| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] Islami ne Gadishullin MalajzianGeo-albislam albislam at yahoo.comTue Sep 5 22:50:35 EDT 2000
Islami ne Gadishullin Malajzian nga Hj. Ahmad Kamar Parathenie Njohja e Islamit ne kete pjese te globit ka qene fakt qe me 674 C.E. ( 42 vjet mbas vdekjes se Profetit Muhammad, pbuh) kur ligjvenesi Umayyad Muawiyah ishte ne fuqi ne Damask. Dy qind vjet me vone me 878 C.E. Islami u pranua nga shume njerez pergjate brigjeve te gadishullit Malajzian perfshi ketu dhe portine e Kelangut qe ishte nje qender tregetare e mirenjohur. Para ardhjes se Islamit, indigjenet Malay perqafuan nje besim te vjeter fetar ne forma te ndryshme dhe nje pjese e mire e popullsise i perkiste besimeve Hindu dhe Budiste. Jeta ishte e ndertuar ne menyre te tille qe linte te dukej qarte influenca e me teper se nje feje. Kjo mund te shihet jo vetem ne karakteristikat kulturore te Malayve por eshte gjithashtu nje pjese e struktures se ndarjes se fuqise ndermjet perfaqesuesve te shtetit dhe princave. Ne nivelin politik, udheheqesi mbreteror ne shume shtete ne boten Malay ka pase pranuar Islamin. Njerezit u terhoqen nga mesimet e Kuranit dhe Hadithit se njerezimi duhet te ndahet ne rende ne baze te cilesive interpersonale. Ata te cilet prej kohesh ishin konsideruar kaste e ulet e pane se sa e mundesi te ndryshme shtroheshin para tyre ne shoqerine Islame. Ata nuk ishin me te burgosur brenda nje sistemi fetar ta bazuar ne kaste dhe ne nocionin e jetes neper 'klasa'. Ne Islam nuk kishte diskriminim, apo ndarje ne baze te ngjyres, nacionalitetit, races, vendlindjes etj, gjera keto qe prej kohesh paten sjelle shume probleme. Te drejtat e barabarta ishin zgjidhja me e drejte njerezore, e cila ne praktike do te thoshte pranimin e te drejtave dhe detyrimeve si nje anetar i Komunitetit Musliman. Njeriu i devotshem arrinte sukses dhe afrim te Zoti. Popullata lokale e pa se islami mund ti clironte ata nga kjo zgjedhe dhe u ofronte mjetet per sherimin dhe eliminimin e plageve sociale. Besimi i ri i jepte njeriut te zakonshem nje sens te vleres se tij individuale - dinjiteti i njeriut - si nje anetar i Komunitetit Islamik. Perpjekjet e ulemave per zbatimin e mesimeve Islamike gradualisht ndikuan ne te gjithe nivelet e shoqerise. Perpjekjet e tyre lane gjurme ne vende te tilla si Banten, Java Lindore, Macassar, Kalimantan, Filipina e Jugut, Tailanda e Jugut, Malacca, Trengganu etj. Ulemate gjithashtu luajten nje rol kryesor edhe ne administrimin e ketyre vendeve, dhe disa nga sultanet e fuqishem u mbeshteten thellesisht ne mesimet e Islamit. Perhapja e Islamit Mbas hyrjes se Islamit, besimi filloi te perhapej nga shkollaret lokale Muslimane apo ulamate nga nje zone ne tjetren. Praktika e tyre normale ishte te hapnin nje qender trajnimi te quajtur "pondok". Ata jo vetem qe jepnin mesime neper shtepi, vende faljeje dhe xhami por gjithashtu benin dhe shume pune te tjera sic ishin bujqesia, kopshtaria dhe artizanati, si dhe pune te tjera secili simbas mundesive dhe aftesive te tij. Roli i ketyre ulemave nuk ishte vetem ai i nje mesuesi por edhe ai i nje keshilltari per familjet fshatare dhe komunitetet. Roli qe ata luajten ishte shume i gjere per shkak se ata kishin ekspertize dhe aftesi ne me teper se nje fushe te aktivitetit njerezor. Mbasi diplomoheshin, nxenesit shkonin mbrapa neper shteipte e tyre, te cilat shpesh mund te ishin edhe neper periferite e vendit, dhe keshtu formonin nje hallke ne zinxhirin ndermjet ulemave. Islami ne Arqipelagun Malajzian ne pergjithesi dhe ne Malajzi ne vecanti ndjek Madhahabin Shafii. Sidoqofte ka shume Muslimane ne Malajzi te cilet nuk ndjekin ndonje shkolle te vecante. Ne Perli per shembull, kushtetuta e shtetit specifikon qe Perlisi ndjek Kuranin dhe Sunnahn dhe jo ndonje madhahabe te vecante. Shume Muslimane ne Perlis nuk ndjekin ndonje Madhahab sic eshte rasti me anetaret e Organizates Muhammadiyah ne Indonezi. Nje karakteristike e vlefshme per tu permendur, ne edukimin fetar eshte lidhja e ngushte ndermjet Pondokeve, mesuesve dhe madje edhe nxenesve megjithese distanca ndermjet tyre mund te jete shume e madhe. Faktori bashkues qe forcon lidhjet mes tyre eshte uniformiteti i ideve, sepse Libri i Shenjte dhe gjuha qe perdoren qene te njejta, por edhe problemet shoqerore dhe politike po ashtu, megjithese ne Indonezi kolonizatoret ishin Hollandezet dhe ne Malajzi ishin Britaniket. Keta kolonizatore, qofshin Portugeze, Hollandeze apo Britanike u perpoqen per Kristianizimin e ketyre zonave me mjete te ndryshme, vecanerisht duke perdorur sistemin e tyre edukativ. Nje numer i konsiderueshem Muslimanesh mendonin se shkollat pondok nuk mund te konkuronin me institutet koloniale te edukimit. Per te zgjidhur kete problem, Madrasatul Mashoor al-Islamiyah u formua ne Pulau Pinang ne vitin 1916 e cila perdorte gjuhen Arabe ne mesimdhenie. Medresete mesonin Fiqh si dhe lende te tjera. Ky institut i mesimdhenies nuk kishte per qellim vetem rritjen e pozicionit te Muslimaneve ne Penang dhe Malajzine Veriore, por ne te gjithe Azine Juglindore. Kjo shkolle zgjodhi si frymezim te saj emrin e Syed Ahmad Al-Mashoor, i njojtur ndryshe dhe si Ayid Mashoor, nje udheheqes me origjine arabe ne ate ishull. Mbasi Malaya fitoi pavaresine ne 31 Gusht, 1957, rritja e edukimit fetar ne shkollat e varura nga qeveria ishte rezultat i perpjekjeve te shumta nga komuniteti Malay. Kjo mund te shihet qarte ne Kolegjin Islamik dhe ne Universitetin Nacional te Malajzise. Pondoku me i njohur dhe me reputacion ne Malajzi eshte ai i Tok Guru Haji Muhammad Yusof apo Tok kenaliut, i cili e ndertoi ate vete ne Kota Bahru, kelantan. Ai u edukua ne Kelantan dhe si shume mesues te tjere pondoku ndoqi studimet e larda ne Masjid al-Haram ( Xhamia e Madhe e Mekes). Pondoku i Tok Kenaliut u be nje qender e famshme mesimdhenie, gje e cila coi ne rritjen e numrit te studenteve qe vinin per te studiuar ne kete pondok. Po ashtu sjume pondok te tjere u hapen nga ish nxenesit e kesaj shkolle te cilet me kohen u bene madje dhe udheheqes te komuniteteve te tyre. Ky znxhir mesues-nxenes-mesues u perhap po ashtud he ne Thailanden Jugore dhe Indonezi. Disa ulema Malajziane u bene mesues ne Asjid al-Haram. Ne kohen e ketij shkrimi nje ulema nga Kedahu, Muhammad bin Abdul Kadir, dhe dy nga Petani ishin mesues aty. Babai i Muhammadid ishte gjithashtu nje mesues ne xhamine al-Haram. Efektet e Kolonizinit Me te vertete qe mund te konsiderohet nje fatkeqesi ardhja e Kolonizatoreve nga Perendimi ndersa procesi i Islamizimit ishte ne progres ne Azine Juglindore. Te paret qe erdhen ishin Portugezet te cilet u ndoqen me vone nga Spanjollet, Hollandezet dhe Britaniket te cilet zune toka ne koeto vende dhe ndryshuan te gjitha ligjet dhe menyren e jeteses me te gjitha mjetet e mundshme. Kjo u bazua ne politiken 'perca e sundo' qe eshte shume e njohur per boten e trete. Ardhja e Perendimit mund te konsiderohet normalisht ne tre kategori: tregeti, pushtim dhe Kristianizim te subjekteve koloniale. Misionaret jane pa dyshim njesoj si revolucionaret komuniste, sepse te predikosh Kristianizmin do te thote te besh nje sulm frontal ne besimet, zakonet, paragjykimet per jeten dhe boten, dhe gjithashtu te imponohesh ne strukturen shoqerore te shoqerise. Pervec misionareve, administratoret koloniale, tregetaret, penetrimi perendimor, etj., shkaktuan nje dem akoma dhe me te madh. Arqipelagu Malajzian i cili u be nje zone tregetie dhe nje zone e famshme per 'erezat' dhe shume lloj produktesh te tjera bujqesore si dhe detare, u be nje zone e rivalitetit te madh midis fuqive Kolonizatore. Etja per fitime me te medha nga tregetaret Perendimore beri qe fuqia politike te ndryshonte ne keto zona. Nje nga nje zonat tregetare dhe ato te ndikuara thellesisht nga Islami rane ne duart e kolonizatoreve, te cilet sollen administrate te re dhe forca ushtarake per ta mbrojtur ate. Per te fuqizuar ekonomine e tyre, fuqite koloniale (vecanerisht Britaniket) ne Malaysi dhe Singapor sollen shume puntore krahu nga Kina dhe India si per te shkaktuar nje problem politik i cili dhe sot mbetet shume shqetesues. Problemet e emigrimit, shtetesise, te drejtat speciale (per indigjenet Malay), gjuha, kultura dhe ekonomia u bene ceshtje politike te cilat cuan ne nje rritje te nacionalizmit. Renia e sulltanatit te Malakes ndaj Portugezve me 1511 ishte fillimi i kolonizimit ne gadishull, cka do te thote, rrezimi i autoritetit politik Malajzian ne kete pjese te botes dhe nje kthime mbrapa ne perhapjen e Islamit. Nga Malaka kolonizatoret zune te gjitha funksionet administrative te cilat ishin tipike Islamike. Popullit iu desh te kalonte nje sere shqetesimesh, dhe te behej deshmimtar se si disa prej tyre bashkepunonin me kolonizatoret per te miren personale. Roli i ulamave ndryshoi me kalimin e kohes, ky rol u dobesua shume me krijimin e keshillave fetar me pretekstin e mbrojtje se zakoneve Malay dhe besimin Islam. Sidoqofte neqofte se konsiderojme Aktet mbi te cilat u mbeshteten keta Keshilla funksioni i tyre kryesor ishte te kufizonte rolin e Islamit vetem ne aspektin personal. Ne anen e tyre Britaniket premtuan se nuk do te nderhynin ne ceshtjet qe kishin lidhje me Islamin apo zakonet Malay. Megjithate, ndarja e besimit nga punet e qeverise dhe ligjit, ishte ne vetvete nje nderhyrje ne ceshtjet e lidhura me Islamin. Ulamate, roli i te cileve kishte qene me perpara te keshillonin dhe merrnin pjese ne ceshtjet shteterore, tani u zevendesuan nga nje Keshilltar Britanik dhe roli i ulamait kufizua vetem ne ceshtjet personale. Nje tjeter efekt ishte dhe mundesia per Fene Kristiane te vendosej ne nje numer zonash dhe Kristianizonte popullsine vendase. Shkolla dhe kisha u hapen pasi ishte mare pelqimi nga zyrtaret koloniale. Kinezet dhe Indianet qe u sollen ne Gadishull - Malajzia, Singapor dhe Brunei - u bene njerez te mesem dhe iu sigurua mbrojtja. Shume nga ata u futen ne shkollat e organizatave Kristiane dhe u bene Kristiane. Por per Malajzianet mund te thuhej se ata nuk konsideroheshin te denje per tu bere Kristiane sepse konsideroheshin si te prapambetur dhe jo te afte per jeten. Politika e kolonizatoreve ishte nje loje e cila kishte per qellim zvogelimin e rritjes natyrale te popullsise indigjene keshtu qe ata nuk do te kishin ze ne shume ceshtje. Sidoqofte lufta ndaj Islamit nuk ishte aq e mprehte ne te gjithe pjeset e Gadishullit Malajzian, vecanerisht kur edukimi favorizonte ata te cilet kishin mbaruar studimet ne shkollat koloniale. Ne kete menyre u prodhua nje gjenerete e burokrateve Muslimane te cilet ishin me teper 'perendimore' dhe 'sekulare'. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/
More information about the Alb-Islam mailing list |