Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Fwd: Kolombi: Po sikur . . . ?

Olsi kosova at MAILCITY.COM
Tue Sep 5 22:41:25 EDT 2000


Kolombi: Po sikur 
 ?
nga
Aileen Vincent-Barwood

A egziston mundesia qe fjalet e para te folura nga Kristofor Kolombi 
kur arriti ne bregun e Botes se Re ishin pershendetja Arabe "As-Salam 
Alaykum"? A duket kjo si nje ide e cuditshme? Konsideroni per vehten 
tuaj.....

Arabishtja ishte gjuha e shkences per pjesen me te madhe te
njerezimit 
nga shekulli 8 deri ne shekullin e 12. Ka shume mundesi qe te jete
per 
kete arsye qe Kolombi me fjalet e tij e konsideroi Arabishten si
"nena 
e gjithe gjuheve" dhe ne udhetimein e tij per ne Boten e Re mori me 
vete Luis de Torresin qe ishte nje Spaniard  arab-foles si perkthyes.

Kolombi shpresonte se do te zbriste ne Indi, per te cilen ai e dinte 
se Arabet paten arritue para tij. Ai gjithashtu e dinte se, per pese 
shekuj, Arabet kishin eksploruar dhe shkruar shume gjera per keto
cepe 
te botes. Ata paten qene rreth perimetrit te Afrikes dhe paten 
lundruar deri ne Indi. Ata paten exploruar me rruge tokesore 
Constatinopoplin, paten kaluar Aia Minor, nepermes Egjyptit dhe
Sirise 
dhe ne zemren e kontinentit Aziatik. Ata paten bere harta te
terrenit, 
kishin gjetur shume nga burimet e lumenjve, llogarisnin monsoonet, 
lartesine e maleve, dhe kishin arritur deri ne Kine duke perhapur 
keshtu Islamin dhe gjuhen Arabe ne te gjitha keto zona.

Ishte dita e 33te e udhetimit te tij, 12 Tetor, 1492 kur Kolombi 
zbarkoi ne toke. Ne ate pike, ka shume mundesi qe Kolombi te kete
qene 
ne brigjet e ishullit Bahamian te quajtur Guanahani- te cilin ai e 
riquajti San Salvador dhe shpalli "sovranitetin e tij per mbretin dhe 
mbretereshen e Spanjes".

[Shenim per fjalen Guanahani: kjo fjale do te thote 'Vllezerit Hani' 
dhe e ka origjinen nga Arabishtja dhe eshte sdoptuar ne Mandika.
Guana 
eshte nje variant i korruptuar i fjales Ikhwana qe do te thote 
vellezer, dhe Hani eshte nje emer Arab. Pra arrijme ne perfundimin qe 
ajo toke ishte zbuluar me pare nga Vellezerit Hani.]

Ka shume mundesi qe surpriza e tij me e madhe ate dite ishte se te 
gjithe "Indianet" sic i therriste ai vendasit, nuk flisnin Arabisht.

Megjithate, ai ishte krejtesisht i bindur dhe shkroi ne ditarin e tij 
ne daten 12 Tetor E Premte, se ishte i sigurt qe po te lundronte
midis 
ketyre ishujve indiane per te arritur ne Cipangu (Japony) dhe Kine, 
nje udhetim qe ishte rreth 1000 milje i gjate. Ketu ai ishte i bindur 
se do te mund te takonte Khanin e Nadh, qe ishte nje perandor me 
pasuri te madhe dhe fliste Arabisht dhe kishte nen veton e tij toka
te 
pasura me ar, argjend dhe gure te cmuar, mendafsh, ereza dhe bime te 
tjera mjekesore.

Cdokush mund te mendoje sesi ka mundesi qe Kolombi, nje 41 vjecar,
nje 
harte beres profesionist, lexues dhe marinar i regjur, nje njeri i 
cili pati kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij duke planifikuar 
udhetimin e tij ne Perendim, ka qene kaq larg ne llogaritjet e tij.

Nje shpejgim mund te jete se, ashtu sic ishte nje marinar 
profesionist, ai ishte githashtu nje politikan i zgjuar. Si nje 
Kristian ekspedita e te cilit ishte inicuar nga dy monarket Kistiane, 
Mbreti Ferdinand II i Aragonit dhe Mbreteresha Isabella I e Castiles, 
gabimet ne llogaritjet e Kolombit mund te mos jene vetem si shkak i 
informacionit lundrues i cili ishte i gatshem nga shume burime, por 
nje vendim i llogaritur per te perdorur 'burime te pranueshme" te 
njohurive shkencore dhe per te injoruar ato qe ishin "Te huaja".

Gjate shtate shekujve te dominionit Arab mbi Spanje dhe Portugaline, 
nga AD 711 deri me 1492, atje ishte zhvilluar nje kulture e artit 
Musliman dhe shkences e cila kishte nje efekt te thelle dhe te 
qendrueshem ne jeten, artin dhe shkencat e Europes. Rrenjet e kesaj 
kulture shkonin mbrapa deri ne Kohet e Erreta te Europes, te cilat 
mund te thuhet se zgjaten nga AD 476 deri me 1000, gjate se ciles
bota 
Arabe ishte si nje inkubator per civilizimin Europian. Arabet jo
vetem 
e ruajten, e perpunuan, e perteriten dhe e perkthyen ne Arabisht
dijet 
klasike te Grekeve, por gjithashtu iu shtuan atyre kontribute 
origjinale dhe sinjifikante.

Kur Europa filloi te exploronte boten e shkences, ajo nuk i ktheu
syte 
nga burimet Greke apo Romane, shume prej te cilave ose kishin humbur 
ose nuk ishin ne perdorim, por u orientua nga shkrimet shkencore 
Arabe. Duke njohur rendesine e ketyre burimeve, Europianet ne 
shekullin e 12 filluan nje program masiv perkthimi, duke themeluar
nje 
kolegj te perkthyeseve ne Toledo, Spanje, nga i cili shume prej
puneve 
Arabe ne matematike dhe astronomi u perkthyene dhe u bene te mundura 
per Europianet qe ti perdornin.

Gjate asaj Periudhe dhe madje me heret - qe nga koha e Perandorise 
Romane (27 BC to AD 284) - egzistonte ideja per lundrimin ne Perendim 
per te gjetur pasurite e Lindjes se Arte. Por asnje nuk kishte marre 
mundimin ta provonte.

Ne shekullin e shtate, Arabet e dinin se per te vajtur ne Orient
duhej 
te udhetoje ne lindje. Per 300 vjet ata patne eksploruar shume pjese 
te tokave te njohura. Qe nga Delhi dhe Agra ne lindje, nepermjet 
Tehranit, Baghdatit dhe Damaskut, ne Kairo, Tripoli, Tunis dhe
Cordoba 
ne perendim, shkencetaret dhe eksploruesit Arabe i kishin zgjeruar 
njohurite per boten e njohur deri atehere dhe u shtyne me tutje ne 
horizontet a panjohura.

Sigurisht, kjo njohuri - sebashku me filozofine, llogjiken, 
matematiken, historine e natyres dhe shume te tjera - mund te 
gjendeshin te shkruara ne librarite e medhaja te Spanjes qe ishin
fryt 
 i nje kulture Muslimane-Kristiane-Hebreje, dhe ne shume librari 
Europiane. Enciklopedite gjeografike, fjaloret, harta dhe skema, po 
ashtu dhe librat per matematiken, astronomine dhe lundrimin, 
doreshkrimet per permiresimin e instrumentev te lundrimit, qendronin 
ne Spanjen Muslimane dhe ne Lindjen e Mesme.

Po keshtu qendronte dhe "teoria e botes se re pas Detit te Erresires" 
ideja e nje kontinenti te pazbuluar qe qendronte ne perendim te botes 
se zbuluar. Nuk ka asnje lloj dyshimi se ishin Arabet ata qe bene te 
paret hartat te cilat e cuan Kolombin ne Boten e Re.

I rritur ne nje port te madh, Kolombit sigurisht qe i paten zene 
veshet dicka per zbulimet Arabe dhe per aftesine e tyre per lundrim
qe 
ne moshe te vogel. I biri i Domenico Kolombit, nje endes, Kristofor 
Kolombi lindi me 1451 dhe u rrit ne Genoa. Nje qender e madhe
tregetie 
ne mes te viteve 1400, Genoa kishte koloni ne Egjipt, Siri, Qipro, 
Constatinopoje, dhe ne brigjet e Detit te Zi dhe Detit Azov.

Nga keto koloni te largeta, tregetaret Genoese, kolonistet,
diplomatet 
dhe misionaret kalonin ne Anatoli, Gjeorgji, Detin Kaspik, Persi dhe 
Indi. Ne mes te shekullit te 15, bregu Levantine ishte nje dere e 
hapur per ne Lindje, nje vend strategjik per tregeti me portet e
Detit 
te Zi dhe Asia Minor. Po keshtu 200 vjet para kesaj, exploruesi 
Venecian Marco Polo shkruan per takim me tregetare Genoese dhe 
Veneciane ne Rrugen e Madhe Kineze. Nga disa nga letrat e Kolombit,
ne 
shohim se ai ishte thellesisht i frymezuar nga historite e Marco
Polos 
per udhetimet e tij.

Familja Kolombo jetoi ne nje shtepi prane Porta Sant'Andrea, dhe duke 
u mbeshtetur ne shkrimet e tij, ne kuptojme se ne kohen kur ai ishte 
10 vjec, Kolombusi i ri e adhuronte zhurmen e portit. Ai do te 
qendronte vjedhurazi neper doket dhe do te shikonte marinaret qe 
leviznin neper anijet gjigante qe qendronin atje, anije te cilat 
kishin mberritur nga vende te largeta ekzotike si Chiosi dhe 
Constandinopoja, Egjypt, Tunis dhe siria. Ai dhe shoket e tij
pelqenin 
te luanin lojra midis rrotave te mendafshit dhe pambukut, dhe fucite
e 
vajit, vererave dhe erezave.

I mrekulluar ai do te ulej me marinaret, me syte e tij te vegjel blu, 
floket e kuqe, dhe do te degjont me vemendje historite e tyre per 
tokat e magjishme te lindjes. Eshte e veshtire te imagjinohet se si 
Kolombi nuk do te joshej nga keto histori, shume prej tyre nga 
Levanti, apo nga historite e tjera qe ai i degjoi me vone, kur, si
nje 
marinar i vogel ne moshen 14 vjecare, duke lundruar nga Genoa, ai 
degjonte historite e tregetareve Arabe te cilet udhetonin ne te
gjitha 
anet e Mesdheut.

Ai ishte analfabet ne ate kohe. Disa vite me vone ai do te mesonte te 
lexonte dhe kjo nuk ishte gjuha e tij Italiane, por Spanjishtja e 
Castiles.

Ne kohen kur Kolombi arriti ne Portugali, ai ishte ne te njezetat. 
Kristianet kishin rizene shume pjese te Spanjes dhe Portugalise nga 
Muslimanet. Megjithate, per shkak te se kaluares Muslimane,
Gadishulli 
Iberik ishte ende qendra e Europes persa i perket intelektualizmit
dhe 
artit. Lisbona ishte qyteti ne te cilin Kolombi jetoi duke
planifikuar 
udhetimet e tij ne Atlantik, ajo ishte kryeqyteti i Portugalise dhe 
nje qytet i ditur, ne te cilin do te ishte e mundur per te te gjente 
libra dhe materiale te cilat i duheshin per kerkimet e tij. Qe ne 
moshe te re, ai pati mesuar Spanjisht, Portugalisht, Latinisht dhe 
gjuhe te tjera.  Pra dukej qarte se Kolombi - lundrues profesionist, 
harta beres, dhe me vone dhender i Henri Lundertarit - do te kishte 
mare shume nga kjo pasuri e madhe Muslimane e dijes.

Me 1501 Kolombi shkruante ne nje leter te tijen se gjate shume nga 
udhetimet e tij neper bote, ai kishte takuar njerez te ditur te
racave 
dhe sekteve te ndryshme dhe "ishte munduar te hidhte nje sy tek te 
gjithe librat e kosmografise, historise dhe filozofise dhe shkencave 
te tjera". Pra eshte e qarte se ai nuk mund ti kalonte si te pa 
nevojshme me teper se kater shekuj shkence dhe eksplorim qe
Muslimanet 
kishin kontibuar.

Duke u bazuar ne nje nga biografet e tij, Amerikani Samuel Eliot 
Morrison, autor i librit "Admirali i Detit Oqeanik", Kolombi beri 
shume kerkime neper doreshkrimet gjeografike  te vjetra dhe te 
mesjetes para se te fillonte udhetimin e tij. Ai e beri kete gje ne 
menyre qe te mblidhte informacion dhe municion per perplasjen tjeter 
me ekspertet e kohes. Nqs kjo gje eshte e vertete atehere nuk ka 
mundesi qe nga vemendja e tij te kene dale perkthime te tilla sic 
ishin al-Biruni "Historia e Indise" dhe Yaqut "Mu'jam al-Buldan". 
Gjithashtu duket qarte se ai duhet te jete mbeshtetur shume edhe tek 
Ibn Battuta "Udhetimi i shekullit te 13", ne te cilin eksploruesi me
i 
famshem i kohes se vjeter shkruan per 120,000 kilometra udhetim nga 
Afrika e Veriut ne Kine dhe kthim.

[Ibn Battuta (emri i pare i tij ishte Muhammad) pati lindur me 1304
ne 
Tangier, Marok. Ai filloi udhetimin e tij ne Qershor 1325 nga
Tangieri 
dhe arritit ne Indine veriperendimore (tani Pakistan) me 1333 mbasi 
beri Haxhin per here te trete. Sultan Muhammad Tughluk i Delhit 
(India) ishte aq i cuditur dhe i kenaqur me te saqe e caktoi Ibn 
Battuten te sherbente si Magjistrat i Delhit ( 1334-1341). Ibn
Battuta 
me vone u caktua te sherbente si ambasadori i Sultanit ne Kine me 
1342. Ai vazhdoi udhetimin e tij per ne Kine nga India perendimore, 
Ishujt Maldive, Cejlon, bengal, Sumatra dhe Vietnami.]

Nga biografite e tjera te tij, me sakte ajo e priftit Spanjoll Fray 
Bartolome de las Casas, behet e ditur gjithashtu se Kolombi ishte nje 
lexues i librave per gjeografine dhe kosmografine. Kater nga librat e 
tij jane ruajtur deri me sot: Ato jane nje perkthim Latin i 1485 te 
librit te Ser Marco Polos, nje perkthim ne Italisht te Historise se 
Natyres nga Plini e printuar me 1489, "Imago Mundi" te Pierre 
d'Aillyt, dhe nje edicion te vitit 1477 te "Historia Rerum Ubique 
Gestarum" nga Papa Pius II.

Kolombi gjithashtu pranoi se mbeshtetej shume ne informacionin e 
mbledhur nga shkolla e lundrimit e themeluar nga Princ Henri i 
Portugalise, shpesh i njohur me emrin Henri Lundertari. Rreth
tridhjet 
vjet para udhetimit te pare te Kolombit, disa nga karavelat e princit 
paten lundruar ne perendim, deri ne qoshen e jashtme te Zoreve dhe 
ndoshta deri ne Nefoundland. Duke arritur ne perfundimin se
egzistonin 
toka te tjera per tu eksploruar pervec atyre qe Ptolemy kishte 
pershkruar ne librin e tij te shekullit te dyte "Udhezues per 
Gjeografine", dhe duke patur para sysh informacionin gjeografik te 
marinareve dhe lundruesve - shume prej tyre nga Levanti - Princi 
themeloi shkollen e Sagres, ne jug te Portugalise, e cila do te
luante 
roline e nje magazine per dijen e shkuar dhe te arthme te Detit. Ka 
mundesi qe te jete ky burimi ku Kolombi mesoi, se vite me perpara, 
Vasco da Gama pati lundruar pergjate bregut lindor te Afrikes, ai 
udhehiqej nga nje pilot Arab, Ahmad ibn Majid, i cili perdorte nje 
harte Arabe qe deri atehere ishte e panjohur per lundruesit Europiane.

Dhe ende, megjthese gjithe ky informacion ishte ne perdorim, Kolombi 
beri nje gabim te madh ne llogaritjet e tij te distances qe ai duhej 
te lundronte per te arritur ne anen tjeter te Globit.
Ideja qe toka ishte sferike nuk ishte nje ide e re, dhe ishte pranuar 
gjeresisht nga njerezit e shkolluar ne kohen e Kolombit. Po keshtu 
ishte dhe ideja e Grekeve per ndarjen e tokes sferike ne 360 grade, 
por burimet ndryshonin kur vinte puna per gjatesine e nje grade. Masa 
korrekte e pranuar ne ditet tona eshte 111 kilometra ose (60 nyje 
detare) per grade ne ekuator. Ne shekullin e trete BC, astronomi Grek 
i lindur ne Libi, Eratostheni, i cili ishte njekohesisht edhe
drejtori 
i biblotekes se Alexandrise, pati arritur te llogariste me afersi nje 
vlere 110 kilometra (59.5 nyje detare) per grade qe ishte shume
shifer 
precize per kohen. Ne shekullin e dyte gjeografi i madh i
Alaksandrise 
Ptolemy pati llogaritur graden te ishte rreth 93 kilometra (50 nyje 
detare). Ne shekullin e nente, astronomi Musliman Abu al-'Abbas Ahmad 
al-Farghani pune e te cilit u perkthyen ne Latinisht gjate mesjetes 
nen emrin Alfraganus, pati llogaritur se nje grade e kishte gjatesine 
122 kilometra (perreth 66 nyje detare) - Rezultat ky qe nuk ishte aq
i 
sakte si ai i Erathostenit por me i sakte se rezultati i Ptolemit.

Ka mundesi qe ose Kolombi gabimisht perdori miljet Europiane ne 
konvertimin e llogaritjeve te al-Farghanit duke arritur keshtu ne 45 
milje per grade ne ekuator, ose mbasi vendosi se llogaritja e 
al-Farghanit ishte ne rregull, ne fund zgjodhi per arsye te politikes 
te ndiqte llogaritjet e Ptolemeut, Gjeografia e te cilit ishte botuar 
fillimisht ne nje edicion Latin dhe pati fituar popullaritet te madh 
ne shekullin e 15 ne Europe. Ne rastin e pare Kolombi e ka llogaritur 
distancen ne ma pak se nje e treta ndersa ne rastin e dyte me pak se 
25 per qind.

Nqs Kolombi do te kishte pranuar zbulimet e shekullit te nente te nje 
grupi prej 70 shkollaresh Muslimane, qe punonin nen mbikqyrjen e 
Kalifit 'Abd Allah al-Ma'mun, i cili i pati mbledhur ata per te 
vendosur gjatesine e nje grade, ai do te kishte shmangur shume gabime.

Duke perdorur mjete druri per te matur, shkollaret e kalifit udhetuan 
neper nje rruge nga veriu ne jug derisa ata pane nje ndryshim prej
nje 
grade ne ngritjen e yllit polar. Matjet e tyre rezultuan ne nje
shifer 
shume te sakte te perimetrit te tokes: 41,526 kilometra, ose 22,422 
nyje detare e cila rezultonte ne nje shifer prej 115.35 kilometra per 
grade. Ne kohen e Kolombit, nje pasuri e vertete e dijes se akumuluar 
nga shkenca dhe eksplorimi Arab ndodhej ne bibliotekat e Spanjes dhe 
Portugalise. Al-Biruni me saktesi pati llogaritur gjatesine dhe 
lartesine dhe - 600 vjet para Galileut - pati sugjeruar se toka 
rrotullohej rreth vetes. 100 vjet me vone ne shekullin e nente 
Matematikani al_khwarizmi pati matur gjatesine e gradeve tokesore dhe 
lundruesit Arabe perdornin gjilperat magnetike (busulla) per te mos 
humbur rrugen. Gjithashtu ishte rreth kesaj kohe, qe astronomet Arabe 
Ibn Yunus dhe al-Battani apo Albategnius sic njihej ne Europe, 
permiresuan astrolabet e vjeter, kuadrantin, sextantin dhe kompasin
ne 
ate saktesi, qe per qindra vjet me mbrapa asnje  udhetues i rrugeve
te 
gjata nuk mund te nisej pa to. Me arritjen e shekullit te 12
Gjeografi 
Hispano-Arab al-Idrisi pati kompletuar atlasin e tij voluminoz te 
botes qe permblidhte shume harta dhe skema.

Per te llogaritur distancen qe ai duhej te pershkronet per te arritur 
Indine dhe Orientin, Kolombi zgjodhi qe te mos mbeshtetej ne burimet 
Arabe dhe Muslimane. Ai u influencua ne te kundert nga teoria e Paolo 
Toscanellit, nje fizikan Florentinas qe pati studiuar astronomy dhe 
matematike. Kur ai pa hartat e Toscanellit ne te cilat thuhej se 
llogaritja e Marco Polos e gjatesise se Azise ishte korrekte, dhe se 
distance nga Lisbona duke ecur ne perendim per ne Japoni ishte vetem 
3000 milje dhe per ne Hangzhou, Kine ishte  5000 milje, Kolombi
pranoi 
shifrat qe ai deshironte te degjonte. Pra ne kete menyre ai vendosi
te 
merrte me vete harten e Toscanellit ne udhetimin e tij te pare.

Kolombi gjithashtu besonte se udhetimi i tij ne perendim nga Spanja
ne 
Indi, megjithese i veshtire do te ishte i shkurter. Duke perdorur 
harta dhe informacion te bazuar ne llogaritjet e Ptolemit dhe Martin 
Behaim, hartografi Gjerman ai besonte se do te arrinte Kinen pas jo
me 
teper se 4000 milje udhetimi. Ky mendim konfirmohet dhe nga libri i 
Pierre d'Ailly "Imago Mundi" , nje liber i cili simbas cunit te 
Kolombit dhe biographit Ferdinand, ishte shoku i shtratit per te per 
shume vjet. (Kopja e Kolombit, me faqet e mbuluara me shenime te tuj 
ndodhet ne muzeun e Sevilles) D'Ailly besonte se oqeani perendimor, 
midis Marokut dhe brigjeve te Azise lindore, nuk ishte "shume i 
gjere". Ai ndoqi sistemin e Marinusit te Tyres, nje Grek i shekullit 
te dyte i cili e mendonte Eurasine shume te gjere nga lindja ne 
perendim, dhe Oqeanin Atlantik te ngushte dhe parashikoi se ky i 
fundit mund te kalohej vetem ne pak dite nqs do te kishte nje ere te 
mire.

Simbas ditarit te Kolombit - origjinali i te cilit ka humbur, ose sic 
sugjerojne disa historiane shkateruar - ai lundroi me floten e tij te 
vogel, te perbere prej tre anijesh per ne Boten e Re menje llogaritje 
te kote. Kjo do te thote se ai kaloi neper Oqeanin Atlantik midis 
Ishujve Canary dhe Bahamas duke perdorur vetem nje kompas marinaresh, 
nje kuadrant dhe nje litar plumbi, nje ampolete, vizore dhe harta. 
Hartat e tij ishin prej lekure delesh dhe tregonin brigjet e Spanjes, 
Portugalise dhe Afrikes se Veriut, Azoreve, Madeires dhe Canareve. Ai 
e mbante drejtimin me ane te kompasit te marinareve, qe ishte nje 
perdorim i gjilperes magnetike te perdorur kater shekuj me pare nga 
lundruesit Arabe. Kuadranti i tij ishte nje shpikje e hershme e 
astronomit te famshem Arab Ibn Yunus te Kairos.

Nuk ka dyshim se Kolombi duhet te permendet si nje njeri i madh per 
kurajon e tij, aftesite lundruese dhe kembenguljen. Ne anen tjeter 
cdokush mund te mendoje se cfare mund te kete ndodhur ne ate dite 
Tetori me 1492 neqoftese ai do te kishte ndjekur tete shekuj njohuri 
lundrimi dhe shpikjeve Arabe. Sigurisht qe kjo do ta kishte bere 
lundrimin e tij me te lehte, friken e tij me te pakte dhe zbritjen e 
tij ne toke me te sakte.

--- End forwarded message ---





More information about the Alb-Islam mailing list