Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Alb-Islam

[Alb-Islam] Fjala shkencore ne Kur'an

Hajrudin Muja hajrudinmuja at hotmail.com
Mon Jul 3 22:03:23 EDT 2000


FJALA SHKENCORE NE KUR'AN

    Në bazë të çkahit konkludojmë se Kur'ani ngjanë në qenje të 
gjallë, kurse fjala Kur'anore në qelizë...? Qelizat përtrihen dhe në një 
qenje të gjallë në të shumtën e rasteve përngjajnë në njëratjetrën, kurrë 
nuk përsëriten por gjithherë ndryshohen. Një gjë e njëjtë është edhe te 
fjala Kur'anore. Vërejmë se po ato fjalë përsëriten me qindra herë në 
Kur'an, po në të njëjtën kohë konstatojmë se ato nuk janë përsëritje. Fjala 
Kur'anore çdoherë ka domethënije e kuptim të ri. Na shpije kah tërësia në 
hollësitë. Degëzohet në degë sikurse fara që jep rrënjën, trungun, degët dhe 
gjethet, pastaj lulet dhe frytin... Ajo gjithnjë është (të themi) 
portokalli, që nëpërmes hollësive të tija shfaqet kërcyelli i vërtetë i 
portokallit. Ajo është lidhshmëri organike, përkatësisht KRIJESË e gjallë. 
Edhe sikur disa herë ta lexojmë Kur'anin, çdo herë do të kuptojmë diçka të 
re në të.
Ta marrim përshembull fjalën "Shkencë" në Kur`an. Do të vërejmë se shkenca 
në fillim vjen në kuptimin rrethorë, në formë vështrimi, në krijimin e 
qiejve dhe të tokës. Pak më tejë do të shohim se si vështrimi do të 
detajizohet:"Si janë krijuar devet, dhe si është ngjitur qielli, si janë 
përqëndruar malet dhe si është krijuar toka..." Kjo është biologji, 
astrologji, gjeologji, gjeografi dhe dituri tjera sot të njohura.  Kur'ani, 
pastaj na hedh kundrimin në anën tjetër: "Thuaj: Udhëtoni nëpër botë dhe 
shikoni si kanë përfunduar ata më parë..." Ky është një vështrim historik, 
ose: "Udhëtoni nëpër botë që të shihni ate që Ai e ka krijuar prej asgjësë 
(hiçit)..." Ky është vështrim mbi evolocjonin dhe vështrimi mbi racat.

   Ta vështrojmë ajetin vijues: "Ne çojmë erëra të cilat pllenojnë 
(mbarësojnë)..." Mufesirët e hershëm, këtë ajet e komentuan si alegori. 
Erërat i ndjekin rërët dhe zbret shi i cili e pllenon tokën. Sot, kjo është 
fakt se era i ndjek rërët e elektrizuara pozitive dhe ndeshen me ato 
negative, atëherë pasojnë vetëtimët, bubullimat dhe zbret shiu. Dhe e dyta, 
sot dijmë se bota bimore ekzistojnë mashkull dhe femër. Me ndihmën e erës, 
ecila e shpërndanë pluhurin prej lules në lule, kryen mardhënijes seksuale 
(të tyre) dhe kështu bota vazhdon më tejë.

    "I Lartësuar është Ai që krijoi çifte të gjitha (dy lloje) nga 
çka mbinë  nga toka, nga vetë at (njerëzit) dhe nga çka ata nuk dijnë". 
(Jasin:36). Njeriut të shekullit të shtatë  asnjëherë  nuk i shkoi mendja se 
edhe materia e bimët në përgjithsi janë çifte. Rryma elektrike e zbuluar 
kohëve të fundit nuk është gjë tjetër veç rezultat i dy poleve (negative dhe 
pozitive). Thërmia e atomit që deri vonë mendohejk se është pjesa më e vogel 
e materies përbëhet nga bërthama të cilen e rrethojnë elektronet, kurse vetë 
bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet. Pra çdo gjë në 
gjithësi (veç Allahut të vetëm) është çift.

 "Ata të cilët përveç Allahut marrin mbrojtës, janë të ngjajshëm me 
merimangën, të cilat vehtes i thurin shtëpi, kurse shtëpia më e dobët, 
vërtetë është shtëpia e merimangës, le ta dijnë" (El Enkebut : 41) Vemendjen 
e tërheq fjalia "Shtëpia e merimangës është më e dobëta..." Aty nuk thuhet 
pejza ose rrjeta, por shtëpia. Kjo i ka shkaqet dhe arsyet e veta. Shkenca 
zbuloj se pejza e (rrjetës së) merimangës, është më e fuqishme se ato prej 
çelikut, për tri herë. Eshtë gjithashtu më e fuqishme dhe më elastike sesa 
peri i mundafshtë. Ajo për merimangën paraqet kështjellë dhe strehimore të 
sigurtë. Pse Kur'ani atëherë thotë se "Ajo është më e dobëta", duke e 
përfunduar ajetin me fjalën: "Sikur ta dijnë ata këtë". Kjo msheftësi u 
zbulua kohëve të fundit:
- Merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë. Ajo e thurë rrjetën dhe sundon 
në teritorin e saj. Pas mbarësimit (femra) e mbytë mashkullin dhe e han. Të 
rinjt, posa dalin prej vezëve e hanë njëritjetrin. Çdo mysafir që i afrohet 
rrjetës, ajo e mbytë dhe e han. Ajo pra është zhdukëse e jo shtëpi. Ajo 
është shtëpia më e dobët për të gjith ata që duan të strehohen. Shkenca 
vetëm tash po i zbulon thënijet e Kur'anit para më shumë se 14 shekujsh.

"Falënderimi i qoftë Atij që ka krijue çift prej çdo gjëje, çka 
mungullon prej tokës dhe prej vetë atyre (çift dhe prej atyre që ata nuk 
dijnë". (Jasin : 36)
Ka qenë e njohur se i Gjithdijshmi i ka krijue në çifte, njerzit, shtëzët, 
xhinët e edhe bimët, por jo edhe sendet: "Edhe prej çdo gjëje ne krijuam 
çift për ju që mendoni". Shkenca i zbuloj edhe këto:
- Elektriciteti e ka polin pozitiv dhe negativ,- Magnetizmi është i polizuar 
në dy anët,- Në atom gjenden elektronet dhe pozitronet, prutonet e 
neutronet.- Në kiminë organike, ekzistojnë molekula e djathtë dhe e mëngjër, 
- Në kohën e fundit, përveç materjes u zbulua edhe antimaterja.
Shkenca, u pajtua me Kur'anin se kosmosi është i krijuar në gjashtë etapa:
- Arkaike (më e vjetra)- Parapalezoike (gjendje e flakët),- Eozoike 
(lajmrohet jeta e parë),- Palezoike (peshqit),- Neozoike (shtazët), dhe - 
Kenozoike (më të përsosurat).

Ne kemi mësue se para miljarda vitesh, bota ishte një copë materje 
dhe ngjau EKSPLODIMI I MADH  në thelbin e asaj mase të madhe të materjes dhe 
copat e mëdha të materjes filluan të fluturojnë në të gjitha anët. Nga ky 
eksplodim është krijuar sistemi Diellorë dhe Galaksia. Këto janë zbulimet që 
shkeca i bëri kohëve të fundit. Kurse një arab analfabet në shkretirë, 
përpara më shumë se 1400 vjetësh, ka mundë të dijë për teorinë e EKSPLODIMIT 
TE MADH dhe RRITJEN E GJITHESISË, apo jo?! Dhe ja çka ka thënë sipas 
udhëzimit të Zotit: "A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kan qenë 
një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë pjesë...?" Ai është icili e ka 
krijue natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Tëtëra notojnë nën kupën e 
qiellit..." (XXI:33).  Nëse i shtrojmë një pyetje një biologu, Kurë ka 
filluar jeta? Ai do të na thoshte se "jo fort moti shkenca e zbuloj që para 
miljarda vitesh metrja ecenciale në detë ka filluar të prodhojë 
protoplazmën, prej së cilës ka rrjellë ameba, e prej atij lloçi të detit 
janë zhvilluar të tëra gjallesat. Me fjalë tjera, tërë jeta rrjell nga deti, 
nga uji..." Para 14 shekujsh, sigurisht se asnjëfar shkenctari apo poeti nuk 
do të ja qëllonte këtij zbulimi shkencorë, kurse analfabeti i shkretirës, i 
udhëzuar prej Allahut tha: "...Dhe ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë. A 
nuk do të besojnë".
Ve tëm sot shkenca zbuloi se materia në fillim ishte një tërsi e palëvizshme 
dhe se ishte në formë të gaztë, e nxehtë, e trashë dhe ngjitur, pastaj u 
shkaktua nji shpërthim (me urdhërin e Allahut) në kët materie para më shumë 
se 5.000.000.000.000 vjetësh. Kështuqë ajo tërësi filloi të zhvillohet dhe 
të largohet, ndërsa materia u vu në lëvizje të përhershme, siç thotë Allahu 
i lartësuar. "Dhe qiellin Ne me duert Tona e krijuem, dhe Ne patjeter e 
zgjerojmë atë".

"Ai (Allahu) e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e ndjek 
atë..." (El-A'rafë:54)
"...Ai (Allahu) natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe diten ja 
mbështjell natës..." (Ez-Zumer:5)
"Ti (O Zot) e fute naten në ditën dhe Ti (O Zot) e fute diten në natë..." 
(Ali Imran:27).
Ja pra si Kur'ani paralajmron se nata dhe dita ndjekin njëra tjetren 
vazhdimisht, e një gjë e tillë nuk ndodhë përveç nëse toka është e 
rrumbullakët, e kjo është ajo që thirri Galileu (meqë ndoshta nga muslimanët 
kishte dëgjuar një gjë të tillë), të cilin kisha e ndoqi për ta likuiduar. 
Jurij Gagarini pas kthimit nga udhëtimi i tij rreth Tokës, tha se kishte 
vërejtur ndjekje të shpejtë të errësirës dhe dritës mbi tokë për shkak të 
rrotullimit të saj.

Mendimtari prendimorë kërkoi të ndajë shkencën nga feja, sepse feja 
e tij (e krishterë) i thoshte: "Pema e cila iu ndalua Ademit, për t'a ngrënë 
ishte  pema e diturisë dhe pasi ai ngrëni prej saj, atij ju shtue dituria 
(syçeltësia)." Kështu shkruan Dhjata e Vjetër (Teurati), kurse klerikët e 
komentuan se kur Ademi ngrëni nga ajo pemë iu shtue ditunia e amshueshme gjë 
e cila shkaktoi hidhërimin e Zotit ndaj tij dhe e largoi nga mëshira e Tij.
Shkenca përparoi vetëm atëherë kur u muar një kahje krejtësisht e kundërt 
dhe jo më shumë se para dy shekujve. Kurse para më shumë se 1400 vjetëve 
Kur'ani filloi revelimin me fjalët: "Mëso, Lexo, Studjo..." Dietarët e dijnë 
se cilësia me të cilën Allahu nderoi Ademin ishte e kundërt me atë që ishte 
thënë në Teuratë. Dituria ishte shkak  i ndeerimit të Ademit e jo shkak i 
përzanies së tij.
Në Kur'an 1400 vjet më parë u tha: "Mandej e mësyu qiellin (krijimin 
e qiellit) e ai ishte tym. Dhe atij e edhe tokës i tha 'Qasuni urdhërit Tim  
me dëshirë apo me dhunë'. Ata të dya thanë: 'po i qasemi me dëshirë". 
(Fusilet 11).
Shkenca njëherë kët tym e quajti mjegull, por vetëm në kohën e fundit zbuloi 
se ai nuk është mjegull por tym, sepse mjegulla janë të ftohta, kurse ky tym 
i ekzistencës përmban një sasi të nxehtësisë. Tymi përbëhet nga gaznat e 
përziera me materie të ngurët e është i errët. I tillë ishte tymi prej të 
cilit filloi ekzistenca. Prandaj sot shkenca fjalen e gabuar "mjegull" e 
zavendësoi me fjalën "Tym" gjë që Kur'ani e bëri 1400 vjetë më parë.

Mikroskopi u zbulua në shekullin XVI, kurse shkenca deri në 
shekullin 19 nuk dinte se njeriu u krijue në etapa. Kur'ani këtë e ka 
treguar 1400 vjetë më parë kur ka thënë: "Çështë me ju që Allahut nuk i 
shprehni madhërinë që meriton. Kur Ai ju krijoi në disa etapa".  (Nuh 
13-14). Këto etapa Kur'ani i ka emruar me emra të posaçëm: farë (nutfeh), 
"gjak i ngjizur" (alekah), "Copë mishi" (mugdah), "Eshtra" (idhamë), dhe në 
fund "mveshja e eshtrave me mish".
Shkenca jo fort motit ka zbuluar se  njeriu u krijue prej bashkëdyzimit të 
sekrecioneve të mashkullit dhe femrës. Ajo pikë e spermës përqëndrohet në 
mitër si një kokërr (farë) gjashtëditëshe. Pra veza e fekonduar fillon e 
zhvillohet  gjashtë ditë para fekondimit. Ajo që ka filluar ndarjen i 
përngjanë shushunjës (ushujzës). Këtë etapë Kurani e ka përmendur si "gjak i 
ngjizur" (aleka). Por në etapën "copë mishi" (mugdah) i përngjanë një sendi 
të përtypur në formë çëmçakëzi apo druri. Embrioni merr formen e njeriut pas 
40 apo 42 ditëve, sepse në kët periudhë embrioni fillon të marrë veçoritë e 
njeriut. Kur'ani thotë: "Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim 
pas krijimi (etapë pas etape) në tri errësira..." (Ez-Zummer 6).  E shkenca 
sot i spjegon se embrioni zhvillohet në mbrendi të mbështjellësve të errët 
të cilat janë:
1. Muri i jashtëm i barkut të femrës, 2. Muri i mitrës,  3. Pëlhura e 
mbrendshme e cila e mbështjell embrionin.
Ndarjet shkencore të zhvillimit embrional në barkun e nënës janë të 
komplikuara dhe të pakuptimta, sepse kjo ndarje bazohet në numra, të cilat 
sipas Kur'anit i përmendem më parë. Për ndarjen që spjegon Kur'ani Prof Moor 
thotë se është ndarje e plotë dhe e përsosur shkencore, ndarje e lehtë e 
kuptueshme dhe e dobishme. Në një hadithë profeti as ka thënë: " Çdo njëri 
prej jush krijohet në barkun e nënës 40 ditë..." Dhe "Kur fara (në mitër) 
mbushë 42 net, Allahu e dërgon një engjëll që i jep formën..." Shkenca vetëm 
kohëve të fundit vërtetoi, se embrioni ditën e 42-të përjeton një ndryshim.

Eshtë vërtetuar shkencërisht se në kohen e akullt nëpër të cilën veç 
ka kaluar toka, tokat arabe kan qenë kopshte e lumenj. Akullnajat janë 
shtresuar në polin e ngrirë të veriut, mandej ka fillue lëvizja e tyre në 
drejtim të jugut dhe kur i jan afruar gadishullit arabik, natyrisht ka 
ardhur deri te ndryshimi i klimës. Kështu tokat arabe kan qenë më së shumti 
në botë të mbuluara me kopshte e lumenj. Shkenca vërteton gjithashtu se kjo 
gjendje do të përsëritet. Koha e dytë e akullt ka filluar. Këto akullnaja do 
të lëvizin edhe një herë prej polit të veriut në drejtim të jugut dhe tash 
janë në rrugë që tu afrohen zonave të afërta me tokat arabe. Njëra prej 
argumenteve të forta për kët konstatim,  eshte ajo që dëgjoni se ;do dimër 
furtunat e akullta godasin vendet në veri të europës dhe Amerikës. Kjo ka 
qenë rrugë e gjatë dhe e mundimshme shkencore për ta zbuluar, kurse para 
1400 vjetëve Muhamedi as ka thënë: "Nuk do të vijë momenti (kataklizma) deri 
të rikthehen tokat arabe në kopshte e lumenj" (transmeton Muslimi, kap. i 
Zekatit, Njësia 18, hadithi 60).

Kur'ani thotë: "A nuk dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka 
ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së 
çdo sendi..." (El Enbija 30).  Për kët pjesë Kur'anore profesori Alfred 
Korner njëri ndër shkencarët më të njohur botrorë në lëminë e gjeologjisë 
tha: "Jam i sigurtë se para 1400 vjetëve, personi që nuk kishte far njohurie 
rreth fizikës bërthamore sipas mendimit tim ishte i pa mundur ta zbulojë atë 
me anë të mendjes së tij se toka e qiejt kan pasë të njëjtën bazë, etj"

Para 1400 vjetësh në Kur'an u tha: "Ai lejoi dy detet të puqen 
ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e 
kapërcejnë..." (Err-Rrahman 19-20). Shkenca ka aarijtur njohuri se detrat e 
njelmët nuk janë ashtu siç i shohim ne - një detë, por detra të ndryshme të 
cilat ndryshojnë nga njëri tjetri me dendësi, njelmësi dhe nxehtësi. Kjo për 
herë të parë u dijtë më 1942. Me përsosjen e satelitëve dhe me anën e 
studimeve nga largësia esht bër e mundur të fotografohen zonat detare dhe 
kufinjt detarë në mes pjesëve të ndryshme oqeanike. Nga andej vërehen detra 
me ngjyra nga më të ndryshmet. Disa detra i shohim me ngjyrë të kaltër të 
mbydhur.  Disa me ngjyrë të zezë, disa të tjerë anojnë kah ngjyra e gjelbër. 
Shkaku i ndryshimit të këtyre ngjyrave është ndryshimi i temperaturës mbi 
sipërfaqen e detrave, mirëpo nëse ndalesh pran deti nuk mund t'i vëresh këto 
ndryshime. Këto janë mburoja e nuk shihen me anë të teknologjisë. Po me çfar 
teknologjie i pa Muhamedi as...?
Nëse pjesa e dytë e ajetit, shkencërisht vërtetohet kështu, atëherë si 
spjegohet pjesa e parë tij ku thuhet: "Ai lejoi dy detet të puqen në mes 
vehte..." Mendimi i komentatorve të njohur të kuranit thonë se MERXHE ka 
kuptim etimologjik me përzie. Dhe më në fund shkenca bëri një zbulim tjeter. 
Detrat përzihen me njëri tjetrin. Ujtar e detit Mesdhe hyjnë në ujin e 
oqeanit Atlantik dhe anasjelltas, dhe në mes tyre është një pengesë ujore në 
shkallë të pjerrtë. Uji i dy deteve gjatë kalimit në tjetrin, kalon nëpër 
kët pengesë e gjatë kalimit nëpër të i humbë veçoritë e tij, e merr veçoritë 
e detit nëpër të cilin kalon.

Në kaptinën Err-Rrumë, ajeti 1-3 thuhet: "Elif Lam, Mimë. Bizantinët 
(romakët) u mundën në tokën më të afërt (më të ulët), por pas disfatës së 
tyre ata do të ngallnjejnë.  Kjo na jep me kuptue se ai është vendi më i 
ulët i rruzullit tokësorë vendi ku u mundën bizantinët, e ai historikisht 
ishte vendi afër Kudsit (Jerusalemit). Shkenca këtë të vërtetë e zbuloi para 
pak dekadash.

Shkenctarët mendojnë dhe thonë se fetarët apo feja ka ndezë luftën 
ndërmjet njerëzve në tërë boten. Por ne po i pyesim, athua përse pakti i 
Varshavës, pakti i Natos e KOmbet e Bashkuara i montojnë këto armë të shumta 
bërthamore në kozmos, në detra, mbi tokë e nën të? A mos për shkak fetarë?

Këshilltari shkencorë i presidentit Karter Frank Pres, kryetar i 
Akademis së shkencave për Amerikë, shkroi një libër në të cilën paraqiti 
disa zbulime të reja shkencore. Në të, në faqen 488 ka sqaruar formen e 
kodrës e cila ka formë shtylle. Në faqen 413 shohim fotografinë e një kodre, 
ku kodra është një pjesë e vogël, ndërsa rrënjët e thella duken nën shtresen 
e fundit. Kurse në faqen 435 thotë: "Kodrat luajn rrol me rëndësi në 
përforcimin e kores së sipërfaqes së tokës".
Por Kurani kët e ka thënë më shumë se 1400 vjetë më parë: "Kurse kodrat ia 
përforcoi" (En Naziat 32). "Dhe kodrat i bëri si shtylla" (En Nebeë 7), "Dhe 
Ai vuri kodra (të forta)  në tokë ashtu që ajo të mos lëkundet me ju" (En 
Nahël 15).

Profesor Armstrong, astronaut dhe shkenctar i njohu në Amerikë që 
punon për agjensinë e  hulumtimeve astronomike në gjithësi - NASA, vuri në 
dukje zbulimin e ri shkencorë lidhje me metalin e hekurit. Ai thotë: "Në çdo 
element bashkohen grimca të vogla të elektroneve, protoneve etj,  mirëpo që 
të bashkohen këto grimca në bërthamë të çdo elementi nevoitet fuqi. Fuqia e 
nevojshme për formimin e atomit të hekurit duhet të jetë sa katër herë 
energjia e tërë sisietmit diellorë.  As energjia e diellit, e tokës, e hënës 
e saturnit e planeteve tjera së bashku nuk mjafton në formimin e një atomi 
të hekurit. Nisur nga ky fakt shkenctarët thonë se ky është element i huaj, 
i cili si i formuar ka arrijtur në tokë e nuk është formuar në të.
Kët dukuri Kur'ani e ka sqaruar 14 shekuj më parë kur ka thënë: "Ne e kemi 
zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz" 
(El-Hadidë;25).

"Njëmend, ata që mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata në zjarr. 
Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta 
shijojnë dënimin. Allahu është i plotfuqishëm dhe i drejtë (në atë që 
vepron" (En-Nisa:56). Vetëm disa vjetë më parë mjekësia zbuloi se dhembjen e 
ndjen vetëm lëkura ku gjenden shqisat ndijuese. Atëherë a nuk është ajeti i 
lartshënuar një sinjalizim për këtë? Për ndryshe, çfar kuptimi ka fjala e 
Allahut: "Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të 
tjera që ta shijojnë dënimin(zjarrin)". Muhamedi as nuk jetoi në kohen tonë 
që të zbulonte diç të tillë me mjetet bashkëkohore të mjekësisë, por atë e 
mësoi njohësi i çdo fshehtësie, Krijuesi i njerzimit, se djegia e thellë e 
lëkurës shkatrron indet nervore me anë të dhembjes. Kështu para 1400 vjetëve 
dha njohuri për indet nervore nën lëkurë...

"Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ja zgjeron zemren atij për (ta 
pranuar) Islamin. Kurse atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjiksin e tij ia 
bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell (lartësi të larta)..." 
(El-En'amë:125). Ky ajet zbulon dy fshetësi: e para, sa më lart që të 
ngritet njeriu nga rruzulli toksor, aq i ngushtohet frymëmarrja, e kjo është 
ajo që shkenca bashkëkohore e dëshmoi. E Dyta; se njeriu një ditë do ta 
vërjetoi këtë vetvetiu dhe do të ngjitet në lartësi qiellore. Ja pra janë 
ditët tona që i vërtetojnë këto tyhënie kuranore.

"All-llahu është ai që ngriti qiejt me shtylla që nuk i shihni..." 
(Err-Rra'd:2) Ajeti sqaron se qiejt (të cilët janë shtatë, që shkenca ende 
nuk i ka zbuluar) dhe toka kan shtylla por të padukshme. Sot dieatët 
vërtetuan  kët thënije duke zbuluar se planetët qëndrojnë në pozicionet e 
tyre sipas ligjit të gravitacionit, të cilin e krijoi Allahu i lartësuar, 
andaj planetet q/ndrojnë në pozicionet e tyre përndryshe do të shkatrrohej 
çdo gjë.

"O turmë e exhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni prej 
kufinjve të qiejve e të tokës, ju dilni, por nuk do të mundeni të dilni pos 
me një fuqi të fortë (që ju në këtë kohë të shekullit të shtatë nuk e 
posedoni)" (Err-Rrahman:33) Zhvillimi teknin bashkëkohor argumentoi apo 
praktikoi kët fjalë të Allahut xh sh me urdhërin e tij. Pra Allahu u thotë 
njerëzve se ju mund t'i kaloni kufinjt e qiellit vetëm nëse posedoni ndonjë 
fuqi të madhe, e dihet se çfar fuqie e madhe nevoitet për çarjen e qiellit.

"Edhe kuajt (i krioji Zoti yt) edhe mushkat edhe gomerët, për t'ju 
hipur atyre dhe si stoli, e Ai do të krijoi (për hipje) çka ju (tani) nuk 
dini". (En-Nahl:8). Shtazët e përmendura në fillim ishin mënyra e vetme e 
transportimit të asaj kohe. Por Allahu thotë se në të ardhmen do të krijoi 
mënyra të reja (të cilat njeriu i shekullit të shtatë nuk i dinte. Koha e 
veturave dhe e aeroplanëve e vërtetoi këtë. Por meqë Allahu nuk përcaktoi, 
nuk do të thotë se nuk mund të bëhen edhe zbulime të reja në këtë pikpamje.

"E ti (Muhamed dhe ti njeri) sheh kodrat dhe mendon se ato janë të 
palëvizshme, ndërsa ato kalojnë sikurse kalojnë retë, (kjo është) mjetria e 
Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se ç'punoni".  
(En-Neml:88)
Ajeti sinjalizon se toka rrotullohet, për ndryshe çdo të thotë lëvizja e 
kodrave? Ky realitet u zbulua pesë shekuj më parë nga Koperniku të cilin 
Kisha e akuzoi si mosbesimtar dhe e dogji në turren e druve në vitin 1543. 
Nuk mund të thuhet pra se Koperniku qe i pari ai që e dha kët realitet, 
sepse Kur'ani e ceku këtë 1400 vjetë më parë.

"Ne i dërgojmë erërat mbarsuese e nga qielli (retë) lëshojmë shi..." 
(El-Hixhr:22) Sot është bë e njohur se ngurtësimi i avullit të ujit në formë 
të pikave të shiut nuk ndodhë edhe nëse lagështia në atmosferë arrin 400%, 
derisa të bashkohen në thërmia shumë të vogla të kripura apo në formë akulli 
a të cilat i bartin erërat, dhe kur ata takohen me atmosfer të lagësht 
fillon të dendësohet ajo dhe pastaj me urdhërin e Allahu lëshehet shiu nga 
to. Gjithashtu me anën e erës edhe bimët mbarësohen duke e përcjellë faren 
prej njërës në tjetren.

"Dhe ne qiellin ua bëmë si një kulm të sigurtë, por ata refuzojnë 
ajetet tona". (El-Enbija:32). Qielli pra është ai që mbron token  sikurse 
kulmi shtëpinë. Vallë prej ça e mbron atë? Dietarët bashkëkohorë thonë: 
Sikur shtypja atmosferike toksore të ishte pak më e ulët se që është nga 
rruzulli toksor, atëherë shkëndiat e shumta që çajnë horizontet e jashtme do 
ta godasin token në të gjitha pjesët e saj. Dhe me kët rast do të ndizej çdo 
gjë ndezëse, atëherë qielli nuk do të ishte mburojë. Biologu Frenk Alen në 
librin e tij "Zoti zbulohet në shekullin e diturisë" thotë "Toka është e 
mbështjellur me një materie të gaztë ecila përmban gaznat e nevojshme të 
jetës dhe ajo ngrihet mbi rruzullin toksor më teper se 500 milje. Kjo 
mbështjellje e tokës  arrin dendësin e nevojshme që ta pengojë derdhjen e 
miliona shkëndive vrasëse për çdo ditë në tokë... Dhe kjo mbështjellje 
atmosferike ruan shkallen e nxehtësisë së nevojshme për jetë. Poashtu ajo 
bart avullin e oqeaneve dhe te deteve në vendet e largëta brenda 
kontinenteve ku edhe shëndrrohet në si i cili ringjallë Token pas vdekjes së 
saj. Kurse shiu është burimi kryesor i ujit të ëmbël, i cili sikur të mos 
ekzistonte, toka do të shëndrrohej në një shkretirë pa shenja jete..."

"Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta 
dini..." (El Vakia:75-76) Në kohen kur u  shpall Kur'ani, kjo ishte 
krejtësisht e pakuptueshme. Por sot ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta 
me qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 mijë vjetë drite, kurse drita 
për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo "vendqëndrimi i yjeve" edhe sot e 
kësaj dite po i mundon dietarët. Koha kur dietarët do të mund ta vizatojnë 
harten e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerzore. Dietari i 
Astroanutikës James Jines, thotë: "Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta 
jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na 
mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë edhe do të kuptojmë 
nga ajo çfar nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t'i skicojmë 
vendqëndrimet e yjeve përgjithsisht, një gjë e tillë do të na ofronte 
sqarimin e realitetit të gjithësisë".

"Ai (Allahu) është që bëri Diellin  shëndritës, e hënën e bëri 
dritë..."  (Junus:5).
"I madhërueshëm është Ai që krioji yjet në qiell dhe vendosi në të një 
shëndritës (Diellin) dhe një hënë ndriçuese" (El-Furkan:61).
Nga këto dy ajete kuptohet se Dielli është shëndritës (shëndrit vetiu), 
ndërsa hëna e huazon dritën. Shkenca kët e spjegoi kohëve të fundit, kur u 
tha se Dielli është i zjarrt, ndërsa hana e huazon dritën nga Dielli.

"Edhe Dielli udhëton për në cakun e vet. Ky është përcaktim i 
ngadhnjyesit, të Dijshmit" (Jasin:38)
Ky ajet sinjalizon zbulimet më të reja shkencore se: Dielli ka dy lëvizje 
kaluese ka lindja rreth një ylli shumë të madh. Eshtë interesant se i njëjti 
ajet kuranor lexohet në dy kiraete (mënyra leximit). i pari siç spjeguam 
deri tash kurse në të dytin thuhet se udhëton pa cak, pa kufi, pandërprerë. 
Në kuptimin e parë nënkuptohet rrotullimi i diellit rreth atij ylli të madh, 
kurse nënkuptimi i dytë njofton rrotullimin e tij rreth boshtit të vet 
pandërprerë.

"Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë as në qiell, as sa 
grimca më e vogël se ajo e më e madhe, e çdo gjë është e shkruar në librin e 
qartë"  (Junus:61).
Deri vonë mendohej se atomi është thërmia më e vogël. Por Kur'ani thotë se 
Allahut nuk i fshihet asgjë, as grimca më e vogël. Pastaj arrijti shkenca 
t'i ndaj atomin në protone dhe neutrone që janë pjesët më të vogla se atomi. 
Nga pjesa e ajetit "... në tokë as në qiell" dietarët bashkohorë thanë se po 
të njëjtat thërmi janë edhe në qiell. Ata pra thonë se e gjith gjithësia 
është nga thërmiat e atomit. Allahu Alem!

"A nuk bëmë Ne Token të përshtatshme (për jetë)? Ndërsa kodrat i 
bëmë shtylla të saj".  (En-Nebe'ë: 6-7)
Më 1956 dijetarët zbuluan se malet e larta kan rrënjë të thella në tokë të 
cilat luajn rrolin e shtyllave.  Gjat hulumtimeve u zbulua se trashësia e 
sipërfaqes së tokës nën male arrinë 35 km, derisa në sipërfaqe tjera rreth 5 
km. E sikur të mos ekzistonte një gjë e tillë, nuk do t'a mbante toka. 
Kodrat dhe shtyllat e saja janë identike,  sepse të gjitha ato janë të 
ngulitura në tokë, e poashtu edhe kodrat.Ngulitja e shtyllave dallohet sipas 
ngurtësisë formës dhe masës së ngulitur në Tokë, e poashtu edhe kodrat. Më 
interesante nga e gjith kjo është se  shtyllat duhet të jenë përgaditur para 
ngulitjes së tyre në tokë, e poashtu edhe kodrat, sepse ato u formuan nga 
veprimet xhveshëse, pastaj i paraqiti ato shtypja ansore e kontinenteve të 
vjetra. Shtyllat nuk mund të nguliten vetiu në tokë por duhet një fuqi e 
jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u nguliten me ndihmen e një 
fuqie të jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u ngriten me 
ndihmen e fuqisë shtypëse vertikale, etj.

"Betohem në detin e ndezur". (Et-Tur:6). "Dhe kur detet të vlojnë si 
zjarr i flakëruar" (Et-Tekvir:6)

"Dhe kur detet të eksplodojnë" (El Infitar:3)
Hulumtimet shkencore vërtetuan se nëntoka është zjarr i flakur, e 
posaçërisht nëndetet. Ndoshta shumkush nuk beson se mund të ndizet uji, i 
cili e shuan zjarrin, por një gjë e tillë u vërtetua kur u hodhen bombat 
atomike kur u hodhen bombat atomike në ishujt e Japonisë në fund të luftës 
së dytë botrore. Ato bomba e ndanë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, me çrast 
u gogjen nji numër i madh i japonezëve.

E kur qielli të çahet dhe kur yjet të shkatrrohen""Kur qielli të 
pëlcasë"."Dhe kur qielli të është rrjepur". "E kur qielli të çahet e të 
bëhet kuq si vaji i shkrirë..." etj.
Këto janë ajetet që vërtetojnë atë që tha D. Valter nga Universiteti i 
Kanzasit i cili kishte qëndruar duke vështruar planetet dhe yjet 15 vjetë. 
Ai ishte i bindur se yjet bashkë me diellin  me hënën dhe token do të çahen 
e do të shkapaderdhen dhe galaktika e jonë do të tretet në gjithsinë e 
gjërë. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim. Dietari Amerikan Edvard Ksil 
thotë: "Zbulimet shkencore pa qëllim vërtetuan se gjithsia ka fillimin dhe 
nuk munmd të fillojë vetun". Kurse dijetari James Jeens thotë: "Gjithësia 
nuk asht pa fillim".

Kurani thotë: "Ose veprat e tyre janë si errësirat në detë të thellë 
të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra errësira 
njëra mbi tjetrën sa që nuk mund të shohësh as dorën e vet. Atij të cilit 
Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë". (En Nurë 40).
Deri sot shkenca nuk ka qenë në dieni për këto errësira. Por sot shkenca 
spjegon ato që Kurani na spjeguar 1400 vjetë të shkuara dhe thotë: Shkenca i 
zbuloi këto pas përdorimit të nëndetësve në thellësi të mëdha. Njeriu nëse 
zhytet në thellësi nën 200 metra, nuk mund të mbesë gjallë. Por nëndetset 
kan bërë të mundur studimin. Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetren 
formohen nga dy shkaqe. Këto dy shkaqe jan rezultat i humbjes së ngjyrave 
shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga shtat ngjyra Kur këto 
rreze zbresin në ujë shtat ngjyrat shpërndahen dhe kështu pjesa e lartë 
absorbon ngjyrën e kuqe në dhjet metrat e sipërme.  Nëse një zhytës, zhytet 
në thellësi prej 30 metrash, e lëndon trupin e i del gjak e dëshiron ta 
shohë atë, nuk mund ta shohë ngjyrën e kuqe, sepse rrezet e kuqe nuk 
ekzistojnë. Pas kësaj uji absorbon ngjyrën e portokalltë e në thellësi prej 
50 metrash, fillon ta absorbojë ngjyrën e verdhë, kurse në thellësi prej 100 
metrash absorbon ngjyrën e gjelbër e kështu me radhë. Ndërkaq në thellësi 
prej 200 metrash uji absorbon ngjyrën e kaltër. Këto janë errësira njëra mbi 
tjetren siç thotë Kur'ani. Sa i përket shkakut të dytë ai ndodhë për shkak 
të pengesave që pengojnë dritën sepse rrezet ndriçuese që zbresin nga 
dielli, një pjesë të tyre e absorbojnë retë kurse pjesen tjeter e 
shpërndajnë dhe kështu formohet errësirë nën re. Kjo është errësira e parë, 
e kur zbresin rrezet ndriçuese në detin e valosur, ato refletohen në 
sipërfaqen e valëve dhe japin shkëlqim. Thellësia detare ndahet në dy pjesë 
kryesore, kurse në mes ekziston një valë ndarëse. Kjo valë e mbrendshme nuk 
është zbuluar deri në vitin 1900.  Nën kët valë gjindet errësira kështu që 
edhe peshqit në këto zona nuk shohin me sytë e tyre por ata posedojnë burime 
drite në trupin e tyre... Nëndetëset në këto zona duhet të përdorin burime 
drite artificiale që të shohin rrugen e tyre.. Athua kush e lajmroi 
Muhamedin për këto gjëra që shkenca i zbuloi pas 1400 vjetëve. Ai është 
Allahu, Krijuesi i kësaj mrekullie.
Çështë e vërteta, Kur'ani përmban edhe shumë thënije të tjera, për të cilat 
shkencës i mbetet ti zbulojë më vonë. Disa mendojnë se Kur'ani është vetë 
shkenca, por një gjë e tillë refuzohet sepse Kur'ani pikë së pari është 
fjalë e Zotit, kurse shkenca është mendim apo përpjekje pë zbulimin e 
fjalëve të Zotit. Shkenca ndonjëherë mund të dështojë, kurse fjalët e Zotit 
asnjëherë nuk dështojnë. Kur'ani është nxitës i madh për zbulime, por ai nuk 
është vetë shkenca sepse është mbi shkencen. Ai është burimi kurse shkenca 
gjurmuesi. Ai na zbulon të kaluaren, të tashmen dhe të ardhmen. Me një fjalë 
fillimin dhe mbarimin, kurse shkenca nuk e bën këtë.

(Meritë e imja eshte vetem regjistrimi kompjuterik)
Selam: Hajrudini

________________________________________________________________________
Get Your Private, Free E-mail from MSN Hotmail at http://www.hotmail.com




More information about the Alb-Islam mailing list