From kosova at MAILCITY.COM Tue Sep 5 22:42:21 2000 From: kosova at MAILCITY.COM (Olsi ) Date: Wed, 06 Sep 2000 02:42:21 -0000 Subject: [Alb-Islam] Fwd: Islami Ne Kine Message-ID: <8p4aud+6tvs@eGroups.com> Islami Ne Kine Nga Yusuf Abdul Rahman [ regjistrat e vjeter te dinastise Tang pershkruajne nje vizite ne Kine nga Saad ibn Abi Waqqas (ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad (s) me 650 C.E. Kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja e Islamit ne Kine. Perandori Kinez Yung-Wei respektoi mesimet e Islamit dhe i konsideroi ato te pershtatshme me mesimet e Confucius. Per te treguar admirimin e tij per islamin, Perandori aprovoi ndertimin e xhamise se pare te Kines ne Ch'ang-an. Ajo xhamia ende qendron edhe sot mbas 14 shekujsh. Muslimanet virtualisht dominonin import/eksportin ne Kine gjate dinastise Sung (960-1279 C.E.). Zyra e Drejtorit Gjeneral per Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate kesaj kohe. Gjate dinastise Ming (1368-1644 CE), nje periudhe e cila u konsiderua te ishte era e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan plotesisht ne shoqerine Han duke adoptuar emrat e tyre dhe disa zakone ndersa ruanin menyren e tyre Islamike te veshjes dhe kushtet e te ngernit. Ndjenjat anti-Muslimane hodhen rrenje ne Kine gjate Dinastise Ch'ing (1644 - 1911 C.E), e cila u formua nga Manchute te cilet ishin pakice ne Kine. Muslimanet ne Kine jane me teper se 35 milion simbas nje burimi jozyrtar. Ata perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e popullates Muslimane te Kines. Grupet me te medhaja te grupeve Turkic jane Uyguret te cilet ndodhen me teper ne provincen Xinjiang, ne te cilen ata kane qene shumice absolute ne nje kohe me te hershme.] Megjithese mund te duket si surprize, Islami ka mbijetuar ne Kine per mese 1300 - 1400 vjet. Ai i ka mbijetuar shume pengesave sic ishinRevolucioni Kulturor apo dhe regjimeve te tjera qe paten qellime kunder tij. Megjithese nuk ka shume informacion mbi viziten e nje emisari nga Arabia ne Kine, ne nje nga librat e historise Kineze 'Regjistri I Hershem i Dinastise Tang' behet nje pershkrim i kesaj vizite. Saad Ibn Abi Waqqas (ra), nje nga bashkekohesit e Profetit Muhammad (S), udhehoqi delegacionin me 650 C.E, i cili sillte me vete dhurata dhe sistemin e besimit Islam ne Kine. Simbas thenieve te Muslimaneve Kineze, kjo ngjarje konsiderohet te jete lindja e islamit ne Kine. Megjithese perandori i kohes, Yung-Wei, e konsideroi Islamin pak restriktiv per shijet e tij, ai respektoi mesimet e tij dhe e konsideroi te ngjashem me mesimet e Confuciusit. Per kete arsye ai i dha Saadit liri te plote qe te perhapte kete besim tek njerzit e tij. Per te treguar admirimin e tij per islamin, Perandori urdheroi ndertimin e Xhamise se Pare te Kines ne Ch'ang-an. Kjo xhami ende qendron edhe sot, mbas 13-14 shekujsh. Me kalimin e kohes, mardheniet midis Kines dhe Tokave Muslimane vazhduan te permiresoheshin. Shume biznesmene Muslimane, visitore, dhe tregetare filluan te vinin ne Kine per qellime biznesi dhe fetare. [ Arabet paten stabilizuar tregetine ne keto vende para kohes se Profetit Muhammad (s).] Umayyaded dhe Abbasided derguan 6 delegacione ne Kine, te cilet ishin pranuar ngrohtesisht nga Kineze. Muslimanet te cilet emigruan ne Kine filluan te ushtronin influencen e tyre ne ekonomi ne gjithe vendin. Ata dominonin import/eksportin ne kohen e Dinastise Sung (960 - 1279 C.E). Zyra e Drejtorit Gjeneral per Transportin Detar ishte vazhdimisht e zene nga ndonje Musliman gjate kesaj kohe. Megjithe suksesin ekonomik qe muslimanet kishin gjate ketyre koherave dhe madje edhe me vone, ata njiheshin si te ndershem, te bindur ndaj ligjit, dhe te disiplinuar. Keshtu qe nuk ka as ndonje fakt per ndonje pakenaqesi apo ndjenje anti-Islamike nga populli Kinez. Me fillimin e Dinastise Ming (1368 - 1644 CE) Islami po shkelqente ne Kine per 700 vjet. Deri ne kete kohe, Muslimanet paten mbajtur nje status te vecante, i cili permblidhte zakonet, gjuhen, dhe traditat e tyre dhe asnjehere nuk u integrua plotesisht me Kinezet. Gjate kohes se Dinastise Ming, qe konsiderohet te kete qene koha e arte e Islamit ne Kine, Muslimanet u integruan gradualisht ne shoqerine Kineze. Nje shembull interesant i kesaj sinteze nga Muslimanet Kineze, ishte procesi i ndryshimit te emrave te tyre. Shume Muslimane qe u martuan me gra Kineze morren emrat e grave. Te tjeret moren mbiemra Kineze si pershembull Mo, Mai, and Mu - emra te adoptuara per Muslimanet qe quheshin Muhammad, Mustafa, dhe Masoud. Te tjeret te cilet nuk mund te gjenin ndonje mbiemer Kinez te perafert me emrin e tyre adoptuan karaktere Kineze te cilat ngjanin shume me emrat e tyre - Ha per Hasan, Hu per Hussein, apo Sai per Said, dhe keshtu me radhe. Jo vetem emrat por edhe zakonet e veshjeve dhe ushqimeve gjithashtu kaluan ne nje proces sinteze me kulturen Kineze. Menyra Islamike e veshjes dhe e ushqimit u ruajten gjate gjithe kohes, megjithate dhe nuk u ndryshuan asnjehere. Me kohen, Muslimanet filluan te flisnin dialekte Kineze dhe madje dhe te lexonin Kinezce. Ne kete menyre mund te thuhet se ne kohen e Mingut, Muslimanet nuk mund te dalloheshin nga Kinezet e tjere pervec zakoneve te tyre fetare. Per kete arsye, kishte perseri kishte nga pak perplasje midis Muslimaneve dhe Jo-Muslimaneve Kineze. Ardhja ne fuqi e Dinastise Ch'ing (1644 - 1911 C.E), e ndryshoi kete. Ch'inget ishin Manchu ( jo Han) dhe ishin pakice ne Kine. Ata perdoren taktiken perca-dhe-sundo per te mbajtur Muslimanet, Hanet, Tibetianet, dhe Mongolet ne betejat kunder njeri tjeterit. Ne vecanti, ata ishin pergjegjes per rritjen e ndjenjes Anti-Islamike neper te gjithe Kinen, dhe perdoren ushtare Hane per te shtypur zonat Muslimane te vendit. Me renies e Dinastise Manchu me 1911, u formua Republika e Kines mga Sun Yat Seni, i cili shpalli se vendi u perkiste barazisht Haneve, Hui (Muslimaneve), Manve (Manchu), Meng (Mongol, dhe Tsang (Tibetianet). Politika e tij coi ne disa permiresime ne mardheniet midis ketyre grupeve. Mbas revolucionit te Mao Zedongut me 1948 dhe fillimit te pushtetit Komunist ne Kine, Muslimanet dhe minoritetet e tjera etnike e gjeten edhe nje here veten te shtypur. Ata ishin shume aktive ne luften kunder Komunisteve para dhe mbas revolucionit. Ne fakt, me 1953, Muslimanet u cuan dy here ne nje perpjekje per te formuar nje shtet te pavarur Islamik [ ne zonat ku Muslimanet ishin shumice absolute]. Keto revolta u shtypen brutalisht nga forcat ushtarake Kineze te pasuara nga nje propagande e gjere anit-Islame. Sot, Muslimanet e Kines jane rreth 20 milion, duke u bazuar ne burime jozyrtare. Regjistrimi i qeverise me 1982, e zvogelon shume kete numer duke e bere rreth 15 milion. Keta Muslimane perfaqesojne 10 grupe etnike te vecanta. Me te medhenjte jane Kinezet Hui te cilet perbejne rreth gjysmen e popullates Muslimane te Kines. Gjithashtu ka dhe nje perqendrim te madh te Muslimaneve ne provincen e Ningshas ne Veri. Mbas Huive, pjesa qe mbeten e Muslimaneve i perket grupeve Turkic dhe jane Turq ( pervec Salaret Mongole dhe Tajiket Aryane). Grupi Turkic ndahet me tej midis Uygurve, Uzbekeve, Kazakheve, Kirgizve, Tatarve dhe Dongshiangve. Pothuajse te gjithe Muslimanet Turkic gjenden ne provincat perendimore te Kansut dhe Xinjiang. Grupi me i madh midis ketyre jane Uyguret. Uyguret jane shumice ne provincen e Xinjiangut, ku perbejne rreth 60% e popullsise totale. Kjo perqindje e vogel eshte per shkakune influksit te madh te Kinezeve jomuslimane ne kete province ne kohet e vona. Nje situate e cila ka sjelle probleme te asimilimit dhe ka cuar shqetesimin per de-Islamizimin e njeres nga zonat Muslimane me te njohura te Kines. Muslimanet, dhe Uyguret ne vecanti, kane vuajtur shume nen regjimin e MaoZedongut dhe "Revolucioni i tij kulturor". Gjate kohes se terrorit Komunist , u ndermor nje fushate e dhunshme per te fshire te gjithe gjurmet e Islamit dhe te identitetit etnik te te gjithe jo-Kinezeve. Gjuha Uygur, e cila prej shekujsh pati perdorur shkrimin Arab, u detyrua me force te perdorte alfabetin Latin. Uyguret, ashtu si te gjithe besimtaret Muslimane, u derguan per pune te detyrueshme ne me shume se 30,000 komuna te krijuara ne provincat Muslimane. Imamet dhe Akhundet u vecuan per denime te turpshme dhe tortura...[madje u detyruan te] rritnin derra, te cilet disa here mbaheshin ne xhamite e mbyllura nga qeveria. Me pretekstin e unifikimit te edukimit kombetar, shkollat Islamike u mbyllen dhe studentet e tyre u transferuan ne shkolla te tjera te cilat mesonin vetem Marksizem dhe Maoizem. Genocidi vazhdoi perseri me mbylljen e mese 29,000 xhamive, torturat ne mase te imameve, dhe egzekutimet e mbi 360,000 Muslimaneve. Pas vdekjes se Maos dhe fundit te vijes se tij ekstremiste Marksiste para pesembedhjete vjetesh, qeveria Komuniste ka liberalizuar shume politiken e saj ne lidhje me Islamin dhe Muslimanet. Dhe megjithe tmerret e Revolucionit Kulturor, Islami ka vazhduar te mbijetoje ne Kine. Sot, fushata e filluar gjate Revolucionit Kulturor per asimilimin e Muslimaneve eshte ngadalesuar disi dhe Muslimanet Turkic kane me teper liri per te shprehur identitetin e tyre kulturor. Qeveria per shembull, ka lejuar perdorimin e alfabetit Arab ne gjuhen Uygur. Sidoqofte, ende egziston diskriminimi kunder Muslimaneve Turkic nga emigrantet Kineze (te favorizuar nga qeveria) te cilet jane vendosur ne Xinjiang. Ky emigrim perben nje problem te madh sepse kinezet Han jane duke emigruar ne zonat Muslimane me nje kuote prej rreth 200,000 ne vit. Ne shume vende ku Muslimanet kane qene shumice, tani ata jane ne minoritet. Pasi liria e besimit u deklarua me 1978, Muslimanet Kineze nuk e kane humbur kohen per te shprehur besimin e tyre. Ne te gjithe Republiken e Kines ka tani rreth 28,000 xhami, nga te cilat 12,000 jane vetem ne Xinjiang. Jo vetem kaq por gjithashtu tani ka dhe nje numer te madh imamesh per te drejtuar komunitetin Musliman (vetem ne Xinjiang jane mbi 2,800). Ne Kine vihet re nje ngjitje lart perseri e lirise se shprehej per Islamin, shume shoqata Islamike jane organizuar ne rang Kombetar te cilat kordinojne aktivitetet nderetnike midis Muslimaneve. Literatura Islamike mund te gjendet shum lehte dhe per momentin ka 8 perkthime te ndryshme te Kuranit ne gjuhen Kineze, po ashtu dhe perkthime ne Uygur dhe gjuhe te tjera Turkic. Muslimaneve te Kines u eshte dhene dhe nje liri gati e plote per te kryer Hajin ne Mecca. Me 1986 kishte rreth 2300 Muslimane Kineze ne Hajj. ( Nqs e krahasojme kete shifer me 30 Muslimanet nga Bashkimi Sovietik te lejuar, ky numer duket shume i madh po te kemi parasysh se Popullsia Muslimane ne Ish Bashkimin Sovietik eshte katerfishi i asaj te Kines). Muslimanet e Kines kane qene aktive dhe ne politiken e brendshme te vendit. Si gjithmone, Muslimanet kane refuzuar qe te mbyllin gojen kunder padrejtesive. Shume demonstrata jane bere nga Muslimanet per te protestuar nderhyrjet ne jeten Muslimane. Disa vjet me pare, pershembull, Muslimanet bene nje greve ne Beijing per te kerkuar ndalimin e literatures anti-Islamike nga librarite e Kines. Muslimanet Turkic gjithashtu kane mbajtur demonstrata per veteqeverisje dhe kunder emigrimit ne mase te jo-Muslimaneve ne zonat e tyre. Vazhdimisht ka lajme per demonstrata dhe beteja te Muslimaneve Kineze per fitimin e te drejtave te tyre. Insha'Allah ata do te kene sukses. ********** **************** ********** *********** Allah: Allah eshte emri Arab per Zotin e Madhnueshem, Krijuesin e Universit. Ky emer perdoret gjithashtu edhe nga Kristianet Arabe dhe Hebrejte per Zotin (Eloh-im ne Hebrejshe: 'Allaha' ne Aramisht, gjuha e nenes e Jezusit a.s. ). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin 'Lavdia i takon Atij.' __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/ --- End forwarded message --- From kosova at MAILCITY.COM Tue Sep 5 22:41:25 2000 From: kosova at MAILCITY.COM (Olsi ) Date: Wed, 06 Sep 2000 02:41:25 -0000 Subject: [Alb-Islam] Fwd: Kolombi: Po sikur . . . ? Message-ID: <8p4asq+9mbs@eGroups.com> Kolombi: Po sikur ? nga Aileen Vincent-Barwood A egziston mundesia qe fjalet e para te folura nga Kristofor Kolombi kur arriti ne bregun e Botes se Re ishin pershendetja Arabe "As-Salam Alaykum"? A duket kjo si nje ide e cuditshme? Konsideroni per vehten tuaj..... Arabishtja ishte gjuha e shkences per pjesen me te madhe te njerezimit nga shekulli 8 deri ne shekullin e 12. Ka shume mundesi qe te jete per kete arsye qe Kolombi me fjalet e tij e konsideroi Arabishten si "nena e gjithe gjuheve" dhe ne udhetimein e tij per ne Boten e Re mori me vete Luis de Torresin qe ishte nje Spaniard arab-foles si perkthyes. Kolombi shpresonte se do te zbriste ne Indi, per te cilen ai e dinte se Arabet paten arritue para tij. Ai gjithashtu e dinte se, per pese shekuj, Arabet kishin eksploruar dhe shkruar shume gjera per keto cepe te botes. Ata paten qene rreth perimetrit te Afrikes dhe paten lundruar deri ne Indi. Ata paten exploruar me rruge tokesore Constatinopoplin, paten kaluar Aia Minor, nepermes Egjyptit dhe Sirise dhe ne zemren e kontinentit Aziatik. Ata paten bere harta te terrenit, kishin gjetur shume nga burimet e lumenjve, llogarisnin monsoonet, lartesine e maleve, dhe kishin arritur deri ne Kine duke perhapur keshtu Islamin dhe gjuhen Arabe ne te gjitha keto zona. Ishte dita e 33te e udhetimit te tij, 12 Tetor, 1492 kur Kolombi zbarkoi ne toke. Ne ate pike, ka shume mundesi qe Kolombi te kete qene ne brigjet e ishullit Bahamian te quajtur Guanahani- te cilin ai e riquajti San Salvador dhe shpalli "sovranitetin e tij per mbretin dhe mbretereshen e Spanjes". [Shenim per fjalen Guanahani: kjo fjale do te thote 'Vllezerit Hani' dhe e ka origjinen nga Arabishtja dhe eshte sdoptuar ne Mandika. Guana eshte nje variant i korruptuar i fjales Ikhwana qe do te thote vellezer, dhe Hani eshte nje emer Arab. Pra arrijme ne perfundimin qe ajo toke ishte zbuluar me pare nga Vellezerit Hani.] Ka shume mundesi qe surpriza e tij me e madhe ate dite ishte se te gjithe "Indianet" sic i therriste ai vendasit, nuk flisnin Arabisht. Megjithate, ai ishte krejtesisht i bindur dhe shkroi ne ditarin e tij ne daten 12 Tetor E Premte, se ishte i sigurt qe po te lundronte midis ketyre ishujve indiane per te arritur ne Cipangu (Japony) dhe Kine, nje udhetim qe ishte rreth 1000 milje i gjate. Ketu ai ishte i bindur se do te mund te takonte Khanin e Nadh, qe ishte nje perandor me pasuri te madhe dhe fliste Arabisht dhe kishte nen veton e tij toka te pasura me ar, argjend dhe gure te cmuar, mendafsh, ereza dhe bime te tjera mjekesore. Cdokush mund te mendoje sesi ka mundesi qe Kolombi, nje 41 vjecar, nje harte beres profesionist, lexues dhe marinar i regjur, nje njeri i cili pati kaluar pjesen me te madhe te jetes se tij duke planifikuar udhetimin e tij ne Perendim, ka qene kaq larg ne llogaritjet e tij. Nje shpejgim mund te jete se, ashtu sic ishte nje marinar profesionist, ai ishte githashtu nje politikan i zgjuar. Si nje Kristian ekspedita e te cilit ishte inicuar nga dy monarket Kistiane, Mbreti Ferdinand II i Aragonit dhe Mbreteresha Isabella I e Castiles, gabimet ne llogaritjet e Kolombit mund te mos jene vetem si shkak i informacionit lundrues i cili ishte i gatshem nga shume burime, por nje vendim i llogaritur per te perdorur 'burime te pranueshme" te njohurive shkencore dhe per te injoruar ato qe ishin "Te huaja". Gjate shtate shekujve te dominionit Arab mbi Spanje dhe Portugaline, nga AD 711 deri me 1492, atje ishte zhvilluar nje kulture e artit Musliman dhe shkences e cila kishte nje efekt te thelle dhe te qendrueshem ne jeten, artin dhe shkencat e Europes. Rrenjet e kesaj kulture shkonin mbrapa deri ne Kohet e Erreta te Europes, te cilat mund te thuhet se zgjaten nga AD 476 deri me 1000, gjate se ciles bota Arabe ishte si nje inkubator per civilizimin Europian. Arabet jo vetem e ruajten, e perpunuan, e perteriten dhe e perkthyen ne Arabisht dijet klasike te Grekeve, por gjithashtu iu shtuan atyre kontribute origjinale dhe sinjifikante. Kur Europa filloi te exploronte boten e shkences, ajo nuk i ktheu syte nga burimet Greke apo Romane, shume prej te cilave ose kishin humbur ose nuk ishin ne perdorim, por u orientua nga shkrimet shkencore Arabe. Duke njohur rendesine e ketyre burimeve, Europianet ne shekullin e 12 filluan nje program masiv perkthimi, duke themeluar nje kolegj te perkthyeseve ne Toledo, Spanje, nga i cili shume prej puneve Arabe ne matematike dhe astronomi u perkthyene dhe u bene te mundura per Europianet qe ti perdornin. Gjate asaj Periudhe dhe madje me heret - qe nga koha e Perandorise Romane (27 BC to AD 284) - egzistonte ideja per lundrimin ne Perendim per te gjetur pasurite e Lindjes se Arte. Por asnje nuk kishte marre mundimin ta provonte. Ne shekullin e shtate, Arabet e dinin se per te vajtur ne Orient duhej te udhetoje ne lindje. Per 300 vjet ata patne eksploruar shume pjese te tokave te njohura. Qe nga Delhi dhe Agra ne lindje, nepermjet Tehranit, Baghdatit dhe Damaskut, ne Kairo, Tripoli, Tunis dhe Cordoba ne perendim, shkencetaret dhe eksploruesit Arabe i kishin zgjeruar njohurite per boten e njohur deri atehere dhe u shtyne me tutje ne horizontet a panjohura. Sigurisht, kjo njohuri - sebashku me filozofine, llogjiken, matematiken, historine e natyres dhe shume te tjera - mund te gjendeshin te shkruara ne librarite e medhaja te Spanjes qe ishin fryt i nje kulture Muslimane-Kristiane-Hebreje, dhe ne shume librari Europiane. Enciklopedite gjeografike, fjaloret, harta dhe skema, po ashtu dhe librat per matematiken, astronomine dhe lundrimin, doreshkrimet per permiresimin e instrumentev te lundrimit, qendronin ne Spanjen Muslimane dhe ne Lindjen e Mesme. Po keshtu qendronte dhe "teoria e botes se re pas Detit te Erresires" ideja e nje kontinenti te pazbuluar qe qendronte ne perendim te botes se zbuluar. Nuk ka asnje lloj dyshimi se ishin Arabet ata qe bene te paret hartat te cilat e cuan Kolombin ne Boten e Re. I rritur ne nje port te madh, Kolombit sigurisht qe i paten zene veshet dicka per zbulimet Arabe dhe per aftesine e tyre per lundrim qe ne moshe te vogel. I biri i Domenico Kolombit, nje endes, Kristofor Kolombi lindi me 1451 dhe u rrit ne Genoa. Nje qender e madhe tregetie ne mes te viteve 1400, Genoa kishte koloni ne Egjipt, Siri, Qipro, Constatinopoje, dhe ne brigjet e Detit te Zi dhe Detit Azov. Nga keto koloni te largeta, tregetaret Genoese, kolonistet, diplomatet dhe misionaret kalonin ne Anatoli, Gjeorgji, Detin Kaspik, Persi dhe Indi. Ne mes te shekullit te 15, bregu Levantine ishte nje dere e hapur per ne Lindje, nje vend strategjik per tregeti me portet e Detit te Zi dhe Asia Minor. Po keshtu 200 vjet para kesaj, exploruesi Venecian Marco Polo shkruan per takim me tregetare Genoese dhe Veneciane ne Rrugen e Madhe Kineze. Nga disa nga letrat e Kolombit, ne shohim se ai ishte thellesisht i frymezuar nga historite e Marco Polos per udhetimet e tij. Familja Kolombo jetoi ne nje shtepi prane Porta Sant'Andrea, dhe duke u mbeshtetur ne shkrimet e tij, ne kuptojme se ne kohen kur ai ishte 10 vjec, Kolombusi i ri e adhuronte zhurmen e portit. Ai do te qendronte vjedhurazi neper doket dhe do te shikonte marinaret qe leviznin neper anijet gjigante qe qendronin atje, anije te cilat kishin mberritur nga vende te largeta ekzotike si Chiosi dhe Constandinopoja, Egjypt, Tunis dhe siria. Ai dhe shoket e tij pelqenin te luanin lojra midis rrotave te mendafshit dhe pambukut, dhe fucite e vajit, vererave dhe erezave. I mrekulluar ai do te ulej me marinaret, me syte e tij te vegjel blu, floket e kuqe, dhe do te degjont me vemendje historite e tyre per tokat e magjishme te lindjes. Eshte e veshtire te imagjinohet se si Kolombi nuk do te joshej nga keto histori, shume prej tyre nga Levanti, apo nga historite e tjera qe ai i degjoi me vone, kur, si nje marinar i vogel ne moshen 14 vjecare, duke lundruar nga Genoa, ai degjonte historite e tregetareve Arabe te cilet udhetonin ne te gjitha anet e Mesdheut. Ai ishte analfabet ne ate kohe. Disa vite me vone ai do te mesonte te lexonte dhe kjo nuk ishte gjuha e tij Italiane, por Spanjishtja e Castiles. Ne kohen kur Kolombi arriti ne Portugali, ai ishte ne te njezetat. Kristianet kishin rizene shume pjese te Spanjes dhe Portugalise nga Muslimanet. Megjithate, per shkak te se kaluares Muslimane, Gadishulli Iberik ishte ende qendra e Europes persa i perket intelektualizmit dhe artit. Lisbona ishte qyteti ne te cilin Kolombi jetoi duke planifikuar udhetimet e tij ne Atlantik, ajo ishte kryeqyteti i Portugalise dhe nje qytet i ditur, ne te cilin do te ishte e mundur per te te gjente libra dhe materiale te cilat i duheshin per kerkimet e tij. Qe ne moshe te re, ai pati mesuar Spanjisht, Portugalisht, Latinisht dhe gjuhe te tjera. Pra dukej qarte se Kolombi - lundrues profesionist, harta beres, dhe me vone dhender i Henri Lundertarit - do te kishte mare shume nga kjo pasuri e madhe Muslimane e dijes. Me 1501 Kolombi shkruante ne nje leter te tijen se gjate shume nga udhetimet e tij neper bote, ai kishte takuar njerez te ditur te racave dhe sekteve te ndryshme dhe "ishte munduar te hidhte nje sy tek te gjithe librat e kosmografise, historise dhe filozofise dhe shkencave te tjera". Pra eshte e qarte se ai nuk mund ti kalonte si te pa nevojshme me teper se kater shekuj shkence dhe eksplorim qe Muslimanet kishin kontibuar. Duke u bazuar ne nje nga biografet e tij, Amerikani Samuel Eliot Morrison, autor i librit "Admirali i Detit Oqeanik", Kolombi beri shume kerkime neper doreshkrimet gjeografike te vjetra dhe te mesjetes para se te fillonte udhetimin e tij. Ai e beri kete gje ne menyre qe te mblidhte informacion dhe municion per perplasjen tjeter me ekspertet e kohes. Nqs kjo gje eshte e vertete atehere nuk ka mundesi qe nga vemendja e tij te kene dale perkthime te tilla sic ishin al-Biruni "Historia e Indise" dhe Yaqut "Mu'jam al-Buldan". Gjithashtu duket qarte se ai duhet te jete mbeshtetur shume edhe tek Ibn Battuta "Udhetimi i shekullit te 13", ne te cilin eksploruesi me i famshem i kohes se vjeter shkruan per 120,000 kilometra udhetim nga Afrika e Veriut ne Kine dhe kthim. [Ibn Battuta (emri i pare i tij ishte Muhammad) pati lindur me 1304 ne Tangier, Marok. Ai filloi udhetimin e tij ne Qershor 1325 nga Tangieri dhe arritit ne Indine veriperendimore (tani Pakistan) me 1333 mbasi beri Haxhin per here te trete. Sultan Muhammad Tughluk i Delhit (India) ishte aq i cuditur dhe i kenaqur me te saqe e caktoi Ibn Battuten te sherbente si Magjistrat i Delhit ( 1334-1341). Ibn Battuta me vone u caktua te sherbente si ambasadori i Sultanit ne Kine me 1342. Ai vazhdoi udhetimin e tij per ne Kine nga India perendimore, Ishujt Maldive, Cejlon, bengal, Sumatra dhe Vietnami.] Nga biografite e tjera te tij, me sakte ajo e priftit Spanjoll Fray Bartolome de las Casas, behet e ditur gjithashtu se Kolombi ishte nje lexues i librave per gjeografine dhe kosmografine. Kater nga librat e tij jane ruajtur deri me sot: Ato jane nje perkthim Latin i 1485 te librit te Ser Marco Polos, nje perkthim ne Italisht te Historise se Natyres nga Plini e printuar me 1489, "Imago Mundi" te Pierre d'Aillyt, dhe nje edicion te vitit 1477 te "Historia Rerum Ubique Gestarum" nga Papa Pius II. Kolombi gjithashtu pranoi se mbeshtetej shume ne informacionin e mbledhur nga shkolla e lundrimit e themeluar nga Princ Henri i Portugalise, shpesh i njohur me emrin Henri Lundertari. Rreth tridhjet vjet para udhetimit te pare te Kolombit, disa nga karavelat e princit paten lundruar ne perendim, deri ne qoshen e jashtme te Zoreve dhe ndoshta deri ne Nefoundland. Duke arritur ne perfundimin se egzistonin toka te tjera per tu eksploruar pervec atyre qe Ptolemy kishte pershkruar ne librin e tij te shekullit te dyte "Udhezues per Gjeografine", dhe duke patur para sysh informacionin gjeografik te marinareve dhe lundruesve - shume prej tyre nga Levanti - Princi themeloi shkollen e Sagres, ne jug te Portugalise, e cila do te luante roline e nje magazine per dijen e shkuar dhe te arthme te Detit. Ka mundesi qe te jete ky burimi ku Kolombi mesoi, se vite me perpara, Vasco da Gama pati lundruar pergjate bregut lindor te Afrikes, ai udhehiqej nga nje pilot Arab, Ahmad ibn Majid, i cili perdorte nje harte Arabe qe deri atehere ishte e panjohur per lundruesit Europiane. Dhe ende, megjthese gjithe ky informacion ishte ne perdorim, Kolombi beri nje gabim te madh ne llogaritjet e tij te distances qe ai duhej te lundronte per te arritur ne anen tjeter te Globit. Ideja qe toka ishte sferike nuk ishte nje ide e re, dhe ishte pranuar gjeresisht nga njerezit e shkolluar ne kohen e Kolombit. Po keshtu ishte dhe ideja e Grekeve per ndarjen e tokes sferike ne 360 grade, por burimet ndryshonin kur vinte puna per gjatesine e nje grade. Masa korrekte e pranuar ne ditet tona eshte 111 kilometra ose (60 nyje detare) per grade ne ekuator. Ne shekullin e trete BC, astronomi Grek i lindur ne Libi, Eratostheni, i cili ishte njekohesisht edhe drejtori i biblotekes se Alexandrise, pati arritur te llogariste me afersi nje vlere 110 kilometra (59.5 nyje detare) per grade qe ishte shume shifer precize per kohen. Ne shekullin e dyte gjeografi i madh i Alaksandrise Ptolemy pati llogaritur graden te ishte rreth 93 kilometra (50 nyje detare). Ne shekullin e nente, astronomi Musliman Abu al-'Abbas Ahmad al-Farghani pune e te cilit u perkthyen ne Latinisht gjate mesjetes nen emrin Alfraganus, pati llogaritur se nje grade e kishte gjatesine 122 kilometra (perreth 66 nyje detare) - Rezultat ky qe nuk ishte aq i sakte si ai i Erathostenit por me i sakte se rezultati i Ptolemit. Ka mundesi qe ose Kolombi gabimisht perdori miljet Europiane ne konvertimin e llogaritjeve te al-Farghanit duke arritur keshtu ne 45 milje per grade ne ekuator, ose mbasi vendosi se llogaritja e al-Farghanit ishte ne rregull, ne fund zgjodhi per arsye te politikes te ndiqte llogaritjet e Ptolemeut, Gjeografia e te cilit ishte botuar fillimisht ne nje edicion Latin dhe pati fituar popullaritet te madh ne shekullin e 15 ne Europe. Ne rastin e pare Kolombi e ka llogaritur distancen ne ma pak se nje e treta ndersa ne rastin e dyte me pak se 25 per qind. Nqs Kolombi do te kishte pranuar zbulimet e shekullit te nente te nje grupi prej 70 shkollaresh Muslimane, qe punonin nen mbikqyrjen e Kalifit 'Abd Allah al-Ma'mun, i cili i pati mbledhur ata per te vendosur gjatesine e nje grade, ai do te kishte shmangur shume gabime. Duke perdorur mjete druri per te matur, shkollaret e kalifit udhetuan neper nje rruge nga veriu ne jug derisa ata pane nje ndryshim prej nje grade ne ngritjen e yllit polar. Matjet e tyre rezultuan ne nje shifer shume te sakte te perimetrit te tokes: 41,526 kilometra, ose 22,422 nyje detare e cila rezultonte ne nje shifer prej 115.35 kilometra per grade. Ne kohen e Kolombit, nje pasuri e vertete e dijes se akumuluar nga shkenca dhe eksplorimi Arab ndodhej ne bibliotekat e Spanjes dhe Portugalise. Al-Biruni me saktesi pati llogaritur gjatesine dhe lartesine dhe - 600 vjet para Galileut - pati sugjeruar se toka rrotullohej rreth vetes. 100 vjet me vone ne shekullin e nente Matematikani al_khwarizmi pati matur gjatesine e gradeve tokesore dhe lundruesit Arabe perdornin gjilperat magnetike (busulla) per te mos humbur rrugen. Gjithashtu ishte rreth kesaj kohe, qe astronomet Arabe Ibn Yunus dhe al-Battani apo Albategnius sic njihej ne Europe, permiresuan astrolabet e vjeter, kuadrantin, sextantin dhe kompasin ne ate saktesi, qe per qindra vjet me mbrapa asnje udhetues i rrugeve te gjata nuk mund te nisej pa to. Me arritjen e shekullit te 12 Gjeografi Hispano-Arab al-Idrisi pati kompletuar atlasin e tij voluminoz te botes qe permblidhte shume harta dhe skema. Per te llogaritur distancen qe ai duhej te pershkronet per te arritur Indine dhe Orientin, Kolombi zgjodhi qe te mos mbeshtetej ne burimet Arabe dhe Muslimane. Ai u influencua ne te kundert nga teoria e Paolo Toscanellit, nje fizikan Florentinas qe pati studiuar astronomy dhe matematike. Kur ai pa hartat e Toscanellit ne te cilat thuhej se llogaritja e Marco Polos e gjatesise se Azise ishte korrekte, dhe se distance nga Lisbona duke ecur ne perendim per ne Japoni ishte vetem 3000 milje dhe per ne Hangzhou, Kine ishte 5000 milje, Kolombi pranoi shifrat qe ai deshironte te degjonte. Pra ne kete menyre ai vendosi te merrte me vete harten e Toscanellit ne udhetimin e tij te pare. Kolombi gjithashtu besonte se udhetimi i tij ne perendim nga Spanja ne Indi, megjithese i veshtire do te ishte i shkurter. Duke perdorur harta dhe informacion te bazuar ne llogaritjet e Ptolemit dhe Martin Behaim, hartografi Gjerman ai besonte se do te arrinte Kinen pas jo me teper se 4000 milje udhetimi. Ky mendim konfirmohet dhe nga libri i Pierre d'Ailly "Imago Mundi" , nje liber i cili simbas cunit te Kolombit dhe biographit Ferdinand, ishte shoku i shtratit per te per shume vjet. (Kopja e Kolombit, me faqet e mbuluara me shenime te tuj ndodhet ne muzeun e Sevilles) D'Ailly besonte se oqeani perendimor, midis Marokut dhe brigjeve te Azise lindore, nuk ishte "shume i gjere". Ai ndoqi sistemin e Marinusit te Tyres, nje Grek i shekullit te dyte i cili e mendonte Eurasine shume te gjere nga lindja ne perendim, dhe Oqeanin Atlantik te ngushte dhe parashikoi se ky i fundit mund te kalohej vetem ne pak dite nqs do te kishte nje ere te mire. Simbas ditarit te Kolombit - origjinali i te cilit ka humbur, ose sic sugjerojne disa historiane shkateruar - ai lundroi me floten e tij te vogel, te perbere prej tre anijesh per ne Boten e Re menje llogaritje te kote. Kjo do te thote se ai kaloi neper Oqeanin Atlantik midis Ishujve Canary dhe Bahamas duke perdorur vetem nje kompas marinaresh, nje kuadrant dhe nje litar plumbi, nje ampolete, vizore dhe harta. Hartat e tij ishin prej lekure delesh dhe tregonin brigjet e Spanjes, Portugalise dhe Afrikes se Veriut, Azoreve, Madeires dhe Canareve. Ai e mbante drejtimin me ane te kompasit te marinareve, qe ishte nje perdorim i gjilperes magnetike te perdorur kater shekuj me pare nga lundruesit Arabe. Kuadranti i tij ishte nje shpikje e hershme e astronomit te famshem Arab Ibn Yunus te Kairos. Nuk ka dyshim se Kolombi duhet te permendet si nje njeri i madh per kurajon e tij, aftesite lundruese dhe kembenguljen. Ne anen tjeter cdokush mund te mendoje se cfare mund te kete ndodhur ne ate dite Tetori me 1492 neqoftese ai do te kishte ndjekur tete shekuj njohuri lundrimi dhe shpikjeve Arabe. Sigurisht qe kjo do ta kishte bere lundrimin e tij me te lehte, friken e tij me te pakte dhe zbritjen e tij ne toke me te sakte. --- End forwarded message --- From albislam at yahoo.com Tue Sep 5 22:50:35 2000 From: albislam at yahoo.com (Geo-albislam) Date: Tue, 5 Sep 2000 19:50:35 -0700 (PDT) Subject: [Alb-Islam] Islami ne Gadishullin Malajzian Message-ID: <20000906025035.3973.qmail@web1103.mail.yahoo.com> Islami ne Gadishullin Malajzian nga Hj. Ahmad Kamar Parathenie Njohja e Islamit ne kete pjese te globit ka qene fakt qe me 674 C.E. ( 42 vjet mbas vdekjes se Profetit Muhammad, pbuh) kur ligjvenesi Umayyad Muawiyah ishte ne fuqi ne Damask. Dy qind vjet me vone me 878 C.E. Islami u pranua nga shume njerez pergjate brigjeve te gadishullit Malajzian perfshi ketu dhe portine e Kelangut qe ishte nje qender tregetare e mirenjohur. Para ardhjes se Islamit, indigjenet Malay perqafuan nje besim te vjeter fetar ne forma te ndryshme dhe nje pjese e mire e popullsise i perkiste besimeve Hindu dhe Budiste. Jeta ishte e ndertuar ne menyre te tille qe linte te dukej qarte influenca e me teper se nje feje. Kjo mund te shihet jo vetem ne karakteristikat kulturore te Malayve por eshte gjithashtu nje pjese e struktures se ndarjes se fuqise ndermjet perfaqesuesve te shtetit dhe princave. Ne nivelin politik, udheheqesi mbreteror ne shume shtete ne boten Malay ka pase pranuar Islamin. Njerezit u terhoqen nga mesimet e Kuranit dhe Hadithit se njerezimi duhet te ndahet ne rende ne baze te cilesive interpersonale. Ata te cilet prej kohesh ishin konsideruar kaste e ulet e pane se sa e mundesi te ndryshme shtroheshin para tyre ne shoqerine Islame. Ata nuk ishin me te burgosur brenda nje sistemi fetar ta bazuar ne kaste dhe ne nocionin e jetes neper 'klasa'. Ne Islam nuk kishte diskriminim, apo ndarje ne baze te ngjyres, nacionalitetit, races, vendlindjes etj, gjera keto qe prej kohesh paten sjelle shume probleme. Te drejtat e barabarta ishin zgjidhja me e drejte njerezore, e cila ne praktike do te thoshte pranimin e te drejtave dhe detyrimeve si nje anetar i Komunitetit Musliman. Njeriu i devotshem arrinte sukses dhe afrim te Zoti. Popullata lokale e pa se islami mund ti clironte ata nga kjo zgjedhe dhe u ofronte mjetet per sherimin dhe eliminimin e plageve sociale. Besimi i ri i jepte njeriut te zakonshem nje sens te vleres se tij individuale - dinjiteti i njeriut - si nje anetar i Komunitetit Islamik. Perpjekjet e ulemave per zbatimin e mesimeve Islamike gradualisht ndikuan ne te gjithe nivelet e shoqerise. Perpjekjet e tyre lane gjurme ne vende te tilla si Banten, Java Lindore, Macassar, Kalimantan, Filipina e Jugut, Tailanda e Jugut, Malacca, Trengganu etj. Ulemate gjithashtu luajten nje rol kryesor edhe ne administrimin e ketyre vendeve, dhe disa nga sultanet e fuqishem u mbeshteten thellesisht ne mesimet e Islamit. Perhapja e Islamit Mbas hyrjes se Islamit, besimi filloi te perhapej nga shkollaret lokale Muslimane apo ulamate nga nje zone ne tjetren. Praktika e tyre normale ishte te hapnin nje qender trajnimi te quajtur "pondok". Ata jo vetem qe jepnin mesime neper shtepi, vende faljeje dhe xhami por gjithashtu benin dhe shume pune te tjera sic ishin bujqesia, kopshtaria dhe artizanati, si dhe pune te tjera secili simbas mundesive dhe aftesive te tij. Roli i ketyre ulemave nuk ishte vetem ai i nje mesuesi por edhe ai i nje keshilltari per familjet fshatare dhe komunitetet. Roli qe ata luajten ishte shume i gjere per shkak se ata kishin ekspertize dhe aftesi ne me teper se nje fushe te aktivitetit njerezor. Mbasi diplomoheshin, nxenesit shkonin mbrapa neper shteipte e tyre, te cilat shpesh mund te ishin edhe neper periferite e vendit, dhe keshtu formonin nje hallke ne zinxhirin ndermjet ulemave. Islami ne Arqipelagun Malajzian ne pergjithesi dhe ne Malajzi ne vecanti ndjek Madhahabin Shafii. Sidoqofte ka shume Muslimane ne Malajzi te cilet nuk ndjekin ndonje shkolle te vecante. Ne Perli per shembull, kushtetuta e shtetit specifikon qe Perlisi ndjek Kuranin dhe Sunnahn dhe jo ndonje madhahabe te vecante. Shume Muslimane ne Perlis nuk ndjekin ndonje Madhahab sic eshte rasti me anetaret e Organizates Muhammadiyah ne Indonezi. Nje karakteristike e vlefshme per tu permendur, ne edukimin fetar eshte lidhja e ngushte ndermjet Pondokeve, mesuesve dhe madje edhe nxenesve megjithese distanca ndermjet tyre mund te jete shume e madhe. Faktori bashkues qe forcon lidhjet mes tyre eshte uniformiteti i ideve, sepse Libri i Shenjte dhe gjuha qe perdoren qene te njejta, por edhe problemet shoqerore dhe politike po ashtu, megjithese ne Indonezi kolonizatoret ishin Hollandezet dhe ne Malajzi ishin Britaniket. Keta kolonizatore, qofshin Portugeze, Hollandeze apo Britanike u perpoqen per Kristianizimin e ketyre zonave me mjete te ndryshme, vecanerisht duke perdorur sistemin e tyre edukativ. Nje numer i konsiderueshem Muslimanesh mendonin se shkollat pondok nuk mund te konkuronin me institutet koloniale te edukimit. Per te zgjidhur kete problem, Madrasatul Mashoor al-Islamiyah u formua ne Pulau Pinang ne vitin 1916 e cila perdorte gjuhen Arabe ne mesimdhenie. Medresete mesonin Fiqh si dhe lende te tjera. Ky institut i mesimdhenies nuk kishte per qellim vetem rritjen e pozicionit te Muslimaneve ne Penang dhe Malajzine Veriore, por ne te gjithe Azine Juglindore. Kjo shkolle zgjodhi si frymezim te saj emrin e Syed Ahmad Al-Mashoor, i njojtur ndryshe dhe si Ayid Mashoor, nje udheheqes me origjine arabe ne ate ishull. Mbasi Malaya fitoi pavaresine ne 31 Gusht, 1957, rritja e edukimit fetar ne shkollat e varura nga qeveria ishte rezultat i perpjekjeve te shumta nga komuniteti Malay. Kjo mund te shihet qarte ne Kolegjin Islamik dhe ne Universitetin Nacional te Malajzise. Pondoku me i njohur dhe me reputacion ne Malajzi eshte ai i Tok Guru Haji Muhammad Yusof apo Tok kenaliut, i cili e ndertoi ate vete ne Kota Bahru, kelantan. Ai u edukua ne Kelantan dhe si shume mesues te tjere pondoku ndoqi studimet e larda ne Masjid al-Haram ( Xhamia e Madhe e Mekes). Pondoku i Tok Kenaliut u be nje qender e famshme mesimdhenie, gje e cila coi ne rritjen e numrit te studenteve qe vinin per te studiuar ne kete pondok. Po ashtu sjume pondok te tjere u hapen nga ish nxenesit e kesaj shkolle te cilet me kohen u bene madje dhe udheheqes te komuniteteve te tyre. Ky znxhir mesues-nxenes-mesues u perhap po ashtud he ne Thailanden Jugore dhe Indonezi. Disa ulema Malajziane u bene mesues ne Asjid al-Haram. Ne kohen e ketij shkrimi nje ulema nga Kedahu, Muhammad bin Abdul Kadir, dhe dy nga Petani ishin mesues aty. Babai i Muhammadid ishte gjithashtu nje mesues ne xhamine al-Haram. Efektet e Kolonizinit Me te vertete qe mund te konsiderohet nje fatkeqesi ardhja e Kolonizatoreve nga Perendimi ndersa procesi i Islamizimit ishte ne progres ne Azine Juglindore. Te paret qe erdhen ishin Portugezet te cilet u ndoqen me vone nga Spanjollet, Hollandezet dhe Britaniket te cilet zune toka ne koeto vende dhe ndryshuan te gjitha ligjet dhe menyren e jeteses me te gjitha mjetet e mundshme. Kjo u bazua ne politiken 'perca e sundo' qe eshte shume e njohur per boten e trete. Ardhja e Perendimit mund te konsiderohet normalisht ne tre kategori: tregeti, pushtim dhe Kristianizim te subjekteve koloniale. Misionaret jane pa dyshim njesoj si revolucionaret komuniste, sepse te predikosh Kristianizmin do te thote te besh nje sulm frontal ne besimet, zakonet, paragjykimet per jeten dhe boten, dhe gjithashtu te imponohesh ne strukturen shoqerore te shoqerise. Pervec misionareve, administratoret koloniale, tregetaret, penetrimi perendimor, etj., shkaktuan nje dem akoma dhe me te madh. Arqipelagu Malajzian i cili u be nje zone tregetie dhe nje zone e famshme per 'erezat' dhe shume lloj produktesh te tjera bujqesore si dhe detare, u be nje zone e rivalitetit te madh midis fuqive Kolonizatore. Etja per fitime me te medha nga tregetaret Perendimore beri qe fuqia politike te ndryshonte ne keto zona. Nje nga nje zonat tregetare dhe ato te ndikuara thellesisht nga Islami rane ne duart e kolonizatoreve, te cilet sollen administrate te re dhe forca ushtarake per ta mbrojtur ate. Per te fuqizuar ekonomine e tyre, fuqite koloniale (vecanerisht Britaniket) ne Malaysi dhe Singapor sollen shume puntore krahu nga Kina dhe India si per te shkaktuar nje problem politik i cili dhe sot mbetet shume shqetesues. Problemet e emigrimit, shtetesise, te drejtat speciale (per indigjenet Malay), gjuha, kultura dhe ekonomia u bene ceshtje politike te cilat cuan ne nje rritje te nacionalizmit. Renia e sulltanatit te Malakes ndaj Portugezve me 1511 ishte fillimi i kolonizimit ne gadishull, cka do te thote, rrezimi i autoritetit politik Malajzian ne kete pjese te botes dhe nje kthime mbrapa ne perhapjen e Islamit. Nga Malaka kolonizatoret zune te gjitha funksionet administrative te cilat ishin tipike Islamike. Popullit iu desh te kalonte nje sere shqetesimesh, dhe te behej deshmimtar se si disa prej tyre bashkepunonin me kolonizatoret per te miren personale. Roli i ulamave ndryshoi me kalimin e kohes, ky rol u dobesua shume me krijimin e keshillave fetar me pretekstin e mbrojtje se zakoneve Malay dhe besimin Islam. Sidoqofte neqofte se konsiderojme Aktet mbi te cilat u mbeshteten keta Keshilla funksioni i tyre kryesor ishte te kufizonte rolin e Islamit vetem ne aspektin personal. Ne anen e tyre Britaniket premtuan se nuk do te nderhynin ne ceshtjet qe kishin lidhje me Islamin apo zakonet Malay. Megjithate, ndarja e besimit nga punet e qeverise dhe ligjit, ishte ne vetvete nje nderhyrje ne ceshtjet e lidhura me Islamin. Ulamate, roli i te cileve kishte qene me perpara te keshillonin dhe merrnin pjese ne ceshtjet shteterore, tani u zevendesuan nga nje Keshilltar Britanik dhe roli i ulamait kufizua vetem ne ceshtjet personale. Nje tjeter efekt ishte dhe mundesia per Fene Kristiane te vendosej ne nje numer zonash dhe Kristianizonte popullsine vendase. Shkolla dhe kisha u hapen pasi ishte mare pelqimi nga zyrtaret koloniale. Kinezet dhe Indianet qe u sollen ne Gadishull - Malajzia, Singapor dhe Brunei - u bene njerez te mesem dhe iu sigurua mbrojtja. Shume nga ata u futen ne shkollat e organizatave Kristiane dhe u bene Kristiane. Por per Malajzianet mund te thuhej se ata nuk konsideroheshin te denje per tu bere Kristiane sepse konsideroheshin si te prapambetur dhe jo te afte per jeten. Politika e kolonizatoreve ishte nje loje e cila kishte per qellim zvogelimin e rritjes natyrale te popullsise indigjene keshtu qe ata nuk do te kishin ze ne shume ceshtje. Sidoqofte lufta ndaj Islamit nuk ishte aq e mprehte ne te gjithe pjeset e Gadishullit Malajzian, vecanerisht kur edukimi favorizonte ata te cilet kishin mbaruar studimet ne shkollat koloniale. Ne kete menyre u prodhua nje gjenerete e burokrateve Muslimane te cilet ishin me teper 'perendimore' dhe 'sekulare'. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Yahoo! Mail - Free email you can access from anywhere! http://mail.yahoo.com/ From kosova at MAILCITY.COM Tue Sep 5 22:39:11 2000 From: kosova at MAILCITY.COM (Olsi ) Date: Wed, 06 Sep 2000 02:39:11 -0000 Subject: [Alb-Islam] Fwd: Thabit Ibn Qurrah (Thebit) Message-ID: <8p4aof+1tub@eGroups.com> --- In alb-muslimnews at egroups.com, Olsi wrote: Thabit Ibn Qurrah (Thebit) (836 - 901 C.E.) Thabit Ibn Qurrah, I njohur ne Perendim me emrin Thebit, njihet per kontributin e tij ne mekanike, astronomi, metametike dhe gjeometri. Thabit Ibn Qurrah Marwan al-Harrani lindi ne Harran ( Truqia e sotme ) ne vitin 836 C.E. dhe vdiq ne Bagdat ne vitin 901 C.E. Ai u bashkua me matematicienin e madh musliman Muhammad Ibn Musa Ibn Shakir ne Bagdat I cili ishte vendosur aty me urdher te Kalifit Abasid. Thabit ishte nje pionier ne zgjerimin e konceptit te gjeometrise tradicionale ne algjebren gjeometrike dhe propozoi teori te cilat cuan ne zhvillimin e gjeometrise jo-Euklidiane, trigonometrise sferike, llogaritmit integral dhe numrave reale. Ai perdori terminologjine arithmetike per te studjuar aspekte te ndryshme paraboles dhe eklipsit. Teorite tij rreth llogaritjes se siperfaqes the volumit te trupave te ngurte eshte ne fakt ajo qe me one u njoh si llogaritmi I integralit. Veprat origjinale te Thabit mbi mekaniken dhe fiziken pershijne ekzaminimin e gjendjes se ekulibrit te trupave, rrezeve dhe leves. Disa historiane e kane njohur ate themeluesi I statistikes. Ai ishte nje nga kritiket e pare te pikepamjeve te Ptolematikut mbi astronomine. Ai kritikoi gjithashtu disa theorema te Euclidit rreth elementeve dhe propozoi permiresime te rendesishme. Thabit shtoi sferen e nente astroonomise se ptolemit. Disa hetime te hershme e kane kritikuar vepren e tij " Hutimi I Ekuinoksit"dhe disa shekuj me vone Tycho Brahe ( 1546-1601 ) e permiresoi kete veper. Thabit analizoi disa probleme mbi levizjen e Diellit dhe ate te Henes dhe shkruajti pakte rreth ores diellore. Ne vepren e tyre te famshme "Der Mond", Beer dhe Madler permendin nje siperfaqe ne Hene pasi Thabiti e kishte permendr kete kohe me pare. Eshte nje rreth me nje diameter prej rreth 8 miljesh ne seksionin e tete. Nderhyrja e nje rrethi tjeter e kane ndryshuar formen e mureve te tij ne forme rrethi. Nje krater I vogel eshte hedhur ne ne pjesen lindore te kesaj rrafshine. Librat e Thabitit rreth metametikes, astronomies dhe mjekesise kane mbijetuar. Gjate kohes qe ai sherbente per kalifin Al-Mu'tadid ai perktheu shume libra nga gjuha greke dhe ajo siriane ne ate arabe. Midis perkthimeve te tij mund te permenden Almagesti I Ptolemit, Elementet e gjeometrise se Euclidit, Libri I seksioneve Konike te Apollonit dhe disa vepra te Arkimedit. Ne Mesjete, Gerardi I Cremones perktheu disa nga librate e tij latinisht. Djemte, niperit dhe sterniperit e tij kontribuan ne shkencat e gjeometrise, astronomise dhe mjekesise. Djali I tij Sinan perfundoi certifikata te rregullta te praktikuesve te mjeksise ne fillim te 931 C.E. dhe mori 800 certifikata prej shume doktoresh. Sinan gjithashtu themeloi hospitale te levisshme dhe hetoi neper burgje ne menyre qe te siguronte nje sherbim shendeti te pershtatshem. From kosova at MAILCITY.COM Tue Sep 5 22:39:12 2000 From: kosova at MAILCITY.COM (Olsi ) Date: Wed, 06 Sep 2000 02:39:12 -0000 Subject: [Alb-Islam] Fwd: Yaqub Ibn Ishaq Al-Kindi (Alkindus) Message-ID: <8p4aog+4bev@eGroups.com> Yaqub Ibn Ishaq Al-Kindi (Alkindus) (800 - 873 C.E.) Al-Kindi njihet ne perendim me emrin Alkindus. Ne Mesjete ai u njoh edhe si "Filozofi I Arabeve". Cardano e ka konsideruar Al-Kindin si nje nga 12 mendjet me te medha te mesjetes. Ai eshte midis nje grupi te vogel shkencetaresh muslimane qe dhane kontribut te madh ne shume fusha. Al-Kindi ishte nje filozof, astronom, fizikant, matematikan, dhe gjeograf. Midis te tjerave ai ishte edhe nje exert ne muzike. Yaqub Ibn Ishaq al-Kindi lindi ne Kufa ( Iraku I sotem) ne vitin 800 C.E. babai I tij punonte per kalifin Harron al-Rashid. Al-Kindi kaloi pjesen me te madhe te karieres se tij ne Bagdat dhe ishte nje nga bashkekohesit e al-Mutawakil, al-Mamun dhe al-Mu'tasim. Ai vdiq ne vitin 873 C.E. gjate kohes se mbretit al-Mu'tamid. Al-Kindi ne fillim ishte fizikant dhe percaktonte dozat e ilaceve. Kjo ndihmoi shume me vone ne zhvillmin e standarteve te dozave per pacientet. Ne fushen e kimise, Al-kindi provoi metalet baze nuk mund te kovertoheshin ne metale te cmueshme dhe qe reaksionet kimike nuk mund te prodhonin trasformimin e elementeve baze. Ai I dha nje ndihmese te madhe systemit arab te numrave. Ai gjithashu, kontriboi ne gjeometrine optike, nje fushe e vecante e fizikes, dhe shkruajti nje liber rreth saj. Disa shekujt me vone, veprat e tij frymezuan Roger Bacon. Al-Kindi beri kerkime ne aspektet shkencore te muzikes. Ai konstatoi qe notat e ndryshme qe kombinohen ne menyre qe te prodhojne muzike kane nje kulm dhe grada e harmonise varet ne frekuencen e notave. Me tej ai prodhoi nje metode per percaktimin e ketij kulmi. Al-Kindi gjithashtu konstatoi qe kur nje tingull prodhohet ai gjithashtu prodhon disa vale ne ajer te cilat godasin daullen e veshit. Al-Kindi ka shkruajtur me teper se 240 libra. Midis tyre 16 libra jane rreth astronomise, 22 jane rreth mjekesise dhe filozofise, 12 ne fizike, 32 rreth gjeometrise, 11 rreth arithmetikes, 9 rreth logjikes, 7 rreth muzikes dhe 5 rreth psikologjise. Ai gjithashtu ka shkruajtur monografe rreth instrumenteve astronomike, shkembijve dhe gureve te cmuar. Gerard I Cermones perktheu shume nga libra e tij ne latinisht. Keto libra perfshijen Ikhatiyarat al-Ayyam, al-mosiqa, Risalah dar Tanjim, ilahyat-e- Arsitu, Mad-o-Jazr dhe Adiyah Murakkaba. Influenca e tij ne zhvillimine fizikes, metematikes, mjekesise, flozofise dhe muzikes zgjati per shume shekuj me radhe.