Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI

Olsi olsi at rocketmail.com
Sat Feb 3 00:29:48 EST 2001


Artikull nga Ervin Hatibi
mare nga gazeta DRITA ISLAME


VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI

== filmi I radhes ==


Ne romanin " Mbi heronjte dhe varrezat" kryeveper e
shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto
sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur
mendueshem, nje debat fantastik midis nje anarkisti dhe nje
veprimtareje feministe. Ndersa kjo e fundit rreket te
vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e
njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash
"burrerrore" qe gruaja mund te beje), anarkisti cinik shton
me qetesi se gruaja mund te behet edhe boksiere…

Para disa ditesh, mesuam nga shtypi ditor, se Policia e
Tiranes, pas nje aksioni te sukseshsem ariti te godase dhe
te paralizoje, ndonese pjeserisht nje bande grabitesish te
automjeteve, nga ata qe ne I kemi depersonalizuar sic e
meritojne duke u vnene emrin 'maskat'. Per cudine jo te
vogel te policise, te reportereve dhe te lexuesve, kur
njerit prej maska-renjeve te arrestuar iu hoq maska nga
koka…verdhuan nje pale floke te gjate…te nje vajze.Kur
banditet ia kishin mbathur nga frika, nuk iu kishte dale
vend ne makine, dhe e kishin braktisur ne duart e policise
shoqen e tyre te armeve dhe maskave.

Por gjithsesi kjo ngjarje ashtu si plot turpe te kesaj
shoqerie, kaloi pa ndonje jehone te madhe, dhe u shua nen
peshen e shemtise qe ofroi e nesermja neper kronikat e
zeza. Per nje shoqeri qe po shkon drejt denatyrimit, vajza
me maske e pistolete ,ishte thjesht nje element kriminal qe
u kap nga policia; fakti qe ajo ishte femer nuk alarmoi
njeri. Te gjithe e kane pranuar shakane e hidhur te femrave
qe mund te jene edhe boksiere. Askush nuk eshte I prirur te
vereje skandalin ne kete ndodhi, te dalloje deshtimin e
projekteve te nje shoqerie e cila fillimisht e zbriti gruan
nga vatra familiare per ta hedhur neper ara e neper
kantiere, e veshi ushtare dhe montatore dhe se fundi e
zhveshi per ta shitur skllave; I premton barazine dhe
clirimin nga autoriteti I burrit ( te vet) dhe e ben
sekretare dhe kamariere per burrat e tjere, kafshe pune per
ta, ambalazh joshes per tu shitur atyre mallra, makine
qejfi me xhetona per qejfin mashkullor.

Nga vendi I shenjte prej nene ku e lartesoi Zoti dhe
historia, e rrezuan, dhe per ta bere me te frytshme per
industrine dhe tregun, I nderhyn edhe thelle ne trup duke I
shkulur femijet me abort e duke I montuar ne bark
teknologji dhe carqe kunder femijve, diafragmat e spiralet
per t'I parandaluar amesine.

Kjo eshte e verteta e rende qe nxjerr koken pertej maskes
se zeze, nje e vertete per tu pare nga ata qe nuk kane sy,
sepse kush di te shohe, e ka dalluar denatyrimin edhe
pertej maskave.

Duke ndjekur shtypin ditor, ku perpiqemi te mesojme edhe
shkallen e ndergjegjes se shoqerise, permes mendim-beresve
te saj qe ajo I 'voton' me leke mengjes per mengjes kur u
blen gazetat, apo permes deklarimeve te " eterve te
kombit", qofshin keta pushtetare apo intelektuale apo edhe

permes OJQ-ve, nuk vume re ndonje meditim apo reagim me te
gjate pervajzen me maske, me perjashtim te njefare
ngazellimi te nje lajmeshkruesi qe perhere te 
pare shihte nje bandite prej verteti, si ato te filmave. Me
pak fjale kjo ngjarje u lexua si e zakonshme, sepse fundi I
fundit ngjante edhe me filmat, te cilat jane ushqimi
shpirteror dhe direktiva "nga qendra" per menyren sesi 
gjithe bota duhet te jetoje.

Kurse ndaj nje tip tjeter femre mbahet qendrim sot ne
Shqiperi, ndaj besimtares muslimane me hixhab, dhe kjo
eshte e natyrshme: nga filmat hollivudiane nuk na vine
modele te tilla femre…Bandite na vijne, gra pa familie,
prostituta po, madje keto te fundit I kemi klasifikuar si
plage 
shoqerore, por ama nuk I vecojme keto plage se shartisen me
te tjerat qe vishen po si ato, nuk I godasim ne gazeta, por
I justifikojme dhe ngrejme OJQ per to, nuk I ndalojme te
hyne ne shkolla apo vende pune…

Po besimtaret e mbuluara?
Qe nga fillimi I viteve '90 e ketej, gjithkush qe ka jetuar
ne Shqiperi, perfshi edhe ata pa sy, e kane pare se si ato
jane trajtuar, I kane pare artikujt me helm kunder tyre,
kronikat televizive, faqet e librave, ndalesen per te hyre
ne shkolla, akuzat se po na cojne vendin per nga jeta ne 
mesjete, nga Tirana ne Teheran, nga perendimi ne lindje,
pra ne vdekje. Te gjitha keto duhet t'I mbajne mbi shpina
disa femra qe kane vendosur te rrojne ne paqe me Zotin dhe
njerezit, qe kane vendosur ta jetojne si perditshmeri
ikonen 
e nenes Mari(Hz.Merjemes), qe mban te njejten shami me to,
per te njejtat arsye qe besimtaret e ndershme e kane
mbajtur kete veshje gjate kohrave.

Keto dite ne shkollen e mesme te gjuheve te huaja, ne
kryeqytet, dy vajza besimtare u detyruan pas nje
ballafaqimi te pabarabarte me drejtorine e shkolles per te
zhveshur mbulesen muslimane,pas disa diteve perjashti nga
mesimi.Ne keto caste kur une po shkruaj, e treta vajze mund
te jete ne 
buze te nje vendimi te tille, pas kaq ditesh perzenie nga
mesimi.

Ne cilesine e besimtarit musliman, ish-nxenes I po asaj
shkolle, edhe perfaqsues nga shtypi musliman, sebashku me
nenkryetarin e komunitetit musliman, u takuam me drejtorin
e shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per ti kujtuar
kushtetuten dhe kartat e te drejave te njeriut ne te cilat

njihet liria e shprehjes se lire te identitetit fetar,
nepermjet praktikave dhe kryerjes se riteve, I kujtuam se
askush nuk ka te drejte te diskriminohet per shakak te
bindjeve fetare dhe askush nuk ka te drejte te privoje nga
e 
drejta e shkollimit. Dhe ajo me te cilen drejtori ne fjale
pergjigjej, ishte laiciteti I shkolles dhe interpretimi I
lire I tij I rregullores se brendshme te shkolles, ku
thuhet se veshja e nxenesit duhet te jete "e pershtatshme".

Kurse ne interpretimin e tij te lire te laicitetit shprehej
se lejohen te mbahen nga nxenesit haptas kryqe "dhe
gjysmehena" (te cilat nuk I mban njeri varur ne qaf dhe nuk
jane simbol I Islamit) sepse keto jane "objekte
zbukurimi",(nderkaq qe ne Gjermani shumica e landeve e ka
ndaluar paraqitjen e hapur te kryqit ne mjediset shkollore
publike, ne respekt te paanshmerise se shkolles). Po ne
kete interpretim te lire te laicitetit, ne muret e
drejtorise varej nje poster me pamje shenjtoresh nga nje
afresk I nje kishe italiane, dhe I shtohej gjithashtu ketij
ambienti laik edhe nje titull I dukshem nga biblioteka e
drejtorise, "Jesus, a man" ¦Nuk eshte e hijshme te meresh
me cikerrima, por nuk duam ti lejojme vetes luksin e te
qenit xhentellmene ne nje atmosfere intolerance, ne te
cilen eshte neperkembur 
dinjiteti I besimtareve muslimane dhe liria e tyre e
garantuar me kushtetute.

Nderkohe qe vajza me maske, sapo te mbaroje pune me te
drejtesia, po te deshiroje mund te perfitoje nga liria,
duke u futur ne cilen shkolle I pelqen.

Kurse vajzes me shami, kete te drejte po ja mohojne.



__________________________________________________
Get personalized email addresses from Yahoo! Mail - only $35 
a year!  http://personal.mail.yahoo.com/



More information about the Alb-Islam mailing list