| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] Monoteizmi Islam nga Ebu Emiin Bilal Philips (pjesa i)Olsi olsi at rocketmail.comThu May 11 07:48:31 EDT 2000
(Monoteizmi Islam)
nga
Ebu Emiin Bilal Philips
Vërejtje për mënyrën e përdorimit të këtij libri
Ky libër është një përkthim nga anglishtja i librit The Fundamentals of Tawheed (Islamic Monotheism) nga autori Ebu Emiin Bilal Philips. Për shkak të vështirësive gjuhësore dhe pamundësisë së përkthimit të materialit në mënyrë preçize të gjitha hadithe, duat dhe ajetet e Kuranit të përkthyera në këtë libër janë përkthyer sipas kuptimit të tyre të përgjithshëm në përputhje me kontekstin e tyre. Rrjedhimisht ato nuk mund të merren si bazë për studime gjuhësore apo për nxjerrjen e kuptimeve të hollësishme jashtë kontekstit të tyre në libër, gjithashtu ato nuk duhen cituar si pjesë të shkëputura pa pasur parasysh origjinalin e tyre në arabishtë. N.q.s. nuk veprohet në këtë mënyrë, për shkak të gabimeve të paevitueshme në përkthim, i hapet rrugë gabimeve në kuptimin ose praktikimin e tyre ashtu siç duhet. Kjo është tepër e rrezikshme sepse mund të çojë në gjynafe të rënda ose në keq kuptimin apo keq interpretimin e materialit.I lutemi lexuesit që duatë e përmendura në libër ti mësojë me shkronja arabe për shkak të pamundësisë për ti shkruar ato saktë me shkronja latine. Shënim i përkthyesit dhe i redaktorit
Shkurtimet e përdorura
Shkurtimi Do të thotë:
sh.p. shënim i përkthyesit.
p.e.s. para erës sonë.
e.s. era jonë.
s.a.u.s. Salallahu alejhi ue selem
(Mëshira, shpëtimi
dhe paqja e Allahut qoftë
mbi të).
a.s. paqja qoftë mbi të
s.u.t. Subhanehu ue Teala
(I lavdëruar dhe
i Lartësuar është Ai.)
n.q.s. në qoftë se
a.t.h. atëherë
m.q.s. meqenëse
1-Kategoritë e teuhidit
Nga ana gjuhësore fjala teuhid do të thotë njësim, unifikim dhe vjen nga fjala arabe æÍÏ( uehade ) e cila do të thotë të njësosh. Ndërsa në aspektin fetar teuhid do të thotë kuptimi dhe pohimi i njësimit të Allahut në të gjitha veprimet e njeriut të cilat direkt ose indirekt lidhen me Allahun.[1] Besimi se Allahu është Një, pa partner në dominimin e Tij dhe veprimet e Tij (Rububije); Një, i pangjashëm me asgjë dhe Një i pangjashëm në cilësitë e Tij (Esmaa ue Sifaat); Një, pa rival në Hyjninë e Tij dhe në adhurim (Uluhije), janë tre aspektet që formojnë bazat për kategoritë në të cilat teuhidi tradicionalisht është klasifikuar. Këto tre aspekte janë të pandashme në mënyrë të tillë sa që kushdo që lë ndonjë prej tyre ka dështuar në kompletimin e kërkesave të teuhidit dhe ka bërë shirk (nga ana gjuhësore d.m.th shoqërim, ortakësi), pra i ka bërë shok Allahut dhe kjo në Islam është idhujtari.
Tre kategoritë e teuhidit quhen me emrat e mëposhtëm :
1-Teuhidi Rububije (që përmban njësimin e Allahut).
2-Teuhidi Esmaa ue Sifaat (që përmban njësimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut).
3-Teuhidi Uluhije/el-Ibade (që përmban njësimin e Allahut në adhurim).
Ndarja e teuhidit në këto kategori nuk është bërë as nga resuli s.a.u.s e as nga shokët e tij, sepse atëherë nuk ishte e domosdoshme të analizoheshin këto koncepte kaq bazë në fe në mënyrë të tillë. Megjithatë të gjitha bazat e këtyre ndarjeve janë të argumentuara në ajetet e Kuranit dhe thëniet e resulit s.a.u.s e të shokëve të tij , ashtu siç do të bëhet më e qartë për lexuesin kur çdo kategori të shpjegohet më gjerësisht në këtë kapitull.
Nevoja për kategorizimin e teuhidit u shfaq pasi Islami u përhap në Egjypt, Bizant, Persi e Indi dhe thithi kulturat e këtyre rajoneve. Është e natyrshme të presësh se kur njerëzit e këtyre vendeve hynë në Islam ata do të merrnin me vete mbeturina të besimeve të tyre të mëparshme. Disa prej këtyre të kthyerve (në Islam nga fetë e tjera) filluan të shprehnin në shkrimet dhe diskutimet e tyre koncepte të ndryshme filozofike për Zotin gjë që shkaktoi një konfuzion në të cilin besimi i pastër dhe thjesht njësues i Islamit u kërcënua. Gjithashtu kishte disa njerëz që nga jashtë kishin pranuar Islamin, por që punonin në fshehtësi për të shkatërruar fenë nga brenda, sepse ishin të paaftë ta kundërshtonin atë ushtarakisht. Ky grup filloi një propagandë aktive për të devijuar idetë rreth Allahut në mënyrë që të shkatërronte shtyllën e parë të imanit dhe bashkë me të vetë Islamin.
Sipas historianëve muslimanë, muslimani i parë që shprehu teorinë e vullnetit të lirë të njeriut dhe mungesën e përcaktimit (Kaderit) ishte një irakian, i kthyer nga kristianizmi në Islam, me emrin Sausan. Ky më vonë u rikthye në kristianizëm, por përpara kësaj ai infektoi studentin e tij Mabad ibn Halid Xhuhani nga Basra. Mabadi përhapi mësimet e mësuesit të tij derisa ai u kap dhe ekzekutua nga halifi Emevi, Abdulmelik ibn Meruan (685-705 e.s.), në vitin 700 e.s.[2] Sahabët që ishin gjallë në këtë periudhë si Abdulla ibn Umar (vdiq në 694 e.s.) dhe Abdulla ibn Ebi Auf (vdiq në 705 e.s.) e këshilluan popullin të mos pajtohej me ata që mohonin Kaderin dhe as ti falnin atyre xhenazen sepse ata (sahabët) i konsideronin personat që mohonin Kaderin kafira.[3] Megjithatë argumentet e teorisë kristiane të vullnetit të lirë vazhduan të gjenin mbështetës të rinj.
Gailan ibn Muslim nga Damasku studioi nën kujdesin e Mabadit dhe u bë flamurtar i teorisë së vullnetit të lirë derisa u çua para halifit Umar ibn Abdulaziz (717-720 e.s.). Ai hoqi dorë nga besimi i tij publikisht, por me vdekjen e halifit ai rifilloi të jepte mësime për vullnetin e lirë. Halifi i mëvonshëm Hisham ibn Abdulmelik (724-743 e.s.) e arrestoi, gjykoi dhe ekzekutoi atë.[4] Një tjetër person në këtë polemikë ishte dhe Xhad ibn Dirhem, që jo vetëm mbështeti filozofinë e vullnetit të lirë, por edhe u përpoq të riinterpretonte ajetet e Kuranit, që përmbanin përshkrimin e cilësive të Allahut, në përputhje me filozofinë neoplatonike. Xhadi ishte dhe kujdestari i princit emevi, Meruan ibn Muhammed që më vonë u bë halifi i 14-të (744-750 e.s.). Gjatë leksioneve të tij në Damask, ai hapur mohoi disa prej cilësive të Allahut si shikimi, dëgjimi etj. derisa qeveritari emevi e dëboi atë.[5] Atëherë ai shkoi në Kufa, ku vazhdoi të propongandonte idetë e tij dhe të mblidhte pasues derisa kufri i tij filloi të publikoheshe gjerësisht dhe qeveritari emevi Halid ibn Abdilah e ekzekutoi publikisht. Megjithatë, ithtari i tij kryesor, Xhehm ibn Safuan, vazhdoi të mbronte doktrinën e mësuesit të tij në qarqet filozofike të Tirmidhit dhe Balahës. Kur kufri i tij u përhap ai u ekzekutua nga Nasër ibn Sejar (743 e.s.) i cili ishte qeveritar emevi. Halifët e parë dhe ndihmësat e tyre ishin më afër principeve të Islamit dhe vetëdija e masave ishte më e lartë për shkak të prezencës së sahabëve dhe studentëve të tyre. Kështu që eleminimi i kafirëve të hapur bëhej menjëherë sipas rregullave. Në të kundërt, halifët e mëvonshëm emevi ishin më shumë të korruptuar dhe si të tillë u kujdesën pak për këto probleme fetare. Njerëzit gjithashtu ishin më të dobët nga vetëdija Islame kështu që ishin më të prekshëm nga idetë devijuese. Pesha për të kundërshtuar këtë rrymë kufri ra mbi shpatullat e dijetarëve muslimanë të kësaj periudhe. Ata sistematikisht kundërshtuan filozofitë dhe besimet e ndryshme të huaja me anën e argumenteve të marra nga Kurani dhe sunneti. Ishte në kuadrin e kësaj mbrojtjeje që shkenca e teuhidit doli me kategoritë dhe komponentët e saj të përcaktuar në mënyrë preçize. Proçesi i specializimit u shfaq menjëherë në të gjitha fushat e tjera të dijes Islame ashtu siç është bërë sot me shkencat e ndryshme moderne. Kategoritë e teuhidit për tu studiuar në thellësi mund të
studiohen të ndara, por asnjëherë nuk duhet harruar se ato janë të gjitha pjesë e një tërësie të pandashme e cila vetë është baza e një tërësie akoma më të madhe, Islamit.
Teuhidi Rububije (njësimi i qënies së Allahut)
Kjo kategori është bazuar në konceptin bazë se vetëm Allahu krijoi të gjitha gjërat kur nuk kishte asgjë; Ai (Allahu) mban krijimin pa ndonjë nevojë nga ai (krijimi) ose për të (krijimin); Ai është i vetmi Zot i universit dhe i banorëve të universit. Ai është pa rival në sovranitetin e Tij. Në arabisht fjala që përdoret për të treguar që Allahu është Krijuesi, Zotëruesi, Mbajtësi, Furnizuesi etj. është Rububije e cila ka rrjedhur nga rrënja Rab (Zot). Sipas kësaj kategorie Zoti është i vetmi në ekzistencë që ka fuqi reale, është Ai i cili i dha krijesave fuqinë për të lëvizur dhe ndryshuar. Asgjë nuk ndodh në krijim veç asaj që Ai e lejon të ndodhë. Resuli s.a.u.s. shpesh përsëriste shprehjen La haule ue la kuuete il-la bil-lah (Ska ndryshim dhe fuqi pa ndihmën e Allahut).
Bazat për teuhidin Rububije mund ti gjejmë në shumë ajete Kurani, p.sh. Allahu thotë :
] Çááå ÎÇáÞ ßá ÔìÁ æ åæ Úáì ßá ÔìÁ æßíá [
Allahu është krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është mbikqyrës ndaj çdo gjëje (39:62)
] æ Çááå ÎáÞßã æ ãÇ ÊÚãáæä [
E Allahu ju krijoi juve dhe atë që e punoni (37:96)
]
æ ãÇ ÑãíÊ ÅÐ ÑãíÊ æ áßä Çááå Ñãì
[
dhe ti nuk i gjuajte (në të vërtetë ) kur i gjuajte ata, por Allahu ( të ndihmoi ) i gjuajti
[6]
] ãÇ ÇÕÇÈ ãä ãÕíÈÉ ÅáÇ ÈÅÐä Çááå
[
Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të ndodhë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut
(64:11)
Resuli s.a.u.s ka thënë: Dije, se edhe n.q.s. i gjithë njerëzimi mblidhet së bashku për të bërë diçka që të të ndihmojë, ata do të mund të bëjnë për ty vetëm atë që Allahu e kishte shkruar për ty. Gjithashtu, edhe n.q.s i gjithë njerëzimi mblidhet së bashku për të të dëmtuar, ata do jenë në gjendje të bëjnë vetëm atë që Allahu e kishte shkruar që të ndodhte ty. [7]
Pra, ato që njerëzit i kuptojnë si mbarësi apo fatkeqësi janë thjesht gjëra të paracaktuara nga Allahu si pjesë e sprovave të kësaj jete. Në Kuran thuhet:
] íÃíåÇ ÇáÐíä ÁÇãäæÇ Åä ãä ÃÒæÇÌßã æ ÃæáÇÏßã Ú쾂 áßã ÝÇÍÐÑæåã
[
O ju që besuat, vërtetë disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre
(64:14)
Kjo sepse, brenda gjërave të mira të kësaj jete ka sprova të ndryshme për besimin e dikujt në Zot, ashtu siç ka edhe sprova në ngjarjet e tmerrshme që kalon dikush.
] æ áäÈáæäßã ÈÔìÁ ãä ÇáÎæÝ æ ÇáÌæÚ æ äÞÕ ãä ÇáÃãæÇá æ ÇáÃäÝÓ æ ÇáËãÑÇÊ æ ÈÔÑ ÇáÕÇÈÑíä [
Ne do tiu sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti, jepu përgëzim durimtarëve (2:155)
Në disa raste gjërat e mira apo të këqija për njeriun, janë të dukshme, por në disa raste të tjera ato janë të padukshme (njeriu nuk i kupton), si në rastin kur gjërat e mira (në dukje) vijnë duke përdorur mjete të këqija apo kur gjërat e këqija (në dukje) vijnë duke përdorur mjete (metoda) të mira. Paaftësia e njeriut për të kuptuar të gjitha të mirat apo të këqijat vjen ngaqë dija e njeriut është e kufizuar. Allahu në Kuran thotë:
] æ ÚÓì Ãä ÊßÑåæÇ ÔíÆÇ æ åæ ÎíÑ áßã æ ÚÓì Ãä ÊÍ龂 ÔíÆÇ æ åæ ÔÑ áßã æ Çááå íÚáã æ ÃäÊã áÇ ÊÚáãæä [
Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send e ai është dëm për ju. Allahu, e di e ju nuk dini. (2:216)
Ndonjëherë, diçka në dukje e keqe, që ndodh në jetën e njerëzve, shndërrohet në të mirë dhe anasjelltas ndonjë e mirë në dukje, shndërrohet në të keqe (në diçka të dëmshme). Kjo tregon se sfera e influencës së njeriut në drejtimin që marrin ngjarjet e jetës së tij, është e kufizuar brenda zgjedhjes së varianteve që i paraqiten atij për një ngjarje të caktuar. Ndërsa përsa i përket rezultatit të zgjedhjes ajo nuk varet nga ai. Me fjalë të tjera njeriu vetëm mundohet apo përpiqet për diçka dhe është Allahu, Ai që jep rezultatin. Fati i mirë (mbarësia) dhe fati i keq (fatkeqësia) janë të dyja nga Allahu dhe nuk mund të shkaktohen nga hajmalitë e mbarësisë si p.sh. karficat me katër gjethe, këmbët e lepujve, brirët e dashit, numrat e fatit, shenjat zodiakale etj. apo nga shenjat e fatit të keq si e premtja, numri 13, pasqyrat e thyera, macet e zeza etj. Në fakt, besimi në hajmali dhe në shenjat e fatit të mirë apo të keq, paraqet njërën prej formave të gjynafit të rëndë të shirkut në këtë kategori të teuhidit.
Utba, njëri prej shokëve të resulit s.a.u.s , transmeton se njëherë një grup burrash iu afruan resulit s.a.u.s për ti dhënë besën e tyre, dhe ai (resuli s.a.u.s) ia pranoi betimet nëntë vetëve prej tyre, por refuzoi të pranonte betimin e njërit. Kur ata e pyetën pse ia refuzoi betimin shokut të tyre, ai u përgjigj: Me të vërtetë ai ka vënë hajmali. Burri që kishte vënë hajmali vuri dorën në rrobën e tij, shqiti hajmalinë, e theu, pastaj bëri betimin. Resuli s.a.u.s. atëherë tha: Kushdo që vë hajmali ka bërë shirk. (i mbledhur nga Ahmedi)
Përsa i përket përdorjes së nuskave me Kuran, të cilat njerëzit i vënë në trup ose i mbajnë në qese për të larguar të keqen apo për të afruar të mirën, kjo metodë (praktikë) është e ngjashme me metodat e paganëve. As resuli s.a.u.s., as shokët e tij nuk e kanë përdorur Kuranin në këtë mënyrë. Resuli s.a.u.s. ka thënë: Kushdo që shpik në Islam diçka që nuk i përket atij (Islamit) do ti refuzohet. [8]Është e vërtetë se suret e Kuranit, en-Nas dhe el-Felek, u shpallën në mënyrë të veçantë për tu mbrojtur nga magjitë (syri i keq, cytjet e shejtanit etj. sh.p.), por resuli s.a.u.s. tregoi metodën se si duhen përdorur ato. Në një rast kur atij iu bë magji, ai i tha Ali ibn Ebi Talibit të këndonte dy suret ajet për ajet dhe kur ai u sëmur ai i këndoi vetë ato.[9] Resuli s.a.u.s. as nuk i shkruajti ato e ti varte në qafë apo ti lidhte në krah, e as nuk i tha të tjerëve të vepronin kështu.
Teuhidi el-Esmaa ues-Sifaat (njësimi i emrave dhe cilësive të Allahut)
Kjo kategori teuhidi ndahet në pesë aspekte kryesore:
1- Aspekti i parë i teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat është: Përshkrimi i Allahut me emrat dhe cilësitë e Tij ashtu siç Allahu dhe resuli s.a.u.s. e ka përshkruar Atë pa i shpjeguar emrat dhe cilësitë e Allahut dhe pa i dhënë atyre kuptime të tjera veç kuptimit të tyre të qartë (të dukshëm). P.sh. Allahu në Kuran thotë se Ai zemërohet me idhujtarët dhe hipokritët:
E në anën tjetër, për ti ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj Allahut ishte i keq. Atyre u raftë e keqja! Allahu është zemëruar me ta, i mallkoi dhe xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq. (48:6)
Zemerimi është një nga cilësitë e Allahut. Është krejtësisht e gabuar të thuash se zemërimi i Tij duhet të nënkuptojë ndëshkimin e Tij, mbasi tek njeriu zemërimi është një shenjë e dobësisë dhe si e tillë nuk i përshtatet Allahut. Ajo që Allahu ka shpallur duhet pranuar duke theksuar se zemërimi i Tij nuk është si zemërimi i njerëzve, bazuar në atë që Allahu ka shpallur në Kuran :
]
áíÓ ßãËáå ÔìÁ
[
Asgjë nuk është si Ai
(42:11)
Proçesi i quajtur interpretimi racional kur merret në konkluzionet e tij llogjike të çon në mohimin e ekzistencës së Allahut. Allahu e ka përshkruar veten e Tij se jeton, edhe njeriu jeton, prandaj sipas argumenteve racionaliste Allahu as nuk jeton as nuk egziston. Fakti është se ngjashmëria midis cilësive të Allahut dhe atyre të njerëzve është vetëm në emër dhe jo në gradë. Kur cilësitë përdoren për Allahun ato duhen marrë në sensin absolut, larg prej të metave njerëzore.
2- Aspekti i dytë ka të bëjë me atë që ne duhet ti drejtohemi Allahut ashtu si Ai i është drejtuar vetes së Tij, pa i dhënë Atij ndonjë emër të ri apo cilësi të re. P.sh. Allahut nuk duhet ti jepet emri el-Gaadhib (i Zemëruari), megjithëse Ai ka thënë se zemërohet , ky emër nuk duhet ti jepet sepse as Allahu e as resuli s.a.u.s. nuk e kanë përdorur. Kjo mund të duket si një gjë shumë e vogël, por duhet patur parasysh për të parandaluar përshkrimin jo të vërtetë (falls) për Allahun. Njeriu është i kufizuar (në dije, aftësi etj.) dhe si i tillë nuk është në gjendje të përcaktojë Zotin pa të meta të krijimit.
3- Ne nuk duhet ti japim Allahut cilësitë e krijesave të Tij (kjo përbën aspektin e tretë të teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat). P.sh. në dhiatën e re dhe të vjetër thuhet se Zoti krijoi universin për gjashtë ditë dhe në të shtatën u çlodh.[10] Për këtë arsye çifutët dhe kristianët marrin ose të shtunën ose të dielën si ditë pushimi, në të cilat punën ata e shikojnë si mëkat. Një thënie e tillë i jep Zotit cilësitë e krijesave të Tij. Është njeriu që lodhet pas punës së rëndë dhe ka nevojë për çlodhje.[11] Kudo në dhiatën e vjetër dhe të re përmendet se Zoti pendohet për mendimet e Tij të këqija në të njëjtën mënyrë si njerëzit kur kuptojnë gabimet e tyre.[12] Në mënyrë të ngjashme thënia se Zoti është një shpirt rrënon plotësisht këtë aspekt teuhidi. Allahu nuk e ka përmendur veten e Tij si një shpirt në asnjë vend në Kuran e as resuli s.a.u.s nuk e ka shprehur një gjë të tillë. Në fakt Allahu e përmend shpirtin si pjesë e krijimit të Tij. Parimi bazë që duhet ndjekur kur punojmë me cilësitë e Allahut është ajeti i Kuranit :
]
áíÓ ßãËáå ÔìÁ æ åæ ÇáÓãíÚ ÇáÈÕíÑ [
Asgjë nuk është si Ai, Ai është dëgjuesi, shikuesi. (42:11)
Cilësitë e dëgjimit dhe shikimit janë cilësi që i kanë edhe njerëzit, por kur këto i atribuohen Allahut ato janë të pa krahasueshme në perfeksionin e tyre. Kur këto cilësi i referohen njeriut ato kanë nevojë për aparatet e dëgjimit dhe shikimit të cilat nuk mund ti atribuohen Allahut. Njeriu di për Krijuesin e tij aq sa Ai i ka shpallur atij nëpërmjet të dërguarve të Tij. Prandaj njeriu është i detyruar të qëndrojë brenda këtyre kufinjve. Kur njerëzit i lënë dorë të lirë intelektit, fantazisë së tyre në përshkrimin e Allahut ata patjetër do bien në gabimet e dhënies së cilësive të krijesave Allahut. Nga dëshira për përshkrime vizive kristianët kanë pikturuar, gdhendur dhe modeluar një numër të pafund pikturash, modelesh e statujash në formën e njeriut dhe i kanë quajtur ato imazhe të Zotit. Këto gjëra kanë përgatitur terrenin për pranimin e Jezusit si zot te njerëzit e thjeshtë. Në fillim ata pranuan që Krijuesi është si qenie njerëzore dhe pas kësaj pranimi i Jezusit si zot nuk paraqiti asnjë lloj problemi.
4- Aspekti i katërt i teuhidit el-Esmaa ues-Sifaat ka të bëjë me ndalimin e dhënies së cilësive të Allahut , njeriut. P.sh. në dhiatën e re, Pali merr figurën e Mekiseldekut, mbretit të Salemit, nga dhiata e vjetër e i jep atij dhe Jezusit cilësinë hyjnore të mospasjes fillim dhe fund.
Sepse ky Mekiseldeku, mbreti i Salemit dhe prift i shumë të lartit Perëndi, i doli përpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbretërve dhe e bekoi; dhe Abrahami i dha atij edhe të dhjetën e të gjithave. Emri i tij do të thotë së pari mbret i drejtësisë dhe pastaj mbret i Salemit, d.m.th. mbret i paqes. Ai është pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete, por i përngjashëm me birin e Perëndisë., ai mbetet prift në amshim. (letër hebrenjve 7:1-3) (Bibla diodati i ri përkthimi 1991-94 [abs])
Kështu dhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: Ti je im bir, sot ti më linde, dhe ashtu si thuhet gjetiu: Ti je prift përjetë sipas rendit të Mekiseldekut. (letër hebrenjve 5:5-6 bibla diodati i ri përkthimi 1991-94 [abs])
Shumica e sekteve shiite (me përjashtim të Zeidijve të Jemenit) i kanë dhënë imamëve të tyre cilësitë hyjnore të pagabueshmërisë absolute[13], dijes së të shkuarës, të ardhmes dhe të padukshmes, aftësinë për të ndryshuar Kaderin[14] dhe kontrollin mbi çdo pjesë të krijimit.[15] Duke bërë këtë ata kanë vënë rivalë që ndajnë cilësitë e Allahut dhe që në fakt bëhen zota të tjerë përveç Allahut.
5- Njësimi i emrave të Allahut gjithashtu nënkupton se emrat e Allahut në formën e tyre të shquar nuk mund ti jepen krijesave të Tij veçse duke vendosur përpara fjalën abd (rob). Disa emra të Allahut në formën e tyre të pa shquar si p.sh. rauf (i dhembshëm) dhe rahim (i mëshirshëm) janë të lejuar për njerëzit sepse Allahu i ka përdorur këto për të përshkruar cilësitë e resulit s.a.u.s.
] áÞÏ ÌÇÁßã ÑÓæá ãä ÃäÝÓßã ÚÒíÒ Úáíå ãÇ ÚäÊã ÍÑíÕ Úáíßã ÈÇáãÄãäíä ÑÁæÝ ÑÍíã [
Juve ju erdhi një i dërguari nga lloji juaj, atij i rëndojnë vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i dhembshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. (9:128)
Por Er-Rauf (i Dhëmshuri) dhe Er-Rahim (i Mëshirëshmi) mund të përdoren për njerëzit vetëm n.q.s. paraprihen nga pjesa abd, p.sh. Abdur-Rahim apo Abdur-Rauf sepse këto emra në formën e tyre të shquar paraqesin një nivel të tillë përsosmërie që i përket vetëm Allahut. Gjithashtu emrat si p.sh. Abduresul (robi i resulit), Abdunebij (robi i nebiut), Abdulhusejn (robi i Husejnit) me të cilët njerëzit e emërtojnë veten e tyre si rob të dikujt tjetër veç Allahut janë të ndaluara. Bazuar në këtë gjë resuli s.a.u.s. i ndaloi muslimanët që ti quanin apo ti thërrisnin ata që ata kishin nën pronësi Abdij (robi im ) apo Ametij (robëresha ime).
Teuhidi el-Ibade (njësimi i Allahut në adhurim)
Megjithë fushën e gjerë të dy kategorive të para të teuhidit besimi i fortë vetëm në to nuk përmbush kërkesat Islame të teuhidit. Që këto kërkesa të plotësohen duhet që teuhidi Rububije dhe Esmaa ues-Sifaat të shoqërohen me plotësuesin e tyre, teuhidin el-Ibade. Kjo gjë argumentohet nga fakti se idhujtarët e kohës së resulit s.a.u.s. pohonin shumë aspekte të dy formave të para të teuhidit. Në Kuran Allahu e urdhëron resulin s.a.u.s ti thotë idhujtarëve:
] Þá ãä íÑÒÞßã ãä ÇáÓãÇÁ æ ÇáÃÑÖ Ããä íãáß ÇáÓãÚ æ ÇáÃÈÕÇÑ æ ãä íÎÑÌ ÇáÍì ãä ÇáãíÊ æ íÎÑÌ ÇáãíÊ ãä ÇáÍì æ ãä íÏÈÑ ÇáÃãÑ ÝÓíÞæáæä Çááå
[
Thuaj:Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të parit (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjer të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje? Ata thonë:Allahu
(10:31)
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: Allahu. E si pra i kthejnë shpinën. (43:87)
Dhe nëse ti i pyet ata: Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj? Ata thonë: Allahu.
(29:63)
Të gjithë idhujtarët Mekas e dinin se Allahu ishte Krijuesi i tyre, Mbajtësi i tyre, Zoti i tyre megjithatë kjo dije që ata kishin nuk i bëri ata musliman. Në fakt Allahu thotë:
] æ ãÇ íÄãä ÃßËÑåã ÈÇááå ÅáÇ æ åã ãÔÑßæä [
Shumica nuk e beson ndryshe Allahun vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë). (12:106)
Komentimi i Muxhahidit[16] për këtë ajet është si mëposhtë: Besimi i tyre në Allah tregohet nga pohimet e tyre, Allahu na krijoi, Ai na furnizon siguron dhe merr jetën tonë, megjithatë kjo nuk i ndaloi ata të adhuronin zota të tjerë bashkë me Allahun.[17] Nga ajetet e përmendura më parë është e qartë se kufarët (jobesimtarët) e njihnin sovranitetin, dominimin dhe fuqinë e Allahut. Në fakt ata i përmbushnin disa lloje adhurimesh në drejtim të Allahut si p.sh. haxhi, bamirësia, kurbanët, betimet, bile në kohë fatkeqësish ose ngjarjesh të jashtëzakonshme ata i luteshin Allahut. Bile ata deklaronin se po ndiqnin fenë e Ibrahimit. Për këtë shkak Allahu shpalli ajetin:
] ãÇ ßÇä ÅÈÑåíã íåæÏíÇ æ áÇ äÕÑÇäíÇ æ áßä ßÇä ÍäíÝÇ ãÓáãÇ æ ãÇ ßÇä ãä ÇáãÔÑßíä [
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi (çifut) as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve (3:67)
Kishte disa nga paganët mekas që besonin në ringjallje dhe gjykim bile dhe në kader. Prova të bollshme për besimin e tyre mund të gjejmë në poezitë para Islame. P.sh. poeti Zuhejr ka thënë: Shtyhet (shpërblimi i veprave)dhe vendoset në një libër ku edhe ruhet për ditën e gjykimit ose nxitohet drejt shpagimit. Antarah citohet se ka thënë: O Abil, ku do të shkosh (për të shpëtuar) nga vdekja, n.q.s Zoti im në qiell[18] e ka caktuar atë.[19] Megjithëse mekasit pohonin një pjesë të teuhidit Allahu i klasifikon ata si kufarë dhe mushrikë (pagan) thjesht sepse ata adhuronin zota të tjerë bashkë me adhurimin e tyre ndaj Allahut. Pra, teuhidi el-Ibade (njësimi i Allahut në adhurim) është shumë i rëndësishëm. Të gjitha format e adhurimit duhet ti drejtohen vetëm Allahut sepse vetëm Ai e meriton adhurimin dhe është vetëm Ai që mund ta ndihmojë njeriun, si rezultat i adhurimit të Tij (Allahut) nga ana e njeriut.- Nuk ka nevojë për ndonjë formë ndërmjetësimi apo ndërmjetës midis njeriut dhe Allahut. Allahu e ka theksuar rëndësinë e adhurimit direkt (të drejpërdrejtë) vetëm të Tij duke na e bërë të qartë se ky ishte qëllimi kryesor i krijimit të njeriut dhe esenca e mesazhit të sjellë nga gjithë të dërguarit. Allahu thotë:
] æ ãÇ ÎáÞÊ ÇáÌä æ ÇáÅäÓ ÅáÇ áíÚÈÏæä [
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër veç që të më adhurojnë. (51:56)
] æ áÞÏ ÈÚËäÇ Ýì ßá ÃãÉ ÑÓæáÇ Ãä ÇÚÈ쾂 Çááå æ ÇÌÊä龂 ÇáØÇÛæÊ
[
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largojuni djajve (adhurimit të tyre).
. (16:36)
Kuptimi plotësisht i qëllimit të krijimit është përtej aftësive të lindura të njeriut. Njeriu është një qenie e krijuar e kufizuar dhe si e tillë nuk mund të shpresojë të kuptojë veprimet e Allahut që është i pa të meta. (Kështu që) Allahu bëri një pjesë të natyrës së njeriut ta adhuronte Atë, dhe Ai dërgoi të dërguarit dhe librat e shpalljeve hyjnore për të qartësuar aspektet e krijimit që ishin brenda aftësive mendore të njeriut për tu kapur (kuptuar). Ashtu siç u përmend pak më parë ky qëllim është: adhurimi vetëm i Allahut (teuhidi el-Ibade) ky ishte gjithashtu dhe mesazhi kryesor i të dërguarve. Si rrjedhim gjynafi më i rëndë është shirku, adhurimi i të tjerëve në vend të Allahut ose bashkë me Të. Në suren el-Fatiha ajeti 4 thotë: Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë. Kjo është një thënie e qartë që tregon se të gjitha format e adhurimit duhet ti drejtohen vetëm Atij që mund ti përgjigjet, Allahut. Resuli s.a.u.s ka thënë: Nëse kërkon (diçka) në lutje kërkoje vetëm prej Allahut, dhe nëse kërkon ndihmë kërkoje atë vetëm prej Allahut. [20] Allahu e ka theksuar në shumë ajete se Ai është pranë njeriut dhe nuk ka nevojë për ndërmjetësues.
] æ ÅÐÇ ÓÃáß ÚÈÇÏì Úäì ÝÅäì ÞÑíÈ ÃÌíÈ ÏÚæÉ ÇáÏÇÚ ÅÐÇ ÏÚÇä ÝáíÓÊÌí龂 áì æ áíÄãäæÇ Èì áÚáåã íÑÔÏæä [
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua , Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejtë të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. (2:186)
] æ áÞÏ ÎáÞäÇ ÇáÅäÓä æ äÚáã ãÇ ÊæÓæÓ Èå äÝÓå æ äÍä ÃÞÑÈ Åáíå ãä ÍÈá ÇáæÑíÏ [
Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se çpëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që i rreh) i qafës së tij. (50:16)
Konfirmimi i teuhidit el-Ibade kërkon domosdoshmërisht mohimin e të gjitha formave të ndërmjetësimit ose shoqërimit të partnerëve me Allahun. N.q.s. dikush i lutet të vdekurve duke kërkuar ndikimin e tyre në jetën e kësaj bote ose në shpirtrat e atyre që nuk janë në këtë botë, ata i kanë shoqëruar partner Allahut sepse e kanë ndarë adhurimin midis Allahut dhe krijesave të Tij. Resuli a.s ka thënë mjaft qartë: Lutja (duaja) është adhurim. [21] Në Kuran Allahu i lartësuar ka thënë:
]
à ÝÊÚÈÏæä ãä Ïæä Çááå ãÇ áÇ íäÝÚßã ÔíÆÇ æ áÇ íÖÑßã [
A po adhuroni pra në vend të Allahut asish që nuk u sjellin kurfarë dobie as dëm? (21:66)
] Åä ÇáÐíä ÊÏÚæä ãä Ïæä Çááå ÚÈÇÏ ÃãËÇáßã
[
Ska dyshim se ata që po i adhuroni ju, veç Allahut, janë të krijuar ashtu si ju
(7:194)
N.q.s. dikush i lutet resulit s.a.u.s., të ashtëquajturve shenjtorë, xhinëve apo melekëve duke i kërkuar atyre ndihmë ose duke iu lutur atyre që ti kërkojnë Allahut ndihmë për të, ai person ka bërë shirk. Koncepti i Gauth -i-Azam (el-Gauth el-A'dhëm) një titull i vënë nga injorantët Abdulkadir el-Xhilanit[22] është gjithashtu një shprehje e shirkut në këtë kategori teuhidi. Titulli nga ana letrare do të thotë shpëtimtari më i madh; më i afti për të shpëtuar dikë nga rreziku një përshkrim i tillë i përket vetëm Allahut. Kur ndodh ndonjë fatkeqësi disa njerëz e thërrasin Abdulkadirin me këtë titull duke kërkuar ndihmën dhe mbrojtjen e tij megjithëse Allahu ka thënë në Kuran:
] æ Åä íãÓÓß Çááå ÈÖÑ ÝáÇ ßÇÔÝ áå ÅáÇ åæ
[
Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, ska kush që ta largojë atë veç Tij,
(6:17)
Kur mekasit u pyetën për adhurimin që ata i drejtonin idhujve, ata u përgjigjën:
]
ãÇ äÚÈÏåã ÅáÇ áíÞÑÈæäÇ Åáì Çááå ÒáÝì
[
Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut
(39:3)
Idhujt përdoreshin vetëm si ndërmjetësues, për këtë Allahu i quajti ata (mekasit) idhujtarë. Ata njerëz midis muslimanëve që këmbëngulin në lutjen e të tjerëve veç Allahut apo bashkë me Të do bënin mirë të reflektonin mbi këtë fakt. Kristianët e influencuar nga mësimet e Saulit nga Tarsusi (më vonë u quajt Pal) e bënë Zot të dërguarin Isa (Jezusin) dhe filluan ti drejtonin lutjet e tyre atij dhe nënës së tij. Katolikët kanë shenjtorë për çdo rast, në drejtim të të cilëve ata drejtojnë lutjet e tyre duke besuar se këta shenjtorë mund të influencojnë direkt në punët e kësaj bote. Gjithashtu katolikët i përdorin priftërinjtë e tyre si ndërmjetësues midis tyre dhe Zotit sepse ata besojnë (ky besim është krejtësisht i gabuar) se priftërinjtë janë më afër Zotit përshkak të beqarisë dhe përkushtimit të tyre, kështu që Zoti i përgjigjet më shumë atyre. Shumica e sekteve Shiite i kanë kushtuar orë të caktuara, në ditë të caktuara të javës për tiu lutur Aliut, Fatimes[23] , Hasanit dhe Husenit kjo për shkak të besimit të tyre në ndërmjetësim.
Adhurimi në pikpamjen Islame përfshin më shumë se namazi, argjërimi, dhënia e zekatit, haxhi dhe kurbani. Ai përfshin emocionet si dashuria, besimi dhe frika të cilat kanë grada të caktuara në të cilat ato duhet ti drejtohen vetëm Allahut. Allahu i ka përmendur këto emocione në Kuran dhe ka tërhequr vëmendjen që të mos teprohet në to:
] æ ãä ÇáäÇÓ ãä íÊÎÐ ãä Ïæä Çááå ÃäÏÇÏðÇ íÍÈæäåã ßÍÈ Çááå æ ÇáÐíä ÁÇãäæÇ ÃÔÏ ÍÈÇ ááå
[
E nga njerëzit ka nga ata që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata, sikur Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë
. (2:165)
] ÃáÇ ÊÞÇÊáæä ÞæãÇ äß辂 ÃíãÇäåã æ åãæÇ ÈÅÎÑÇÌ ÇáÑÓæá æ åã ÈÏÁæßã Ãæá ãÑÉ ÃÊÎÔæäåã ÝÇááå ÃÍÞ Ãä ÊÎÔæå Åä ßäÊã ãÄãäíä[
Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është ti frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. (9:13)
]
æ Úáì Çááå ÝÊæ ßáæÇ Åä ßäÊã ãÄãäíä [
Dhe vetëm Allahut mbështetjuni nëse jeni besimtarë të sinqertë. (5:23)
Meqënëse termi Ibadet do të thotë bindje e plotë dhe Allahu është Ligjëvënësi, futja e sistemeve ligjore jo të bazuara në Sheriat është një veprim mosbesimi në ligjin e Allahut dhe besimi në korrektësinë e këtyre sistemeve. Një besim i tillë përbën një formë adhurimi të të tjerëve veç Allahut (d.m.th. personi që e bën këtë ka bërë shirk). Allahu thotë në Kuran:
E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu ata janë kafira (mohues). (5:44)
Në një rast shoku i resulit s.a.u.s. Adij ibn Hatim, që ishte kthyer nga kristian në musliman, dëgjoi resulin s.a.u.s. që këndoi ajetin e Kuranit, Ata i konsideruan ahbarët (priftërinjtë jehudi) e tyre , ruhbanët (murgjit e krishterë) të tyre
për zota veç Allahut
(9:31), atëherë ky tha: Vërtetë ne nuk i adhuronim ata. Resuli s.a.u.s u kthye nga ai dhe tha: A nuk i bënin ata të ndaluara (harram) ato që Allahu i kishte lejuar (hallall)[24], dhe ju të gjithë i bënit ato harram, dhe a nuk i bënin ata hallall ato që Allahu i kishte bërë harram[25] dhe ju të gjithë i bënit ato hallall? Ai u përgjigj: Natyrisht ne i bënim. Atëherë resuli s.a.u.s. tha: Pikërish kjo është adhurimi i tyre. (mbledhur nga et-Tirmidhi)
Kështu që një pjesë e rëndësishme e teuhidit el-Ibade përfshin futjen e sheriatit, veçanërisht në vendet ku muslimanët përbëjnë shumicën e popullsisë. Sheriati duhet të rishfaqet në shumë vende të ashtuquajtura muslimane ku qeveritë qeverisin sipas interesave të kapitalistëve të mëdhenj ose sipas kushtetutave komuniste dhe ligji Islam ose është zhdukur plotësisht ose është lënë në zona me pak rëndësi. Në vendet muslimane ku ligji Islam është vetëm në libra dhe në fuqi janë ligje të tjera duhet vendosur sheriati ashtu siç i përket atij, në të gjitha fushat e jetës. Pranimi i ligjeve jo Islame në vend të sheriatit në vendet muslimane është shirk dhe një vepër kufri. Ata që kanë mundësi për ta ndryshuar duhet ta bëjnë atë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi për këtë duhet të propogandojnë kundër ligjeve të kufrit dhe të thërrasin për vendosjen e sheriatit. N.q.s. dhe kjo bëhet e pamundur qeveria jo Islame duhet urryerr dhe përbuzur sinqerisht për hir të kënaqësisë së Allahut dhe mbrojtjes së teuhidit.
2-Kategoritë e shirkut
Studimi i teuhidit nuk konsiderohet i plotë pa një analizë të kujdesshme të së kundërtës së tij, shirkut. Në këtë kapitull shirku do të trajtohet si pikë e veçantë, për vetë rëndësinë e madhe të tij që dëshmohet edhe nga ajeti i Kuranit,
] Åä Çááå áÇ íÛÝÑ Ãä íÔÑß Èå æ íÛÝÑ ãÇ Ïæä ÐÇáß áãä íÔÇÁ
[
Ska dyshim se Allahu nuk fal ti përshkruhet Atij shok (idhujtarin), e përveç kësaj i fal kujt do
(4:48)
Për shkak se shirku mohon qëllimin e krijimit të njeriut ai është gjynafi më i rëndë dhe është i pafalshëm (nëse njeriu vdes me këtë besim shën .red.).
Shirk nga ana gjuhësore do të thotë partnerizim, ortakësi, shoqërim ndërsa nga ana fetare ai i referohet veprimit të shoqërimit të partnerëve Allahut në çdo lloj forme që paraqitet ky shoqërim. Në fillim do të shikojmë rastet kryesore në të cilat shirku mund të shfaqet në teuhidin Rububije, pastaj në teuhidin Esmaa us-Sifaat dhe në fund në teuhidin el-Ibade.
Shirku në Rububije
Kjo kategori shirku ka të bëjë me besimin se të tjerë ndajnë Sundimin, Zotërimin e Allahut mbi krijim, si të barabartë me Të ose afërsisht të barabartë, apo me besimin se nuk ka Zot. Shumica e sistemeve fetare bien në aspektin e parë të shirkut në Rububije, ndërsa përsa i përket filozofëve dhe filozofive të tyre ato bien kryesisht në aspektin e dytë (të shirkut).
(a) Shirku i shoqërimit
Besimet që bien në këtë nënkategori shirku janë ato besime në të cilat njihet një Zot kryesor ose një Qënie Supreme megjithatë dominimi, sundimi i Tij ndahet me zota të tjerë më të vegjël (këto mund të jenë shpirtra, të vdekshëm, trupa qiellorë ose objekte tokësore). Sisteme të tilla besimi quhen zakonisht nga teologët dhe filozofët si as monoteiste (që besojnë në një Zot) as politeiste (që besojnë në shumë zota). Sipas Islamit të gjitha këto sisteme janë politeiste dhe shumë prej tyre paraqesin gradë të ndryshme të devijimit nga sistemet fetare hyjnore të shpallura, të cilat të gjitha ishin të bazuara në teuhid.
Në hinduizëm Qenia Supreme, Brahma është kuptuar si qënie që jeton, e kudo ndodhur, e pandryshueshme dhe e përjetshme,
, në të cilën të gjitha gjërat kanë origjinën dhe fundin e tyre. Zoti Brahma është krijuesi i personifikuar i universit që formon një trinitet me zotin e ruajtjes Vishnu dhe zotin e shkatërimit Shiva.[26] Kështu që shirku në Rububije shprehet në hinduizëm nga dhënia e fuqive ruajtëse dhe shkatërruese të Zotit, zotave të tjerë.
Besimi kristian pohon se një Zot e paraqet veten e Tij në tre persona, atin, birin (Jezusin) dhe shpirtin e shenjtë. Këta tre persona prapë se prapë shikohen si një njësi që ndan një substancë.[27] I dërguari Isa (Jezusi) është bërë zot nga kristianët dhe sipas tyre ulet në krahun e djathtë të Zotit dhe gjykon botën. Shpirti i shenjtë, që në shkrimet hebreje është mjeti me anën e të cilit Zoti ushtron fuqinë e Tij krijuese, në mendimin kristian bëhet pjesë e kryesisë së Zotit. Pali e bëri shpirtin e shenjtë veten e dytë të Krishtit, udhëheqjen dhe ndihmën e kristianëve, që e tregoi veten për herë të parë në ditën e Pentakostës.[28] Si rrjedhim shirku në Rububije ndodh në besimin kristian se Jezusi dhe shpirti i shenjtë janë partnerë të Zotit në të gjithë dominimin e Tij, gjithashtu shirku shfaqet në besimin e tyre se vetëm Jezusi gjykon mbi botën dhe në besimin se kristianët ndihmohen dhe udhëhiqen nga shpirti i shenjtë.
Koncepti Zorastian për Zotin që ata e quajnë Ahura Mazda është se Ai është krijuesi i gjithçkaje të mirë dhe është i vetmi që meriton adhurimin absolut. Zjarri është një nga shtatë krijimet e Ahura Mazdës dhe konsiderohet si biri ose përfaqësuesi i tij. Por ata gjithashtu bëjnë shirk sepse besojnë se e keqja, dhuna dhe vdekja janë krijesa të një zoti tjetër të quajtur Angara Mainju që ata e paraqesin me simbolin errësirë.[29] Pra, sovraniteti i Zotit mbi të gjithë krijimin ndahet me një shpirt të keq i ngritur në nivelin e një zoti kundërshtar përshkak të dëshirës së njerëzve për të mos i atribuar të këqija Zotit.
Në fenë Joruba, e ndjekur nga 10 milion njerëz (kryesisht në Nigeri), është një Zot suprem, Olorius (Zoti i qiellit) ose Olodumare. Megjithatë feja moderne Joruba karakterizohet nga adhurimi i Orishës , kështu që kjo fe shfaqet si politeizëm strikt. Si rrjedhim pasuesit e kësaj feje bëjnë shirk në Rububije nga dhënia e funksioneve të Zotit zotave më të vegjël dhe shpirtrave.
Zulut e Afrikës së Jugut besojnë në një Zot, Unkulukulu, që do të thotë i lashti, i pari, më i nderuari. Titujt kryesor të tyre për Zotin janë; Nkosi Jafizulu (Zoti i qiellit) dhe Umvelinganki (që u shfaq i pari). Zoti i tyre paraqitet si mashkull i cili me tokën femër nxori në dritë botën njerëzore. Bubullima dhe vetëtima janë në fenë Zulu veprime të Zotit, kurse sëmundjet apo vështirësitë në jetë shkaktohen nga stërgjyshët Idlozi ose Abafansi(ata nën tokë). Stërgjyshërit e tyre gjithashtu mbrojnë jetën , kërkojnë për ushqim, janë të kënaqur me rituale dhe sakrifica, ndëshkojnë neglizhimin dhe marrin pozicionin e falltorëve (in-junga).[30] Shirku në Rububije në fenë Zulu shfaqet jo vetëm në konceptin e tyre të krijimit të botës njerëzore, por gjithashtu dhe në dhënien e të mirave ose të këqijave në jetën e njeriut punës së shpirtrave fisnor (stërgjyshëve).
Midis disa muslimanëve shirku në Rububije shfaqet në besimin e tyre se shpirtrat e njerëzve të shenjtë ose të drejtë mund të ndihmojnë në punët e kësaj bote bile dhe pas vdekjes së tyre. Ata besojnë se këto shpirtra mund të plotësojnë nevojën e dikujt për të larguar fatkeqësitë dhe të ndihmojnë këdo që i thërret (i lutet) ata. Prandaj adhuruesit e varreve i japin shpirtrave të njerëzve aftësinë hyjnore të shkaktimit të ngjarjeve në këtë jetë, në të vërtetë vetëm Allahu mund ti shkaktojë ato. E përbashkëta midis shumë sufistëve është besimi në Rixhalul-gajbi (njerëzit e botës së padukshme) drejtuesi i të cilëve pushton vendin e quajtur kutb(poli i botës) nga ku drejton punët e kësaj bote.[31]
(b) Shirku nga mohimi
Në këtë nënkategori futen filozofi dhe ideologji të ndryshme të cilat mohojnë ekzistencën e Zotit direkt ose indirekt. Në disa raste pohohet mos ekzistenca e Zotit (p.sh. ateizmi), ndërsa në disa të tjera deklarohet ekzistenca e Zotit, por mënyra në të cilën Zoti kuptohet në të vërtetë mohon ekzistencën e Tij (p.sh. panteizmi).
Ka pak sisteme të vjetra fetare në të cilat Zoti nuk ekziston. Më kryesori i tyre është ai që i atribuohet Gotama Budës. Budizmi, një lëvizje reformiste në hinduizëm që kundërshtoi kastën e sistemit, lindi rreth shekullit të 6 p.e.s. në të njëjtën periudhë me Xhainizmin. Gjatë shekullit të 3 p.e.s. ajo u bë fe shtetërore. Më në fund ajo u asimilua nga Hinduizmi, ndërsa Buda vetë u bë njëri prej mëshirimeve të Zotit. Budizmi hinajana, më e hershmja dhe më striktja prej dy interpretimeve të budizmit, që u shfaq pas vdekjes së Budës shprehet qartë se nuk ka Zot; kështu që barra e shpëtimit i përket vetëm individit.[32] Ky tipar i lashtë i budizmit mund të klasifikohet si një shembull i shirkut në Rububije ku egzistenca e Zotit mohohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Njësoj, në mësimet e xhainizmit vendosur nga Vardhamana, nuk ka Zot, por shpirtra të lirë që arrijnë diçka prej këtij statusi duke qënë të pavdekshëm dhe duke ditur gjithçka; komuniteti fetar i tyre i trajton këta shpirtra sikur ata janë zota, duke ndërtuar tempuj për ta dhe duke adhuruar imazhet e tyre.[33]
Një tjetër shembull është ai i faraonit të kohës së të dërguarit Musa a.s. Allahu përmend në Kuran se ai mohonte egzistencën e Zotit duke i thënë Musait dhe egjiptianëve se vetëm ai (faraoni) ishte i vetmi Zot i krijesave. Allahu e citon atë duke i thënë Musait
Nëse ti beson Zot tjetër përveç meje do të gjendesh në mesin e të burgosurve. (26:29), dhe popullit
Unë jam zoti juaj më i lartë. (79:24).
Në shekujt 19-20 disa filozofë evropianë pohuan mos ekzistencën e Zotit në atë që njihet si Vdekja e filozofisë së Zotit. Filozofi gjerman Filip Meinlendër (1841-1876), në shkrimin e tij kryesor, Filozofia e shpëtimit 1876, thotë se bota filloi me vdekjen e Zotit, mbasi Zoti është një parim i njësisë, i copëtuar në shumëllojshmërinë e kësaj bote dhe një princip i kënaqësisë i mohuar në ligjin e vuajtjes që dominon botën.[34] Në Prussia Friedrich Nietzsche (1844-1900) mbështetet idea e vdekjes së Zotit duke hedhur tezën se Zoti nuk është gjë tjetër veçse projektim i ndërgjegjes së njeriut dhe se njeriu ishte ura për te supernjeriu.[35] Zhan Pol Sartri, një filozof francez i shekullit të njëzetë, gjithashtu i bëri jehonë mendimit të vdekjes së Zotit. Ai deklaroi se Zoti nuk mund të ekzistojë sepse Ai është një kontradiktë në terma. Ideja e Zotit sipas tij është një sajesë të cilën njeriu e bëri të jetë ashtu siç është dhe vetë.[36]
Propozimi i Darvinit (vdiq në 1882) se njeriu ishte thjesht një majmun i glorifikuar u adoptua gjerësisht në teoritë e shkencëtarëve dhe filozofëve socialë të shekullit të 19, si diçka që provonte bazat shkencore për mos ekzistencën e Zotit. Në ditët tona mbajtësit e këtij besimi janë pasuesit e Karl Marksit, komunistët dhe shkencëtarët socialistë, që deklarojnë se origjina e çdo gjëje në egzistencë është çështje rastësie. Ata më vonë deklaruan se Zoti është imagjinatë e njeriut e krijuar nga klasat sunduese për të justifikuar ligjin e trashëguar të tyre dhe për të larguar vëmendjen e masave të shtypura nga realiteti ku ato jetojnë.
Një formë e këtij shirku midis muslimanëve është ai i sufistëve si Ibn Arabiu që thotë se vetëm Allahu ekziston (gjithçka është Allahu dhe Allahu është gjithçka). Ata mohojnë ekzistencën e ndarë të Allahut (si qenie sh.p.) dhe me anë të kësaj ata mohojnë vetë ekzistencën e Tij. Kjo ide gjithashtu u shpreh në shekullin e XVII nga gjermano-çifuti Baruch Spinoza (filozof) i cili deklaroi se Zoti është shuma e përgjithshme e të gjitha pjesëve të universit duke përfshirë dhe njeriun.
Shirku në Esmaa ues-Sifaat
Shirku në këtë kategori përfshin edhe praktikën e zakonshme pagane që i jep Allahut cilësitë e krijesave të Tij edhe veprimet që i japin gjërave të krijuara cilësitë dhe emrat e Allahut.
(a) Shirku nga humanizimi
Në këtë aspekt shirku në Esmaa ues-Sifaat ku Allahut i jepen format dhe cilësit e njerëzve dhe kafshëve. Meqenëse njeriu është superior ndaj kafshëve zakonisht idhujtarët përdorin formën e tij për të paraqitur Zotin. Kështu, imazhi i Krijuesit shpesh pikturohet, modulohet apo gdhendet në formën e njeriut duke pasur karakteristikat e adhuruesve (njerëzve). P.sh. hindusët dhe budistët adhurojnë idhuj të panumërt në formën e njerëzve aziatikë dhe i konsiderojnë ata manifestime të Zotit në krijesa. Besimi i sotëm modern kristian se i dërguari Jezus ishte mëshirim i Zotit, pra Krijuesi u bë krijesa e Tij, është një tjetër shembull tipik i këtij lloj shirku. Ka pasur shumë të ashtuquajtur piktorë të mëdhenj kristianë si Mikelanxhelo (vdiq në 1565) që e kanë pikturuar Zotin si një evropian i vjetër, i zhveshur me mjekër dhe flokë të bardhë, të gjatë e të derdhur në tavanin e një kishe në Vatikan (kisha në anglisht quhet Sistine Chapell). Këto piktura mbahen në majat e nderimit nga bota kristiane.
(b)Shirku nga hyjnizimi
Kjo formë shirku ka të bëjë me rastet kur qënieve ose gjërave të krijuara i jepen emrat ose cilësitë e Allahut. P.sh. arabët e lashtë adhuronin idhuj të cilët ata i thërrisnin me emra që rridhnin nga emrat e Allahut. Tre idhujt e tyre kryesorë ishin: el-Laat emër i marrë nga emri i Allahut el-Ilaah, el-Uza i marrë nga el-Aziz, dhe el-Menat i marrë nga emri el-Menan. Gjatë kohës së resulit s.a.u.s në rajonet e arabisë doli një profet i rremë i quajtur Jemaameh, i cili mori emrin er-Rrahman që i takon vetëm Allahut. Midis sekteve shiite është sekti Nusejri i Sirisë që beson se kushuriri dhe dhëndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talibi, është manifestim i Zotit dhe i jep atij shumë prej cilësive të Allahut[37]. Gjithashtu dhe Ismailinjtë, të njohur dhe me emrin Aga Kanis e konsiderojnë udhëheqësin e tyre, Aga Kanin, si Zot. Në këtë kategori përfshihen edhe Druzët e Libanit që besojnë se halifi Fatimi, El-Hakim bin Emrilah ishte manifestimi i fundi i Allahut midis njerëzve. Deklaratat e sufistëve se el-Halaxhi është një me Zotin dhe si i tillë ekziston si manifestim i Krijuesit brenda krijesave të Tij futet në këtë kategori shirku në Esmaa ues-Sifaat. Spiritualistët e ditëve moderne (njerëz që pretendojnë se janë rrugë komunikimi midis botës së të vdekurve dhe botës së gjallë sh.p.) si Shirli Meklein, J.Z.Najt etj. shpesh deklarojnë për veten e tyre se janë hyjni. Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit (E=mc², energjia është e barabartë me masën shumëzim me katrorin e shpejtësisë së dritës) që mësohet në të gjitha shkollat në fakt është shprehje e shirkut në Esmaa eus-Sifaat. Kjo teori thotë se energjia as nuk mund të krijohet as nuk mund të shkatërrohet; ajo thjesht transformohet në materie dhe anasjelltas. Megjithatë, të dyja materia dhe energjia janë gjëra të krijuara dhe të dyja do të shkatërohen siç thotë Allahu në Kuran:
] Çááå ÎÇáÞ ßá ÔìÁ æ åæ Úáì ßá ÔìÁ æßíá
[
Allahu është krijuesi i çdo gjëje
(39:62)
]
ßá ãä ÚáíåÇ ÝÇä
[
Çdo gjë në të (në botë) do mbarojë (zhduket)
(55:26)
Gjithashtu kjo teori nënkupton se masa dhe energjia janë të përjetshme duke mos pasur fillim as mbarim sepse ato janë supozuar të pa krijuara dhe që transformohen nga njëra te tjetra. Vetëm Allahu është pa fillim dhe fund pra këto cilësi i takojnë vetëm Atij.
Teoria Darviniste e evolucionit është gjithashtu një përpjekje për të shpjeguar evolucionin e jetës nga format e thjeshta të saj pa ndërhyrjen e Zotit. Njëri prej udhëheqësve darvinistë të këtij shekulli, Aldous Huksli, e shpreh këtë mendim si më poshtë:
Darvinizmi hoqi tërësisht nga sfera e diskutimeve idenë se Zoti është Krijuesi i organizmave.[38]
Shirku në el-Ibade
Në këtë kategori shirku futen veprimet e adhurimit që i drejtohen të tjerëve veç Allahut dhe shpërblimi i adhurimit kërkohet nga krijesat në vend që ti kërkohet Krijuesit. Shirku në el-Ibade ndahet në dy aspekte kryesore:
(a) Shirku i madh
Kjo formë shirku ndodh kur veprimet e adhurimit i drejtohen të tjerëve veç Allahut. Ky shirk paraqet formën më të dukshme të idhujtarisë për të cilën profetët u dërguan nga Allahu në mënyrë që ata ti thërrisnin njerëzit pët tu larguar prej saj (idhujtaris). Kjo gjë mbështetet nga ajeti:
] æ áÞÏ ÈÚËäÇ Ýì ßá ÃãÉ ÑÓæáÇ Ãä ÇÚÈ쾂 Çááå æ ÇÌÊä龂 ÇáØÇÛæÊ
[
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thotë: Adhuroni Allahun dhe largojuni tagutëve (adhurimit të tyre).
(16:36)
Tagut do të thotë diçka që adhurohet bashkë me Allahun ose në vend të Tij. P.sh. dashuria është një formë adhurimi e cila në perfeksionin e saj duhet ti drejtohet vetëm Allahut. Në Islam dashuria ndaj Allahut shprehet me anë të bindjes së plotë ndaj Tij. Kjo dashuri nuk është ajo lloj dashurie që njeriu ndjen në mënyrë natyrale në drejtim të krijesave, në drejtim të prindërve, fëmijëve etj. Të duash Allahun njësoj si krijesat do të thotë ta ulësh Allahun në nivelin e krijesave të Tij dhe kjo gjë përbën shirk në Esmaa ues-Sifaat. Pra, dashuria ndaj Allahut duhet të jetë dashuri më e madhe dhe kjo, është nënshtrimi i plotë ndaj Tij. Allahu i thotë resulit s.a.u.s. ti thotë besimtarëve:
] Þá Åä ßäÊã ÊÍÈæä Çááå ÝÇÊÈÚæäì íÍÈÈßã Çááå
[
Thuaj: Nëse e doni Allahun atëherë ejani pas meje që Allahu tiu dojë
(3:32)
Resuli s.a.u.s gjithashtu i ka thënë shokëve të tij: Asnjëri prej jush nuk është besimtar i vërtetë derisa unë të bëhem për të më i dashur se fëmija e tij, babai i tij dhe i tërë njerëzimi.[39] Dashuria për resulin s.a.u.s. nuk bazohet në humanizëm por bazohet në origjinën hyjnore të shpalljes së tij. Kështu që dashuria ndaj Allahut shprehet me anën e bindjes së plotë ndaj urdhërave të Tij. Në shpalljen e fundit, Kuranin, thuhet:
] ãä íØÚ ÇáÑÓæá ÝÞÏ ÃØÇÚ Çááå
[
Kush i bindet resulit, ai i është bindur Allahut.
(4:80)
] Þá ÃØíÚæÇ Çááå æ ÇáÑÓæá
[
Thuaj: Bindjuni Allahut dhe të dërguarit
(3:32)
Në qoftë se njeriu lejon që dashuria për ndonjë gjë ose dikë tjetër të jetë midis tij dhe Allahut ai e ka adhuruar këtë gjë. Në këtë mënyrë paratë mund të bëhen zot i dikujt bile në disa raste dhe dëshirat e këtij njeriu mund të bëhen si zot. Resuli s.a.u.s thotë: Adhuruesi i dirhemit (lloj paraje prej argjendi) do të jetë gjithmonë i mjerë. [40] Allahu në Kuran thotë:
---------------------------------
[1]Fjala teuhid nuk është përmendur as në Kuran, as në hadithet e resulit s.a.u.s, megjithatë kur resuli s.a.u.s. dërgoi Muadh ibn Xhebel në Jemen, në vitin 9h, ai i tha atij: Ti do të shkosh te kristianët dhe çifutët (ehli kitabët), gjëja e parë që ti do ti thërresësh ata është pohimi i njësimit të Allahut (Juuehidullahe). Trasmetuar nga Ibn Abas dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.9 f.348-9 n.469) dhe nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.1 f.14-5 n.27). Në këtë hadith koha e tashme e foljes nga e cila emri teuhid ka rrjedhur, është përdorur nga resuli s.a.u.s.
[2] Ibn Haxhar, Tehdhiib et-Tehdhiib v.10 f.225.
[3] Abdul Kahiir ibn Taahir el-Bagdati , El-Ferk bein el-Firak f.19-20.
[4] Muhamed ibn Abdulkerim Sherestani , El-Milan uel-Nihal v.1 f.46
[5] Ahmed ibn Habel, Er-Raddalaa el-Xhehmijeh f.41-43
[6] Kjo i referohet një mrekullie të resulit s.a.u.s. i cili mori një grusht dhè e ia hodhi armiqve (në fillim të luftës së Bedrit). Allahu bëri që dheu të arrinte fytyrat e tyre (armiqve) megjithëse ata ishin shumë larg.
[7] Transmetuar nga Ibn Abasi dhe mbledhur nga et-Tirmidhiu. Shiko 40 Hadidhet En-Nevevi (ang-trans f.68 n.19)
[8] Transmetuar nga Aishja dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.3 f.535 n.861), Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.3 f.931 n.4266) dhe Ebu Dauud (shko Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1294).
[9] Transmeton Aishja dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.6 f.495 n.535) dhe nga Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.3 f.1195 n.5439 dhe 5440).
[10] Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë veprat që kishte kryer. (Zanafilla 2:2)
[11] Në kontrast me këtë Allahu në Kuran thotë:
]
áÇ ÊÃÎÐå ÓäÉ æ áÇ äæã
[
Atë nuk e kap as lodhje (kotje) as gjumë
(2:255)
[12] Kështu Zoti ndryshoi mendimin lidhur me të keqen që kishte thënë se do ti bënte popullit të Tij (Eksodi 32:14)
[13] Muhamed Rida el-Muzafer thotë në librin e tij Faith of shiia IslamNe besojmë se, ashtu si profeti, një imam duhet të jetë i pagabueshëm , d.m.th. nuk bën gabime të dukshme apo të padukshme (brenda vetes së tij , apo gabime në shpirt), të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, që nga lindja deri në vdekje, sepse imamët janë ruajtësit e Islamit dhe ai është nën mbrojtjen e tyre. (f.32) shiko gjithashtu librin Islami nga Sejid Said Ahtar Rizvi f.35
[14] El-Muzafer më poshtë thotë: Ne pohojmë se fuqia e imamëve në drejtim (të pranimit) të inspirimit ka arritur me anën e këtij hyjnizimi fuqi e thënë menjëherë, pa pasur nevojë për arsyetimet metodologjike apo për udhëheqje nga ndonjë mësues.
[15] El-Komeni thotë: Natyrisht imami ka një vend të nderuar, një rang të lartësuar,
, sovranitet dhe zotërim mbi të gjitha pjesët e krijimit. (Aajetullah Musaui el-Komeni, el-Hukumeh el-Islamije f.52).
[16] Muxhahid ibn Xhubejr el-Meki (642-722) ishte nxënësi më i shquar i Ibn Abasit. Tefsiri i tij u plotësua nga Abdur-Rahman et-Tahir dhe u botua në dy volume me titull tefsiri Muxhahid.
[17] Mbledhur nga Ibn Xherir et-Tabari.
[18] Në fakt Allahu është mbi Arsh, mbi krijimin e Tij (shënim i përkthyesit).
[19] Përmendur në Tejsiri El-azizi El-hamid e Sulejman ibn Abdullah Abdul-Uehabit f.34
[20] Trasmetuar nga Ibn Abasi dhe mbledhur nga et-Tirmidhi.
[21] Sunnan Ebu Dauud v.1 f.387 n.1474.
[22] Abdulkadiri (1077-1166) ishte drejtor i një shkolle Hambeli dhe Ribati (teqe) në Bagdat. Leksionet e tij (të mbledhura në el-Fath er-Rabbane) ishin në përputhje të plotë me interpretimin mistik të Kuranit. Ibn Arabiu (lindur në 1165) e ka quajtur atë kutb (poli i botës) të kohës së tij dhe ka thënë se ai kishte një rang që e vinte atë mbi të gjitha qeniet veç Zotit. Ali ibn Jusuf esh-Shetanaufi (vdiq në 1134) shkruajti një libër me titull el-Esraar (1304) në të cilin ai i atribonte shumë mrekulli Abdulkadirit. Sekti Sufi Kadiri është quajtur sipas emrit të tij dhe ndjek (deri diku) rregullat dhe ushtrimet shpirtërore të tij. (Enciklopedia e shkurtuar e Islamit f.5-7 dhe 202-205).
[23] Fatimja ishte vajza më e vogël e resulit s.a.u.s e cila u martua me kushuririn e resulit s.a.u.s. Ali ibn Ebi Talib dhe Hasani dhe Huseni ishin bijtë e tyre.
[24] Klerikët kristianë e bënë harram martesën me më shumë se një grua dhe martesën me kushëririn e parë. Katolikët romakë i ndaluan priftërinjtë që të martoheshin dhe ndaluan gjithashtu edhe divorcin në përgjithësi.
[25] Kisha kristiane e bëri hallall konsumimin e mishit të derrit , gjakut dhe alkoolit. Disa prej tyre e bënë të lejuar edhe vizatimin dhe bërjen e statujave që e përshkruanin Zotin si njeri.
[26] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.66-67
[27] Fjalori i feve f.337
[28] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.231
[29] Fjalori i feve f.358
[30] Ibid f.363
[31] Enciklopedia e shkurtër e Islamit f.55
[32] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.72
[33] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.262-263
[34] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.327
[35] Ibid f.391
[36] Fjalori i filozofisë dhe fesë f.508-9
[37] Një dokrinë të tillë e gjejmë edhe tek Bektashinjt e vendit tonë. Sh.red.
[38] Cituar nga Francis Hitchings, The neck of the girafe f.254 nga Tax dhe Callenger 1960 v.3 f.45.
[39] Trasmetuar nga Enesi dhe mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.1 f.20 n.13) dhe Muslimi (shiko S.Muslim eng-trans v.1 f.31 n.71).
[40] Mbledhur nga Buhari (shiko S.Buhari v.8 f.294 n.443).
---------------------------------
Do You Yahoo!?
Send instant messages & get email alerts with Yahoo! Messenger.
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Alb-Islam mailing list |