Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Shkenca ne Andaluzi

Olsi olsi at rocketmail.com
Mon Oct 9 09:38:03 EDT 2000


Shkenca ne Andaluzi

Nga: Paul Lunde
------
[Kultura Islame ishte pa dyshim nje kulture e bazuar ne
literature. Ne shekullin e nente, libraria e manastirit te
St.Gallit ishte me e madhja ne Europe. Ajo kishte 36
volume. Ne te njejten kohe, libraria e Kordoves permbante
500,000. Por sidoqofte ky nuk ishte i vetmi mjet nga i cili
u krijua kultura e Spanjes Islamike. Islami me tolerancen e
tij dhe inkurajimin e te dyjave fushave te dijes, ate
sekulare dhe fetare, krijoi klimen e nevojshme per
shkembimin e ideve. Llogaritet se sot neper bibliotekat
Perendimore dhe Lindore ka rreth 250,000 doreshkrime Arabe,
perfshi ketu dhe koleksionet private. Ne shekullin e 10
kishte biblioteka private te cilat kishin rreth 500,000
libra. Duke konsideruar keto fakte mund te themi se shume
libra duhet te jene zhdukur, dhe bashke me to edhe arritjet
e shume shkollareve dhe shkencetareve, librat e te cileve
nqs do te ishin ruajtur mund edhe te ndryshonin rrjedhen e
historise. Edhe ne kohen e sotme, nje pjese shume e vogel e
teksteve egzistuese shkencore Arabe jane studiuar, dhe do
te duhen vite per te formuar nje ide me te sakte per
kontributin e shkencetareve Muslimane ne historine e
ideve.]-
--
Kristianet mesjetare te Spanjes paten krijuar nje legjende
sipas se ciles Rodericku, Mbreti i fundit i Vizigotheve,
ishte pergjegjes per futjen e Arabeve ne Gadishullin Iberik
sepse, duke thyer fjalen e tij, ai pati celur dyert e nje
pallati te shenjte per te cilin qe betuar se nuk do ta
prekte.

Per sa i perket Perendimit, pushtimi Arab celi nje pallat
te shkelqyer. Pas renies se Perandorise Romake, Vandalet,
Hunet dhe Visigothet e cane me zjarr rrugen e tyre permes
gadishullit Iberik, duke formuar keshtu mbreteri te dobeta,
te cilat zgjaten per sa kohe kishte placke lufte, dhe u
shkaterruan me njera tjetren. Me vone, ne vitin 711, pa
ndonje paralajmerim erdhen Arabet, te cilet qendruan aty,
rane ne dashuri me token dhe krijuan shoqerine e pare
civile ne Europe qe prej kohes kur legjionet Romake u
dorezuan ne luften e pabarabarte kunder hordhive barbare.

Spanje ne fillim eci perpara nen pushtetin e Umayyades, e
cila krijoi atje nje dinasti pasi humben chalifatin ne
lindje ndaj Abbasideve. Ne fillim, kultura e oborrit
Umayyad ne Kordove ishte e ardhur. Stili, jo vetem ne
veshje por edhe ne letersi ishte nje imitim i atyre te
kryeqytetit te Abbasideve Bagdatit. Shkollaret nga toka me
te largeta te lindjes ishin gjithmone te mirepritur ne
oborrin mbreteror te Kordoves, ku koleget e tyre do te
degjonin me endje per gjithshka qe ishte diskutuar ne
kryeqender, cfare vishnin njerezit, cfare kengesh
kendoheshin, dhe mbi te gjitha, cfare libra lexoheshin.

Kultura Islame pa dyshim qe ishte nje kulture librash.
Futja e letres nga Kina me 752 dha nje shtytje ne
mesimdhenie dhe shprehje idesh, te cilen bota kure nuk e
kishte njohur me perpara. Librat u bene te zakonshem madje
edhe me shume sec kishin qene ne Rome, dhe
pakrahasueshmerisht me te lirese sa ishin ne Perendimin
Latin, ku ende vazhdinin te shkruheshin neper materiale te
shtrenjta. Ne shekullin e 12, nje burre shiti 120 pende
are(nje pende e barabarte me 0,4 ha) per te blere nje Liber
te Oreve. Ne shekullin e nente, libraria e manastirit te
St.Gallit ishte me e madhja ne Europe dhe permbante vetem
36 volume. Ndersa ajo e Kordoves kishte 500,000. Diferenca
e madhe kulturore ndermjet Lindjes dhe Perendimit ne
Mesjete mund te thushet se ishte edhe per shkakune se
Arabet kishin letren ndersa Perendimi jo.

Sidoqofte nuk ishte vetem letra ajo qe ndikoi ne krijimin e
kultures ne Spanjen Islamike. Islami me tolerancen e tij
dhe inkurajimin e te dyja dijeve, ajo sekulare dhe fetare,
krijoi nje klime te pershtatshme per shkembim idesh. Oborri
mbreteror i Kordoves, njesoj si ai i Baghdatit ishte i
hapur si per Muslimanet, Hebrejte dhe Kristianet, dhe nje
bishop i mirenjohur u ankua se cunat e rinj Kristiane po
studionin me teper Arabishten, sesa Latinishten. Ky eshte
nje prove qe verteton faktin se Arabishtja, ne nje kohe
shume te shkurter, ishte bere gjuha nderkombetare e
shkences, sic eshte Anglishtja sot.


Kultura Islamike ne Spanje filloi te lulezonte me teper
gjate kohes se Abd al-Rahman II i Kordoves - Ne kete kohe
Arabishtja u perhap gjeresisht midis jo-Muslimaneve
vecanerisht neper qytete dhe coi ne nje lulezim te
aktiviteteve intelektuale te te gjitha llojeve.

Ne nje rend mbreteror, shijet dhe preferencat e mbretit i
japin tonin shoqeise ne pergjithesi, dhe 'Abd al_rahmani
II, i cili ishte shume i interesuar si ne fe ashtu dhe ne
dijen sekulare ishte i vendosur qe ti tregonte botes se
oborri i tij mbreteror nuk binte me poshte se oborri i
Khalifeve te Baghdatit. Per kete arsye, ai vazhdimisht
ftonte shkollare te ndryshem duke u ofruar atyre shuma te
majme per ti bere ata qe te jetnonin ne keto toka te cilat
ne Lindje konsideroheshin provinca. Si rezultat, shume
poete, filozofe, historiane dhe muzikzne emigruan ne
Andaluzi dhe hodhen atje themelet e tradites intelektuale
dhe sistemit edukativ te cilat e bene Spanjen aq te
perparuar pe 400 vjet.

Nje tjeter rezultat ishte dhe formimi i nje infrastrukture
te librarive - si publike dhe private - xhamive, spitaleve
dhe institucioneve kerkuese. Kjo beri qe shume shkollare te
famshem nga Lindja, pasi morren vesh keto gjera u nisen per
ne Perendim. Ata me mbrapa terhoqen studentet e tyre, pasi
ne boten Islame nuk ishte ndonje gje e jashtezakonshme qe
nje student te udhetonte mijera milje per te ardhur dhe
studiuar ne kembet e profesorit te tij.

Nje nga me te hershmit e ketyre shkollareve ishte 'Abbaz
ibn Firnas i cili vdiq ne vitin 888 A.D, i cili neqoftese
do te kishte jetuar ne Florencen e Medicit do te kishte
qene "Nje Rilindas" . Ai erdhi ne Kordove per te dhene msim
muzike, e cila ne ate kohe konsiderohej nje dege e
mathematikes - por meqe nuk ishte nje njeri qe mjaftohej me
pak- shume shpejt ai iu fut mekanikes se fluturimit. Ai
ndertoi nje pale krahe te bera nga pupla ne nje kornize
druri, dhe u perpoq te fluturonte - duke imituar keshtu
Leonardo da Vincin i cili do te bente te njejten gje pas
600 vjetesh.

Fatmiresisht 'Abbazi shpetoi dhe, pa u diskurajuar, e ktheu
mendjen e tij ne ndertimin e nje planetariumi ne te cilin
planetet do te rrotulloheshin - do te ishte me te vertete
shume interesante te diheshin detajet e ketij mekanizmi. Ai
gjithashtu stimuloi fenomene te tilla sic ishin rrufete dhe
vetetimat te cilat pa dyshim ishin nje sukses. Me vone
'Abbazi iu kthye problemeve matematikore te lidhura me
regullsine e faqeve te kristaleve dhe krijoi nje formule
per prodhimin e kristaleve artificiale.

Duhet kujtuar se nje njohuri dhe arritje te tilla kane
ardhur deri ne ditet tona vetem me shans. Llogaritet qe sot
ka rreth 250,000 doreshkrime Arabe ne bibliotekat
Perendimore dhe Lindore, perfshi ketu dhe koleksionet
private. Sidoqofte ne shekullin e 10 kishte biblioteka te
tilla qe kishin brenda deri 500,000 libra. Mund te thuhet
se miliona libra duhet te jene zhdukur, dhe bashke me to
dhe arritjet e shume shkollareve dhe shkencetareve te
medhenj , librat e te cileve neqofte se do kishin shpetuar
mund edhe te kishin ndryshuar rjedhen e historise. [Me
1500, me teper se nje milion libra perfshi ketu edhe pune
unike te kultures Moore u dogjen ne Granda sic deshmon
Kamen.] Ndersa sot, vetem nje pjese e vogel e teksteve
shkencore Arabe eshte studiuar, dhe do te duhen shume vite
per te formuar nje ide fikse per kontributin e Muslimaneve
ne historine e ideve.

Nje nga fushat me te studiuara ne Spanje ishin dhe shkencat
natyrale. Megjithese shkollaret Andaluziane nuk kontribuan
aq shume sa koleget e tyre ne Lindje, puna e tyre ishte ajo
qe pati me teper efekt ne perparimin e shkences dhe
teknikes, sepse ishte Spanja dhe shkollaret e Andaluzise
ata qe cuan keto ide ne Perendim. 

Asnje shkolle perkthimi e krahasueshme me Shtepine e Dijes
Al-Ma'mun nuk e gzistonte ne Spanje, dhe mund te kuptohet
se shkollaret e Andaluzise nuk e vrane mendjen shume per
shkencat natyrale derisa perkthimet e Shtepise se Dijes
arriten tek ta.

Interesi ne matematike, astronomi dhe mjekesi ishte
gjithmone gjalle per shkak te dobise se tyre praktike -
matematika per qellime tregetare, llogaritjet e ligjeve te
komplikuara Islame per ndarjen e pasurise, dhe si baze per
te matur distancen. Astronomia ishte e perdorshme per te
percaktuar kohen e faljes dhe kalendaret, dhe po ashtu
studimi i mjekesise nuk ka nevoje per ndonje koment. Hyrja
e ideve Aristoteliane megjithese me nje veshje Arabe rriten
dyshimin ne Perendimin konservator, dhe duhej pak kohe para
se opinioni publik do te pranonste idene se Logjika
Aristoteliane nuk ishte ne konflike me Fjalen e Shenjte.

Nje pjese e ketij dyshimi ne idete e dala nga shkollaret e
oborrit Abbasid ishte edhe dallimi i vogel qe egzistonte
midis shkences dhe pseudo-shkences. Ky ishte nje dallim te
cilin Muslimanet e paten bere shume me heret se sa
shkollaret Perendimore, te cilet, edhe gjate Rilindjes,
ngaterronin astronomine me astrologjine, kimine me
al-kimine. Ibn Hazm, shkencetar Andaluzian i shekullit te
11 dhe shume konservator, eshte shprehur shume ne lidhje me
kete pike. Njerezit te cilet mbronin efikasitetin e
talismaneve, magjise, alkimise dhe astrologjise ai i quajti
genjeshtare te pafytyre. 

Studimi i matematikes dhe astronomise ishte paralel. Libri
i famshem i Alkhwarizmit Llogaritja e Integraleve dhe
Ekuacieneve arriti ne Andaluzi shume heret, dhe u be
themeli i nje spekullimi te mevonshem. Ne kete liber,
Al-Khwarizmi sqaronte ekuacionet algjebrike si shumezimi,
pjestimi, matjet e siperfaqes dhe ekuacione te tjera.
Al-Khwarizmi ishte i pari qe futi perdorimin e numrace
Indiane sic i quajti ai ose Arabe sipas nesh. Menyra
ekzakte e transmetimit te ketyre numrave - dhe vlera te
cilet ata permbanin - nuk dihet, por keto simbole kishin
nje ndryshim shume te vogel ne Lindje dhe Perendim te
trojeve Islame, dhe disa nga numrat qe perdoren sot e kane
preardhjen nga ato te perdorura ne Andaluzi. Puna e
Al-Khwarizmit, e cila tani mbijeton vetem ne nje perkthim
Latin te shekullit te 12, dhe perkthimi i Elementeve
Euklidiane u bene dy themelet e matematikes ne Andaluzi.

I pari matematikan dhe astronom origjinal i Andaluzise
ishet Maslama al-Majriti i shekullit te 10. Ai erdhi mbas
shkencetareve te tjere shume te pergatitur si Ibn
Abi'Ubaida i Valencias i cili ne shekullin e nente ishte
nje astronom i famshem, po ashtu emigranti nga Baghdadi,
Ibn Taimiyyah, i cili ishte po ashtu nje fizikan dhe
astronom, megjithate al-Majriti mbetet i vecante. Ai shkroi
nje numer librash ne matematike dhe astronomi, studioi dhe
permiresoi perkthimin Arab te Almagestit te Ptolemeut dhe
zgjeroi dhe korrektoi tabelat astronomike te al-Khwarizmit.
Ai krijoi gjithashtu tabela konvertimi per datat e
kalendrit Persian dhe atyre te Hijras duke bere te mundur
keshtu qe per here te pare ngjarjet e ndodhura ne Persi te
datoheshin me saktesi.

Al-Zarqali, i njohur ne Perendim me emrin Arzachel, ishte
nje tjeter matamatikan dhe astronom i famshem i cili punoi
ne Kordove ne shekulline e 11. Ai bashkoi njohurite teorike
me aftesite teknike, dhe u dallua shume ne ndertimin e
instrumentave precize per matjet astronomike. Ai ndertoi
nje ore uji e cila jepte kohen e sakte dhe datat e muajit
henor. Ai kontriboi gjithashtu ne permbledhjen e Tabelave
te famshme Toledane te cilat ishin te dhena stronomike
shume te sakta. Libri i tij i Tabelav i shkruar ne formen e
nje almanaku (almanak eshte nje fjale Arabe e cila do te
thote klime, dhe percakton pozicionin e henes) permban
tabela te cilat bejne te mundur gjetjen se ne cilen date 
muajt Coptike , Romane, henore dhe Persiane fillojne; te
tjerat japin pozicionin e planeteve te ndryshem ne nje kohe
te caktuar; dhe disa te tjera bejne te mundur percaktimin e
eklipseve henore dhe djellore. Ai gjithashtu permblodhi
tabela shume te vlefshme te lartesise, dhe gjatesise; shume
nga punet e tij u perekthyen si ne Spanjisht ashtu dhe ne
Latinisht.

Nje tjeter i famshem ishte dhe al-Bitruxhi (shkollaret
Latine te mesjetes e therrisnin ate Alpetragius), i cili
zhvilloi nje teori te re te levizjeve yjore dhe shkroi
Libri I Formes ne te te cilin ideja e tij kristalizohet.

Influenca e ketyre puneve astronomike ishte shume e madhe.
Sot pershembull, konstelacionet yjore ende mbajne emrat e
vene nga Astronomet Muslimane - Acrab ( nga aqrab 'Akrep'),
Altair (from al-ta'ir, "fluturuesi"), Deneb (nga dhanb,
"bisht"), Pherkard (nga farqad, "vic") - po ashtu dhe fjale
si zenith, nadir dhe azimuth jane ende ne perdorim ne ditet
e sotme, fjale te cilat jane perdorur ne pune e shkollareve
Anadaluziane.

Por shkenca me e perparuar e Muslimaneve ishte mjekesia.
Interesi ne mjekesi shkon mbarapa ne kohet me te hershme.
Profeti Muhammad (pbuh) ka thene se egziston nje ilac per
cdo semundje, dhe e dinte se disa semundje ishin ngjitese.
Kontributi i madh i Arabeve ishte qe ta bente mjekesine te
bazuar ne shkence dhe te eliminonte supersticionin dhe
praktikat e demshme popullore. Mjekesia konsiderohej shume
teknike, dhe nje fushe qe kekonte studim te gjate dhe
trainim. Shume kode u formuluan per te regulluar sjelljen
profesionale te doktoreve. Nuk ishte e mjaftueshme qe te
kishe vetem njohuri te njeaneshme per te praktikuar
mjekesine. Cilesite morale ishin te detyrueshme. Ibn Hazmi
thote se nje doktor duhet te jete i urte, i kuptueshem,
shoqeror, i mire, ne gjendje te mbaje fyerjet dhe te
pranoje kriticizmin; ai duhet ti mbaje floket e shkurter,
dhe po ashtu edhe thonjte e prere; ai duhet te veshe rroba
te pastra dhe te bardha dhe te sillet me dinjitet.

Para se doktoret te fillonin praktiken e tyre ata duhej te
kalonin nje provim, dhe neqofte se kalonin duhej te merrnin
betimin Hippokratik i cili, neqofte se thyhej mund te conte
deri ne ndalimin e zanatit.

Spitalet ishin te organizuar ne po kete menyre. Me i madhi
ishte ne Kordove dhe kishte uje te rjedhshem dhe banja,
kishte reparte te vecanta per trajtimin e semundjeve te
ndryshme, cdo seksion kishte ne krye nje specialist.
Spitalet duhet te qendronin hapur per 24 ore ne dite, te
merrnin ne dorezim rastet urgjente dhe te mos i kthenin
pacientet mbrapa.

Fizikanet Muslimane shtuan shume gjera te rendesishme ne
dijen mjekesore te cilen e trasheguan nga Greget. Ibn
al-Nafis per shembull, zbuloi qarkullimin e vogel te gjakut
qindra vjet para Harveyt dhe dha gjithashtu idene e
karantines per semundjet ngjitese.

Nje tjeter shembull eshte Ibn Xhulxhul i cili lindi ne
Kordove me 943, u be nje fizikan i famshem ne moshen 24
vjec ( ai filloi studimet e mjekesise ne moshen 14 vjec)
dhe permbldhi nje shkrim ne De Materia Medica e
Dioscorides, dhe nje permbledhje per ilacet e nryshme te
gjetura ne Andaluzi. Ne librin e tij Kategorite e
Fizikaneve, i bere me kerkesen e nje nga princave Umayyad,
ai na jep nje histori te profesionit mjekesor nga koha e
Aeskulapiusit deri ne ditet e tij.

Gjate shekullit te 10 Andaluzia prodhoi nje number te madh
fizikanesh. Shume prej tyre shkuan ne Baghdad, ku studiuan
punet mjekesore Greke nen perkthyesit e famshem Thabit Ib
Qurra dhe Thabit ibn Sinan. Pasi u kthyen, ata u vendosen
ne ndertesen qeveritare ne qytetin al-Zahra. Nje nga ata
ishte dhe Ahmad ibn Harran, i cili u vu ne krye te
dispenserise e cila jepte kujdes mjekesor falas si dhe
ushqim per pacientet.

Ibn Shuhaid, i njohur gjithashtu dhe si nje doktor
popullor, shkroi nje veper per perdorimin eilaceve. Ai
njesoj si shume bashkekohes - i rekomandonte ilacet vetem
neqoftese pacienti nuk kishte rezultat nga dietat dhe
shprehej se neqoftese ato duhej te perdoreshin, ilacet e
thjeshta duhej te ishin primare ne te gjitha rastet me
perjashtim te atyre me seriozeve.

Al-Zahrawi [i njohur ne Perendim me emrin Albucasis], i
cili vdiq me 1013, ishte kirurgu me i famshem i Mesjetes
dhe ishte mjeku i oborrit i al-Hakam II, po ashtu puna e
tij e madhe, Tsrifi u perkthye ne Latinisht nga Gerardi i
Kremones dhe u be nje nga tekstet me te perdorura ne
universitetet Europiane nga fundi i mesjetes. Seksioni mbi
kirurgjine permbledh nje numer ilustrimesh te instrumenteve
kirurgjikale te cilat ishin elegante, praktike dhe kishin
saktesi te madhe. Po ashhtu atje pershkruhen lithotritet,
kirurgjia dentare, trajtimi i plageve dhe frakturave.

Ibn Zuhr, i njohur dhe si Avenzoar i cili vdiq me 1162,
lindi ne Seville dhe fitoi nje reputacion te madh neper
Afriken veriore dhe Spanjen. Ai pershkroi abceset dhe
tumoret mediastinale per here te pare, dhe po ashtu beri
eksperimente origjinale ne terapi. Nje nga punet e tij
Tasyir u perkthye ne Latinisht me 1280 dhe u be nje liber
shume i perdorshem.

Nje tjeter dege e zhvilluar shume nga interesi ne mjekesi
ishte dhe studimi i botanikes. Botanisti me i famshem
Andaluzian ishte Ibn Baitari, i cili shkroi nje liber te
famshem te quajtur Zgjedhja i Ilaceve te Thjeshta dhe
Ushqimit. Kjo veper eshte nje radhitje alfabetike e bimeve
mjekesore te te gjitha llojeve, shume nga te cilat e
rriteshin ne Spanje dhe Afriken e Veriut dhe per te cilat
ai kaloi nje pjese te madhe te jetes se tij per ti
mbledhur. Kudo qe eshte e mundur ai jep emrin Berber, Arab
dhe disa here edhe Roman te bimes, keshtu qe per linguistet
puna e tij eshte me shume interes. Ne cdo artikull ai jep
informacion per pergatitjen e Ilacit dhe administrimin e
tij, qellimin dhe dozen.

I fundit nder fizikanet e medhenj Andaluziane ishte dhe Ibn
al-Khatibi, i cili ishte gjithashtu nje historian i
famshem, poet dhe burre shteti. Midis veprave te tij, ai
shkroi nje ne teorine e ngjitjes se semundjeve: " fakti i
infektimit behet i qarte per studiuesin kur ai e sheh se
kur krijon kontakt me te semurin shfaq simptomat tek ai,
ndersa ai qe nuk eshte ne kontakt nuk ka problem, po ashtu
transmetimi mund te behet dhe nepermjet veshjes, vatheve,
apo eneve te ushqimit."

Ibn al-Khatib ishte perfaqesuesi i fundit i traditave
mjekesore Andaluziane. Shume shpejt mbas vdekjes se tij,
energjite e Muslimaneve te Andaluzise do te harxhoheshin ne
betejn e gjate kunder repushtuesve Kristiane.

Nje tjeter fushe me interes per shkollaret e Andaluzise
ishte studimi i gjeografise dhe shume nga punet me te mira
te Muslimaneve ne ket fushe e paten origjinen atje.
Interesat ekonomike dhe politike paten pak influence ne
zhvillimin e gjeografise, por mbi tegjitha ishte
kurioziteti i tyre per boten dhe banoret e saj qe motivuan
shkollaret per te kaluar jeten e tyre duke pershkruar token
dhe banoret e saj. Hapat e pare u ndermorren ne Lindjen
Muslimane, kur "Librat e Rrugeve" sic quheshin, u  shkruan
per perdorimin e postjereve te Khalifave Abbaside. Sume
shpejt, raporte te ndryshem per toka te largeta, produktet
e tyre tregetare dhe tiparet fizike u permblodhen per
informimin e Khalifeve dhe ministrave te ti. Perparimet ne
astronomi dhe matematike e bene kalimin e ketij
informacioni neper harta me te lehte, dhe shume shpejt
hartografia u be nje disipline e vecante.

Al-Khwarizmi i cili beri aq shume per perparimin e
matematikes, ishte gjithashtu nje nga gjeografet me te
hershem. Duke e bazuar punen e tij ne informacionin e
gatshem ne perkthimin Arab te Ptolemyt, al-Khwarizmi shkroi
nje liber te quajtur Forma e Tokes, i cili permblidhte
harta te qiellit dhe tokes. Ne Andaluzi, kjo pune u vazhdua
ehde nga Ibn Muhammad al-Razi -Rhazes - i cili vdiq me 936,
dhe shkroi gjeografine themelore te Andaluzise per qellime
adminstrative. Muhammad ibn Yusuf al_Warraq, nje
bashkekohes i al-Razit, shkroi nje veper te ngjashme e cila
pershkruante topografine e Afrikes Veriore. Mardheniet e
gjera komerciale te Andaluzise  bene te mundur mbledhjen e
nje informacioni shume te gjere nga tregetaret qe
ktheheshin nga zona shume te largete si pershembull
Balltiku. Ibrahim Ibn Yaqub, per shembull, i cili udhetoi
neper shume vende te Europes dhe Ballkanit ne shekullin e
nente la shume itinerare te udhetimeve te tij.

Dy burra te cilet shkruan ne shekullin e 11 dhe mblodhen
shume informacion te trasheguar nga parardhesit e tyre dhe
e permblodhen ate ne nje forme te lexueshme. Njeri nga ata,
Al-Bakri eshte vecanerisht interesant. Ai lindi ne Salte me
1014, dhe ishte djali i governatorit te provinces se
Huleves dhe Saltes. Al-Bakri ishte nje minister i
rendesishem i oborrit mbreteror te Sevilles, dhe ndermori
shume misione diplomatike. Nje shkencetar i afirmuar, si
dhe shkrimtar ai shkroi vepra ne histori, botanike dhe
gjeogarfi po ashtu edhe poezi dhe proze. Nje nga dy punet e
tij te rendesishme gjeografike iu kushtua gjeografise se
Gadiushullit Arabik me vemendje te vecante ne ruajtjen e
emrava te vendeve te ndryshem. Kjo pune klasifikohet ne
menyre alfabetike, dhe jep emrat e fshatrave, qyteteve,
monumentev dhe zonave te ndryshme te cilat ai i gjeti neper
hadithet dhe historite. Puna tjeter e madhe e tij nuk ka
mundur te arrije deri me sot, por ishte nje trajtim
enciklopedik i te gjithe botes.

Al-Bakri e rregulloi materialin e tij ne baze vendi - duke
dhene nga pak informacion historik per cdo regjistrim - dhe
po ashtu pershkruan njerezit, zakonet, klimen,
karakteristikat, gjeografike dhe qytetet me te medhaja - me
anektoda per ato. Ai thote pershembull per banoret e
Galicias: "ata jane mashtrues, te piste dhe lahen nje here
apo dy here ne vit madje dhe atehere me uje te ftohte; ata
asnjehere nuk i lajne rrobat derisa te girsen vete sepse
mendojne qe pissleku i mbledhur si rezultat i djerses se
tyre iu zbut trupin."

Ndoshta gjeografi me i famshem i te gjithe kohrave ishte
al-Idrisi, "Straboja i Arabeve." I lindur me 1100 dhe i
edukuar ne Kordove, al-Idrisi udhetoi shume dhe vizitoi
Spanjen, Afriken e Veriut, dhe Anatoline, derisa ai me se
fundi qendroi ne Sicily ku dhe u punesua nga Mbreti Norman,
Roger II, per te shkruar nje gjeografi sistematike te
botes, e cila egziston edhe sot, dhe njihet me emrin "Libri
i Rogerit".

Ne kete liber, al-Idrisi pershkruan boten duke ndjekur
ndarjen Greke te saj ne shtate "klima" te gjitha te ndara
ne 10 seksione. Te gjitha keto klima jane te shenuara ne
harte - dhe keto harta jane shume t sakta po te kemi
parasysh kohen kur u bene. Ai jep distancen midis qyteteve
te mdhaja, pershkruan zakonet, njerezit, prodhimet dhe
klimen e te gjithe botes se njohur deri atehere. Ai madje
jep te dhena edhe per udhetimin e nje lundruesi Moroccan i
cili humbi rrugen neper Atlantik, lundroi per mese 30 dite,
dhe u kthye me te dhena per nje toke pjellore te banuar nga
njerez te eger. Te jete Amerika???

Informacioni i permbleshur ne Librin e Rogerit u gdhen ne
nje planisfere argjendi, e cila ishte nje nga mrekullite e
kohes.
Andaluzia gjithashtu nxorri dhe dy autoret e dy nga librat
me interesante te udhetimive qe ushkruan ndonjehere. Qe te
dy egzistojne ne gjuhen Angleze. I pari eshte nga Ibn
Jubair, sekretar i guvernatorit te Granades i cili me 1183,
beri Hajjin, dhe shkroi nje liber per udhetimin e tij te
quajtu Udhetime. Libri eshte ne formen e nje ditari dhe jep
te dhena me detaje per Mesdheun lindor ne kohen e
kryqezatave. Ai eshte shkruar me nje stil elegant, dhe
permban komentet inteligjente te ketij njeriu tolerant.

Eksploruesi me i famshem i te gjithe Andaluzise ishte Ibn
Battuta - turisti me i madh i kohes se tij - dhe mbase i te
gjithave. Ai shkoi ne Afriken e Veriut, Siri, Makkah,
Medina dhe Irak. Ai shkoi ne Jemen, lundroi neper Nil,
Detin e Kuq, Asia Minor, dhe Detin e Zi. Po ashtu shkoi ne
Krime dhe Konstandinopoje, Afghanistan, India dhe Kina. Ai
vdiq ne Granada ne moshen 73 vjecare.

Eshte e pamundur qe te permenden te gjithe shkollaret e
Andaluzise te cilet iu kushtuan studimit te historise dhe
linguistikes. Qe te dyja keto fusha ishin nga shkencat
sociale me te preferuara, te kultivuara nga Arabet dhe qe
te dyja kishin aritur nje nivel artistik ne Andaluzi. Per
shembull, Ibn al-Khatib, teorine e semundjeve ngjitese e te
cilit e kemi permndur me siper, ishte autor i historise me
te shkelqyer te Granades qe ka arritur deri ne ditet tona.

Ibn al-Khatib lindi me 1313, prane Granades, dhe ndoqi
edukimin tradicional te kohes se tij - ai studioi
gramatike, poezi, shkencat naturale, dhe ligjin Islamik po
ashtu si dhe Kuranin. Babai i tij i cili ishte nje zyrtar i
rendesishem, u vra nga Kristianet me 1340. Ligjvenesi i
Granades e ftoi te birin qe te zinte postin e sekretarit te
Departamentit te Korespodences. Ai shume shpejt u be nje
njeri i besuar i guvernatorit dhe fitoi nje pozicion te
larte.

Me gjithe karjeren e tij politike, Ibn al-Khatibi e gjente
kohen qe te shkruante me teper se 50 libra per udhetimet,
mjekesine, poezine, muziken, historine, politiken dhe
teologjine.

Aritjet e Ibn al-Khatib ishin rivalizuar vetem nga ata qe
ishin bashkekohesit e Ibn Khaldun, historiani qe kerkonte
te zhvillonte dhe shpjegonte regullat e pergjithshme  te
cilat udhehiqnin ngritjen dhe zbritjen e zhivilizimit.
Vepra e tij voluminoze, shtate volume histori,eshte quajtur
" Libri i shembujve dhe i permbledhjeve nga informacionet e
hershme dhe te vona ne lidhje me kohen e Arabeve,
jo-Arabeve dhe Berbereve".Volumi i pare, qe quhet dhe 
Hyrje [Muqaddimah] jep nje analize te thelle dhe te
detajuar te shoqerise Islame dhe te shoqerise ne
pergjithesi, per te cilen ai i referohet vazhdimisht dhe
kulturave te tjera me qellim krahasimi. Ai jep nje analize
te sofistikuar se si shoqeria u zhvillua nga nomadizmi
tekqendrat urbane dhe se si dhe pse keto qendra u prishen
dhe se si ato perfundimisht ju dhane pushtuesve qe ishin me
te pazhvilluar. Shume nga pyetjet qe u ngriten prej Ibn
Khaldum akoma nuk kane mare vemendjen e mendimtareve ashtu
sic duhet. Gjithesecili qe eshte i interesuar ne problemet
e ngritjes dhe renies te civilizimit prishjen e qyteteve
dhe mardhenieve ndermjet shoqerive teknollogjikisht te
perparuara dhe atyre tradicionale duhet te lexoje Hyrjen ne
Histori te Ibn Khaldun. [ [Bibliografia e Ibn Khaldun]

Nje tjeter aktivitet intelektual ne Andaluzi ishte dhe
filozofia, por eshte e pamundur te besh me shume se nje
veshtrim ne kete studim te veshtire. Nga shekulli i nente
shkollaret Andalusian, ashtu si dhe ata te Bagdatit, duhet
te mereshin me problemet theologjike te shfaqura nga
prezantimi i filozofise Greke ne kontekstin Islam. Pyetja
qendrore ishte:- Si mundet arsyeja te pajtohet me
shpalljen. 

Ibn Hazm ishte nje nga te paret  qe u mor me kete
problem.Ai suportonte disa koncepte Aristoteliane me shume
entuziazem dhe i hidhte poshte te tjerat. Per shembull, ai
ka shkruar nje komentim shume te gjate e te detajuar mbi
"Posterior  Analects" te Aristotelit
qe erreson punen mbi llogjike. Ibn Hazm duket sikur ska
pasur probleme te lidhte llogjiken me Islamin. Ne fakt ai
jep shembuj te ilustruara se si llogjika mund te perdoret
per te zgjidhur problemet legale te percaktuara nga
Shari'ah. Asgje nuk ilustron mundesine e asimilimit te
ideve te huaja nga Islami dhe i aklimatizon  ato me mire se
 fjalet e Ibn Hazm ne Hyrjen e punes se tij:-"Le te jete e
ditur se ai qe e lexon kete liber do gjeje se dobishmeria e
kesaj lloj pune nuk eshte e limituar vetem tek nje
disipline, por perfshin gjithashtu dhe Kur'an-in, hadithet
dhe vendimet persa i perket se chfare eshte e lejueshme dhe
cfare jo, dhe cfare eshte e obligueshme dhe cfare eshte
ligjore."

Ibn Hazm e konsideron llogjiken si nje vegel te vlefshme,
dhe filozofine te jete ne harmoni ore me e pakta jo ne
konflikt, me shpalljen. Ai eshte pershkruar si " Nje nga
gjigandet e Historise se Islamit," por eshte e veshtire te
nje gjykim te konsiderushem per nje njeri qe shkroi me
shume se 400 libra, shumica e te cilave kane humbur ose
qendrojne akoma ne doreshkrim.

Ibn Bajjah, te cilin shkollaret perendimore e therisnin
Avempace, ishte nje tjeter filozof i madh Andaluzian. Por
ishte Averroes-Ibn Rushd_- qe fitoi reputacion me te
madh.Ai ishte nje Aristotelian i zjarte, dhe puna e tij
pati nje efekt te gjate, ne perkthimin e tyre latinisht, ne
zhvillimin e filozofise Europiane.[ Bibliografia e Ibn
Rushd]

Inovacionet teknologjike Islamike gjithashtu lojten rolin e
tyre ne trashegimin e al-Andalus te Evropes mesjetere.
Letra eshte permendur, por ka dhe te tjera te nje rendesie
shume te madhe- mulliri me ere, teknika te reja te
perpunimit te metalit, punimi i qeramikes, arti ndertimit,
te endurit dhe agrikultura. Njerezit e al-Andaluz kishin
pasion per kopshtarine, kombinonin dashurine dhe bukurine
me interesin ne barnat mjekesore. Dy traktate te
rendesishme ne agrikulture- njera e te cilave pjeserisht e
perkthyer ne Romance ne mesjete ishin perkthyer ne
al-Andaluz. Ibn al-'Awwam, autori i njeres prej ketyre
traktateve, radhit 584 lloje bimesh dhe jep inctruksione
precize lidhur me kultivimin dhe perdorimin. Per shembull,
ai shkruan se si te krijosh hibrid, te ndalosh parazitet
dhe insektet tek bimet, si te besh esenca dhe parfume nga
flora etj.

Kjo fushe e aritjeve teknologjike akoma nuk eshte shqyrtuar
ne detaje, por ajo ka nje influence aq te thelle ne
kulturen materiale te Evropes mesjetare, sa dhe
komentatoret Muslimane ne Aristotle kishin tek 
intelektualet e Evropes mesjetare. Per kete ishin arti i
civilicimit, arti qe e bente jeten nje kenaqesi se sa nje
ngarkese, dhe pa te cilen spekullimet filozofike jane ne
ushtrim shterp.

<<Korcari K.L tetor 2000, i paedituar>>

__________________________________________________
Do You Yahoo!?
Yahoo! Photos - 35mm Quality Prints, Now Get 15 Free!
http://photos.yahoo.com/



More information about the Alb-Islam mailing list