| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Alb-Islam[Alb-Islam] kontributi i muslimaneve ne shkence (#2)ALBODean1 at aol.com ALBODean1 at aol.comMon Jun 26 22:47:22 EDT 2000
Hidrologji
Filozofi I njohur Greke Aristoteli, ka menduar se avulli prej tokës
kondenzohet në shpellat e bjeshkëve të ftohta dhe kështu formohen liqejt
nëntokësorë. Në shekullin e shtatë (p.e.r) një filozof tjetër i quajtur
Talesi nga Miletusi, besonte se stërpikat e ujit nga sipërfqet e oqeaneve,
mblidhen dhe me anën e erës ngriten mbi tokë dhe shëndrohen ne rreshje
atmosferike. Më vonë, dietari i njohur Bernard Palissy, e prezentoj një
përshkrim tjetër të qarkullimit të ujit në natyrë.
Ai sqaroj se uji avullohet nga nxehtesia e diellit, ngritet lartë në qiell,
prej nga formohen mjegullat. Era i shpërndanë nëpër kontinente dhe kështu
kondenzohet dhe formohet shiu. Shiu mblidhet nëpër lumej e liqej dhe nëpërmes
burimeve kthehet sërish në oqeane. Sot, bile edhe fëmijët e shkollave fillore
e dijnë këtë fenomen, kurse, në kohën e Muhamedit (a.s), kjo ide e përhapur
ka qenë e trajtuar më tepër si spekulim, se sa fakt i vërtetë. Mu në atë kohë
Kur'ani tregoj: "A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon
i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon
prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godet kë do, e ja
largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë, gadi se s'të merr
të të parit" (Kur'an 24:43). Shum versete Kur'anore flasin për këtë të
vërtetë, por ata nuk përqëndrohen vetëm aty. Ata flasin gjithashtu edhe për
ndrrimin e stinëve: "A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e
shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe
ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhuar dhe
pastaj e bënë atë të llomitur. Ska dyshim se në këtë ka argument për të zotët
e mendjes." (Kur'ani 39:21) "Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton
vetëtimën dhe si frikë e edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me te e
ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di
të mendojë" (Kur'ani 30:24).
Biologji
Kur'ani është shpallur 600 vjetë përpara se shkencetari musliman, Ibn Nafis,
e zbuloj qarkullimin e gjakut dhe 1000 vjetë para se William Harvey e sqaroj
detalisht para shkenctarëve Prendimorë. Kur`ani gjithashtu përmendi edhe
procesin e tretjes së ushqimit dhe shpërndarjen e materjeve ushqyese: "Ju
edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kan në
barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumshtë të
pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë" (Kur'an, 16:66). Kur'ani
tutje vazhdon të na njohë me botën që na rrethon. Krijimi i njerëzisë, mund
të vërehet në secilën qenje individuale. Ajetet Kur'anore, sa i perket
fekondimit dhe zhvillimit embrional të qenjes njerëzore, janë të çuditshme
për shkenctarët e kohës sonë: "Dhe Ai është që krijoj llojet, mashkullin dhe
femrën. Nga pika e farës që hidhet". (Kur'an, 53:45-46). "Pastaj atë e bëmë
pikë uji në një vend të sigurtë" (Kur'an, 23:13). "Lexo! me emrin e Zotit
tënd, icili krijoj (çdo gjë). Krijoj njeriun prej një gjaku të ngjizur (në
mitrën e nënës)" (Kur'an, 96:1-2). Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e
at gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shëndrruam në eshtra
dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijsë tjetër (me shpirtë).
I lartë është Allahu më i miri krijues" (Kur'an, 23:14). Embrioni gjatë
zhvillimit, kalon nëpër faza, ku shumica janë disproporcionale. "O ju njerëz!
nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam
ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej
një sa kafshatë mishi që është krijesë e formuluar ose e pa formuluar, në
mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që dëshirojmë nNe, e përqëndrojmë në
mirët deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu e
arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes heret, e dikush të jetojë
deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka
patur. E ti e sheh tokën e tharë të vdekur, e kur Na ja lëshojmë asaj ujin,
ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme."
(Kur'an, 22:5). "Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e
vet i jep shpirtin atij dhe Ai është që juve u pajisë edhe me dëgjim, me të
parë e me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni".(Kur'an, 32:9).
Fizikë
Kur'ani parasheh edhe fazat e zhvillimit njerzorë. Ai na jep dituri mbi
fluturimet kozmike, dhe thotë: "O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni
mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, por nuk
mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë". (Kur'an, 55:33). Tani duhet të jemi
të vetëdijshëm se organizmi i çuditshëm i lindjes, mekanizmi i pakufishëm
natyrorë, zhvillimi i jetës në tokë e të gjitha të tjerat të ngjajshme me
kto, nuk janë vetëm një koincident. Shkenctarët duke u zhytur edhe më thellë
në nënbotën e atomit, apo mësheftësitë e gjithësisë, arrijne horizonte të
reja të diturisë. Kështu ato konfrontohen me pyetje të cilat më parë janë
konsideruar vetëm si çështje të botës fetare. Shkenca, si një formë relative
e diturisë, asnjëherë nuk do të jetë në gjendje tu përgjigjet të gjitha
këtyre pyetjeve. Mirëpo, duke realizuar të vërtetën që Kur'ani përmban, ne
do të mundemi të arrijmë njohuri të pazbuluara, duke hulumtuar për dituri
shkencore. Para më shumë se 14 shekujve, njeriu nuk i ka njohë faktet
shkencore për të cilat flet Kur'ani. Athua, çka përmban tjetër Kur'ani për
të na ofruar në fushën shekncore? Athua, çfarë do të mund të zbulonin
pasardhësit tanë nga Kur'ani që për sytë tonë është misterioze dhe e
pakuptueshme? Ky realizim, do të bëhet duke qenë të vetëdijshëm se jeta
është e mvarur apo e ndërlidhur me gjith diturinë fetare dhe spirituale.
Ajetet Kur'anore janë zbulimet më të reja të një tradite të gjatë të
mençurisë së zbuluar. Pra, të gjitha zbulimet e mistereve ende të panjohura,
mund të bëhen vetëm nëpërmes studimit të pandërprerë shkencorë.
Matematikë
Në kohën e rregullimit të mardhënijeve brenda shtetit Islam prej Kinës
(në lindje) e deri në Francë (në prendim), shkenctarët Islam menjëherë
filluan përkthimet e veprave nga kultura greke, romake, indiane,
kopte,aramejase dhe hinduse. Kalifi HARUN ER-RESHID ka marrë haraçin në
libra, ndërsa kalifi Al Me'mnun peshën e veprës së përkthyer e ka paguar me
ari. Në fillim, në qendër të venmendjes ishin përkthimet, ndërsa më vonë
erdhi periudha e krijimit origjinal në lëmenjt e ndryshëm shkencorë. Kan
folur për evolocionin, krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e
mjedisit në qenijet e gjalla. Për këtë, disa shekuj para Lamarkit dhe
Darvinit kan shkruar Ibn Maskavej, Ihvan As-Safa dhe Ibn Haldun. Kan caktuar
ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kan precizuar kuptimet themelore të
mekanikës, shpejtësinë, peshën dhe hapsirën, edhpse këto më vonë i janë
përshkruar Njutnit. Eshtë vërtetuar historikisht se për këto kanë shkruar Al
Hazin e shumë të tjerë me qindra vjetë para Njutnit.
Ibn An-Nefis, disa shekuj para Herit, ka sqaruar qarkullimin e vogël të
gjakut, ndërsa Ibn An Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e
thyerjes së saj, shumë më heret se shkenctarët Europjan.
AL HAVARIZMI ndër të parët ka përdorur numrat në matematikë, në vend të
llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri të numrave. E PARA:
është e njohur me emrin, si numra Indian, ndërsa kjo e dyta përdoret në
pjesën Prendimore, arabe dhe Europjane. El Havarizmi, ka sistematizuar deri
atëherë diturinë e shpërndarë nga matematika, duke ja vënë themelet kështu
matematikës dhe algjebrës.
Nëse gjeometria është greke, atëherë pa dyshim trigonometria është arabe. Me
përdirimin e Sinusit, ata kan zgjedhur shumë probleme të trigonometrisë, duke
lidhë mardhënijet në mes sinusit dhe tangensit. El BEJRUNI ka shkruar shumë
vepra në lëminë e trigonometrisë.
EL BEJRUNI, në mënyrë shum precize ka caktuar peshën specifike të 18 metaleve
deri te decimalja e katërt, ecila nuk ndryshon prej llogaritjeve më të reja,
kur janë zbuluar instrumentet më të përsosura. ER RAZI ka përshkruar 25
instrumente të metalit dhe të qelqit të cilat kanë qenë të njohura deri
atëherë. EL IDRISI, EL HAZIN, EL BEJRUNI kan caktuar ligjet themelore të
gravitetit. El Hazin gjithashtu ka konstruktuar aparatin për matjen e peshës
së trupave në ujë dhe në ajër. El Bejruni ka konstruktuar aparatin për
përfitimin e peshës specifike të shumë mineraleve, lëngjeve dhe trupave të
cilat treten në ujë. Ibn Junusi ka konstruktuar lavjerrsin të cilin
astronomët arab e kanë përdorur në eksperimentet e tyre. Kan matur shtypjen
atmosferike dhe kan dijtur se trupi është më i lehtë në ajër sesa në tokë.
Shkenctarët arab kan shkruar gjithashtu një numër të madh veprash nga
biologjia, mineralogjia, astronomia, gjeometria, mjekësia, muzika etj.
Shkenctarët arab në këtë mënyrë kan vendosur themelet e metodave të reja të
metodologjisë së punës kërkimore dhe shkencore. CAGORI, thotë: "Ne
Europjanët mendojmë se kemi dhënë dhe se kemi vërtetuar shum teori shkrime
dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to kanë kaluar shumë
më heret. Popujt arabo-Islam kan bajtur flamurin e Rilindjes kulturore disa
shekuj me radhë, në kohën kur Europa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi
shkencorë në periudhën Islame, i dhuroj njerzimit shumë forma të rehatisë,
kulturës, mirëqenijes duke i dhuruar mësuesit Al Farabi dhe Ibn Sina...".
Gjeografi
Zgjimi i Europës nga gjumi, filoj me përkthimet e gadi të gjitha veprave, nga
gjuha arabe në gjuhën latine. VASCO DE GAMA, lundroj rreth Afrikës dhe
arrinë deri te Arkipelagu i Malezisë. Kapiteni i anijes në këtë rrugë ishte
IBN MEXHID. KRISTOFOR KOLOMBO, duke kërkuar rrugën për Indi, Arrijti në
Amerikë.Në vitin 921, Ibn Fadlan ishte në Bullgari ku bëri përshkrimin e
parë me shkrim, që ekziston edhe sot. Përshkrimet ishin lidhur me poziten
gjeografike, popullsinë dhe mënyrën e jetës në at vend.
Al Biruni ka qenë i pari që i dha emrin lumit Angara dhe përshkroi popullaten
e Krahinës së Baikalit në Siberin Veriore. Ai ka dhënë informata edhe rreth
Afrikës së jugut dhe Mozambikut.Ai shkoi në Indi, studjoj gjuhen sanskrishte
artin dhe shkencen Indiane dhe shkroi librin KHITAB UL-HIND.
Muhallabi, ka qenë autor i punimit gjeografik që kishte të bënte me Sudanin.
Ai ishte autor i librit që ishte libri i parë që bënte fjalë për kët vend, në
vitin 985.
Sulejman Tajir në vitin 851, udhëtoi në Indi dhe në Kinë. Në indi pak më vonë
udhëtoi edhe Ibn Hawqal. Kurse Ibn Khurdadhih e spejgoi Indinë dhe poziten
gjeografike të saj në detaje.
Ibn Rustah është autor i ENCIKLOPEDISE shtat volume prej të cilave jan marrë
me gjeografi Kjo enciklopedi sot gjendet në Muzeun Britanik dhe ka qenë e
publikuar në vitin 903 (290 H).(*10)
Ahmed Sahl b.Hisham al Marvazi ka qenë ndër të parët që ka bërë hartat
gjeografike dhe ka përshkruar poziten gjeografike të Kinës, Indisë e disa
vendeve tjera të Lindjes. Ka vdekë më 934. (*11)
Kontribuesit tjerë në gjeografi janë: Al Masudi : udhëtoi dhe përshkroi
Indin, Kinën, Ceylon, Kankan, Malabar, Zezibar, Detin Kinez, Madagaskar
Uman...
Al Istakhri: bëri harten e shteteve duke e ngjyrosë secilin shtet me ngjyra
të ndryshme (Viti 951)
Al Haik: gjeograf dhe astronomer më 945 ka shkruar gjeografinë e Arabisë
Al Maqdisi: gjeograf shum i njohur edhe në prendim (lindur në Jerusalem më
947)
Jaihani, Hamadani, Balkhi, gjeograf të njohur.
Al Bakri: (Spanjë 1040) Botoi fjalorin e njohur gjeografik.
Muhamed Al-Tariqi: shkroi për Afriken e Jugut
Al Munajjim: fjalorin gjeografik që spegonte të gjitha qytetet, poziten
gjografike, popullsinë, ekonominë etj.
Ibn Jubair Al-Kinani: shkroi librin shum të rëndësishëm "Udhëtimet e Ibn
Jubairit".
Ibn Said al Maghribi ka bërë harten klimatike atëherë të vendeve të njohura.
Al Idrisi (1099) ka bërë harten e botës dhe ka qenë personalitet i njohur në
shkencen e gjeografisë.
Emrat tjerë të njohur në shkencen e gjeografisë i përmendim shkurtimisht:
Abul Fida (1273), Hamdullah Mustawfi (1340), Al Damishqi (1327), Abdul
Razzaq (1413), Amin Ahmad Razi, Harun B.Ali (ka projektua instrumentet e parë
astronomik), Maslama al-Majriti (1007) ka bërë tabelat gjeografike. Umar
al-Marrakushi (1230), etyj, etj.
Oftalmologjia
Merita e oftamologëve arab (specijalistë për sëmundjen e syrit), vërtetë
është e madhe. Njëra nga punimet e rëndësishme (të shquara) klasike me emrin:
"OFTALMOLOGJIA MEMORIALE" e shkruar nga Ali Ibn Isa (viti 1000 i erës sonë),
është i hartuar nga materjali grek: "DHJET LIDHJET E SYRIT" të Galenit, icili
solli njohuri të reja. Në librin për kalifin, (i shkruar rreth vitit 1260),
përmenden 18 punime të bëra në oftalmologji, ndërsa punimet greke që nga
Hipokrati e deri te Paulusi (periudhë kohore kjo e 1000 vjetëve), janë të
shkruara vetëm 5 vepra, në këtë lëndë. Të gjitha veprat tjera që i kan
shkruar muslimanët mbi oftalmologjinë, janë afro 30.
Veprat më të rëndësishme janë shkruar nga specjalistët e sëmundjeve të syve,
dhe 14 sosh ekzistojnë edhe sot. Vepra më komplete e Ali Ibn Isa, është
"TEDHKIRETUL KANHALIJN" (Ditari i mjekut të syve), vepra më e mirë lidhje me
sëmundjet e syve. Kjo vepër u përkthye dhe u komentue në gjermanishte më
1904, nga Hirschbergu dhe Lipperti. Më 1936 u përkthye në gjuhën angleze nga
Casey Wood. Përkthimi i parë i këtij libri u bë në gjuhën persishte, e pastaj
në gjuhën latine, dhe u publikua në venedik më 1497.
Abdul Hasan Ahmed Ibn Muhamed Al Tabari, në veprën e tij "KITABUL
MUALEXHETUL BUKRATIJJA" (Libri mbi mjekimin hipokratian) ka shkruar vështrime
të gjata mbi sëmundjen e syve, vepër kjo që fatkeqësisht nuk ekziston më.
Ammar Ibn Ali nga Mosuli, sukseset e tija më të mëdha i arrijti rreth
vitit 1010, me librin "KITABUL MUNTAK HAB FI LLAXHUL AJN" (libri i opcijoneve
për mjekimin e sëmundjeve të syve). Libri i tij ka të bëjë me anatominë,
patologjinë dhe gjasht rasteve të operimit të kataraktit dhe rastin neuristik
optik.! Ammari ka shqyrtuar 48 sëmundje të syve në një vepër të vogël prej
1500 fjalësh. Ky dorëshkrim (nr 894) gjendet në bibloteken ESCORIAL të
adridit në Spanjë. Kjo vepër është përkthye në hebraisht (shek. XVIII) dhe në
gjermanisht (1905).
Ammari, ishte i pari që kishte bë operimin e kataraktit me anë të thithjes,
duke përdorur një gjilpërë me zgavërr, të cilën e fuste në "limbus". Ky llojë
operacioni aplikohet edhe sot (në raste të tilla). Në Europë nuk është dijtë
për këtë llojë operacioni, deri në fund të shekullit XVIII.
Abu Ruh Muhammad Ibn Mansur Bin Abdullah, i njohur si AL XHURXHANI,
mjek i shquar nga Persia, sukseset e veta i arrijti rreth vitit 1088 në
veprën "NUR UL AJN" (Drita e syve), në dhjet volume. Vetëm volumi i shtatë,
përshkruan rreth 30 operacione të syrit. Në këtë vepër bën fjalë për
anatominë dhe fiziologjinë e syrit; për sëmundjet SCLERAL dhe CORNEAL, për
problemet e kapakëve të syve, paralizën e nervit të tretë, ç'rregullimet e
qarkullimit të gjakut, toksikimin për sëmundjet shëruese dhe joshëruese dhe
metoda për shërimin e tyre, kirurgjisë së syve, për anastazionin që e kanë
përdorë mjekët e syve, etj.
Një emër tjetër që përmendi Hirschberg, në ligjëratën e tij të mbajtur në
"Asociacion American", të medicinës më 1905 ishte EBU MUTARIE nga Sevila (e
Spanjës), icili sukseset e tija i arrijti rreth shekullit XI, specijalist i
sëmundjeve të syve, icili njëkohësisht ishte edhe vezir. Fatkeqësisht, veprat
e tija sot kan humbur pa gjurmë.
MUHAMMED IBN KASSUM IBN ASLAM (AL GHAFIQI) /... - 1165/ i cili veproj
në shekullin XII, në vepren e tij të njohur "AL MURSHID FIL KHUL"
(Udhërrëfyes i drejtë në oftalmologji). Përveç sëmundjeve të syrit, ky jep
të dhëna edhe për kokën dhe sëmundjet e trurit. Ky jep shënime, edhe për
instrumentet që janë përdorë në kirurgjinë e syve. Ajo që filloj të lulëzojë
në fillimin e shekullit XX në Amerikë dhe në Europë, është bërë në shekullin
XII në Spanjen muslimane. KHALIFA IBN AL MAHASIN nga Halebi (Aleppo) i Sirisë
më 1860, shkroi një libër prej 564 faqesh në të cilin përshkruan dhe jep
skica të ndryshme të instrumentave kirurgjike, duke përfshi 36 instrumenta
për kirurgjinë e syve. Ai gjithashtu shqyrton lidhjet midis syrit dhe trurit.
Shkruan edhe për 12 lloje të operacioneve të kataraktit.
SALAHUDDIN IBN JUSUF nga Hammah (Siri) më 1290, shkrou vepren "DRITA E
SYVE", në të cilën bën fjalë, mbi teorinë optike të të pamunit.
IBN HEITHEM (965-...) ishte i pari që spjegoj se të pamunit është i
mundësuar për shkak të përkthyerjes së rrezeve të dritës.Që nga viti 800 -
1300, bota Islame pati jo më pak se 60 specjalist të syve (me famë). Autorë
të veprave dhe monografive, lidhur me oftalmologjinë, ndërsa në Europë para
shekullit XX, as që është dëgjuar për ndonjë mjek të syve.Sipas revistës së
Asociacionit Amerikan të Medicinës (viti 1935), në librarinë e Vatikanit,
është një dorëshkrim nga Ibn Nefisi (...-1288) me titull: "KITABUL MUHAZ FI
TIBB-IL AJN" (libër koreksionesh në medicinën e syve). Ky libër përmban
përshkrimin e syve të shtazëve dhe vështrimin lidhur me shumëllojshmërinë e
ngjyrave të syve të njeriut.
Gerard Of Cremona Kaloj në Toledo të Spanjës 40 vjetë (1147 - 1187),të jetës
së vet, duke përkthyer veprat e Ar-Raziut dhe Ibn Sinaut.Mjekët arab ishin të
parët që parandalonin vërbimin, që nga viti 100 i erës sonë, kur Ar-Razi u bë
mjeku i parë icili përshkrou veprimin refleksiv të bebzës së syrit.
Gjatë kësaj errësire të plotë në Europen e Mesjetës, ata (Muslimanët) i
ndriçuan edhe pishtarët e shkencës sonë (oftalmologjisë) nga Gualdalkuviri
(Spanjë), deri te Nili (Egjipt) dhe lumi Oxus (Rusi). Ata ishin mjeshtrit e
vetëm të oftalmologjisë në Europen mesjetare (*12).
AL RAZI (vdiq rreth vitit 930 pas Krishtit) qe më i madhi i mjekëve të
mesjetës, dhe shërbeu për një kohë si mjeku kryesorë në spitalin e madh të
Bagdadit.
Al Raziu, në europë i njohur si Rrazes, shkroj 220 vepra medicionale, prej të
cilave edhe disa enciklopedi. Shumë prej tyre janë përkthyer në gjuhën latine
dhe janë studjuar shekuj me radhë në katedrat medicionale të Europës.
IBNI SINA (i njohur si AVICENA), si dhjet vjeçarë ka qenë hafiz i Kur'anit,
kurse si shtatmbëdhjetë vjeçarë mjek. Ka shkruar shumë libra, por më e
rëndësishmja është "KANUNI". Kanuni është përkthyer në disa gjuhë, ndërsa
vetëm në gjuhën latine ka përjetuar 15 botime, e vetëm një herë në gjuhën
hebreje. Më shumë se 600 vjetë, "Kanuni" ka qenë bazë e studimeve medicionale
në Europë. Për Ibni Sinanë, Dr Taller thotë: "Njohja e tij e sëmundjeve të
psikogjenezës, shkaqeve të sëmundjeve psiqike dhe simpomofologjisë së këtyre
sëmundjeve, simboleve të gëzimeve psiqike, ja tejkalon larg asaj që sot i di
një mjek mesatarë.
Ibën Rushdi në Shkencën Europjane, është radhitur në radhen e filozofëve më
të mirë arab. Mbi të, Ernest Renan ka shkruar një studim shumë të mirë me
titull "L'AVERROISME" 1852. Kjo është botuar në veprat e zgjedhura të E.
Renanit me titull "OUVRES COMPLETES", t III1, 1-365 Paris 1949. Dubrovnikasi
Nikola Vuçetiq ka shkruar një komentim mbi veprat e Averrosit, botuar në
Venedik më 1580.(*13)
********************************************************
Shënimet:
*1) DITURIA ISLAME 32/1991
*2. FUNK & WAGNALLS NEW ENCYCLOPEDIA Volumi i VII-të. New York 1972
` *3 .Po aty, faqe 97-98
*4. Alija Izetbegoviq ISLAM IZMEDU ISTOKA I ZAPADA
*5 MUSLIM CONTRIBUTION TO SCIENCE
*6. Po aty
*7. Alija Izetbegoviq 'ISLAM IZMEDJU ISTOKA I ZAPADA
*8. Op. Cit në DITURIA ISLAME 55/1994
*9.KONTRIBUTI I MUSLIMANëVE NE SHKENCE nga Abdulhalim Muntanis
*10. Nafis Ahmad: MUSLIM CONTRIBUTION TO SCIENCE Lahore, 1972
*11Sarton:: INTRODUCTION OF HISTORY OF SCIENCE Volumi i parë, faqe 621
*12 ISLAMI ESHTE DITURI DHE KULTURE Sh. Ahmeti botuar në EDUKATA ISLAME,
Nr.1, Prishtinë 1971
*13. Dituria Islame
**********************************
FUND
More information about the Alb-Islam mailing list |