Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] [alb-muslimstudents] Gruaja në Islam (kapitulli II - pjesa 1)

Ilda Sadriu gjerdani at yahoo.com
Mon May 8 00:18:56 EDT 2000


Dr. Hasan TURABI

Gruaja në Islam

(përktheu Urim POSHKA)

Kapitulli II (pjesa 1)

 

Vendimi i Jurisprudencës

 

Vendimi i jurisprudencës Islame është vetëm një shprehje praktike e urdhërave të fesë. Gratë, sipas Sheriatit, janë kundërpalët e burrave, ndërsa në jurisprudencën Islame nuk ka kurrfërë rendi të ndarë rregullash për to. Megjithatë, ekzistojnë disa rregull të kufizuara sekondare, në të cilat është treguar dallimi mes dy gjinjive. Mirëpo, këto janë paraparë vetëm për t’u mundësuar që të dy gjinive të shprehin fenë në mënyrë të çiltër dhe në përputhje me natyrën e tyre përkatëse njerëzore. Mirëpo, Sheriati (ose ligji Islam), në esencë është i njëjtë, ndërsa rregullat e tija të përgjithshme vlejnë për të dy gjinijtë; ato u drejtohen të dy palëve pa b&eum!
l;rë dallim. Supozimi bazë në Sheriat është se gjinia është e parëndësishme, përveç se aty ku teksti e bën dallimin, apo aty ku mund të paraqitet dëshmia për këtë. Kështu, për shembull, ritet personale fetare për gruan në Islam janë të njëjta si edhe për burrin. Ajo duhet t’i kryejë lutjet e saja, të agjërojë, të vizitojë Kaben e Shenjtë dhe të kujtojë Zotin.

 

Njësoj si burri, edhe gruaja duhet kujdesur për standërtet e përgjithshme fetare që kanë të bëjnë me qëndrimin personal, marrëdhëniet shoqërore dhe sjelljen morale – d.m.th, të jetë e drejtë, altruiste, bamirëse, vërtetëdashëse dhe mirësjelllëse. Islami nuk parasheh kode të ndryshme morale për burrat e gratë. Madje edhe në çështjet e jetës publike nga ato, po ashtu, pritet që ta kryejnë pjesën e tyre dhe t’i përjetojnë vuajtjet dhe vështirësitë e jetës me durim, njësoj siç parashihet që burrat ta bëjnë këtë. Po ashtu, nga ato pritet që të tregojn solidaritet me bashkësinë e besimtaërve dhe ta lënë rehatinë e shtëpisë dhe vatrës së tyre për të migruar në shtetin e muslimanëv!
e, të zhvillojnë Xhihadin bashkë me ta, dhe të nxisin mirëqënien e shoqërisë së tyre. Në të gjitha këto çështje nuk ekziston kurrëfarë dallimi ndërmjet muslimanëve dhe muslimaneve. Sepse, Zoti ka proglamuar: "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri – tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë." (Kur’ani, (9:71).

 

Gratë kanë mundësinë dhe nxitjen e njëjtë për të marrë pjesë në çdo aspect të vlerave fetare: "Nuk ka dyshim se për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (Kur’ani, 33:35).

Tradita thtë se Ummu Seleme i ka thënë Pejgamberit: "O i dërguari i All-llahut! Kur’ani flet për burrat, por nuk flet për ne gratë". Si rrjedhim, u shpall ajeti i lartëpërmendur Kur’anor.

*****

"Gjerdani i Pëllumbeshës"

 

http://www.geocities.com/gjerdani



---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Alb-Islam mailing list