Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Fwd: Islami Ne Kine

Olsi kosova at MAILCITY.COM
Tue Sep 5 22:42:21 EDT 2000


Islami Ne Kine
Nga
Yusuf Abdul Rahman

[ regjistrat e vjeter te dinastise Tang pershkruajne nje
vizite ne Kine nga Saad ibn Abi Waqqas (ra), nje nga
bashkekohesit e Profetit Muhammad (s) me 650 C.E. Kjo
ngjarje konsiderohet te jete lindja e Islamit ne Kine.
Perandori Kinez Yung-Wei respektoi mesimet e Islamit dhe i
konsideroi ato te pershtatshme me mesimet e Confucius. Per
te treguar admirimin e tij per islamin, Perandori aprovoi
ndertimin e xhamise se pare te Kines ne Ch'ang-an. Ajo
xhamia ende qendron edhe sot mbas 14 shekujsh.

Muslimanet virtualisht dominonin import/eksportin ne Kine
gjate dinastise Sung (960-1279 C.E.). Zyra e Drejtorit
Gjeneral per Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga
ndonje Musliman gjate kesaj kohe. Gjate dinastise Ming
(1368-1644 CE), nje periudhe e cila u konsiderua te ishte
era e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan
plotesisht ne shoqerine Han duke adoptuar emrat e tyre dhe
disa zakone ndersa ruanin menyren e tyre Islamike te
veshjes dhe kushtet e te ngernit.

Ndjenjat anti-Muslimane hodhen rrenje ne Kine gjate
Dinastise Ch'ing (1644 - 1911 C.E), e cila u formua nga
Manchute te cilet ishin pakice ne Kine. Muslimanet ne Kine
jane me teper se 35 milion simbas nje burimi jozyrtar. Ata
perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte
jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e
popullates Muslimane te Kines. Grupet me te medhaja te
grupeve Turkic jane Uyguret te cilet ndodhen me teper ne
provincen Xinjiang, ne te cilen ata kane qene shumice
absolute ne nje kohe me te hershme.]

Megjithese mund te duket si surprize, Islami ka mbijetuar
ne Kine per mese 1300 - 1400 vjet. Ai i ka mbijetuar shume
pengesave sic ishinRevolucioni Kulturor apo dhe regjimeve
te tjera qe paten qellime kunder tij.

Megjithese nuk ka shume informacion mbi viziten e nje
emisari nga Arabia ne Kine, ne nje nga librat e historise
Kineze 'Regjistri I Hershem i Dinastise Tang' behet nje
pershkrim i kesaj vizite. Saad Ibn Abi Waqqas (ra), nje nga
bashkekohesit e Profetit Muhammad (S), udhehoqi
delegacionin me 650 C.E, i cili sillte me vete dhurata dhe
sistemin e besimit Islam ne Kine. Simbas thenieve te
Muslimaneve Kineze, kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja
e islamit ne Kine.

Megjithese perandori i kohes, Yung-Wei, e konsideroi
Islamin pak restriktiv per shijet e tij, ai respektoi
mesimet e tij dhe e konsideroi te ngjashem me mesimet e
Confuciusit. Per kete arsye ai i dha Saadit liri te plote
qe te perhapte kete besim tek njerzit e tij. Per te treguar
admirimin e tij per islamin, Perandori urdheroi ndertimin e
Xhamise se Pare te Kines ne Ch'ang-an. Kjo xhami ende
qendron edhe sot, mbas 13-14 shekujsh.

Me kalimin e kohes, mardheniet midis Kines dhe Tokave
Muslimane vazhduan te permiresoheshin. Shume biznesmene
Muslimane, visitore, dhe tregetare filluan te vinin ne Kine
per qellime biznesi dhe fetare. [ Arabet paten stabilizuar
tregetine ne keto vende para kohes se Profetit Muhammad
(s).] Umayyaded dhe Abbasided derguan 6 delegacione ne
Kine, te cilet ishin pranuar ngrohtesisht nga Kineze.

Muslimanet te cilet emigruan ne Kine filluan te ushtronin
influencen e tyre ne ekonomi ne gjithe vendin. Ata
dominonin import/eksportin ne kohen e Dinastise Sung (960 -
1279 C.E). Zyra e Drejtorit Gjeneral per Transportin Detar
ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate kesaj
kohe.

Megjithe suksesin ekonomik qe muslimanet kishin gjate
ketyre koherave dhe madje edhe me vone, ata njiheshin si te
ndershem, te bindur ndaj ligjit, dhe te disiplinuar. Keshtu
qe nuk ka as ndonje fakt per ndonje pakenaqesi apo ndjenje
anti-Islamike nga populli Kinez.

Me fillimin e Dinastise Ming (1368 - 1644 CE) Islami po
shkelqente ne Kine per 700 vjet. Deri ne kete kohe,
Muslimanet paten mbajtur nje status te vecante, i cili
permblidhte zakonet, gjuhen, dhe traditat e tyre dhe
asnjehere nuk u integrua plotesisht me Kinezet. Gjate kohes
se Dinastise Ming, qe konsiderohet te kete qene koha e arte
e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan gradualisht ne
shoqerine Kineze.

Nje shembull interesant i kesaj sinteze nga Muslimanet
Kineze, ishte procesi i ndryshimit te emrave te tyre. Shume
Muslimane qe u martuan me gra Kineze morren emrat e grave.
Te tjeret moren mbiemra Kineze si pershembull Mo, Mai, and
Mu - emra te adoptuara per Muslimanet qe quheshin Muhammad,
Mustafa, dhe Masoud. Te tjeret te cilet nuk mund te gjenin
ndonje mbiemer Kinez te perafert me emrin e tyre adoptuan
karaktere Kineze te cilat ngjanin shume me emrat e tyre -
Ha per Hasan, Hu per Hussein, apo Sai per Said, dhe keshtu
me radhe.

Jo vetem emrat por edhe zakonet e veshjeve dhe ushqimeve
gjithashtu kaluan ne nje proces sinteze me kulturen Kineze.
Menyra Islamike e veshjes dhe e ushqimit u ruajten gjate
gjithe kohes, megjithate dhe nuk u ndryshuan asnjehere. Me
kohen, Muslimanet filluan te flisnin dialekte Kineze dhe
madje dhe te lexonin Kinezce. Ne kete menyre mund te thuhet
se ne kohen e Mingut, Muslimanet nuk mund te dalloheshin
nga Kinezet e tjere pervec zakoneve te tyre fetare. Per
kete arsye, kishte perseri kishte nga pak perplasje midis
Muslimaneve dhe Jo-Muslimaneve Kineze.

Ardhja ne fuqi e Dinastise Ch'ing (1644 - 1911 C.E), e
ndryshoi kete. Ch'inget ishin Manchu ( jo Han) dhe ishin
pakice ne Kine. Ata perdoren taktiken perca-dhe-sundo per
te mbajtur Muslimanet, Hanet, Tibetianet, dhe Mongolet ne
betejat kunder njeri tjeterit. Ne vecanti, ata ishin
pergjegjes per rritjen e ndjenjes Anti-Islamike neper te
gjithe Kinen, dhe perdoren ushtare Hane per te shtypur
zonat Muslimane te vendit.

Me renies e Dinastise Manchu me 1911, u formua Republika e
Kines mga Sun Yat Seni, i cili shpalli se vendi u perkiste
barazisht Haneve, Hui (Muslimaneve), Manve (Manchu), Meng
(Mongol, dhe Tsang (Tibetianet). Politika e tij coi ne disa
permiresime ne mardheniet midis ketyre grupeve. 
Mbas revolucionit te Mao Zedongut me 1948 dhe fillimit te
pushtetit Komunist ne Kine, Muslimanet dhe minoritetet e
tjera etnike e gjeten edhe nje here veten te shtypur. Ata
ishin shume aktive ne luften kunder Komunisteve para dhe
mbas revolucionit. Ne fakt, me 1953, Muslimanet u cuan dy
here ne nje perpjekje per te formuar nje shtet te pavarur
Islamik [ ne zonat ku Muslimanet ishin shumice absolute].
Keto revolta u shtypen brutalisht nga forcat ushtarake
Kineze te pasuara nga nje propagande e gjere anit-Islame.

Sot, Muslimanet e Kines jane rreth 20 milion, duke u bazuar
ne burime jozyrtare. Regjistrimi i qeverise me 1982, e
zvogelon shume kete numer duke e bere rreth 15 milion. Keta
Muslimane perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te
medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen
e popullates Muslimane te Kines. Gjithashtu ka dhe nje
perqendrim te madh te Muslimaneve ne provincen e Ningshas
ne Veri.

Mbas Huive, pjesa qe mbeten e Muslimaneve i perket grupeve
Turkic dhe jane Turq ( pervec Salaret Mongole dhe Tajiket
Aryane). Grupi Turkic ndahet me tej midis Uygurve,
Uzbekeve, Kazakheve, Kirgizve, Tatarve dhe Dongshiangve.
Pothuajse te gjithe Muslimanet Turkic gjenden ne provincat
perendimore te Kansut dhe Xinjiang. Grupi me i madh midis
ketyre jane Uyguret.

Uyguret jane shumice ne provincen e Xinjiangut, ku perbejne
rreth 60% e popullsise totale. Kjo perqindje e vogel eshte
per shkakune influksit te madh te Kinezeve jomuslimane ne
kete province ne kohet e vona. Nje situate e cila ka sjelle
probleme te asimilimit dhe ka cuar shqetesimin per
de-Islamizimin e njeres nga zonat Muslimane me te njohura
te Kines.

Muslimanet, dhe Uyguret ne vecanti, kane vuajtur shume nen
regjimin e MaoZedongut dhe "Revolucioni i tij kulturor".
Gjate kohes se terrorit Komunist , u ndermor nje fushate e
dhunshme per te fshire te gjithe gjurmet e Islamit dhe te
identitetit etnik te te gjithe jo-Kinezeve. Gjuha Uygur, e
cila prej shekujsh pati perdorur shkrimin Arab, u detyrua
me force te perdorte alfabetin Latin. Uyguret, ashtu si te
gjithe besimtaret Muslimane, u derguan per pune te
detyrueshme ne me shume se 30,000 komuna te krijuara ne
provincat Muslimane. Imamet dhe Akhundet u vecuan per
denime te turpshme dhe tortura...[madje u detyruan te]
rritnin derra, te cilet disa here mbaheshin ne xhamite e
mbyllura nga qeveria.

Me pretekstin e unifikimit te edukimit kombetar, shkollat
Islamike u mbyllen dhe studentet e tyre u transferuan ne
shkolla te tjera te cilat mesonin vetem Marksizem dhe
Maoizem. Genocidi vazhdoi perseri me mbylljen e mese 29,000
xhamive, torturat ne mase te imameve, dhe egzekutimet e mbi
360,000 Muslimaneve.

Pas vdekjes se Maos dhe fundit te vijes se tij ekstremiste
Marksiste para pesembedhjete vjetesh, qeveria Komuniste ka
liberalizuar shume politiken e saj ne lidhje me Islamin dhe
Muslimanet. Dhe megjithe tmerret e Revolucionit Kulturor,
Islami ka vazhduar te mbijetoje ne Kine.

Sot, fushata e filluar gjate Revolucionit Kulturor per
asimilimin e Muslimaneve eshte ngadalesuar disi dhe
Muslimanet Turkic kane me teper liri per te shprehur
identitetin e tyre kulturor. Qeveria per shembull, ka
lejuar perdorimin e alfabetit Arab ne gjuhen Uygur.
Sidoqofte, ende egziston diskriminimi kunder Muslimaneve
Turkic nga emigrantet Kineze (te favorizuar nga qeveria) te
cilet jane vendosur ne Xinjiang. Ky emigrim perben nje
problem te madh sepse kinezet Han jane duke emigruar ne
zonat Muslimane me nje kuote prej rreth 200,000 ne vit. Ne
shume vende ku Muslimanet kane qene shumice, tani ata jane
ne minoritet.

Pasi liria e besimit u deklarua me 1978, Muslimanet Kineze
nuk e kane humbur kohen per te shprehur besimin e tyre. Ne
te gjithe Republiken e Kines ka tani rreth 28,000 xhami,
nga te cilat 12,000 jane vetem ne Xinjiang. Jo vetem kaq
por gjithashtu tani ka dhe nje numer te madh imamesh per te
drejtuar komunitetin Musliman (vetem ne Xinjiang jane mbi
2,800).

Ne Kine vihet re nje ngjitje lart perseri e lirise se
shprehej per Islamin, shume shoqata Islamike jane
organizuar ne rang Kombetar te cilat kordinojne aktivitetet
nderetnike midis Muslimaneve. Literatura Islamike mund te
gjendet shum lehte dhe per momentin ka 8 perkthime te
ndryshme te Kuranit ne gjuhen Kineze, po ashtu dhe
perkthime ne Uygur dhe gjuhe te tjera Turkic. Muslimaneve
te Kines u eshte dhene dhe nje liri gati e plote per te
kryer Hajin ne Mecca. Me 1986 kishte rreth 2300 Muslimane
Kineze ne Hajj. ( Nqs e krahasojme kete shifer me 30
Muslimanet nga Bashkimi Sovietik te lejuar, ky numer duket
shume i madh po te kemi parasysh se Popullsia Muslimane ne
Ish Bashkimin Sovietik eshte katerfishi i asaj te Kines).

Muslimanet e Kines kane qene aktive dhe ne politiken e
brendshme te vendit. Si gjithmone, Muslimanet kane refuzuar
qe te mbyllin gojen kunder padrejtesive. Shume demonstrata
jane bere nga Muslimanet per te protestuar nderhyrjet ne
jeten Muslimane. Disa vjet me pare, pershembull, Muslimanet
bene nje greve ne Beijing per te kerkuar ndalimin e
literatures anti-Islamike nga librarite e Kines. Muslimanet
Turkic gjithashtu kane mbajtur demonstrata per
veteqeverisje dhe kunder emigrimit ne mase te
jo-Muslimaneve ne zonat e tyre. Vazhdimisht ka lajme per
demonstrata dhe beteja te Muslimaneve Kineze per fitimin e
te drejtave te tyre. Insha'Allah ata do te kene sukses.

********** **************** ********** ***********

Allah: Allah eshte emri Arab per Zotin e Madhnueshem,
Krijuesin e Universit. Ky emer perdoret gjithashtu edhe nga
Kristianet Arabe dhe Hebrejte per Zotin (Eloh-im ne
Hebrejshe: 'Allaha' ne Aramisht, gjuha e nenes e Jezusit
a.s. ). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk
ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde.
SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane
kuptimin 'Lavdia i takon Atij.'
 


__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere!
http://mail.yahoo.com/
--- End forwarded message ---





More information about the Alb-Islam mailing list