshem. Ai eshte njohje e jetes çfare eshte dhe vendim i vetedijshem se do duruar e perjetuar çdo gje. Mbi kete pike Islami ndryshon esencialisht nga optimizmi i ceket i filozofise evropjane dhe nga perrallat e saj naïve per "boten me te mire nga te gjitha te mundshmet". Devocioni eshte drite e bute pertej pesimizmit. Mirepo, si rezultat i ndjenjes se pafuqise e te pasigurise, devocioni behet vete fuqi e re dhe nje siguri e re. Besimi ne Zot dhe ne idene e Tij na jep nje ndjenje te atille sigurie qe s'do te zevendesohej e kompensohej me asgje tjeter. Te gjitha racat heroike besonin ne fat - pohon Emersoni. Sepse devocioni s'eshte pasivitet, siç mendojne teresisht gabim shumica. S'eshte fjala qe t'i dorezohemi fatit, sepse raporti yne ndaj fatit ka randesi morale. Devocioni eshte qendrim i brendshem i njeriut ndaj teresise se botes dhe ndaj rezultateve te veprimit te vete. Devocioni ndaj vullnetit te Zotit do te thote pavaresi ndaj vullnetit te njerezve. Ky eshte raporti i ri ndermjet njeriut e Zotit, ndaj edhe raport i ri ndermjet njeriut e njeriut. Prandaj: te pranosh fatin do te thote te ndjehesh i lire deri ne fund. Mirepo kjo eshte liri qe pushtohet duke e permbushur fatin tende, duke u pajtuar me te. Ajo qe angazhimin dhe luften tone e bene njerezore dhe te arsyeshme, ajo qe i jep vulen e maturise e te qetesise eshte bindja se rezultati definitiv i çdo gjeje s'eshte ne duart tona. E kemi per detyre te perpiqemi e te veprojme, rezultati eshte ne duart e Perendise. Prandaj: Ta kuptosh mirefilli jeten tende ne kete toke do te thote te fillosh te besh perpjekje pa ambicie qe te perfshihet e te pushtohet çdo gje, por te jeshe gati ta pranosh vendin e kohen tek je lindur, vendin e kohen qe fati yne quhet e qe vullneti i Zotit eshte. Devocioni eshte shtegdalja e vetme njerezore e dinjitoze nga absurdi i jetes, shteg pa rebelim, pa deshperim, pa nihilizem dhe pa vetevrasje. Eshte ndjenja heroike jo e heroit, por e njeriut te rendomte ne te papriturat e pashmangshme te jetes, ose ndjenja tragjike e shehidit qe beri detyren e vet dhe qe pranon fatin e vet. Islami s'e mori emrin sipas ligjeve, urdherave e ndalimeve te veta, sipas mundimit te kurmit e shpirtit qe kerkohet, por sipas nje diçkaje qe ngerthet dhe i tejshkon te gjitha keto, sipas nje çasti njohjeje, sipas forces se shpirtit qe te matet me kohen, sipas gatishmerise qe te durohet e tera qe ofrohet gjate nje ekzistence, sipas se vertetes se devocionit. Devocion, Islam e ke emrin ! Alija Izetbegoviq _________________________________________________________________________ Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com.
More information about the Alb-Islam mailing list |