Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] [alb-muslimstudents] Gruaja në Islam (pjesa 6)

Ilda Sadriu gjerdani at yahoo.com
Wed May 3 00:19:46 EDT 2000


Dr. Hasan TURABI
Gruaja në Islam
(përktheu UrimPOSHKA)
Kapitulli1 (pjesa 6)

 

Vendimi i fesë

 

Në bazë tëveprimit të saj, një grua fiton shpërblimin apo dënimin. Asnjë burri nuk ilejohet ta mbrojë ose të ndërmjetësojë për ndonjë grua, e as qëështë aipërgjegjës për veprimet e saja dhe pasojat e tyre. Doktrina e përgjegjësisëpërfundimtare nuk e konsideron njësinë familjare si përgjegjës kolektiv; por,më mirë, çdo individ – mashkull apo femër – paraqet një njësi autonome, që jepllogari para Zotit, dhe konsiderohet si përgjegjës i drejtpërdrejtë për veprimete tija ose të saj, ose për pjesën e tij apo të saj në veprimet e përbashkëta."Dhe në ditën e kijametit secili prej tyre do t’i paraqitet Atij i vetmuar."(Kur’ani, 19:95)

 

 

Gjykimi në botëntjetër nuk do të thotë se patjetër do t’i vërë burrin dhe gruan brenda"kllapave" të njëjta; por as që do ta lironte tjetrin nga fajësimi i vet ose tacaktojë pjesën e tij. Gjithashtu, besimtari nuk do të trajtohet me të padrejtëvetëm për shkak të gjinisë së vet. Zoti të gjithë njerëzit i trajton në baza tëparabarta. "Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prejbabait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri imjafton çështja e vet." (Kur’ani, 80:34/37)

 

Individualitetii gruas është një parim i fesë: "Atyre që mohuan, All-llahu u sjell shëmbullgruan e Nuhit dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorën e dy robërve tëmirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këtatë dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare tek All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: ‘Hynitë dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!’ E atyre që besuan, All-llahu usolli shëmbull gruan e faraonit, kur ajo tha: ‘Zoti im, më bën një vënd pranëmëshirës Sate në xhenet dhe më shpëto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhemë shpëto prej popullit mizor!’ edhe Merjemën të bijën e Imranit, që e ruajtinderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymëzuam një shpirtë e ajo i besoi fjalëte Zotit të sajë dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme." (Kur’ani, 66:10-12)

 

*****
Gjerdani i Pëllumbeshës
http://www.geocities.com/gjerdani


---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Islam mailing list